Tag: lojëra

  • U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

    Top Channel

  • Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

    Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

    FOTO ILUSTRUESE

    KUKËS-Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Për 41-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    Njoftimi i policisë:
    Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D. K., 41 vjeç.
    Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
    Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë./ZËRI