Tag: lojës

  • “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    1 Dhjetor 2025

    19:49

    Telesport

    Edhe pse Luciano Spalletti në konferencën për shtyp sot tha se Dusan Vlahovic do të mungojë për 2-3 muaj, e vërteta është paksa ndryshe. “Sky Sport” zbulon se sulmuesi serb do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj, që do të thotë se ky sezon është mbyllur këtu për të.
    Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t dhe la fushën e lojës mes lotësh, duke e kuptuar që bëhej fjalë për një dëmtim tejet serioz.
    Ndërkohë ende nuk dihet nëse drejtuesit e Juventusit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit për një qendër sulmues të ri, apo do të mbështeten vetëm te Lois Openda dhe Jonathan David.

  • Dita e provës për Esat Malën, me “Demat” për të thyer thatësirën

    Dita e provës për Esat Malën, me “Demat” për të thyer thatësirën

    Ka qenë absolutisht një ndër futbollistët më të spikatur jo vetëm tek Vllaznia, por në mbarë Superioren gjatë 5-6 sezoneve të fundit.
    Duke shkëlqyer me performancat e tij e duke u konsideruar si një prej më të mirëve në kampionatin shqiptar. Fjala është për Esat Malën, mesfushorin nga Prizreni i cili në vendin tonë pasi u bë i njohur me Partizanin, ku edhe fitoi titullin kampion në sezonin 2018-19, tashmë prej 4 edicionesh radhazi është pjesë e Vllaznisë.

    Me kuqeblutë Mala ka qenë një ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, ku sezoni 2024-25 ishte edhe më i miri në karrierë për mesfushorin i cili shënoi 7 gola dhe asistoi 13 të tjerë me fanellën e shkodranëve. E pikërisht tek Vllaznia duan rikthimin në atë nivel të shtatshkurtrit, i cili këtë edicion deri më tani ka shënuar vetëm një gol. I ardhur në takimin e javës së katërt kundër Teutës, ku kuqeblutë ndanë pikët në një barazim 1-1 në “Niko Dovana” të Durrësit.
    Ku 27-vjeçari këtë sezon ende nuk ka asistuar asnjë gol për shokët e skuadrës pas 11 javësh, por për të qenë të saktë, kosovari ka ndërruar shpesh pozicion në fushën e lojës. Që ka ndikuar në statistikat e tij personale, por jo në nivelin e lojës së paraqitur në fushën e lojës. Ku tek Vllaznia kanë një vlerësim të jashtëzakonshëm për kontributin e Malës.
    E ndaj Partizanit, nën petkun e “ish-it” të madh të sfidës, te kuqeblutë presin po të njëjtin niveli nga Mala e po ashtu golin, për t’i dhënë fund një “thatësire” disa javore nga ana e numrit “20-t” të skuadrës shkodrane.

  • Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Kryesimi i Elbasanit pas javëve të para të kampionatit nuk është rastësi dhe as produkt i një formacioni të pandryshueshëm. Përkundrazi, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zgjedhur rrugën e vështirë, por të qëndrueshme aktivizimin e gjithë organikës.
    Deri tani, tekniku serb ka hedhur në fushë plot 22 futbollistë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të kontribuojnë, secili sipas hapësirës dhe rolit të vet. Qasja e tij ka krijuar një ekip me më shumë energji, konkurrencë të brendshme dhe fleksibilitet taktik. Në një kampionat të gjatë dhe të ngjeshur, fakti që të gjithë lojtarët ndihen pjesë e planit teknik ka rezultuar i vlefshëm, si në aspektin e stabilitetit të lojës, ashtu edhe në atë psikologjik.

