Tag: lobimi

  • Lobimi i PD në SHBA, Rama: Bufi thotë se 7×7 bëjnë 6 milionë, por paratë të kujt janë?

    Lobimi i PD në SHBA, Rama: Bufi thotë se 7×7 bëjnë 6 milionë, por paratë të kujt janë?

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Burrel.
    Rama u ndal edhe te kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit të PD në SHBA, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë.
    “Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve. Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të luftojnë për Shqipërinë. Të hedhin 6 milionë, por garant duan Partinë Demokratike. Megjithatë, kjo është histori më vete. Është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa, jam i sigurt për këtë”, theksoi ai.

  • Lobimi 6 mln dollarësh, analisti: Padrejtësia e ‘non gratës’ që pretendon Berisha s’mund të zgjidhet me një korrupsion më të madh

    Lobimi 6 mln dollarësh, analisti: Padrejtësia e ‘non gratës’ që pretendon Berisha s’mund të zgjidhet me një korrupsion më të madh

    “Problemi i kontratës së lobimi 10 ditë para zgjedhjeve përveçse është një problem që i takon drejtësisë për ta zgjidhur. Është edhe politik që do të duhet ta vlerësojnë njerëzit. Por në gjykimin tim është edhe problemi moral i PD, e cila në kohët e fundit ka pasur mjaft probleme me të vërtetën.
    Një parti që synon pushtetin, opozitë që synon një maxhorancë të korruptuar duhet të jetë e vërtetë dhe të ketë kauzë morale, të cilën PD e Berishës edhe me këtë kontratë lobimi vërteton të kundërtën. PD pretendon se s’ka probleme me SHBA, se non grata e Berishës ka rënë ndërkohë që i duhet të marrë një avokat për hallin personal të Berishës.
    Se aty nuk bëhet fjalë për çështjen e non gratës dhe vizitës së mundshme të Berishës pak ditë para zgjedhjeve, por bëhet për këtë person dhe jo problematikën e PD si parti në vetvete.”, u shpreh analisti.
    Sipas tij, kontrata lidhet drejtpërdrejt me Sali Berishën dhe hallin personal të tij, non gratën nga SHBA. Ai thotë se PD ndodhet në këtë ngërç vetëm prej shkakut të Berishës.
    “Kjo është një kontratë që ka lidhej thellësisht me Berishën. PD pa Sali Berishën në krye dhe hallin personal të tij s’do të kishte asnjë problem qoftë me SHBA, BE dhe Britaninë. Pra është Berisha që e ka futur në këtë ngërç PD. Nëse PD ka pretenduar se shpallja  non grata është çështje lobimi, kjo lloj padrejtësie dhe amoraliteti s’mund të zgjidhet me një korrupsion edhe më të madh.
    Se do të dalë nesër edhe një tjetër i shpallur non grata, fjala vjen si Tom Doshi dhe të paguajë shumë më shumë se PD. Përtej asaj çfarë thotë PD dhe a funksionon kjo, tregon për një ngërç të thellë moral dhe politik të kësaj partie politike.”, shtoi analisti.
    Politologu tha se përtej asaj që tha Berisha një ditë më parë, patriotët shqiptarë nuk mund të  mbledhin kurrë një shumë kaq të madhe për një person, pasi edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar, emigrantët e SHBA arritën të mblidhnin rreth 1.2 milionë dollarë.
    “Pavarësisht asaj që thotë Berisha, është e qartë se janë para të krijuara në rrugë informale, të zezë ose janë dhurime nga oligarkët që janë pasuruar nga Rama ndërkohë që bëjnë dhurata për Berishën në opozitë, ose janë para të vetë familjes Berisha që duhet të gjejë një justifikim për atë veprimin që ka kryer. Në këtë rast është përgjegjësi e atij që ka firmosur. I takon drejtësisë të japë një verdikt për këtë çështje”, shtoi politologu.
    Sipas tij, mburrja me këshilltarin amerikan Chris LaCivita do t’i bëjë më shumë dëm PD sesa mirë. Analisti tha gjithashtu se kur një partie i humbet legjitimiteti në vend, tenton të përdorë figura ndërkombëtare sikur ka mbështetje, dhe se të njëjtën gjë po bën edhe Berisha.
    “Edhe LaCivita për shkak të punës dhe funksionit të tij, puna e tij duhet të ishte shumë diskrete. Vetëm Berisha duhej të nxirrte një amerikan përpara atje dhe ndihet edhe i bezdisur se më duan mua në krye, ndërkohë që asnjë nga udhëzimet dhe strategjitë e tij nuk ndiqet.
    Po të shohësh strategjinë e PD është kaotike, si flet njëri në Elbasan nuk flet tjetri në Librazhd. E kanë marrë LaCivitan për të thënë kemi Amerikën në krah ndërkohë që as LaCivita s’e përfaqëson Amerikën dhe askush nuk ka mbështetës zyrtarë nga politika evropiane apo e SHBA.
    Ka të bëjë me humbjen e legjitimitetit brenda vendit, kështu e kërkojnë te ndërkombëtarët ndërkohë që BE dhe Amerika kanë halle dhe problematika të tyre. Ata flasin përmes raporteve”, shtoi mes të tjerash analisti.

