Tag: lodhur

  • Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi

    Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi

    Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni të lodhur, pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa e magnezit.
    Ky mineral thelbësor luan një rol kyç në mbi 300 procese biokimike në trup, përfshirë relaksimin e muskujve, rregullimin e sistemit nervor dhe mbështetjen e cikleve natyrale të gjumit.

    Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!
    Pavarësisht rëndësisë së tij, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e magnezit, një gjendje që lidhet me simptoma si lodhje kronike, nervozizëm,

    çrregullime të gjumit, dhimbje muskulore dhe vështirësi në përqendrim apo kujtesë.

    Sipas Dr. César Araújo, specialist i mjekësisë familjare, tregon se magnezi ndihmon në rritjen e veprimit të neurotransmetuesve si GABA, të cilët qetësojnë sistemin nervor dhe përgatisin trurin për gjumë.

    “Përveç përmirësimit të gjumit, magnezi kontribuon edhe në qartësinë mendore dhe përqendrim,” thekson ai.
    Dr. Araújo shton se disa sjellje gjatë ditës, si përgjumja apo nervozizmi, mund të jenë sinjale të mungesës së këtij minerali.
    “Magnezi ndihmon trupin të relaksohet gjatë natës dhe, kur përdoret në mënyrë të përshtatshme, kontribuon në përmirësimin e gjumit, energjisë, përqendrimit dhe shëndetit të përgjithshëm,” shton Dr. Araújo. I kombinuar me një stil jetese të shëndetshëm, marrja e magnezit ne sasine e duhur, mund të jetë çelësi për netë më të qeta dhe rikuperim më të mirë.

  • Ja si të largoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë në mënyrë natyrale, 5 këshilla të thjeshta

    Ja si të largoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë në mënyrë natyrale, 5 këshilla të thjeshta

    Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite. Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi.

    Pra siç thamë, zgjidhja duhet të fillojë nga brenda, duhet të kuptoni trupin tuaj dhe ta trajtoni me mënyrat më natyrale të mundshme. Ndiqni mëposhtë 5 sugjerime mbi këtë çështje të cilat do ju ndryshojnë shpejt regjimin dhe do ju sigurojnë pa dyshim një jetesë më të shëndetshme.

    Ju dhembin gjunjët? Provoni susamin

    Kur dhimbja e gjunjëve është e vazhdueshme dhe e bën të vështirë ngjitjen e shkallëve ose shijimin e një shëtitjeje sigurisht që jeta juaj e përditëshme ndikohet negativisht dhe ndiheni më të lodhur. Për ta zgjidhur këtë thjesht fërkoni kyçet dhe gjunjët tuaj me disa pika vaj susami për secilin, pastaj mbështillini me një peshqir të ngrohtë.

    Bëjeni këtë proces për 10 minuta në mënyrë që të largoni ënjtjen, kontraktimet dhe dhimbjen. Kjo për shkak se në përbërjen e këtij vaji gjendet sesamina dhe sesamoli të cilat përshpejtojnë riparimin e indeve të dëmtuara dhe frenojnë prodhimin e substancave që shkaktojnë dhimbje.

    Ndiheni të lodhur? Shijoni një mollë

    Ditët kur ndiheni të këputur e të lodhur që me mëngjes me siguri i keni përjetuar të gjithë dhe nëse keni për tu marrë me punë, kjo sigurisht nuk është aspak e favorshme. Mollët e freskëta të vjeshtës janë të mbushura me antioksidantë ndihmojnë qelizat e trupit tuaj dhe rrisin prodhimin e një enzime kryesore për energjinë të quajtur ATP. Studiuesit britanikë argumentojnë se një mollë largon lodhjen për më pak se 20 minuta. Ose lani duart shpesh me ujë të ftohtë.

    Lëvizjet e pakta që e karakterizuan këtë vit lanë rreth 60% të popullsisë pa kryer asnjë aktivitet fizik e të plogësht. Larja e duarve me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për 60 sekonda pasi rënia e menjëhershme e temperaturës në trup dërgon oksigjen energjik në tru. Gjithashtu çliron hormonin revitalizues norepinefrinën duke larguar plogështinë dhe lodhjen për të paktën dy orë.