    JANAÇEK – Në një skuadër që vlerëson grupin, ka sërish liderë që bien në sy, dhe i pari mes tyre është portieri çek Martin Janaçek. Ai është lojtari i vetëm që ka luajtur çdo sekondë të sezonit: 11 ndeshje të plota, 990 minuta. Kjo vazhdimësi nuk është thjesht statistikë; është një tregues i qartë i stabilitetit që ai sjell në prapavijë dhe besimit që trajneri ka tek ai. Aftësia e Janaçekut për të lexuar lojën, daljet e sakta dhe vendosja në portë kanë sjellë qetësi për mbrojtjen, e cila shpesh ka përfituar nga ndërhyrjet e tij vendimtare. Shënimi më i fortë në dosjen e tij është fakti se në 6 ndeshje ai ka mbajtur portën të paprekur, duke mbyllur gjysmën e takimeve pa pësuar gol. Kjo e bën Elbasanin një nga skuadrat më solide në kampionat dhe tregon se zgjedhja e portierit çek ishte një goditje e qëlluar nga klubi – të paktën deri tani. Rëndësia e Janaçekut shkon përtej pritjeve: ai është njeriu që rikthen ritmin e lojës, që udhëzon mbrojtjen dhe që ruan qetësinë në momentet më të vështira. Dhe për një skuadër që synon objektiva afatgjatë, një portier i tillë është luks i domosdoshëm.

    TË TJERËT – Duke u larguar nga zona e portës, Elbasani ka edhe tre lojtarë të tjerë që janë aktivizuar në të 11 ndeshjet, duke u bërë të pazëvendësueshëm në repartet e tyre. Ata nuk kanë minutazh të plotë, por prania e vazhdueshme në formacion tregon rolin e tyre kyç. Me 921 minuta në fushë, Emiljano Musta është mbrojtësi më i përdorur nga Gvozdenoviç. Përvoja e tij, mënyra se si mbulon hapësirat dhe aftësia për të dalë përpara e bëjnë një lojtar të rëndësishëm në dy faza të lojës. Për Elbasanin, ai është pikë e sigurt: i rregullt, i qëndrueshëm dhe i aftë të mbajë ritme të larta për 90 minuta. Në shumë ndeshje, Musta ka qenë stabilizuesi i krahut, duke e lehtësuar punën e mesfushorëve dhe duke u dhënë siguri qendërmbrojtësve.
    Kristi Qose ka luajtur 732 minuta, por rëndësia e tij është shumë më e madhe sesa shifra. Ai është lojtari që Gvozdenoviç e përdor për të mbajtur ekuilibrat e mesfushës, për të fituar duele dhe për të kontrolluar ritmin e lojës. Me agresivitet të matur dhe vendosje të mirë, Qose është elementi që lidh prapavijën me fazën e ndërtimit të aksioneve.
    Në vijën e avancuar, Blaise Tsague ka luajtur 761 minuta, duke qenë i vetmi sulmues i skuadrës që nuk ka humbur asnjë takim. Ai shpesh luan në zona të vështira, mban presion mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Pavarësisht minutave të shumta, ai është një lojtar që nuk kursen veten në presing dhe duele fizike, elemente që shpesh nuk shfaqen në statisika, por që janë të dukshme në lojën e Elbasanit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kujdes, mos e mbani telefonin në dorë sepse nuk do t’ju besojnë…

    Kujdes, mos e mbani telefonin në dorë sepse nuk do t’ju besojnë…

    Njerëzit priren të ndërveprojnë më pak me të tjerët kur mbajnë një celular në dorë, mjafton të futesh në një autobus apo edhe në një restorant për ta vënë re. Por, përveç se na bën më të ftohtë nga ana sociale, telefoni na bën edhe më mosbesues: na vështirëson aftësinë për t’u besuar të tjerëve.

    Këtë e ka zbuluar një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley.

    Para dhe besim

    Studiuesit iu kërkuan dy grupeve të studentëve (të gjithë të panjohur me njëri-tjetrin) të luanin në çift një lojë besimi, në të cilën vihej në lojë një shumë parash. Loja ishte konceptuar në mënyrë që, nëse partnerët kishin besim se tjetri do të kthente një shumë të caktuar, të dyja palët do të përfitonin.

