Tag: lodhur

  • Çfarë është sindroma e gruas së lodhur

    Çfarë është sindroma e gruas së lodhur

    Në një shoqëri që e sheh gruan si “motori” i shtëpisë dhe familjes, shpesh neglizhohet ajo që ndodh brenda saj, mendimet, stresi, ndjenja e lodhjes që nuk kalon me pushim. E ashtuquajtura sindroma e gruas së lodhur është një realitet emocional.

    Kjo gjendje karakterizohet nga një ndjesi konstante e rraskapitjes, pa ndonjë shkak mjekësor konkret. Gruaja është shpesh e disponueshme për të gjithë partnerin, fëmijët, prindërit, por asnjëherë për veten.

    Ajo organizon, kujdeset, mendon, planifikon… dhe në fund, nuk pyetet kurrë si ndihet.

    Kjo barrë mendore e padukshme, e cila shpesh nuk njihet si problem, mund të çojë në ankth, depresion, dhe ndjenjën se “asnjëherë nuk mjafton”.

    Psikologët thonë se vendosja e kufijve emocionalë është e shëndetshme: mëso të thuash “jo”, kërko ndihmë, dhe gjej kohë për veten pa ndjerë faj.

    Nuk është egoizëm të kujdesesh për veten. Është nevojë. Ti nuk mund të japësh asgjë nga një ‘kupë’ e zbrazët.

  • Di Biagio: Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Botëror, Gattuso është trajneri i duhur

    Di Biagio: Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Botëror, Gattuso është trajneri i duhur

    Për mikrofonat e “Sky Sport”, Gigi Di Biagio, ish-trajner i kombëtares A dhe asaj U-21 të Italisë, ka folur për zhvillimet e fundit rreth grupit axurr: “Të gjithë po mbështesim kombëtaren U-21. Kam punuar për shumë vite me Nunziata dhe e di që është i qetë, i sigurt. Me Gjermaninë do të jetë e vështirë, por edhe për ta, sepse ne po luajmë një futboll të mirë.
    Gattuso në pankinën e Italisë…I uroj shumë fat, mund të jetë personi i duhur. Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Kupën e Botës. Spalletti pati vështirësi, por unë kam bindjen që Gattuso mund ta ngrejë kombëtaren. E meritojmë si vend të jemi në Botërorin 2026.
    Si e prisni Romën e re me Gasperinin në stol?Do të vijë një stil i ri loje, gjithçka do të jetë ndryshe nga vitet e fundit. Kam pak dyshime për karakteristikat e disa lojtarëve, por mendoj që Gasperini ka përvojën e duhur për të ndërtuar një skuadër të re edhe nëpërmjet merkatos.
    Federico Chiesa, ku mund të përshtatet më mirë?Mendoj që, nëse Federico është në gjendjen e duhur mendore, fizike dhe me motivimin e duhur, çdo klub do t’i shkonte për shtat. Napoli me Conten do të ishte ideal për një rilindje të tij. Ka cilësi unike, besoj se edhe për kombëtaren mund të jetë shumë i vlefshëm, sepse ka karakteristika që të tjerët nuk i kanë.

  • Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

    Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

    Lodhja kronike është një nga ankesat më të zakonshme në ditët e sotme, por ajo shpesh keqkuptohet si një pasojë e thjeshtë e ritmit të shpejtë të jetës. Në realitet, kur ndihesh vazhdimisht i lodhur, pa energji dhe pa motivim, trupi yt mund të jetë duke të dhënë sinjale të rëndësishme që diçka nuk shkon.

    Kjo lodhje nuk është gjithmonë për shkak të mungesës së gjumit, por mund të lidhet me mungesë të lëndëve ushqyese, probleme hormonale apo edhe shenja të hershme të sëmundjeve autoimune.

    Një nga shkaqet më të zakonshme është mungesa e hekurit apo anemia, që shoqërohet me ndjesi lodhjeje të vazhdueshme, zbehje dhe përqendrim të dobët. Gjithashtu, probleme me tiroiden, si hipotireoza, ndikojnë në energjinë trupore. Tek gratë, ciklet menstruale të çrregullta ose endometrioza mund të shoqërohen gjithashtu me lodhje të thellë fizike.

