Tag: logoja

  • Logoja misterioze e Apple ndez thashethemet për iPhone 17

    Logoja misterioze e Apple ndez thashethemet për iPhone 17

     

    Apple ka publikuar një logo të re dhe misterioze për ngjarjen e prezantimit të iPhone 17, që do të mbahet më 9 shtator.

    Dhe kur e tërhiqni gishtin ose kursorin e mausit mbi të, logoja ndryshon ngjyrë sikur të shihej përmes një kamere termike.

    Ky detaj ka bërë që fansat të mendojnë se kompania po paralajmëron ngjyra të reja për modelet e reja të iPhone.

    Të tjerë sugjerojnë se bëhet fjalë për një sistem të përmirësuar ftohjeje, që do të rrisë efikasitetin dhe shpejtësinë e pajisjeve.

    Ngjarja e titulluar “Awe Dropping” ka lënë pas shumë pikëpyetje mbi surprizat që priten.

    Apple nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar, duke e shtuar edhe më shumë kureshtjen për lançimin.

  • Eurovision 2026 prezanton logon e re, fansat reagojnë me kritika

    Eurovision 2026 prezanton logon e re, fansat reagojnë me kritika

    Për herë të parë që nga viti 2015, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka zbuluar logon e re të Eurovisionit, e cila do të përdoret nga edicioni i vitit 2026 e më tej.

    Në dizajnin e ri, zemra ikonike mbetet në qendër, por logoja është modernizuar me fontin “Singing Sans” dhe shkronja “E” nuk është më e madhe si më parë. Pamja e re është krijuar nga studion britanike PALS, e cila ka punuar edhe në identitetin vizual të Eurovision 2023, transmeton KultPlus.

    Drejtori i konkursit, Martin Green, e përshkruan logon si “E guximshme, e gjallë dhe plot zemër”, duke theksuar rëndësinë e saj për platformat digjitale dhe mbrojtjen globale të markës.“Eurosong ka qenë gjithmonë një evolucion muzikor, kulturor dhe krijues. Ky rifreskim është një nderim për 70 vitet e jashtëzakonshme dhe një hap drejt së ardhmes.”,tha Green.

    Megjithatë, ndryshimi nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët kanë reaguar me kritika në rrjetet sociale: “Kthehuni te logoja e vjetër”, “Duket sikur është bërë nga një fëmijë” dhe “Nuk është as Disney Channel, as konkurs për fëmijë – logoja e vjetër ishte më e mirë”./KultPlus.com

  • “I heart NY”, slogani më i njohur në botë përmban shumë sekrete

    “I heart NY”, slogani më i njohur në botë përmban shumë sekrete

    “I heart NY” e Milton Glaser, 1977, është ndoshta slogani më i njohur i të gjitha kohërave, sidomos pasi historia pas saj mban ende disa sekrete.

    Së pari, simboli thotë “NY”, dhe jo “NYC”. Edhe pse slogani është identifikuar më ngushtë me qytetin, ai në fakt është bërë për një fushatë reklamuese për të festuar shtetin e New York.

    Dhe ndërsa 100% e meritave të dizajnit shkojnë për Glaser, fraza shumë e thjeshtë u krijua nga Mary Wells Lawrence dhe Charlie Moss, drejtori kryesor dhe ai kreativ në firmën reklamuese “Wells, Rich, Greene”, në Madison Avenue.

    Logoja u shfaq për herë të parë në një reklamë televizive më 1977, dhe tregonte një këngë me të njëjtin emër, të shkruar nga Steve Karmen, që u miratua si kënga zyrtare e shtetit të New Yorkut më 1980.

    Vetëm atëherë William S. Doyle, zëvendëskomisioner i New Yorkut, punësoi Glaser për të hartuar një logo për të mbështetur fushatën reklamuese të shtetit.

    Glaser skicoi logon në pjesën e pasme të një zarfi gjatë rrugës për në takimin me agjencinë, dhe madje dhuroi përpjekjet e tij “pro bono” duke menduar se puna do të zgjaste dy javë.

    Mbase kjo tregon se ndonjëherë ideja e parë është më e mira. Përgjat viteve, logoja është miratuar në çdo kontinent e çdo qytet të madh, nga “I heart Chihuahuas” deri në pothuajse çdo gjë tjetër që dikush mund të dojë, veçanërisht si një ode për qytetin që nuk fle kurrë.

    Disa dekada më vonë, megjithatë, Glaser mori një letër pushimi dhe heqje dorë nga administrata e atëhershme e Guvernatorit Pataki, në një përpjekje të kotë për të rimarrë logon për shtetin.

    Logoja origjinale nuk është në Arkivat e Projektimit AIGA, por ri-shpikja dhe riafirmimi i saj pas 11 shtatorit. Në këtë version të ri, zemra përfaqëson Manhattanin dhe shenjën e zezë, zonën e sulmit. Ajo u shfaq në kopertinën e Daily News më 19 shtator 2001.

