Sali Berisha ka hallet personale dhe jo të Partisë Demokratike, kurse kontrata e lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental” është “e ndotur dhe e pistë”, nga disa “patronazhistë të parave të pista që hiqen si patriotë”.
Zgjedhjet kreu i selisë blu ia ka “shitur” Edi Ramës me një marrëveshje që ai të mbante qeverinë dhe Berisha të konsolidonte partinë për hallet e veta dhe për t’u përballur me SPAK në të ardhmen.
Kështu u shpreh në studion e “Sot, Live në Shqipëri” ish-deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, një nga figurat më të larta të selisë blu vite më parë dhe aktualisht i distancuar për shkak të linjës që po ndjek partia dhe lideri i saj.
Ai tha për Report Tv se Berisha duhet të bënte një hap pas, teksa ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe rikthimin e tij në PD i sheh si argumente që i shërbyen vetëm qëllimeve të Ramës dhe kreut të selisë blu dhe jo qytetarëve apo demokratëve.
“Berisha duhet të bëjë një hap pas. Disa herë në mbledhjet e grupit parlamentar e kam thënë se nuk kam ambicie, sepse nuk mund t’ia thuash tjetrit pa dhënë shembull vetë. Kjo është arsyeja pse unë shpreh arsyet dhe mendimet e mia kritike ndaj vendimmarrjes që nuk është në drejtimin e duhur, nëse i shërben apo jo PD-së. Kjo është vendimmarrje e gjithsecilit, unë shikoj pozicionin tim në këtë çështje. Por mendoj se Berisha e mban partinë për hallet personale, dhe ngjarjet e ndodhura që pas dorëheqjes së tij më 2013 e tregojnë sipas argumenteve”, e nis fjalën e tij ish-ligjvënësi demokrat, në intervistën me moderatorin Nertil Agalliu.
Por cilat janë risitë e fushatës, pozitive dhe negative?
“Procesi i votimit nga jashtë, diaspora, ka ecur në mënyrë pozitive si për herë të parë, e kjo është një nga gjërat e mria të fushatës, edhe pse mund të themi se ka pasur edhe probleme. Vota e diasporës është diçka pozitive. Risi tjetër pozitive janë rrjetet sociale, përfshirja e politikës në rrjetet sociale. Problem shoh sistemin elektoral, Kodin Zgjedhor, me lista të mbyllura, që duhet të ndryshojë. Sepse këto ndryshimet e fundit duket se i shërbyen Ramës për fushatën fituese dhe Berisha që të konsolidojë grupin e tij opozitar brenda PD dhe partinë. Tjetër faktor negativ është se Ramës i është lënë qeverisja dhe Berishës konsolidimi i partisë, argumentet dhe faktet e fushatës elektorale e tregojnë këtë, kur duket e qartë se si do shkojnë zgjedhjet”, u shpreh Xhaferraj në lidhje me risitë e fushatës.
Xhaferraj shprehet i bindur se qëllimi i Berishës ëhstë halli personal, konsolidimi i partisë për t’u përballur me problemet penale që ka me SPAK dhe jo fitorja e zgjedhjeve, pasi ato i ka shitur te Rama që me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Për shkak të raportet që kam pasur me Berishën do doja që t’i hiqej non grata, edhe pse mendoj se zoti Berisha nuk është i pastër. Por mendoj se është i fundit që mund t’i vendosej kjo masë, pra nuk është i vetmi për këtë masë. Kjo është në raportin tim personal, si bashkëpunëtor i tij i hershëm dhe njohjet që kam. Unë mbështes dhe e kam mbështetur SPAK, që edhe nën presion nga forcat politike ka vijuar punën e tij. Kurse për aspektin politik them se vendimmarrja e Berishës ka shkuar kundër qëllimit që kanë pasur demokratët për të fituar pushtetin, por edhe dorëheqja e tij më 2013 është bërë për interesa personale. Edhe Lulzim Bashën e mbajti ai, edhe më 2017 edhe më 2021 kur humbi zgjedhjet, por nisi ta sulmonte dhe hiqte vetëm kur u prek interesi i tij personal. Unë jam për një PD që të bëhet më e madhe e jo më e vogël. Por këto zgjedhje janë të shëmtuara, sepse kemi problemin personal të Berishës që forcon grupin parlamentar për t’u përballur me SPAK. Nuk kemi interes të Berishës për tëfituar pushtetin apo zgjedhjet. Pra bashkojë faktorin opozitar, bashkëpuno me Shehajn, Lapajn etj., jepu mandate”.