  • Lobimi i PD-së në SHBA, Balla për median greke: Non grata, njollë që nuk hiqet kurrë

    Lobimi i PD-së në SHBA, Balla për median greke: Non grata, njollë që nuk hiqet kurrë

    Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, u ndal tek lobimi prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA në një intervistë për mediet në Greqi. Sipas Ballës, lobimi bëhet për të hequr një njollë që, sipas tij, nuk mund të zhduket kurrë. Në intervistën për mediet nga sheshi “Omonia” në Athinë, Balla ngriti pyetjen se ku i gjen Sali Berisha 6 milionë dollarë për të paguar për të hequr ‘njollën’.
    “Si ka mundësi që një politikan që është nën akuzë për korrupsion, SHBA e shpallën non grata pikërisht për korrupsionin në shuma të mëdha dhe në sabotimin e demokracisë, sot ky njeri, pa asnjë lloj shpjegimi nxjerr 6 milionë dollarë. Ku i gjeti këto para, për të hequr këtë njollë të zezë, edhe pse ju e dini fare mirë që kjo lloj njolle nuk hiqet kurrë”, u shpreh ai.

    Balla theksoi lidhjen e fortë që PS ka pasur gjithmonë me diasporën dhe rolin e shqiptarëve të Greqisë në rrëzimin e Berishës. “PS është e vetmja parti që ka pasur një kontakt të vazhdueshëm me diasporën në Greqi. Në 2013-ën, diaspora pati rol të rëndësishëm në atë fitore historike të PS-së për të rrëzuar regjimin e Sali Berishës në atë kohë”, tha Balla.
    Balla u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Greqi dhe më gjerë që të votojnë më 11 maj për të përmbyllur rrugëtimin europian të Shqipërisë. “Prej sheshit Omonia i drejtohem të gjithë bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm këtu në Athinë, por në të gjithë Greqinë dhe botën, që sot kemi arritur në finishin e asaj që kemi nisur. E nisëm për ta kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa dhe vota juaj më 11 maj është pikërisht vota që do t’i bëjë shqiptarët krenarë për ta parë flamurin tonë kuqezi në mes të Brukselit”, tha Balla.

  • “Historia po përsëritet”, gazetari i “Mother Jones” që zbuloi kontratën e Bashës reagon për lobimin e Berishës në SHBA: Po përpiqet të heqë ‘non gratën’

    “Historia po përsëritet”, gazetari i “Mother Jones” që zbuloi kontratën e Bashës reagon për lobimin e Berishës në SHBA: Po përpiqet të heqë ‘non gratën’

    Jehona e kontratës lobuese dy vjeçare me vlerë 6 milion dollarë të PD-s, mbërrin edhe në SHBA.

