Tag: lobimit

  • Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë bërë falsifikime

    Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë bërë falsifikime

    Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emision  nxorri disa fatura për lobimin e LSI-së në SHBA gati 9 vite më parë, duke akuzuar SPAK se ka bërë falsifikime, për të ngritur akuzën kundër ish-presidentit Ilir Meta.
    “SPAKU-u është totalisht i kapur nga krimi i organizuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës na thanë se si janë pastruar këtu miliardat e pesove ose milionat e dollarëve që kanë ardhur nëpërmjet investitorëve strategjikë. Më pas të jeni të bindur që edhe ofshorët e inceneratorit ne e dimë shumë mirë dhe një nga arsyet e çështjes kundër nesh ka qenë çështja e inceneratorit, denoncimi që bëmë ne për inceneratorin.
    SPAK-u shpërndau lajmi sikur kishin ardhur prova të reja. Nuk janë prova të reja, por është një zbardhje e akuzës së lobimit. SPAK pretendon që kushëriri i Monika Kryemadhit, Adrian Shatku, me kompaninë Unifi në Nju Jork, ka paguar në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
    Unë dua të them personit që ua ka lexuar, sepse jam e bindur që prokurori i çështjes nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka lexuar të dy rastet që vijnë prokurorët në çështje.
    Po ta shikoni, kjo është letër-porosia që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pretendimet e SPAK që thonë provat e reja, nuk është se janë prova të reja.
    Në numrin e llogarisë bankare të GSIS kanë dalë vetëm tre pagesa të LSI-së, aq sa çka deklaruar LSI në KQZ.
    Unifi është kompania që më ka prezantuar mua, pra është kushëriri im, pronari i kësaj, i cili vazhdon punon sot.
    Asnjë faturë e Unifi nuk përputhet me numrin e faturës së lëshuar për LSI-në dhe datën e pagesës që është bërë.
    Kjo është falsifikim dhe jo një gabim”- tha Kryemadhi.

  • Paradoksi/ Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

    Paradoksi/ Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

    Me urdhër të Kryeministrit, qeveria ka propozuar për konsultim një projektligj për legalizimin e lobimit në Shqipëri, por ndryshe nga modelet në BE dhe SHBA, parashikon që t’i mbajë sekret fitimet dhe shpenzimet e lobuesve
    Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj përmes së cilit synon që të legalizojë lobimin në Shqipëri si dhe të krijojë një regjistër të lobuesve. Projektligji është produkt i një grupi pune të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në korrik të këtij viti dhe drafti është propozuar nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
    Drafti përmban 32 nene dhe parashikon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucionin përgjegjës për regjistrin e lobuesve dhe aktivitetet e lidhura me ta.
    Në relacionin që shoqëron projektligjin premtohet transparencë dhe llogaridhënie. Por ligji në vetvete propozon fshehjen e të dhënave thelbësore për transparencën, përfshi fitimet e lobuesve dhe shpenzimet e tyre. Neni 11 i draftit parashikon ndër të tjera se ndërsa publikohet emri i lobuesit dhe të lobuarit, “kopjet e kontratave të lobimit, duke përfshirë periudhën dhe shpërblimin” si dhe “deklaratat periodike mbi buxhetin dhe shumat e shpenzuara për lobim” mbahen sekret.
    “Të dhënat e parashikuara në pikën 3 të këtij neni mund të përdoren nga KDIMDP vetëm për qëllime verifikimi, kontrolli, raportimi statistikor ose bashkëpunimi institucional, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sekretet tregtare,” thuhet në të njëjtin nen.
    Në relacion pretendohet që drafti është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, por ky i fundit kërkon raportime të qarta të shpenzimeve dhe përfitimeve nga lobimi. Ngjashëm, SHBA publikon të plota të dhënat financiare dhe kontratat e lobuesve me palë të treta.
    Në relacion nuk ka një shpjegim mbi zgjedhjen e Komisionerit si institucion për menaxhimin e lobimit dhe regjistrit të lobuesve dhe as për kapacitetet që do të duhen ngritur. Ndërkohë në vende anëtare të BE-së si Gjermania apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontrolli i lobimit bëhet nga vetë ligjvënësit.
    Bashkimi Evropian ka një Sekretariat të posaçëm mes Parlamentit dhe Komisionit Evropian, në SHBA lobuesit raportojnë dhe regjistrohen në zyra të posaçme në Kongres dhe Senat dhe Bundestagu kontrollon lobimin në Gjermani. Vende të tjera ia kanë besuar këtë proces institucioneve të posaçme të specializuara kundër korrupsionit.
    Ligji po ashtu parashikon një afat minimal për ish-zyrtarët, që pasi lënë detyrën, përfshihen në lobim. Sipas draftit, atyre u ndalohet lobimi për dy vjet vetëm në fushat e përgjegjësisë dhe institucionet në varësi.
    Përtej kësaj, relacioni është kontradiktor. Në të thuhet se “Ky dokument shënon një nga pikët hyrëse të grupkapitullit “Themeloret” në kuadrin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, por njëkohësisht edhe që “ky projektligj nuk synon përafrim me acquis”.
    Lobimi përkufizohet si një përpjekje e organizuar e grupeve të interesit, si bizneset, sindikatat, apo OJQ-të, për të ndikuar dhe bindur zyrtarët e qeverisë ose ligjvënësit për çështje të caktuara. Qëllimi është të sigurojnë që vendimet politike dhe ligjet e reja të jenë në favor të kauzës ose interesave të tyre specifike.
    Në Shqipëri nuk ka pasur deri tani rregullime për këtë fushë, megjithatë raporte të organizatave ndërkombëtare dhe investigime kanë gjetur një sërë rastesh të të ashtuquajturave ligje me porosi./BIRN