Madje ish-deputeti i PD ngre dyshime të forta edhe për kontratën e lobimit, duke dhënë një tjetër argument se pse qëllimet e tij janë hallet personale dhe jo i demokratëve dhe partisë. Kontratën e lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental” dhe “grupin e patriotëve” të MAGA e quajti “të pistë dhe të ndotur”, ku pas qëndrojnë “patronazhistë të parave të pista”.
Madje duke bërë aleanca edhe me Fredi Belerin, njeriun e dyshuar se vrau ushtarakët në Peshkëpi më 1994, kur Berisha ishte President dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë.
“Berisha nuk po lufton për të fituar zgjedhjet, por për hallin personal. Dhe tani na doli kontrata e fundit e lobimit. Kontratë e pisët dhe shumë e ndotur, më falni për fjalorin që po përdor. Them këtë sepse kontrata është bërë për 2 vite, sepo të ishte për 2 muaj, do e kuptoja se ishte për hallin e PD, por për 2 vite tregon se është për gabimet e kryetarit. E ndotur gjoja me një fondacion të krijuar 2 muaj para nga patriotë. Dhe këta patriotë na qenkan një familje, me burrin, gruan, djalin, familjen, etj. Ku ishin këta patriotë kur doli kandidat Fredi Beleri në Himarë, një njeri që kur Berisha ishte president është kapur me armë ëhstë hetuar e proceduar si faktor antikombëtar. Tani del në krah me të. Ku janë këta patriotë që s’flasin, fondacioni është familjar. Ku ishte Berisha për të persekutuarit në 8 vite qeveri që nuk i mbështeti, apo hallet edemokratëve.
Xhaferraj theksoi se ata qëdo paguajnë paratë nuk janë patriotë, sepse po të ishin të tillë, dotë kishin reaguar edhe kur Berisha vuri Belerin kandidat në Himarë, ose së fundmi do kishin deklaruar “bordin e patriotëve” dhe nuk do qëndronin të fshehur.
“Nëse do ishin patriotë, do dilnin me shumë krenari dhe do deklaronin bordin me 1 a 15 vetë dhe nukdo fshiheshin pas burrit dhe gruas. Mjafton rasti i Fredi Belerit për ta thënë më qartë, kur ish-komandanti i përgjithshëm që iu vranë dy ushtarakë kur ai ishte President me këtë njeri të dyshuar në 1994 si i përfshirë, vete bën aleancë apo e fut kandidat dhe këta patriotë nuk thanë asnjë fjalë. Unë mendoj se këta janë patronazhistë të parave të pista dhe argumenti më çon atje”, u shpreh ai.
Tag: lobimit
-

“Berisha duhet të bënte një hap pas”/ Xhaferraj: Kontrata e lobimit të PD, e ndotur. Pas saj fshihet…
-

“Bufi thotë 7×7 bëjnë 6 mln”, Rama: Të kujt janë paratë e lobimit të PD-së në SHBA?
Kontrata 6 milionë dollarëshe e PD-së për lobim në SHBA u bë sërish kryefjalë e takimeve elektorale të Edi Ramës.
Nga takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, kreu i PS-së i shigjetoi rivalët e tij, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë që do të paguhen në 3 vite për rregullimin e imazhit të PD.Sipas shefit të qeverisë, lobimi i PD-së është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa.
”Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, baraz me 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve. Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të luftojnë për Shqipërinë. Të hedhin 6 milionë, por garant duan Partinë Demokratike. Kjo është histori më vete”, tha Rama. -

Kontrata e lobimit në SHBA/ Gazetari: Heshtja e gjatë e PD ngre hije dyshimi
Kontrata e lobimit të PD në SHBA, ka qenë një nga pikat e diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.
