Tag: lodhur

  • Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së, analistët: Kurdët janë lodhur nga konflikti!

    Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së, analistët: Kurdët janë lodhur nga konflikti!

    Recep Tayyip Erdogan e përshëndeti vendimin e PKK-së për t`i dhënë fund përpjekjes së saj disa dekadëshe për vetëvendosje, e për t`u shpërbërë.

    Presidenti turk e quajti këtë një hap të rëndësishëm “për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë”, dhe shtoi se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem.
    “Sapo PKK-ja të dorëzojë armët, do të hapen dyert e një epoke të re. Ky është një hap kyç drejt objektivit tonë për të pasur një vend të lirë nga terrorizmi.  Turqia e sheh këtë si një proces që përfshin edhe militantët kurdë në Irak, Siri dhe Europë”, tha Erdogan.
    E shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit e nisi kryengritjen e saj në vitin 1984 me qëllim  fillestar krijimin e një shteti të pavarur kurd.
    Konflikti i saj me shtetit turk zgjati për mbi katër dekada, e ka marrë 40 mijë jetë njerëzish. Vendimi i shpërbërjes tani pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.
    Vitet e fundit, kërkesat e këtij grupimi ishin spostuar drejt një autonomie më të madhe dhe të drejtave për kurdët brenda Turqisë, duke u larguar kështu nga objektivi që shënjoi fillesat e saj.
    PKK-ja njoftoi se procesi praktik i shpërbërjes dhe çarmatosjes do të menaxhohet dhe mbikëqyret nga themeluesi i saj, Abdullah Öcalan, i cili ndodhet në burgim në një ishull pranë Stambollit që nga viti 1999.
    Analistët politikë thonë se komuniteti kurd në Turqi ishte “lodhur nga konflikti dhe po shpreson për paqe”, edhe pse kurdët sipas tyre, nuk janë 100% të bindur nëse mund t’i besojnë qeverisë turke.

    Top Channel

  • Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

    Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

    Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë më tepër informacione lidhur me numërimin e votave në vend.
    Po ashtu, Celibashi u ndal edhe te numërimi i votave të diasporës, duke cituar se lodhja e numëruesve ka sjellë vonesë në përfundimin e këtij procesi.
    Celibashi u bëri thirrje forcave politike, që të ndryshojnë grupet e numëruesve.
    “Ritmet janë të ulëta për shkak të performancës së grupeve të numërimit, janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë non stop. Meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë për ndyshimin e grupeve. Është e pamundur ta përballojnë”,  tha ai.
    Kryetari i KQZ u shpreh se rezultati për votën e diasporës pritet të mësohet brenda kësaj jave.
    “Brenda javës besoj do e përfundojmë, varet shumë se si partitë politike, që kanë të angazhuar njerëz do të organizojnë njerëz në këtë proces”, theksoi Celibashi.

  • Ngec numërimi i votave të Diasporës, Celibashi: Partitë të marrin masat. Komisionerët janë të lodhur

    Ngec numërimi i votave të Diasporës, Celibashi: Partitë të marrin masat. Komisionerët janë të lodhur

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat, foli për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha për gazetarët se ka probleme me ecurinë e këtij procesi, që sipas tij është kushtëzuar për shkak të lodhjes së numëruesve. Ai u bëri thirrje partive politike për të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit.
    ”Procesi po merr shumë kohë për të numëruar dhe vlerësuar fletët e votimit nga jashtë, për shkak të ngarkesës së madhe në përpunimin e dokumentacionit përkatës. Dje humbëm mjaft kohë për shkak të debateve për fletët e votimit nga jashtë”,-u shpreh Celibashi.

    Për të ngadalësimi i ritmit lidhet edhe me faktin se ky është një proces i ri për pjesën më të madhe të komisionerëve. ”Ritmet janë të ulëta jo për mungesë dëshire, por për shkak të performancës. Janë të lodhur, disa janë që prej 48 orësh non stop në këto ambiente”.

  • Rama nga Lushnja: Tre mandate nuk na kanë lodhur, por na kanë shtuar dëshirën për…

    Rama nga Lushnja: Tre mandate nuk na kanë lodhur, por na kanë shtuar dëshirën për…