  • Modeli alla-shqiptar/ Rama do legalizojë lobimin, por kontratat e pagesave do i mbajë sekret

    Modeli alla-shqiptar/ Rama do legalizojë lobimin, por kontratat e pagesave do i mbajë sekret

    Me urdhër të Kryeministrit, qeveria ka propozuar për konsultim një projektligj për legalizimin e lobimit në Shqipëri, por ndryshe nga modelet në BE dhe SHBA, parashikon që t’i mbajë sekret fitimet dhe shpenzimet e lobuesve.

    BIRN

    Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj përmes së cilit synon që të legalizojë lobimin në Shqipëri si dhe të krijojë një regjistër të lobuesve. Projektligji është produkt i një grupi pune të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në korrik të këtij viti dhe drafti është propozuar nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

    Drafti përmban 32 nene dhe parashikon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucionin përgjegjës për regjistrin e lobuesve dhe aktivitetet e lidhura me ta.

    Në relacionin që shoqëron projektligjin premtohet transparencë dhe llogaridhënie. Por ligji në vetvete propozon fshehjen e të dhënave thelbësore për transparencën, përfshi fitimet e lobuesve dhe shpenzimet e tyre. Neni 11 i draftit parashikon ndër të tjera se ndërsa publikohet emri i lobuesit dhe të lobuarit, “kopjet e kontratave të lobimit, duke përfshirë periudhën dhe shpërblimin” si dhe “deklaratat periodike mbi buxhetin dhe shumat e shpenzuara për lobim” mbahen sekret.

    “Të dhënat e parashikuara në pikën 3 të këtij neni mund të përdoren nga KDIMDP vetëm për qëllime verifikimi, kontrolli, raportimi statistikor ose bashkëpunimi institucional, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sekretet tregtare,” thuhet në të njëjtin nen.

    Në relacion pretendohet që drafti është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, por ky i fundit kërkon raportime të qarta të shpenzimeve dhe përfitimeve nga lobimi. Ngjashëm, SHBA publikon të plota të dhënat financiare dhe kontratat e lobuesve me palë të treta.

    Në relacion nuk ka një shpjegim mbi zgjedhjen e Komisionerit si institucion për menaxhimin e lobimit dhe regjistrit të lobuesve dhe as për kapacitetet që do të duhen ngritur. Ndërkohë në vende anëtare të BE-së si Gjermania apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontrolli i lobimit bëhet nga vetë ligjvënësit.

    Bashkimi Evropian ka një Sekretariat të posaçëm mes Parlamentit dhe Komisionit Evropian, në SHBA lobuesit raportojnë dhe regjistrohen në zyra të posaçme në Kongres dhe Senat dhe Bundestagu kontrollon lobimin në Gjermani. Vende të tjera ia kanë besuar këtë proces institucioneve të posaçme të specializuara kundër korrupsionit.