    Komentohet si ujdi mes demokratëve shqiptarë me kompaninë “Continental Strategy LLC” duke synuar  në të vërtetë heqjen  Sali Berishës Nongeratën amerikane vendosur në Maj 2021 nga administrata Biden.
    Daniel Friedman një prej tre gazetarëve të revistës Modher Jones, të cilët zbuluan skandalin e lobimit të PD në 2018,  ka publikuar tre mesazhe në platformën X, e komentuar kontratën e lobimit të PD, kësaj here me në kryetar Sali Berishën.
    Në komentin e parë për këtë zhvillim lobimi ku është PD me njerëz afër Donald Trump, gazetari Daniel Friedman thonë:
    “Një parti e opozitës në Shqipëri, e udhëhequr nga një njeri i cili po mundohet të heqë  nga lista vendimin Non Grata të Departamentit Amerikan të Shtetit, dhënë për përfshirjen e tij në akte korruptive, po paguan 6 milion dollarë një firme, e cila ka punësuar vajzën e Susie Wiles ish shefe e stafit të Marco Rubios për të lobuar në administratën e Trump”, tha Friedman.
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu i cili e ka intervistuar disa vite më parë thotë se Daniel Friedman i Mother Jones është, i specializuar për shkrime investigative që lidhen me kompanitë lobuese.
    Në X Fiedman komenton më tej se çfarë përmbajtje ka kontrata mes PD dhe “Continental Strategy LLC” e depozituar  disa ditë më parë në departamentin FARA ku deklarohen kontratat e firmave lobuese amerikane.
     “Regjistrimi në FARA thotë se Partia Demokratike e Shqipërisë në mënyrë nominale ka pajtuar një tjetër kompani “Continental PLLC”. Kjo kompani do të punojë në lidhje me çështje ligjore të lidhura me Sali Berishën në SHBA. Unë besoj se  kjo nuk mund të tregohet sipas rregullave të FARA”, tha gazetari.
    Sipas Daniel Friedman kjo kontratë e re lobimi nga PD e udhëhequr sot nga Sali Berisha është një histori që përsëritet, pas asaj të zbuluar nga Mother Jones në 2017, me protagonist atëherë kreun e PD Lulzim Basha.
    “Partia Demokratike e Shqipërisë gjithashtu pajtoi një kompani lobimi duke u munduar të kishte akses në admisitratën Trump në 2017. Nuk u shkoi aspak mirë.  Një vlerësim nga inteligjenca amerikane më vonë zbuloi se kjo kompani lobimi ishte paguar në mënyrë sekrete me fonde të Kremlinit si pjesë e një përpjekje të gjerë të Rusisë për të influencuar”, u shpreh gazetari.
    Dhe në fakt po të rikthehemi në atë kohë, u zbulua se nga ky lobim u prodhua një rezultat.  Bllokimi në senat i kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec e nominuar  prej presindetit Trump për ambasadore e SHBA në Tiranë.
    Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë kur  dëshmoi përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit, u pyet  edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.
     “Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar.   Ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues.
    E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri”, tha Fiona Hill ish këshilltare e presidentit Trump.
    Kjo dëshmi në kongres e Fiona Hill tregoi se si përmes lobistëve një parti politike si PD ndërhyri në politikën e jashtme të SHBA.

    Top Channel

  • Berisha shqyen “thesin”, 6 mln dollarë lobim/ Gazetari shpjegon kontratën marramendëse të PD

    Berisha shqyen “thesin”, 6 mln dollarë lobim/ Gazetari shpjegon kontratën marramendëse të PD

    Gazetari Klodian Tomorri sqaroi në  një emision televiziv kontratën 6 milionë dollarë të nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe një kompanie lobimi me bazë në SHBA. Sipas tij, PD në rolin e klientit, ka kontaktuar përmes atij që i thotë fondacioni MAGA, Fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi që zotërohet nga njëerëz shumë afër presidentit Trump, kundrejt pagesës mujore 250 mijë dollarësh, me qëllim lobimit pranë qeverisë dhe Kongresit për llogari të PD. Sipas Tomorrit kjo është kontrata më e madhe nga një parti.
    “Është një kontratë e cila gjurmën e parë shkresore e ka në datën 30 mars, në një letërkëmbim mes kompanisë Continental Strategic dhe zotit Nuredin Seci, që del si përfaqësues i një fondacioni shqiptar, Make Albania Great Again. Është firmosur edhe nga Flamur Noka. PD në rolin e klientit, ka kontaktuar përmes atij që i thotë fondacioni MAGA, fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi që zotërohet nga njëerëz shumë afër presidentit Trump, kundërejt pagesës mujore 250 mijë dollarësh, me qëllim lobimit pranë qeverisë dhe Kongresit për llogari të PD.
    Në aspektin financiar afati është 2-vjeçar, por ka një klauzolë që thotë se në rast se një nga palët dëshiron mund ta ndërpresë kontratën pas tre muajsh. Paguhen 750 mijë dollarë, janë paguar ndërkohë, por nëse PD do ta ndërpresë pas 3 muajsh kontratën, njofton pas 60 ditësh kompaninë dhe mbetet kjo shumë.
    Cilat janë shërbimet? Kjo është kontratë përmes së cilës PD kërkon akses në Ëashington, në majën e pushtetit amerikan, në qeverinë dhe Shtëpinë e Bardhë.
    Të gjithë janë njerëz të rrethit të ngushtë të Donald Trump.
    Një nga shërbimet e para, që kompania ka ofruar për llogari të PD ka qenë krijimi i një kontakti telefonik me shefin e kabinetit të Sekretarit Rubio, që është njeriu që ndjek politikën e jashtme.
    Kjo është përmbledhtas thelbi. Nuk është kontrata e parë që bëhet nga një parti në SHBA. Është më e madhja e bërë ndonjëherë. Nëse ezaurohet, është 6 mln dollarë, kontrata më e madhe, por ne nuk mund të themi do të jetë 6 mln, sepse koha e realizimit është 2 vjet dhe instrumenti i ndërprerjes para kohe”- tha Tomorri.