    Nëse lodhja zgjat më shumë se disa javë dhe nuk përmirësohet me pushim, është thelbësore të bësh analiza gjaku dhe të konsultohesh me mjekun. Ndërkohë, një dietë e pasur

  • Rinumërimi, tren apo farsë? Çupi: Berisha po godet thelbin e demokracisë, njerëzit janë lodhur me të

    Rinumërimi, tren apo farsë? Çupi: Berisha po godet thelbin e demokracisë, njerëzit janë lodhur me të

    Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se pengesat artificiale që krijon Partia Demokratike në procesin zgjedhor po dëmtojnë seriozisht thelbin e demokracisë në Shqipëri.
    Ai theksoi se Sali Berisha është përpjekur t’i marrë zvarrë proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kjo sigurisht e ka goditur imazhin e vendit.
    “Kemi të bëjmë me një fenomen, që me vërtet po goditet demokracia në thelbin e vet, në trupin e vet. Cila është goditja? Shkojmë te përfundimi. Ne kemi bërë zgjedhje që nga viti 1992 dhe thuajse PD i ka humbur, por thuajse nuk e ka humbur një gjë, PD ka dominuar gjithmonë zgjedhjet.
    Çfarë ka bërë me zgjedhjet? I ka zvarritur zgjedhjet dhe përfundimisht PD, themi Sali Berisha ka arritur ta tërheqë zvarrë që nga dita e zgjedhjeve e ka tërhequr një vit , dy vjet dhe vendi ka lënguar nën idenë që zgjedhjet u vodhën, s’u vodhën, u bënë dhe s’u bënë”, tha ai.
    Me pretendimet dhe artificat që krijon, analist Frrok Çupi pohoi se Berisha tenton të përçojë mesazhin se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të ndershme.
    Sipas tij, njerëzit dhe publiku janë lodhur me kryetarin e Partisë Demokratike.
    “Tenton ta çojë idenë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të ndershme. Është lodhur kaq shumë individi dhe është lodhur kaq shumë publiku me këtë gjë saqë është gati që t’i thotë njësoj siç thamë në 1991 ne demokratët kur i thamë Sali Berishës: veç mos bëj zhurmë, por merr kryesimin e Partisë Demokratike.
    Tani njeriu është gati t’i thotë: merri ato zgjedhjet, merr pushtetin, vetëm të lutem vetëm mos na shkatërro vendit, por kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai.

  • “Publiku është lodhur nga Saliu”, Çupi akuzon Berishën: Po e tërheq zvarrë procesin zgjedhor që nga viti 1992

    “Publiku është lodhur nga Saliu”, Çupi akuzon Berishën: Po e tërheq zvarrë procesin zgjedhor që nga viti 1992

    Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në  një emision televiziv u shpreh se pengesat artificiale që krijon Partia Demokratike në procesin zgjedhor po dëmtojnë seriozisht thelbin e demokracisë në Shqipëri.
    Ai theksoi se Sali Berisha është përpjekur t’i marrë zvarrë proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kjo sigurisht e ka goditur imazhin e vendit.
    “Kemi të bëjmë me një fenomen, që me vërtet po goditet demokracia në thelbin e vet, në trupin e vet. Cila është goditja? Shkojmë te përfundimi. Ne kemi bërë zgjedhje që nga viti 1992 dhe thuajse PD i ka humbur, por thuajse nuk e ka humbur një gjë, PD ka dominuar gjithmonë zgjedhjet.
    Çfarë ka bërë me zgjedhjet? I ka zvarritur zgjedhjet dhe përfundimisht PD, themi Sali Berisha ka arritur ta tërheqë zvarrë që nga dita e zgjedhjeve e ka tërhequr një vit , dy vjet dhe vendi ka lënguar nën idenë që zgjedhjet u vodhën, s’u vodhën, u bënë dhe s’u bënë”, tha ai.
    Me pretendimet dhe artificat që krijon, analist Frrok Çupi pohoi se Berisha tenton të përçojë mesazhin se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të ndershme.
    Sipas tij, njerëzit dhe publiku janë lodhur me kryetarin e Partisë Demokratike.
    “Tenton ta çojë idenë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të ndershme. Është lodhur kaq shumë individi dhe është lodhur kaq shumë publiku me këtë gjë saqë është gati që t’i thotë njësoj siç thamë në 1991 ne demokratët kur i thamë Sali Berishës: veç mos bëj zhurmë, por merr kryesimin e Partisë Demokratike.
    Tani njeriu është gati t’i thotë: merri ato zgjedhjet, merr pushtetin, vetëm të lutem vetëm mos na shkatërro vendit, por kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai.
     

  • Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni

    Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni

    Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës.

    Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

    7 arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës

    Anemia

    Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat.

    Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

    Dehidratimi

    Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar.

    Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori. Studimet thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet.

    Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës. Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

    Tiroidja

    Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin. Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.

    Diabeti

    Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2. Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme. Trupi ka nevojë për glukozë që të punojë. Diabetikët nuk e pëpunojnë glukozën siç duhet, gjë që shkakton akumulim të saj në gjak.Pa energjinë e mjaftueshme për mbarëvajtjen e punëve në organizëm, trupi has vështirësi dhe lodhet shpejt. Përveç lodhjes, diabeti shfaqet edhe me etje të tepërt, uri, rënie në peshë, irritim, infeksione dhe mjegullim të shikimit.

    Depresioni

    Depresioni ka ndikim në mënyrën se si flemë, ushqehemi dhe ndihemi për veten dhe të tjerët. Kjo sëmundje shteron energjitë, prish gjumin dhe stilin e ushqyerjes. Njerëzit që bien në depresion kanë probleme me kujtesën, përqendrimin, ndihen të pashpresë, pa vlerë dhe kanë mendime negative.

    Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, në ankth, pa humor, pa oreks, pa interes për gjëra që dikur ju kanë sjellë gëzim, të irrituar, me dhimbje koke, ndjenja faji, atëherë vizitohuni menjëherë tek një mjek.

    Apnea e gjumit

    Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes. Ndërprerja e saj prish gjumin dhe si rrjedhojë zgjimi është gjithnjë i lodhshëm dhe pushimi i mangët. Ky çrregullim sinjalizohet edhe nga gërrhitjet dhe më pas shkakton lodhje të vazhdueshme si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të gjumit. Apnea e gjumit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të rrisë tensionin e gjakut dhe isheminë.

    Vitaminat dhe mineralet

    Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6. Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

     

  • Arsyet e Forta pas Lodhjes dhe Depresionit Gjatë Verës – Çfarë Duhet të Bëni

    Arsyet e Forta pas Lodhjes dhe Depresionit Gjatë Verës – Çfarë Duhet të Bëni

    Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës.

    Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes.
    Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.
    7 Arsyet Përse Ndiheni Të Lodhur Gjithë Kohës
    Anemia
    Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut.
    Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza.
    Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat.
    Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.
    Lexoni këtu  nga AgroWeb.org për ushqimet më të mira kundër anemisë.
    Dehidratimi
    Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar.
    Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori.
    Studimet, të ciave u referohet AgroWeb.org thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet.
    Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës.
    Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.
    Tiroidja
    Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës.
    Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin.
    Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.
    Diabeti
    Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2.
    Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme.
    Trupi ka nevojë për glukozë që të punojë.
    Diabetikët nuk e pëpunojnë glukozën siç duhet, gjë që shkakton akumulim të saj në gjak.
    Pa energjinë e mjaftueshme për mbarëvajtjen e punëve në organizëm, trupi has vështirësi dhe lodhet shpejt.
    Përveç lodhjes, diabeti shfaqet edhe me etje të tepërt, uri, rënie në peshë, irritim, infeksione dhe mjegullim të shikimit.
    Depresioni
    Depresioni ka ndikim në mënyrën se si flemë, ushqehemi dhe ndihemi për veten dhe të tjerët.
    Kjo sëmundje shteron energjitë, prish gjumin dhe stilin e ushqyerjes.
    Njerëzit që bien në depresion kanë probleme me kujtesën, përqendrimin, ndihen të pashpresë, pa vlerë dhe kanë mendime negative.
    Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, në ankth, pa humor, pa oreks, pa interes për gjëra që dikur ju kanë sjellë gëzim, të irrituar, me dhimbje koke, ndjenja faji, atëherë vizitohuni menjëherë tek një mjek.
    Lexoni këtu për kurat natyrale kundër depresionit, ankthit dhe stresit.
    Apnea E Gjumit
    Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes.
    Ndërprerja e saj prish gjumin dhe si rrjedhojë zgjimi është gjithnjë i lodhshëm dhe pushimi i mangët.
    Ky çrregullim sinjalizohet edhe nga gërrhitjet dhe më pas shkakton lodhje të vazhdueshme si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të gjumit.
    Apnea e gjumit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të rrisë tensionin e gjakut dhe isheminë.
    AgroWeb.org ju këshillon të kontaktoni mjekun tuaj në rast se vini re një lodhje të pazakontë.
    Vitaminat dhe mineralet
    Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6.
    Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.
    Terapitë
    Nga të dhënat e AgroWeb.org disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike./AgroWeb.org

  • Tronditëse! “E lodhur nga sjellja e saj”, nëna planifikoi vrasjen e vajzës, por tradhtohet nga ekzekutuesi

    Tronditëse! “E lodhur nga sjellja e saj”, nëna planifikoi vrasjen e vajzës, por tradhtohet nga ekzekutuesi

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një nënë është arrestuar pasi u përpoq të paguante dikë për të vrarë vajzën e saj 12-vjeçare.