I ftuar në studio gazetari Flogert Muça tha se për sa kohë kontrata është publikuar në “FARA” nuk ka shumë vend për ta komentuar juridikisht, por moralisht ngre disa hije dyshimi.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Kontrata e lobimit të PD, Berisha ka folur sot, si tu duk?
Muça: Unë shpalll moskompetencën time pë të analizuar nga ana ligjore kontratën. Për sa kohë ajo është publikuar në FARA unë mendoj se jam jo kompetent për ta analizuar. Ajo që më kërcet është se pse kjo konrtratë e firmosur në datë 4 nuk u publikua nga vetë opozita. Pra t’i bën një kontratë që mund të dalë në FARA para datës së zgjedhjeve, dhe t’i për të bërë transparencë dil dhe thuaj ne firmosëm kontratë, ne jemi përfituesit. Mundesa e saj është dyshimi i parë. Dyshimi i dytë është reagimi i PD pasi doli, një sqarim i thatë, një urdhër që mos flisni për këtë temë, ngre dyshime se pse nuk duhet folur.
Borakaj: Kishte urdhër?
Muça: Po.
Hoxha: Jo urdhër, por një lloj direkteve. Rastisi që publikimi i kësaj kontrate të vinte para shkëputjes dy ditë të zotit Berisha në PPE. Mungesa e zotit Berisha solli një stepje nga ana e demokratëve.
Muça: Kjo e ka amplifikaur dyshimin. Në kuptimin politik, kur ti flet për një qeveri të korruptuar kërcet shifra 6 milionë. Dje thoje s’kemi vulë, nuk kemi para, paskan qenë patriotët atje, pse dolën tani. Edhe kjo historia që krijohet fondacioni një javë para, pas një jave lidhjet marrëveshja, e çuditshme shpejtësia me të cilën veprohet. Po t’i pyesësh demorkatët ku të thuhet se ju keni lidhur kontratën, këta nuk e pranojnë. Ka një lloj paqartësie brenda PD, për shkak se s’kishte folur akoma Doktori. Kjo erdhi në një moment tjetër që është problem në sprintin final të fushatës. Reagon Richard Grenell që e kishte publikuar edhe pronari i Drejtorit të Komunikimit të PD. Pra reagoi Grenell e bëri repost djali i presidentit të SHBA dhe Lela e fshiu. Pra në këtë moment përgënjeshtron famija e Trump dhe nga ana tjetër ndodh ky lobim i paqartë. Në momentin që duhet të ishte ajo shtytja finale kanë pësuar një staniacion, ka 3-4 ditë që nuk po lëvizin. -

“Fushata e PD-së u shemb nga kontrata e lobimit”, Minxhozi godet fort Berishën: Në shërbim të një halli familjar sesa..
Analisti Skënder Minxhozi thotë se kontrata e lobimit të PD me vlerë 6 milionë dollarë, ia ka shkatërruar kësaj force politike, fushatën në terren.
Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se heqja e non gratës, nuk i jep Berishës fitoren në zgjedhje.
“Shifra, për mendimin tim ia ka shkatërruar fushatën në terren. Pas 12 vitesh në opozitë, gjen 6 milionë dollarë për fatin e doktorit. Edhe qëllimi thellësisht familjar i Berishës për të hequr damkën. Nuk shohin që distanca është dsyshifore, është e palëvizur. Është e tmershme. Unë do të thoja që 2021, sepse 2021 do e kujtojmë gjatë si një rezultati jashtëzakonshëm i PD dhe LSI. Mos të ishte ai kod zgjedhor, Ramën e rrëzonin. Doktori ka shumë kohë, përpiqet të ketë diçka amerikane me veten. Pas 5 nëntorit ka dashur një dëshmi, një objekt. Donte di☼ka nga Shtëpia e Bardhe dhe gjeti LaCivita. Por nuk mund të jetë i punësuari, më i rëndësishëm se punëdhënësi”, theksoi ai. -

Rezoluta e PPE, Berisha: Prokuroria të hetojë tani krimin zgjedhor. Kontrata e lobimit me SHBA, s’ka të bëjë me 11 Majin
Sali Berisha doli këtë pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku bëri thirrje që Prokuroria të hetojë para 11 majit krimin zgjedhor. Berisha theksoi se dje në Valencia e Spanjës, kongresi i PPE miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.