    Studentët ishin mbajtur për një kohë të gjatë në dhomën e pritjes para lojës. Por njëri grup kishte telefon, ndërsa grupi tjetër jo. Ata që i kishin parë njëri-tjetrit fytyrën para fillimit të lojës, më pas kishin besuar më shumë./ bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FUND I NJË EPOKE: NDAHET NGA JETA DYSHJA LEGJENDARE, ALICE DHE ELLEN KESSLER

  • La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

    La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

    Për Armando Brojën, dëmtimet janë kthyer në një makth të vërtetë. Sulmuesi kuqezi që aktivizohet në radhët e Burnley në Premier League angleze u aktivizua në ndeshjen ndaj Anglisë në pjesën e dytë për ta lënë fushën e lojës pas vetëm 15 minutash për shkak të një dëmtimi të pësuar me sulmuesin 24 vjecar që e la fushën e lojës me barrelë dhe mes lotësh.

    Ishte një  moment ky që tërhoqi vëmendjen edhe të tabloidit britanik Daily Mail që vuri në dukje dëmtimet e shpeshta të Brojës me futbollistin që për shkak të tyre ka humbur plot 80 ndeshje në karrierën e tij.
    Ndërkaq tifozët nuk ngurruan t’iu drejtoheshin rrjeteve sociale që t’i jepnin mesazhe inkurajuese sulmuesit shqiptar e t’i uronin atij shërim të shpejtë. ‘Sa herë Broja dëmtohet, mendoj se edhe unë vetë ndjej dhimbje në atë pikë, ky djalë është kaq i pafat-ishte një prej mesazheve që lexoheshin në rrjetin social X.
    Armando Broja ka qenë pjesë e akademisë së Tottenham përpars se të transferohej te Chelsea që e dha me huazim te Vitesse dhe Southampton nga 2020 deri në 2022. Pas mbylljes së kontratës së huazimit me Southamptonin, Broja u bë pjesë e skuadrës së parë te Chelsea me të cilin e nisi mjaft mirë sezonin përpara se të pësonte një dëmtim në ligamentet e gjurit, duke munguar për rreth 1 vit në fushat e lojës.
    Pas rikthimit të tij, Broja kaloi me huazim te Everton dhe Fulham pa shënuar asnjë gol ndërkohe që edhe Burnely nuk ka mundur të bëjë një gjë të tillë. Tani pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të radhës së sulmuesit të kombëtares që duket sikur e kanë mallkuar.

  • Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Zlatan Ibrahimovic, një nga futbollistët më “shëtitës” të brezit të tij, ka përjetuar nga afër stilin e lojës në disa nga ligat më të forta të botës. Pas një karriere që kaloi nga Malmö tek Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy, suedezi është në pozicionin ideal për të krahasuar mënyrën si luhet futbolli në vende të ndryshme.
    Për futbollin spanjoll, Ibra thekson cilësinë teknike dhe frymën e lojës: “Në La Liga përpiqen ta ndërtojnë lojën nga prapa. Edhe nëse niveli nuk është më i larti, ekipet gjithmonë përpiqen të luajnë futboll”.
    Për Italinë, ku ka luajtur me Juventusin, Interin dhe Milanin, ai thotë: “Është një futboll shumë taktik dhe i studiuar. Është më e rëndësishme të mbrohesh sesa të sulmosh. Për një sulmues është shumë e vështirë, por kur arrin të triumfosh, ndjenja është e mrekullueshme”.
    Ndërsa për Anglinë, ku veshi fanellën e Manchester United, përshkrimi është i qartë: “Në Premier League luhet me ritëm të çmendur, në sulm dhe mbrojtje. Edhe nëse je teknikisht i jashtëzakonshëm, nëse nuk përballon ritmin, nuk mund të ecësh përpara”.
     