    Ligji po ashtu parashikon një afat minimal për ish-zyrtarët, që pasi lënë detyrën, përfshihen në lobim. Sipas draftit, atyre u ndalohet lobimi për dy vjet vetëm në fushat e përgjegjësisë dhe institucionet në varësi.

    Përtej kësaj, relacioni është kontradiktor. Në të thuhet se “Ky dokument shënon një nga pikët hyrëse të grupkapitullit “Themeloret” në kuadrin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, por njëkohësisht edhe që “ky projektligj nuk synon përafrim me acquis”.

    Lobimi përkufizohet si një përpjekje e organizuar e grupeve të interesit, si bizneset, sindikatat, apo OJQ-të, për të ndikuar dhe bindur zyrtarët e qeverisë ose ligjvënësit për çështje të caktuara. Qëllimi është të sigurojnë që vendimet politike dhe ligjet e reja të jenë në favor të kauzës ose interesave të tyre specifike.

    Në Shqipëri nuk ka pasur deri tani rregullime për këtë fushë, megjithatë raporte të organizatave ndërkombëtare dhe investigime kanë gjetur një sërë rastesh të të ashtuquajturave ligje me porosi.

  • Lobimi në institucionet shtetërore, qeveria hedh për konsultim publik projektligjin

    Lobimi në institucionet shtetërore, qeveria hedh për konsultim publik projektligjin

    Qeveria do të rregullojë lobimin me ligj. Projektligji është publikuar për konsultim publik ndërsa pasqyrohen rregulla të qarta se si do të zhvillohet lobimi pranë institucioneve shtetërore. Ky draft i qeverisë ka qëllim rritjen e transparencës ndërsa synon të parandalojë lobimet e fshehta apo korruptive në politikë.
    Në draft theksohet se lobimi do të mund të ushtrohet nga persona fizikë ose juridikë të cilët do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm, i cili do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
    Megjithatë, çdo përson ka detyrimin që ta bëjnë publik qëllimin e lobimit dhe subjektin.

    “Kontrata për lobim përmban, të dhënat identifikuese të palëve kontraktuese, objektin e lobimit, përfshirë përshkrimin e çështjes, fushën dhe qëllimin, afatin dhe mënyrën e ushtrimit të aktivitetit të lobimit, shumën e shpërblimit dhe mënyrën e pagesës, si dhe çdo kontribut tjetër financiar ose në natyrë, deklaratën e lobistit ose të përfaqësuesit të personit juridik mbi mungesën e konfliktit të interest si dhe identitetin e çdo subjekti të tretë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të lobimit.”
    Po ashtu ligji parashikon edhe masa apo sanksione administrative në rast shkeljesh me vlerat nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.
    Drafti vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Gjithashtu theksohet se përjashtohen nga lobimi individët të cilët janë dënuar për vepra penale të renda, kanë detyrime tatimore të pashlyera apo janë në proces falimetimi e likujdimi.
    “Lobistët ndalohen të përdorin forma ndikimi të paligjshme ose korruptive.Personat e dënuar për korrupsion, pastrim parash, mashtrim apo vepra të tjera të rënda penale nuk mund të ushtrojnë lobim për një periudhë 5-vjeçare nga mbarimi i dënimi, kur konsiderohen të rehabilituar.”
    Ligji ndalon lobimin në përfaqësim të shteteve ose institucioneve të huaja kur kjo bie ndesh me interesin publik, sigurinë kombëtare apo ligjet për financimin politik.
    Ky projektligj ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.

  • Qeveria propozon pr/ligjin për lobimin: Çdo kontakt, kontratë apo shpenzim do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm

    Qeveria propozon pr/ligjin për lobimin: Çdo kontakt, kontratë apo shpenzim do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm

    Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-sëpër Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”.
    Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.

    Përcaktohet një kuadër i qartërregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.

    Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.

    Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit
    Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
    Projektligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.
    Miratimi i këtij projektligji do ta pozicionojë vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.