”Kjo rezolutë e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian. E rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër. PPE i bën thirrje për veprim BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror, blerjen e votës dhe manipulimin zgjedhor. Prokuroria duhet të hetojë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë”, tha Berisha.Sipas kreut të selisë blu, PPE gjithashtu i bën thirrje OSBE-ODIHR-it të dërgojnë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë, të dokumentojnë abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare. Kongresi i PPE që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera.
Sakaq Berisha u pyet edhe për kontratën e bujshme të lobimit me SHBA-në. ”Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me të tjerat. Ka qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e problematikës së realitetit shqiptar në administratën amerikane. Pa u mbyll kutia e fundit, numëruar më saktë, nuk mund të shpallë fitore. Kontrata e lobimit nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Nuk është 6 mln euro apo shifër ekzakte, është çështje e gjatë dhe teknike sipas afateve. Nuk është si historia e gruas së Bilalit, është transparente, i financuar nga patriotë shqiptarë”,-tha Berisha. -

Berisha flet për herë të parë për kontratën e lobimit 6 mln dollarë për non grata: Nuk është vetëm për PD, por për shqiptarët
Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për kontratë e lobimit në SHBA për non grata, me vlerë 6 milionë dollarë.
“Kontrata është publikuar plotësisht, është për qëllimet dhe kauzat e drejta të PD. Pra në tërësi për marrëdhëniet midis PD, Shqipërisë dhe SHBA pasi… në fakt kjo kontratë nuk është vetëm për PD, por për çdo shqiptar, se McGonigal do ta marrë me vete Ramën… “, tha ai.
Ndërsa më herët u kishte kërkuar demokratëve që të mos flisnin për këtë temë, i pyetur mbi këtë ‘urdhër’ Berisha u shpreh: Nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve për kontratën, e vërteta e kontratës që u ka djegur kaq shumë Ramës, dhe autor aleatëve të tij të paguar, zyrtarëve të krimit, unë përkundrazi do të doja që këto t’u përsëriteshin, por përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët shqiptar nuk më pëlqen. Unë kam katër muaj që dal para jush për program, ndërsa Rama nuk ka program”, tha ai.
Pse nuk e bëri publike para se të dilte në media?
“Sepse nuk ishte një kontratë e PD, ishte fondacioni. Noka ka firmosur që pranon shërbimin”, tha ai.Top Channel
-

“Kontrata e lobimit, turp e maskaradë”/ Mahmutaj: Berisha kërkon të heqë njollën që DASH ia ka vënë me të drejtë
Gazetari Fatos Mahumtaj thotë se kontrata e lobimit të PD në SHBA, është turp e maskaradë. Në një intervistë, Mahumtaj u shpreh se Berisha kërkon të heqë non gratën që DASH ia ka vënë me të drejtë.
“Është një kontratë turpi, për të hequr një njollë që me të drejtë, DASH ia ka vënë. Berisha ka kryer vepra penale në shtetin shqiptar. DASH nuk mund ta kapërdinte këtë lloj maskarade. Berisha nuk po tërhiqej nga politika, DASH u detyrua ta shpallë non grata. 6 milionë dollarë nuk janë para xhepi. Berisha gënjen vetveten. Kjo është vërtet një maskaradë turpi. Nëse Berisha mendon se kjo non grata është e padrejtë, nuk pse te blesh drejtësinë me 6 milionë dollarë”, theksoi ai. -

Kontrata 6 mln dollarëshe e lobimit të PD, Topalli i shmanget pyetjes: Detyra ime ka qenë krejt tjetër
Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli iu shmang sot (30 prill) përgjigjes shteruese për pyetjen rreth kontratës së lobimit 6 mln dollarë, me kompaninë amerikane “Continental” në SHBA nga selia blu.
Ish-kryeparlamentarja demokrate, që do jetë deputete e parlamentit të ardhshëm nga listat e sigurta të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, e komentoi shkurt dhe formalisht çështjen, duke dhënë një përgjigje më shumë sesa diplomatike.