  • Hansi Flick kritikohet për stilin e lojës, reagon Deco

    Hansi Flick kritikohet për stilin e lojës, reagon Deco

    7 Nëntor 2025

    18:44

    Telesport

    Pas barazimit me Club Brugge, mediat katalanase (dhe jo vetëm) kanë filluar me kritika kundër trajnerit Hansi Flick.
    Sipas tyre, gjermani rriskon shumë me mbrojtjen lart dhe stili i lojës nuk është i përshtatshëm ndaj skuadrave që luajnë me kundërsulme.
    Drejtori sportiv Deco, megjithatë, nuk sheh vend për kritika apo debate taktike.
    “Çështja e diskutimit mbi stilin tonë të lojës, sipas meje, është e parëndësishme. Ne tashmë e dimë shumë mirë se ku mund të përmirësohemi. Sezonin e kaluar kaluam disa momente të vështira dhe arritëm të gjenim pikat e forta për t’u përmirësuar”.
    “Këtë duhet të bëjmë edhe tani. Nuk më duket mision i vështirë”, ka deklaruar Deco.

  • Deco mbron Flick: Diskutimi për stilin e lojës nuk ekziston, e dimë mirë ku duhet të përmirësohemi

    Deco mbron Flick: Diskutimi për stilin e lojës nuk ekziston, e dimë mirë ku duhet të përmirësohemi

    7 Nëntor 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për mediat e klubit pas rikthimit të ekipit të Hansi Flick në “Spotify Camp Nou”, gjatë stërvitjes me dyer të hapura të premten. I pyetur për momentin e skuadrës, pas barazimit 3-3 ndaj Bruges, ai u shpreh i prerë për filozofinë e lojës:
    “Çështja e diskutimit të stilit nuk ekziston. E dimë shumë mirë ku mund të përmirësohemi dhe cilat janë vështirësitë tona. Edhe sezonin e kaluar patëm momente të vështira dhe i kaluam, duke rikuperuar lojtarë, ndjesi, duke qëndruar të bashkuar. Vetëm puna dhe përkushtimi mund t’i ndryshojnë gjërat”.
    Për stadiumin e rinovuar, Deco tha: “Spotify Camp Nou është spektakolar. Të gjithë ne që jemi ende në Montjuïc e ndiejmë mungesën e tij. Ishte një stadium i madh dhe tani është edhe më spektakolar. Ka shumë kujtime, por më e rëndësishmja është të kthehemi sa më shpejt. Është ndryshe të luash këtu, edhe lojtarët e ndjejnë këtë”.
    Sezonin e kaluar konsiderohej “shpikje gjeniale” e Flick, tashmë është makthi i Barcelonës

    Gullit kundër Flick: Të gjithë lojtarët e Barcelonës mendojnë se taktika e tij është kamikaze

  • Doli duke qarë nga fusha e lojës, mësohet diagnoza e dëmtimit të lojtarit

    Doli duke qarë nga fusha e lojës, mësohet diagnoza e dëmtimit të lojtarit

    Ashraf Hakimi e mbylli në lot ndeshjen e mbrëmshme mes PSG dhe Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi maroken, një nga liderët e parisienëve, pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Luis Diaz në fundin e pjesës së parë.
    Ai bëri menjëherë shenjë se ishte diçka serioze pasi kishte dëmtuar kaviljen dhe doli i përlotur nga fusha e lojës. Si parisienët, ashtu edhe përfaqësuesja e Marokut ka mbajtur frymën në këto orë derisa është mësuar diagnoza e dëmtimit, pasi mendohej se ishte diçka serioze që do të ndikonte ndjeshëm vijimin e sezonit.
    Për fat, është mësuar se ka një dëmtim që do kohë të shërohet, por nuk është më e keqja e mundshme. Klubi parisien bërë të ditur se lojtari do të qëndrojë 2 javë pushim absolut për dëmtimin në kavilje. Më pas do të fillojë fazën ë riaftësimit, që mund të zgjatë nga 4 në 6 javë të tjera.
    Kësisoj, ai mund të rikuperohet në fillimin e vitit 2026, ku mund të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, por rreth pjesës së dytë të turneut që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij.
    Ndërkaq, kanë dalë të dëmtuar nga ndeshja edhe Ousman Dembele dhe Nuno Mendes, të cilët raportohet se gjithashtu do të humbasin disa javë për problemet e tyre, që gjithsesi nuk janë aq shqetësuese sa i Hakimit.

  • Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të rrezikojnë?

    Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të rrezikojnë?

    Shkenca tregon se lojërat aventurore (dhe “të rrezikshme”) ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve. Megjithatë, ne e kemi të vështirë t’i lejojmë të eksperimentojnë.

    Provoni të shoqëroni djalin apo mbesën tuaj në një kënd lojërash me një piramidë prej litarësh disa metra e lartë, vende ku të fshihen dhe ura të varura që lidhin pjesë të ndryshme të rrëshqitëses: sa minuta do të arrini të qëndroni pa i thënë të zbresë apo pa e paralajmëruar të bëjë kujdes?

    Shkenca na tregon se mundësia për të marrë rreziqe të kontrolluara gjatë lojës – si ngjitja, kërcimi nga një lartësi më e madhe se zakonisht apo largimi nga vështrimi i të rriturit – ndihmon fëmijët të zhvillojnë koordinimin, vetëdijen për hapësirën dhe trupin e tyre, sigurinë në vetvete, ndjeshmërinë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. E megjithatë, prindërit dhe edukatorët ndihen shpesh të detyruar t’i mbrojnë të vegjlit nga çdo lloj rreziku – përfshirë edhe ato që mund t’i ndihmojnë të rriten.

    NDAL RREZIKUN

    Siç shpjegohet në një artikull të revistës Nature, kërkimet shkencore mbi përfitimet e lojës së rrezikshme kanë filluar më 1996, vit në të cilin Norvegjia miratoi një ligj për të minimizuar rreziqet e aksidenteve në ambientet publike për fëmijë. Disa vite më vonë, psikologia Ellen Sandseter, sot në Universitetin Queen Maud në Trondheim, vuri re se si pasojë e këtij ligji, edhe pse këndet e lojërave ishin bërë më të sigurta – me qoshe të rrumbullakosura dhe parmakë shtesë – ishin zhdukur thuajse të gjitha elementet aventurore të lojës, gjë që ajo e konsideroi shqetësuese. Kështu nisi të studionte efektet dhe përfitimet e lojës së rrezikshme te fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç.

    ÇFARË DO TË THOTË “E RREZIKSHME”?

    Loja e rrezikshme përkufizohet si çdo lojë emocionuese që përmban pasiguri dhe rrezik, të vërtetë apo të perceptuar, për lëndim fizik apo humbje. Janë të tilla, për shembull, aktivitetet si ngjitja në pemë, ecja mbi gurë përtej një përroi, apo çdo veprim që ngjall një përzierje emocionesh dhe adrenaline. Por duhet dalluar rreziku nga rrezikshmëria: kjo e fundit përfshin situata që fëmijët nuk i kuptojnë dot dhe janë realisht të dëmshme – si ecja zbathur mbi copa xhami.

    Koncepti i lojës së rrezikshme ndryshon me moshën: për njëvjeçarin, të ecë i vetëm është rrezik; për një trevjeçar, një kërcim nga një lartësi një metër është sfidë; për gjashtëvjeçarin, tjetër lloj rreziku.

    Të kesh mundësi të përballesh me lojëra aventurore është e rëndësishme si për fëmijët e tërhequr e të kujdesshëm, ashtu edhe për ata të guximshëm e plot energji. Siç shpjegon Sandseter: «Të gjithë fëmijët kanë nevojë të zgjerojnë kufijtë e tyre, dhe fëmijët e dëshirojnë këtë». Studimet shkencore tregojnë se loja aventurore ndihmon fëmijët të zhvillojnë vlerësimin e rrezikut, të përmirësojnë aftësitë e negociimit dhe empatisë (nëse luajnë me të tjerë), si edhe të forcojnë besimin në vetvete dhe aftësinë për të përballuar situata të vështira.