    Keni probleme me fokusimin? Dëgjoni zhurmën e shiut

    Kur ndiheni se e keni mendjen në shumë çështje e njëkohësisht ndiheni të çorientuar e të lodhur provoni të dëgjoni reshjet e shiut ose tinguj të tjerë në natyrë. Studiuesit në Institutin Politeknik Rensselaer në NeW York, thonë se njerëzit që dëgjojnë tingujt e natyrës janë më të përqendruar dhe produktivë sesa ata që dëgjojnë gjatë gjithë kohës zhurma të tjera ose asgjë.

    Këtë mund ta arrini fare lehtë nëse dilni një xhiro në natyrë ose mund të dëgjoni tinguj të ngjashëm nëpërmjet telefonit tuaj. Një mënyrë tjetër është t’i zhvendosni sytë për 30 sekonda rreth jush. Lëvizini ngadalë sytë nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që të mund të rrisni kujtesën afatshkurtër deri në 42% për një orë.

    Keni uri të tepruar? Përsërisni këtë frazë

    Nëse shijet e ëmbla ose ushqimet e “ndaluara” për ju janë gjithmonë në qendër të vemendjes tuaj, duhet të merrni ndonjë masë parandaluese për këtë. Shkencëtarët e Kolegjit të Bostonit, shpjegojnë se sekreti qëndron vetëm tek një togfjalësh i thjeshtë. Në një studim mbi këtë çështje u vu re se gratë që thanë frazën “Unë nuk mund ta ha këtë” dyfishuan aftësinë e tyre për t’u larguar nga tundimi dhe për të humbur peshë.

    Shkencëtarët thonë se fjalët “nuk mundem” të bëjnë të ndihesh i privuar, ndërsa fjala “mos” të bën të ndihesh i kontrolluar, duke rritur kështu fuqinë e vullnetit tënd drejt tundimit.

    Nuk mund të flini? Vishni rroba të gjera

    Nëse keni vazhdimisht probleme me gjumin dhe nuk kuptoni se cili është shkaku, problemi mund të jetë veshja juaj e natës. Pizhamat e papërshtatëshme ose temperatura joe duhur në dhomë mund të shkaktojnë ulje të melatoninës që është edhe hormoni i gjumit.

    Rrobat sa më të lira do ju ndihmojnë të keni një temperaturë ideale trupi dhe gjaku do të funksionojë më mirë.

     

     

  • Trupi juaj po ju dërgon sinjale, ja pse ndiheni gjithmonë të lodhur

    Trupi juaj po ju dërgon sinjale, ja pse ndiheni gjithmonë të lodhur

    A keni ndjesinë se nuk arrini dot aq sa dikur? A ndiheni të rraskapitur, edhe kur flini mjaftueshëm? Shumë njerëz fajësojnë punën apo moshën për këtë lodhje, por shpesh pas saj fshihen arsye më konkrete, disa të parrezikshme, të tjera që kërkojnë kujdes mjekësor

    Nëse flini mes shtatë dhe nëntë orë në natë, por përsëri zgjoheni të lodhur, është koha të konsultoheni me mjekun dhe të bëni disa analiza. Shpesh lodhja mund të lidhet me një gjendje shëndetësore që zgjidhet lehtë, por mund të jetë edhe shenjë e një sëmundjeje më serioze.

    Anemia – një nga shkaqet më të zakonshme, sidomos te gratë

    Tek gratë, anemia është shkaktari më i shpeshtë i lodhjes. Humbja e gjakut gjatë ciklit menstrual mund të ulë nivelin e hemoglobinës, proteina e pasur me hekur që transporton oksigjenin në trup. Pa oksigjen të mjaftueshëm, organet nuk funksionojnë si duhet, prandaj ndiheni të lodhur. Përveç menstruacioneve, anemia mund të shkaktohet edhe nga gjakderdhja e brendshme apo mungesa e hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12. Një analizë gjaku mjafton për ta zbuluar. Nëse diagnostikohet, shpesh mjafton një terapi me suplemente dhe ushqim të pasur me hekur dhe vitamina për ta zgjidhur brenda pak javësh.