“Si përfaqësuese e PD-së për Diasporën, a keni dijeni për kontratën e lobimit me kompaninë amerikane, duke qenë se garant për kontratën ka dalë pikërisht një shqiptar i diasporës, Nuredin Seçi, a keni dijeni se nga vijnë këto para, sili është burimi i financimit dhe çfarë është ky fondacion “Make Albania Great Again”, ishte pyetja nga gazetari në sallë.
Teksa Topalli u përgjigj:
“Detyra ime ka qenë krejt tjetër, ndërkohë që Partia Demokratike e ka sqaruar këtë çështje”.Në këtë mënyrë ajo ka zbatuar edhe urdhrin e lëshuar nga kryetari Sali Berisha, që të mos bënin deklarata publike apo në media në lidhje me kontratën e lobimit. -

Kontrata e lobimit të PD në “skaner”, ekspertët analizojnë marrëveshjen 6 milionë dollarëshe me kompaninë amerikane
Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin e denoncuesve të shkeljeve zgjedhore ka probleme si në kuadrin ligjor, politik por dhe në atë moral.
“Në aspektin ligjor firmosja e kësaj kontrate në muajin e fushatës, sigurisht që përbën një arsye të madhe për të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat janë futur tashmë në hetim të saj dhe sigurisht i duhet lënë drejtësisë për të kuptuar çdo ndodh më tej. Ajo që nuk qëndron moralisht në këtë transaksion dhe kontratë është që Berisha ka humbur të drejtën për të vizituar SHBA, ka marr non gratën si njeri që ka konsumuar akt korruptiv dhe dukshëm PD e lideri i saj ka shkuar në të njëjtën linjë që është akuzuar për të hequr non gratën”, u shpreh Migen Qiranxhi.
Për ish kreun e KQZ, Kristaq Kumen rasti nuk lidhet me PD si subjekt zgjedhor, por me veprimtarinë partiake.
“Gjykimi nuk duhet të bëhet referuar kodit zgjedhor, por ligjit të partive politike, nenit 21 ku thuhet se lejohen financime nga jashtë kur bëhen nga parti apo fondacione politike. Të verifikohet nëse është ai fondacion politik po apo jo? Nëse është jemi brenda ligjit”, tha ish kreu i KQZ.
Financimi 6 milion dollarësh e ka bërë çështjen edhe më të zëshme ku ka përplasje mendimesh.
“Se çfarë vlere ka mbështetja financiare 5 lek, 5 milionë apo 6 milionë dollarë nuk kufizohet në ligjin për partitë. Ka kufizime për financim vetëm për zgjedhje në fushata elektorale”, shtoi Kume.
“Sigurisht që shuma të tilla parash të cilat vijnë në fushata është problematike në krijimin e avantazheve. Në fillim deklarohet për një fondacion të ngritur rishtaz kur e dimë sa kohë e gjatë duhet për tu krijuar e më pas të alokojë shifra të cilat kam përshtypjen janë rekord sa i përket fushatave të lobimit”, tha Qirnxhi.
Lobimi duket se bashkon sërish Bashën me Berishën.
“Jemi në të njëjtat kushte me Bashën, u hetua si gjë dhe u mbyll”, tha Kume
Por Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim sot kur është në rrethana të ngjashme me ish të besuarin e tij, të cilit i kërkonte llogari për 500 mijë dollarët për mbështetje ndërkombëtare, ndonëse shpenzimet e tij arrijnë 12 herë më shumë.
“Mungesë totale përgjegjshmërie se së pari është i detyruar të thotë ku i gjeti paratë?”, përfundoi ish kreu i KQZ.Top Channel
-

“11 maji, beteja e fundit e Berishës”/ Kreshnik Spahiu: SHBA nuk blihet as me 6 mld dollarë! Të sjellin FBI-në dhe…
Juristi Kreshnik Spahiu tha se kontrata e lobimit të PD-së me aleatët e saj politikë me vlerë 6 mln dollarë me kompaninë amerikane ‘Continental’ për t’i pastruar imazhin Sali Berishës ka hije dyshimi dhe paligjshmëri që duhen hetuar dhe do hetohen, si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.