  • Propozohet projekt-ligjin “Për Lobimin”! Rama vendos “rregulla për korrupsionin”

    Propozohet projekt-ligjin “Për Lobimin”! Rama vendos “rregulla për korrupsionin”

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Qeveria ka hartuar një projekt ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë. Qeveria njofton se në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    NJOFTIMI:
    Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.
    Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-së për Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”.
    Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    Përcaktohet qartë një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.
    Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.
    Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
    Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.
    Miratimi i këtij projektligji do ta pozicionojë vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.

  • Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

    Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

  • Drafti i ri, lobistët në Shqipëri afat 6 muaj për të deklaruar burimet financiare dhe shpenzimet. Qeveria: Regjistër publik për kontaktet dhe kontratat

    Drafti i ri, lobistët në Shqipëri afat 6 muaj për të deklaruar burimet financiare dhe shpenzimet. Qeveria: Regjistër publik për kontaktet dhe kontratat

    Qeveria ka hartuar një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.

    Sipas qeverisë, projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikë-bërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    “Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike
    Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.
    Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-së për Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”.
    Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikë-bërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    Përcaktohet qartë një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.
    Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.
    Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit
    Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
    Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.
    Miratimi i këtij projektligji do ta pozicionojë vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.”

    Top Channel

  • ‘Instrument i ri për transparencë’, Qeveria propozon projekt-ligjin “Për Lobimin”

    ‘Instrument i ri për transparencë’, Qeveria propozon projekt-ligjin “Për Lobimin”

    Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.
    Në njoftimin e Kryeministrisë sqarohet se iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-së për Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”.
    Gjithashtu theksohet se projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
    Njoftimi:
    Përcaktohet qartë një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.
    Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.
    Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
    Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
    Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.

  • Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

    Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

    Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u mundua ta kapitalizonte duke tentuar edhe marrjen e një vize të përkohshme. Por planet nuk dolën siç nisën dhe nga një kontratë për të promovuar politikat e PD, tashmë duket se është kthyer në një instrument për të tentuar heqjen e non gratës së kryetarit.
    Kompanisë së pajtuar për të ofruar këto shërbime iu kërkua fillimisht që të avokonte në Departamentin Amerikan të Shtetit aksionin politik të PD, përfshirë edhe akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Të paktën këto ishin fjalët e shkruara në kontratën e firmosur me vlerë totale 6 milionë dollarë.
    “Kompania bie dakord t’i ofrojë klientit shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh:
    •             Krijimin e marrëdhënieve me palë kyçe të interesit në degët ekzekutive dhe legjislative, për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
    •             Ofrimin e mbështetjes për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare, në përputhje me marrëdhëniet SHBA–Shqipëri.
    •             Përdorimin e përvojës së gjerë në marrëdhënie qeveritare, avokim politik, shërbime ligjore dhe angazhim me palët e interesuara, të përafruara me objektivat e Partisë Demokratike”, thuhet në kontratë.
    Me përfundimin e zgjedhjeve dhe humbjen e tyre, demokratët duket se e ndryshuan edhe objektin e kontratës, duke zyrtarizuar atë që gjerësisht mendohej se ishte synimi kryesor por i pashpallur i këtij lobimi. Duke qenë se ajo ishte me afat dy vjeçar, dhe pagesat disbursoheshin me këste tre mujore. Fillimisht u mendua se bashkëpunimi mund të ndërpritej në përfundim të muajt qershor, por PD e rinovoi atë, këtë herë me një fokus tjetër, kërkesë direkte Marco Rubios për t’i hequr non gratën Sali Berishës.
     “Shpallja ‘non grata’ e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ka qenë e motivuar politikisht, pa bazë faktike, ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme të SHBA dhe ka kontribuar në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një ‘narco-shtet’. Duke qenë se demokracia shqiptare është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë e SHBA-së në rajon”, thuhet në letrën drejtuar Rubios.
    Nga muaj prill e deri më tani, kompania Continental Strategy  i është drejtuar 13 herë Departamentit Amerikan të Shtetit me dokumente informuese, ku shpreh qëndrime publike nga të cilat mbi 10 të tilla lidhen vetëm me çështjen e shpalljes non grata të Sali Berishës. Deri më tani nga DASH nuk ka asnjë vendim publik që mund të impaktojë heqjen e non gratës, por një reagim ka nga SPAK i cili zyrtarisht ka nisur verifikimin e kësaj kontrata dhe fondet për financimin e saj.