    Hipotireoza – kur gjëndra tiroide ngadalëson gjithë trupin

    Nëse përveç lodhjes ndiheni të plogësht, keni rënie humori dhe nuk keni energji, mund të keni funksionim të dobët të gjëndrës tiroide. Kjo gjëndër në qafë kontrollon metabolizmin dhe tek shumë gra pas moshës 60 vjeç mund të zhvillohet hipotireoza, shpesh për shkak të sëmundjeve autoimune. Lajmi i mirë është se diagnostikohet lehtë me analizë të hormoneve T3 dhe T4 dhe trajtohet me hormone sintetike që normalizojnë gjendjen shpejt.

    Infeksionet urinare – shpesh të fshehura pas lodhjes

    Një tjetër shkaktar i zakonshëm janë infeksionet e traktit urinar. Shpesh lodhja është e vetmja simptomë. Infeksioni shkaktohet nga baktere që mund të merren nga sipërfaqe të ndotura ose marrëdhënie seksuale. Një kurë me antibiotik e zhduk shpejt problemin.

    Apnea e gjumit dhe sëmundjet e zemrës – më të fshehta, por më të rrezikshme

    Shumë njerëz vuajnë nga apnea e gjumit pa e ditur. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes bën që gjumi të ndërpritet vazhdimisht dhe organizmi të mos marrë oksigjenin e duhur. Apnea rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe tru. Ndërprerja e duhanit, humbja në peshë dhe trajtimi mjekësor mund ta zgjidhin këtë problem.

    Nëse keni sëmundje të zemrës, lodhja shoqërohet shpesh me dhimbje në gjoks. Mos e neglizhoni – konsultohuni me mjekun, sepse çdo sëmundje e zemrës e patrajtuar mund të ketë pasoja serioze.

    Stili i jetesës – shpesh fajtori i vërtetë

    Nëse analizat dalin normale, por vazhdoni të ndiheni të lodhur, ndoshta është koha të ndryshoni disa zakone: shmangni kafeinën e tepërt, ndaleni duhanin, ushqehuni më shëndetshëm dhe përfshini aktivitet fizik në rutinën tuaj. Nuk ka rëndësi vetëm sa flini, por edhe kur flini – përpiquni të keni një orar të rregullt gjumi.

    Duke kujdesur më shumë për shëndetin dhe zakonet tuaja, do të ndjeni më shumë energji dhe përqendrim gjatë ditës. 

  • Pse zgjoheni gjithmonë të lodhur dhe çfarë të bëni në lidhje me këtë

    Nuk ka asgjë më frustruese sesa të zgjohesh në mëngjes duke u ndjerë më i lodhur se natën e kaluar, edhe pse ke fjetur shtatë deri në tetë orë. Nëse nuk ndihesh i pushuar ose plot energji në mëngjes, diçka nuk shkon patjetër. Lexoni më poshtë për disa nga arsyet më të zakonshme që çojnë në mungesë pushimi dhe çfarë mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj.

    “Ka shumë arsye pse ndihemi të lodhur, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë duam të flemë”, thotë Jennifer Martin, MD, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. “Këto mund të përfshijnë dhimbje kronike, sindromën metabolike, mosfunksionimin e tiroides dhe sëmundjen kronike obstruktive pulmonare. Nëse ndjeni lodhje të pashpjegueshme, mund të dëshironi të vizitoni mjekun tuaj dhe mund të provoni një orar të ndryshëm gjumi, pasi tetë orët e rekomanduara mund të mos jenë të mjaftueshme për ju. Mund të shkoni në shtrat më herët ose të zgjoheni një orë më vonë dhe të shihni nëse kjo funksionon për ju . ”