    Ngjarja u zbulua kur burri që ajo kishte porositur për vrasjen, vendosi të denoncojë gjithçka në polici.
    Gruaja 46-vjeçare, e identifikuar si Svetlana, i ofroi 1,100 euro një të njohuri për të mbytur vajzën në një lumë në rajonin e Chelyabinsk. Ajo justifikoi veprimin duke thënë se ishte “e lodhur” nga sjellja e fëmijës dhe konfliktet e shpeshta mes tyre.
    Burri që do kryente ‘porosinë’, 36-vjeçari, me emrin Andrei, e tradhtoi nënën. Ai i tregoi të miturës të gjithë planin dhe më pas e ndihmoi të fshihej, duke informuar menjëherë autoritetet.
    Sipas autoriteteve, gruaja kishte planifikuar ta paguante në dorë për kryerjen e vrasjes. Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi menjëherë nënën, e cila tashmë përballet me deri në 15 vite burg.
    Vajza 12-vjeçare është vendosur në një institucion social së bashku me dy vëllezërit e saj, të moshës 6 dhe 17 vjeç. Nëna ka gjithashtu edhe një vajzë 18-vjeçare.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik rus dhe më gjerë, duke ngritur pyetje serioze për gjendjen psikologjike dhe sociale të familjeve në nevojë.

    Top Channel

  • “E kemi kockën në gojë, mos ta lëmë të na ikë”, Konte pret me padurim titullin: Jam shumë i lodhur, jemi një hap larg historisë

    “E kemi kockën në gojë, mos ta lëmë të na ikë”, Konte pret me padurim titullin: Jam shumë i lodhur, jemi një hap larg historisë

    Vetëm një ndeshje e ndan Napolin nga fitimi i titullit kampion. Skuadra e Antonio Kontes gaboi mbrëmjen e sotme përballë Parmës, por Interi nuk mundi të përfitonte nga situata për të marrë kreun e renditjes. Trajneri i të kaltërve ka thënë pas ndeshjes se ndihet shumë i lodhur në këtë fazë të sezonit për shkak se në Napoli pritshmëritë i kalojnë mundësitë reale të skuadrës.
    “Titulli do të më shpërblejë për gjithçka që kam dhënë këtë vit, i kam dhënë të gjitha. Jam shumë i lodhur. Me zor po ia dal deri në fund të sezonit. Napoli është një vend i bukur, por pritshmëritë janë përtej asaj që është e mundur. Tani e kemi kockën në gojën tonë dhe nuk mund ta lëmë të na ikë.
    Jemi afër titullit, por kemi edhe hapin final për të bërë. Do ta bëjmë në shtëpi. Është një kampionat vërtetë i vështirë nga të gjitha këndvështrimet. Jemi një hap larg të bërit një gjë historike për Napolin. Të fitosh këtu është ndryshe”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

    Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

    Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Presidentin rus Vladimir Putin.
    “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin. Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje. Duhet të takohemi dhe mendoj se ndoshta do ta caktojmë datën sepse jam i lodhur duke pasur njerëz të tjerë që shkojnë e takohen për të kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me të.”
    Kur u pyet nëse qasja e tij ndaj Putinit po ndryshonte, Trump u përgjigj: “Nuk po ndryshon… Do të përdor ndikimin nëse duhet. Do të preferoja të mos e përdorja atë. Kjo është një çështje e madhe” Ai shtoi: “Askush nuk e përdor ndikimin më mirë se unë.”
    Të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës në kushtet e tyre për t’i dhënë fund luftës. Ukraina ka pranuar një propozim të SHBA-së dhe Evropës për një armëpushim të plotë 30-ditor, por Putini e ka refuzuar atë duke imponuar kushte të gjera.
    Ndër të tjera në intervistë, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se një marrëveshje e re bërthamore me Iranin është afër.
    “Unë njoh shumë iranianë nga New York-u, nga Washingtoni, nga vende të ndryshme. Këta janë njerëz të shkëlqyer. Por unë nuk dua që të SHBA të zhvillojë ndonjë aktivitet të dhunshëm ushtarak atje, ata nuk do të kenë armë bërthamore. Por mendoj se ata duan të bëjnë një marrëveshje.”