I ftuar sot në emisionin “Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ai tha se edhe KQZ-ja duhet të kishte reaguar menjëherë pas publikimit të kësaj kontrate për të bërë transparencën, teksa është i sigurt se është shkelur ligji i financimeve për disa arsye, duke i shpjeguar edhe në terma jurisprudence, referuar edhe Kodit Elektoral.
“Kam punuar me disa organizata joqeveritare, kam punuar disa vite me Transparency International, në lidhje për transparencën e financimit të partive politike, që cilësohet si një nga çështjet më kryesore, pasi pengmarrjet e shtetit realizohen gjatë financimit të fushatave elektorale. Ai që jep para para zgjedhjeve, i jep për një arsye. Pra një person me profesionin elektricist në SHBA ka dalë garant për 6 mln dollarë, për një parti politike. Çfarë interesi ka ai? Ka budalla që e beson që një njeri të japë pa interes vetjak, për partinë dhe jo më për Shqipërinë, 6 mln dollarë?!
Ka një kuadër ligjor se si financohen partitë politike, korniza ligjore dhe limite financiare. Ky limit është 1 mln lekë të reja, e çdo person që e kalon këtë si person fizik apo subjekt, nuk mundet ta kalojë këtë limit. Ndryshe konsiderohet i paligjshëm, ndaj janë vendosur këto barriera, që të mos abuzohet më pas, të mos blihet. Se nëse PD vjen në pushtet, të mos jetë peng e elektricistit në fjalë. Ndaj merren peng partitë politike pas zgjedhjeve nga oligarkët”, u shpreh juristi.
Sipas tij, kjo është kontrata e tretë e PD-së, tani kemi një tjetër kontratë, por kemi dhe barrierën ligjore.
“Ka tre kufizime: Persona juridik të huaj s’mund të financojnë në Shqipëri. Nëse është donacion, duhet të tregohet lista e të gjithë donatorëve, sepse në Shqipëri nuk mund të bëhet. Kufiri 1 mln lekë të reja dhe tjetra, buxheti i shtetit, që donacioni s’mund ta kalojë 10% të buxhetit të shtetit. Por unë kam një dyshim se janë para të pista, pavarësisht se thuhet se janë për patriotizëm.Problemi është juridik këtu, dhe ai ligjor në SHBA. Atje është deklaruar kontrata ligjërisht, por sigurisht nuk janë deklaruar të gjitha fondet, pasi është paguar vetëm kësti i parë. Nëse PD s’do kishte futur elektricistin Nuredin Seci si garant, s’do kishte probleme, pra nëse do i bënte nga banka private në Shqipëri, psh., 750 mijë euro të KQZ t’i kalonte në SHBA, do ishte ligjore. Pra janë dashur financime ekstra për kontratën e lobimit në SHBA”, shprehet Spahiu.
Ai i bën edhe një paralelizëm si një procedurë penale me raste të ngjashme. Dhe këtu kujtoi rastet e lobimit të Ilir Metës, i cili sot është në burg dhe Lulzim Bashës që u hetua dhe akuzua, teksa aktualisht lakohet edhe çështja e Ramës me McGonigal.
Spahiu tha se Amerika ‘nuk të fal për këto raste lobimi’ dhe precedentët janë, ndaj edhe me rastin e Berishës besonte se do ndiqet e njëjta praktikë ligjore dhe penale në të dy vendet.
“Ne jemi marrë me të katra kontratat e lobimit në SHBA dhe të gjitha janë bërë objekt i hetimit atje. Pra u bë Basha, Meta, po bëhet Rama me McGonigal dhe tani Berisha. Pra ata hetojnë dhe të dërgojnë FBI-në, nuk është e mundur të blihen SHBA-të as me 6 mln, as me 60, as me 600 dhe as me 6 mld dollarë!”, u shpreh ai.
Spahiu tha se nuk ishte eligjshme që të ketë ndikim të huaj apoinfluencim në zgjedhje, qoftë me financime e në shkelje të ligjit.