    MË MIRË JASHTË

    Loja aventurore në natyrë ndihmon gjithashtu në rregullimin e ankthit, pasi fëmijët mësojnë të njohin reagimet e trupit (zemra që rreh fort, frymëmarrja e shpejtuar, duart e djersitura) gjatë një situate të rrezikshme, dhe ndjejnë se ajo gjendje kalon kur janë sërish të sigurt. Duke përjetuar këtë cikël “lart-poshtë” disa herë në kushte të kontrolluara, fëmijët kuptojnë se adrenalina është kalimtare dhe se edhe stresi, si çdo gjë tjetër, kalon.

    Helen Dodd, psikologe zhvillimore në Universitetin e Exeterit, në Mbretërinë e Bashkuar, testoi efektin e lojës në rregullimin e stresit gjatë muajit të parë të izolimit nga COVID-19 në vitin 2020. Fëmijët që kaluan më shumë kohë në lojëra aventurore, edhe brenda shtëpisë, treguan nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni sipas raportimeve të prindërve. Loja aventurore rezultoi veçanërisht mbrojtëse për shëndetin mendor të fëmijëve nga familjet me të ardhura të ulëta.

    Për shkak të natyrës së lirë të lojës, kërkimet për përfitimet e saj janë të vështira për t’u zhvilluar në mënyrë rigoroze. Një nga hipotezat kryesore është se lojërat aventurore i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për situata të vështira në të ardhmen (p.sh. kur kalojnë një rrugë).

    Duke qenë se nuk është etike të ekspozosh fëmijët ndaj rrezikut real për qëllime shkencore, një grup psikologësh në Universitetin e Kolumbias Britanike në Vancouver (Kanada) krijuan skenarë virtualë ku 500 fëmijë nga Kanadaja dhe Norvegjia mund të përjetonin situata të rrezikshme pa rrezik të vërtetë: kalime rrugësh, guxim për të kaluar një lumë nga një shkëmb në tjetrin apo eksplorim në një kënd lojërash virtual.

    Prindërit e tyre plotësuan pyetësorë mbi sa shpesh fëmijët e tyre përfshiheshin në lojëra aventurore dhe prirjen e tyre për të kërkuar emocione të forta. Rezultatet ende nuk janë publikuar, por sugjerojnë se prindërit norvegjezë nuk janë kundër rrezikut dhe se fëmijët e tyre dinë ta menaxhojnë mirë.

    Qëllimi i këtyre studimeve nuk është t’u thotë prindërve se po gabojnë me stilin e tyre edukativ, por të nënvizojë përfitimet e një qasjeje më pak të ngurtë ndaj lojës – ku fëmijët të kenë siguri të mjaftueshme, por jo “sigurinë maksimale”. Po ashtu, ambientet e lojës duhet të ofrojnë mundësi për lojë aventurore që minimizojnë rreziqet për sigurinë fizike.

    Po si e dallon nëse një lojë është rrezik pozitiv apo thjesht rrezik i panevojshëm? Sipas një studimi të psikologes Mariana Brussoni nga Universiteti i Kolumbias Britanike, nëse fëmijët janë të përfshirë në një lojë “edukuese” me rrezik, ata përballen me sfida përtej aftësive të tyre aktuale me një shprehje të përqendruar, duken në kontroll të trupit dhe ecin me metoda provë–gabim. Nëse i shihni kështu, këshilla është të prisni pak më gjatë para se t’u thoni “jo” dhe të shikoni nëse ia dalin vetë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FËMIJËT PO NA I RRIT INTERNETI! NA E TREGOI QARTË NJË SERIAL NË NETFLIX