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lushnjes, në kuadër të mbylljes së fushatës elektorale.
    Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti u shpreh se tre mandatet qeverisës nuk e kanë lodhur, por përkundrazi i kanë shtuar dëshirën për ta çuar Shqipërinë në BE.
    Pjesë nga fjala e Ramës:
    Është magjepsëse të mendosh që kjo histori të vije dhe të lidhet me një votë, te vota e secilit prej nesh. Të kërkoj që në të bashkojmë duart tona, të kapërcejmë hendeqet mes nesh, te mos shohim majtas e djathtas, por vetëm drejtë dhe duke i bashkuar votat tona t’i japin një shtysë Shqipërisë, një fuqi të re për të mbyllur negociatat, për të nënshkruar marrëveshjen dhe për ta çuar Shqipërinë zonjë të asaj shtëpie. Është vetëm një fletë votimi, vullnet për të votuar, nuk qëllon që zgjedhjet për qeverinë të lihet me historinë….
    Ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni në 11 maj përderisa jeni këtu dhe dëgjoni akoma fjalimet e mia. Ajo që duhet bërë deri në 11 maj nuk është thjeshte që të prisni që të vijë momenti që të shkoni të votonit, por që çdo koment deri në atë moment ta shfrytëzoni për të bërë të tjerë më vete, për të telefonuar atyre në emigracion që i kanë marrë zarfet dhe nuk i kanë kthyer mbrapa, ta shfrytëzoni për të folur me ata që janë akoma të lëkundur, për tu folur fqinjëve që deri më sot, kanë qenë në anën tjetër.
    Për t’ju thënë se në 11 maj nuk ka dy anë, në 11 maj ka vetëm një drejtim dhe është drejtimi Shqipërisë 2030 në BE. Kam bindjen se ne sot jemi më të ditur, më me eksperiencë, por dua që ju dhe të keni bindjen e në sot jemi më të vendosur se asnjëherë për ta çuar deri në fund misionin tonë.
    Tre mandate me radhë ne nuk na kanë lodhur, nuk na kanë hequr dëshirën për të bërë më shumë për vendin, na kanë mësuar shumë dhe po ashtu na kanë bindur çdo ditë e më shumë, se jo vetëm ky vend që po behët është një vend që mund të lulëzojë këtu në mes të Evropës, por edhe se ne do ta bëjë të lulëzoje në mes të Europës duke i dhënë atë që i ka munguar në jetë të jetëve, dinjitetin e barabartë të një vendi europian mes vendesh europiane.
     

  • Rihanna flet për shtatzaninë e tretë: Ndihesha shumë e lodhur

    Rihanna flet për shtatzaninë e tretë: Ndihesha shumë e lodhur

    Rihanna ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me ASAP Rocky-n. Këngëtarja u shfaq në Met Gala me barkun e rrumbullakosur duke tërhequr të gjithë sytë drejt saj. Teksa ecte në tapetin e kuq, ajo bëri deklaratat e saj të para për gazetarët.
    “Jam mirë. Çuditërisht, ndihem mirë dhe jo e mbingarkuar tani. Dua të them, në fillim isha si, ‘Jam shumë e lodhur’, por pastaj u emocionova”, tha Rihanna.
    Më pas ajo u pyet për planet e saj profesionale dhe vuri në dukje se shtatzënia nuk do ta pengojë të punojë në muzikë të re.

    “Mund të këndoj”, tha ajo, por theksoi se do të preferonte të mos xhironte një videoklip të ri muzikor ndërsa është shtatzënë.

  • “PD është në krah të qytetarëve”, Senada Mehmeti takime në qytet: Janë të lodhur nga premtimet boshe

    “PD është në krah të qytetarëve”, Senada Mehmeti takime në qytet: Janë të lodhur nga premtimet boshe

    Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- ASHM për qarkun Shkodër, Senada Mehmeti: Sot nisëm ditën në Shkodër me deputetin Helidon Bushati, drejtuesin politik Luciano Boçi, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe qytetarë të angazhuar.
    U dëgjua qartë një zë i përbashkët: dëshira për ndryshim është më e fortë se kurrë. Qytetarët janë të lodhur nga premtimet boshe dhe keqqeverisja, ata kërkojnë veprim, drejtësi dhe zhvillim real.
    Diskutuam gjatë për dështimet e qeverisë, për nevojën urgjente për ndryshim dhe për vizionin tonë për një Shkodër që respekton qytetarin, ligjin dhe punën e ndershme.
    Partia Demokratike është e vendosur të jetë zëri dhe forca e këtij ndryshimi. PD është në krah të qytetarëve — për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe për të rikthyer shpresën.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen e vrasjes së Shqiptares Ilaria Sula, autori Mark Samson shpjegoi versionin e tij të ngjarjes. Ai ka shkruar se nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folën për marrëdhënien e tyre.
    Ai shtonn se ishte lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo, sipas tij, kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Mark Samson shkruna se teksa bëhej vonë Ilaria e pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë e tij. Autori thotë se i dha disa pizhama që të flinte rehat dhe më pas u shtrinë dhe filluan të flasim për gjërat e mira që kishin përjetuar së bashku.
    “Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”, ka shkruar ai.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj. 23-vjeçari filipinas ka rrëfyer se i mori jetën Ilarias në shtëpinë e tij dhe më pas e futi trupin e pajetë në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.