    Ekspozimi ndaj dritës blu

    Të gjithë e dimë se ekspozimi ndaj dritës së ekranit nuk është gjëja më e mirë për të bërë para gjumit. Megjithatë, shpesh gjëja e fundit që shohim para se të flemë është ekrani i telefonit tonë. “Përdorimi i telefonave, tabletave, kompjuterëve ose televizorit shumë afër kohës së gjumit mund të pengojë çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit, dhe kështu të na bëjë të zgjohemi. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të fikim pajisjet tona elektronike një orë para gjumit dhe të flemë në një dhomë të errët dhe jo shumë të ngrohtë”, thotë Dr. Peter Polos, anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit.

    Ankth ose depresion

    “Stresi dhe depresioni janë jashtëzakonisht të dëmshëm për shëndetin tonë, si dhe për gjumin tonë. Ato ndikojnë negativisht në kohën që na duhet për të rënë në gjumë, por edhe në sa shpesh zgjohemi gjatë natës. Në fakt, është treguar se, ndonjëherë, trajtimet për ankthin ose depresionin mund të shkaktojnë pagjumësi ose të bllokojnë fazat më të thella të gjumit”, vëren eksperti i gjumit dhe profesori i asociuar i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, Dr. Raj Dasgupta.

    Jetë sedentare

    “Nëse trupi juaj është mësuar të prodhojë dhe shpenzojë nivele të ulëta energjie, për shkak të një stili jetese që nuk përfshin punë manuale ose ushtrime, atëherë mund të lodheni shumë shpejt kur kryeni aktivitete themelore të përditshme”, thotë Dr. Jennifer Martin. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 2 orë aktivitet fizik të moderuar deri në të fuqishëm në javë.

    Konsumimi i ushqimit të rëndë ose alkoolit

    Kur flemë, sistemi përgjegjës për pushimin dhe tretjen aktivizohet në trup. Megjithatë, nëse, për shembull, konsumoni alkool, ushqime të rënda ose kafeinë afër kohës së gjumit, atëherë është e mundur që trupi juaj të ketë vështirësi në metabolizimin e ushqimit, duke u përqendruar në tretje dhe do të qëndroni zgjuar më gjatë se normalja. “Shmangni të ngrënit për të paktën dy orë para gjumit. Dhe nëse nuk e duroni dot, preferoni ushqime të lehta që treten lehtë. Ushqimet e rënda ose pijet alkoolike dhe kafeja kanë shumë të ngjarë ta pengojnë trupin tuaj të hyjë në fazat e gjumit REM, që është kur jemi plotësisht të pushuar“, sugjeron Robin M. Tucker, Ph.D., profesoreshë e asociuar e të ushqyerit dhe shkencës ushqimore në Universitetin e Miçiganit.

  • “I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët

    “I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët

    Kryebashkiaku Edi Rama pas apelit të bërë paradite për shkarkimin e drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, ju ka kërkuar pasdite në një takim në Durrës kryetarëve të bashkive që të shkarkojnë edhe nënkryetarët.

    Rama tha se është e nevojshme një rifreskim për të gjithë nënkryetarët e bashkive, të cilët sipas tij duken të përgjumur.
    “Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

  • ‘Mezi mbahen në këmbë’, Rama urdhëron kryebashkiakët: Shkarkoni nënkryetarët

    ‘Mezi mbahen në këmbë’, Rama urdhëron kryebashkiakët: Shkarkoni nënkryetarët

    Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend.
    Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nëmnkryetarët e tyre duhet të shkarkohen, pasi i sheh të lodhur dhe të raskapitur.
    “Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni qeshni se kuptoni se ju nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.”, tha Rama.

  • Edi Rama i drejtohet Pjerin Ndreut: Nënkryetarët e Bashkisë i ke shumë të lodhur!

    Edi Rama i drejtohet Pjerin Ndreut: Nënkryetarët e Bashkisë i ke shumë të lodhur!