“Po arrestohen njerëz për 50 euro për blerje vote, po për 6 mln dollarë financim? Sepse mund të influencojë edhe rezultatin e zgjedhjeve, kjo është shkelje. A mund të ketë ndikim kjo edhe të Shtëpia e Bardhë. Po Arlind Qori çfarë taksirati ka të përballet me këta që harxhojnë lekë. Po nëse DASH del e mbështet Ramën në zgjedhje, a është influencë në zgjedhje, po, unë mendoj se është. E njëjta gjë me Berishën nëse del Shtëpia e Bardhë. Ndaj nuk lejohet ndërhyrja e enteve të huaja me ligj. Nëse vijnë njerëzit e huaj e vijën e bëjnë fushatë këtu, këtu pastaj s’ka garë. Ne duhet t’i kërkojmë falje atij fshatarit për 50 euro, për miellin apo vajin e ullirit, në krahasim me palën tjetër”, nënvizoi ai për Report Tv.
Për Spahiun, KQZ duhet të kishte reaguar publikisht, teksa shpjegoi se sa rrezikojnë të implikuarit në kontratë. Spahiu hodhi edhe dyshimin se kryetarët e partive aleate të PD-së nuk dinë gjë për këtë kontratë dhe që mund të jetë një shkelje tjetër.
“Unë ndaj mendimin se KQZ duhet të ndërhyjë apo duhet të ndërhynte. Në momentin që kishte kontratë 6 mln dollarë, duhet t’i thoshte partisë politike se kishin kaluar limitet dhe shkelur ligjin. KQZ duhet të ndërhynte, pra duhet të reagonte për kontratën 6 mln dollarë. Kjo parashikon 6 muaj deri në 2 vjet heqje lirie për një shkelje të tillë penale. Përgjegjësia penale nuk është vetëm e personit që firomos kontratën, sepse në këtë rast Flamur Noka ka firmosur për të 25 aleatët e PD-së. Por a kanë dijeni këta 25 kryetarët e partive për këtë kontratë lobimi? Ai që po hetohet tani nga SPAK nuk është sekretari i Partisë së Lirisë, por kryetari i PL-së, Ilir Meta dhe jo për deklarim, por për shifrën, se është mashtruar me shumën përlobim në SHBA, që është tre herë më e vogël nga e deklaruara. E njëjta gjë edhe me Bashën, pavarësisht se prokuroria bëri interpretimin juridik dhe pushoi çështjen”, vijoi ai.
Analisti shtoi se së shpejti do ketë reagime të tjera dhe veprime ligjore, duke sjellë në vëmendje se nuk ka dalë ende në pah kontrata e firmosur me konsulentin dhelobuesin Chris LaCivita, që do ishte një tjetër lajm i bujshëm.
“Tani presim edhe zbardhjen e kontratës me Chris LaCivitën. Pritet të zbardhet edhe kontrata që është firmosur me LaCivita. E çuditshme se si një qytetar amerikan, se nuk është as zyrtar, i jepet mikrofoni në fushatë elektorale, e nxjerr në publik, pavarësisht se çfarë është ai, e unë mendoj se nuk është vetëm çështja e kontratës së lobimit, por ka edhe të tjera. Sot diskutohet se Berisha përdori PD-në dhe Aleancën Shqipëria Madhështore, e që ato nuk kanë dijeni, pra përdor këto parti madhështore. Po jep para për të pastruar imazhin e tij, implikon partinë me faturë financiare dhe kjo është çështje tjetër”, tha ai.
Por a e ndryshojnë financimet situatën elektorale në Shqipëri?
“Jo 6 mln, por edhe 60 miliardë të hidhen, unë mendoj se nuk ndryshon situata, se elektorati e ka ndarë mendjen. Elektorati i PD-së psh., aktualisht e ka vendosur, e ka treguar edhe herë të tjera, edhe kur u shpall non grata nga SHBA. Berisha e ka trenin e fundit edhe për shkak të moshës, ai nuk ka sfidë izolimin amerikan, sepse edhe nëse thyhet këto ditë, nuk ndikon aspak. Ai ka sfidë vetëm 11 majin. Sepse nuk mund të jetë më faktor pas 4 vitesh po humbi, ndaj kjo është edhe beteja e fundit e tij”, tha Spahiu.K