  • “Interi kaloi nga ëndrra e tripletës në makthin e zero titujve, brenda një jave”

    “Interi kaloi nga ëndrra e tripletës në makthin e zero titujve, brenda një jave”

    Interi humbi dje 1-0 ndaj Romës dhe e vështirësoi shumë jetën e vet në garën për titullin kampion, pas eliminimit nga Kupa e Italisë, të mërkurën. Sandro Sabatini komentoi humbjen e zikaltërve në kanalin e tij në YouTube:
    “Interi zgjodhi mënyrën më dramatike për ta humbur titullin, një psikodramë e vërtetë. Interi ankohet për një penallti të pretenduar, që ndoshta ishte ndaj Bisseck, por Roma e meritoi qartë fitoren. Interi pati shumë pak raste.
    Interit i mbetet vetëm Liga e Kampionëve, sepse titulli tashmë ka ikur. Barcelona është skuadra më në formë në Europë. Pse u rrëzua Interi brenda një jave? Është e vështirë të renditen të gjitha arsyet, nuk ka një të vetme kryesore.
    Thuhet se skuadra është e lodhur, por ky nuk është justifikim. Lautaro ka luajtur 45 ndeshje, ndërsa Lewandowski ka luajtur 48 të tilla, tani mungon për shkak dëmtimi. Nëse ata të Barcelonës vrapojnë dhe ata të Interit nuk vrapojnë më, atëherë lodhja nuk mund të jetë justifikimi kryesor, sepse duhet të ishin lodhur të gjithë.
    Në fakt, Interi duket më i lodhur se të gjithë të tjerët. Ndonjëherë gjithçka varet nga koka, sepse brenda një jave Interi kaloi nga ëndrra e tripletës në makthin e zero titujve”.

  • Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sonte një takim me demokratët në Durrës, ku Artion Bajramaj, aktivist i kauzave qytetare, theksoi realitetin e hidhur të qytetit nën qeverisjen aktuale.

    Në këtë takim, një nga aktivistët e kauzave qytetare, Artion Bajramaj, ndau me mbështetësit e PD-së një mesazh të fuqishëm, duke përshkruar realitetin e hidhur që po kalon qyteti dhe rinia shqiptare nën qeverisjen aktuale. Ai theksoi se shumë prej mundësive për zhvillim, si arsimi, punësimi dhe biznesi, janë kthyer në privilegje të një grupi të ngushtë lidhur me regjimin në pushtet, duke përjashtuar shumicën e qytetarëve.

    “Luftëtarë të pamposhtur në këtë betejë 12-vjeçare, simbolet e dinjitetit, këmbënguljes, energjisë dhe besimit, të nderuar kandidatë të PD, motorri kryesor i kësaj fushate elektorale dhe figurat për të cilët jemi krenarë sot, të nderuar votues, mbështetësit tanë kryesorë, burimi primar i energjisë dhe forcës politike. Unë quhem Artion Bajramaj. Jam rritur dhe kam studiuar në këtë qytet, jam diplomuar, jam punësuar, kam investuar në sipërmarrje dhe së fundmi po ndërtoj familjen time në këtë qytet.

    Ajo që po kuptojmë çdo ditë është se, edhe nëse një person përpiqet t’i qëndrojë larg politikës, është politika që bëhet pjesë e tij. Mundësitë e mira të studimit janë ekskluzivitet i njerëzve të lidhur me regjimin, mundësitë e punësimit janë të privilegjuar për ata që janë të lidhur me regjimin. Mundësitë për të bërë biznes janë ekskluzivitet i atyre që janë të lidhur me regjimin. Në Durrës është e pamundur të bësh sukses nëse nuk je i lidhur me regjimin.

    Ne jemi lodhur nga padrejtësitë, jemi lodhur nga mungesa e mundësive, jemi lodhur nga kjo qeveri që e trajton rininë si problem dhe jo si potencial dhe na detyron të largohemi. Ne jemi lodhur nga korrupsioni në arsim, mungesa e infrastrukturës në Durrës, jemi lodhur nga kryetarja e paaftë dhe jo kompetente e Bashkisë Durrës, që po e mban qytetin në një gjumë letargjik, edhe pse sezoni është dinamik.

    Shqipëria që duam nuk është ajo që ikën, por ajo që ndërton. Ne duam ta ndërtojmë Shqipërinë me votë, me punë, me vizion dhe me guximin se nuk do të nënshtrohemi kurrë.

    Rroftë rinia shqiptare, rroftë Durrësi që zgjohet dhe lufton!”, tha Bajramaj.