    Për qytetarët e New York, “I heart NY” është një nga lidhjet më të mëdha emocionale me vendin e tyre./EyeOnDesign

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: RRI SONTE TE UNË

    ObserverKult

  • “BE të reagojë”/ PD denoncon: Skandal, logoja kryesore e fushatës së PS-së abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë

    “BE të reagojë”/ PD denoncon: Skandal, logoja kryesore e fushatës së PS-së abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë

    Partia Demokratike akuzon PS-në se po abuzon me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, pasi partia po përdor për fushatë një logo të stilizuar në formën e një ylli, që sipas PD rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.
    Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, tha se logoja e PS, përbën një skandal diplomatik të pa hasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.
    “Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor”, thekson Kraja.
    Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:
    Logoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste është në kufijtë e një abuzimi me financat publike në rastin më të keq, dhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik, në rastin më të mirë. Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.
    Një logo e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti. Ky përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme. Prej vitesh Partia Demokratike denoncon shfrytëzimin e aseteve publike për qëllime elektorale, duke shkelur ligjet shqiptare në fuqi. Sot erdhi radha e Bashkimit Europian për t’u bërë dëshmitarë sesi Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian, sado i vogël apo i madh qofte ai, në shërbim të interesave të tij elektorale.
    Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor. Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
    Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale. Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë.

  • PD: Skandal diplomatik, logoja e fushatës së PS abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë

    PD: Skandal diplomatik, logoja e fushatës së PS abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka mbajtur paraditen e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me logon e fushatës së Partisë Socialiste.
    Kraja shprehet se kjo logo është në kufijtë e një abuzimi me financat publikedhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik.
    Ai thekson se në logo duhet forma e një ylli i cili është logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.
    Kraja theksoi se kjo përbën një skandal diplomatik. Sipas tij kryeministri Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian. Kraja tha se përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
    Deklarata
    Logoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste është në kufijtë e një abuzimi me financat publike në rastin më të keq, dhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik, në rastin më të mirë. Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.
    Një logo e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.
    Ky përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.
    Prej vitesh Partia Demokratike denoncon shfrytëzimin e aseteve publike për qëllime elektorale, duke shkelur ligjet shqiptare në fuqi. Sot erdhi radha e Bashkimit Europian për t’u bërë dëshmitarë sesi Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian, sado i vogël apo i madh qofte ai, në shërbim të interesave të tij elektorale.
    Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor.
    Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
    Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale. Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë.

  • “Zhduket logoja e PS-së, vetëm Edi!”, Curri kritikon fushatën e socialistëve: Shumica e tyre po kërcenin nga belaja

    “Zhduket logoja e PS-së, vetëm Edi!”, Curri kritikon fushatën e socialistëve: Shumica e tyre po kërcenin nga belaja

    Hapja e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, është kritikuar nga analisti Arjan Curri.
    I ftuar në një emision televiziv, ai u “përplas” me ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj, duke i thënë se në fushatë nuk ishte logoja e PS-së dhe se të gjithë ata “kërcenin nga belaja”.

    Curri: E di të zgjuar një popull ti që i jep katër mandate të njëjtës parti?

    Mazniku: Merkeli qëndroi katër mandate.
    Curri: Merkeli kishte katër parti mbrapa. Mos u merr me Merkelin ti. Po s’jemi këtu për ahengje. Ju kishit zhdukur dhe partinë Socialiste. Flamuri i PS-së nuk ishte. Logo e PS-së nuk ishte. Ishte vetëm Edi (Rama). Gjuha e gjesteve tregon të vërtetën më shumë se fjalët. Shumica juaj po kërcenit nga belaja. Të gjithë ishit nën një urdhër hipnotizues. Kur ne themi që shqiptarët gënjehen, ata prapë gënjehen.
     

  • “Fati është sa hyjnor dhe tokësor”, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e para në fletën e votimit, Berisha prezanton logon: Votoni njishat

    “Fati është sa hyjnor dhe tokësor”, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e para në fletën e votimit, Berisha prezanton logon: Votoni njishat

    Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon, me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Për këtë logo, e djathta ka përdorur faktin se është e para në fletën e votimit. “Ata që votojnë PD-në dhe ASHM-në, janë njësha”, tha Rama.

    “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari, dhe kur i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve ishte jashtëzakonisht i madh. Ata që votojnë për PD dhe ASHM, votojnë njëshin, de facto janë njësha, nuk mohohet. Të jesh njësh, është t’u përkasësh njëshave, është nder, privilegj, detyrë që të qëndrosh në lartësi. Kjo do të jetë logoja”.
    Logoja e betejës, e quajti Berisha, “logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.