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në qytetin e Durrësit, ku fokusi kryesor ka qenë performanca e qeverisjes vendore dhe përmirësimi i efikasitetit në administratë. Nuk kanë munguar kritikat e drejtpërdrejta nga ana e kreut të qeverisë, i cili është ndalur veçanërisht tek puna e dobët e disa strukturave lokale.
    Me tone kritike dhe herë pas here me batuta, Rama iu drejtua kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke u shprehur se nënkryetarët e kësaj bashkie duken të lodhur dhe të rraskapitur, duke kërkuar publikisht nga ai që të ndërmarrë masa për rifreskimin e stafit.

    “Meqë ra fjala dhe nënkryetarët, është mirë të ndryshojnë, sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur”, tha Rama. “Ju qeshni, por e ndjeni vetë se mezi po i mbani në krah. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Bëni mirë të bëni një rifreskim të madh.”
    Kryeministri shtoi më tej se ndonëse mandati ka edhe dy vite për të përfunduar, ndryshimet janë të domosdoshme për të rritur dinamizmin në qeverisjen vendore.

  • “Të ikin edhe nënkryetarët e bashkive”/ Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e tyre: Boll fjetën gjumë

    “Të ikin edhe nënkryetarët e bashkive”/ Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e tyre: Boll fjetën gjumë

    Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend.
    Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nëmnkryetarët e tyre duhet të shkarkohen, pasi i sheh të lodhur dhe të rraskapitur.
    “Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni qeshni se kuptoni se ju nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah”, tha Rama.

  • ‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë

    ‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë

    Në një shoqëri që e sheh gruan si “motori” i shtëpisë dhe familjes, shpesh neglizhohet ajo që ndodh brenda saj, mendimet, stresi, ndjenja e lodhjes që nuk kalon me pushim.

    E ashtuquajtura sindroma e gruas së lodhur është një realitet emocional.

    Kjo gjendje karakterizohet nga një ndjesi konstante e rraskapitjes, pa ndonjë shkak mjekësor konkret. Gruaja është shpesh e disponueshme për të gjithë partnerin, fëmijët, prindërit, por asnjëherë për veten.
    Ajo organizon, kujdeset, mendon, planifikon… dhe në fund, nuk pyetet kurrë si ndihet.
    Kjo barrë mendore e padukshme, e cila shpesh nuk njihet si problem, mund të çojë në ankth, depresion, dhe ndjenjën se “asnjëherë nuk mjafton”.
    Psikologët thonë se vendosja e kufijve emocionalë është e shëndetshme: mëso të thuash “jo”, kërko ndihmë, dhe gjej kohë për veten pa ndjerë faj.

    Nuk është egoizëm të kujdesesh për veten. Është nevojë. Ti nuk mund të japësh asgjë nga një ‘kupë’ e zbrazët.

     

     

  • Te Gallatasaraj të lodhur nga pritja, ultimatum Osimhen për të ardhmen

    Te Gallatasaraj të lodhur nga pritja, ultimatum Osimhen për të ardhmen

    25 Qershor 2025

    10:50

    Telesport

    Te Gallatasaraj janë të lodhur nga pritja e gjatë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen.
    Klubi turk ka ngecur në disa negociata në lidhje me sulmin, pasi pret të mësojë fillimisht të ardhmen e afrikanit, që sezonin e fundit realizoi 37 gola në 41 ndeshje zyrtare.
    Ai ndihmoi Gallatasaraj të shpallej kampion i Turqisë. “Ne i kemi ofruar shifra më të larta se ato të propozuara në Europë, por ai po na bën të presim. Duam sa më shpejt një vendim nga ai”.
    Këto janë fjalët e zëvendëspresidentit të Galatasaray, Abdullah Kavucku, drejtuar direkt sulmuesit në pronësi të Napolit, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Nigeri.
    Osimhen ka marrë mjaft oferta, ku më e mira ekonomikisht është ajo e Al-Hilal në Arabinë Saudite. Ndërkohë që, edhe Juventus e kërkon sulmuesin.