  • “Një nga skandalet më të rënda politike”/ Romeo Kara për kontratën 6 mln dollarëshe: Lobimi për Berishën, me para korrupsioni

    “Një nga skandalet më të rënda politike”/ Romeo Kara për kontratën 6 mln dollarëshe: Lobimi për Berishën, me para korrupsioni

    Avokati Romeo Kara thotë se kontrata e lobimit 6 milionë për PD në SHBA, është një nga skandalet më të rënda politike.
    Në një intervistë për “Tirana Live”, lobimi është për Berishën, me para korrupsioni.
    “Kjo kontratë duhet hetuar. Në mënyrën sesi Berisha nuk prononcoi termat e saj, të qëndronte mbyllur pas zgjedhjeve, pata një nuhatje që do ketë miliona dhe nuk bëhej fjalë për PD, por për Berishën. Është në të njëjtin hall që ka qenë para disa vitesh, kur bënë një tjetër kontratë lobimi. Jam i vetmi që kam goditur gjykatësin që e mbylli. Sot kemi të bëjmë nga nga politike, me skandalin më të rëndë. Kjo kontratë, jam me bindje të plotë, do hapë skandal në Amerikë. Nuk ka skandal më të madh, duhet të pushojë fushatën. Theksoje, ky është një skandal. Është një superskandal. Ne po shkelim të gjithë barazitë në zgjedhje. Berisha është bilioner. Zotohem publikisht, do merrem me këtë punë. Do merrem me çdo rast, unë dhe miqtë e mi. Të referoj këtë situatë në Konres, këta nuk mund të na mbyllin gojën. Patjetër që do ndërmarrim të gjitha hapat”, theksoi ai

  • “Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët”/ Kontrata 6 mln dollarëshe, avokatja: Imoralitet ekstrem! SPAK duhet të hetojë

    “Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët”/ Kontrata 6 mln dollarëshe, avokatja: Imoralitet ekstrem! SPAK duhet të hetojë

    Avokatja Brizida Gjikondi tha se për shkak të lobimit me shifër marramendëse kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.
    Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion.
    “Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.
    Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi në studion e ‘News Line’ në ABC News.
    Më tej, Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.
    “Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën.
    Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja.
    Gjikondi komentoi edhe vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen Partizani.
    “Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën.E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë”, -u shpreh Gjikondi.

  • LaCivita bëhet “fantazmë”, amerikani i Donald Trump lë në “baltë” Berishën, kreu i PD refuzon të bëj…

    LaCivita bëhet “fantazmë”, amerikani i Donald Trump lë në “baltë” Berishën, kreu i PD refuzon të bëj…

    Nëse ka një gjë që politika shqiptare e ka kthyer në art të rafinuar, është mjeshtëria e fshehjes dhe mistifikimit të gjithçkaje, sidomos kur bëhet fjalë për kontrata lobimi. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hyrë në një betejë të re, ku protagonisti kryesor është një njeri që ndonjëherë duket si fantazmë: Chris LaCivita. Këshilltari i fushatës së Donald Trump u lajmërua si shpëtimtari i madh, por ndërkohë që zgjedhjet e 11 majit erdhën, në horizont nuk duket as hije e tij.  Më pak se 45 ditë para zgjedhjeve, duket e çuditshme që emri kryesor i fushatës së PD-së ende nuk ka një zyrë dhe staf në Tiranë, ndërsa ai vetë ka qenë vetëm një herë në një konferencë për shtyp me Berishën dhe Mediun. Berisha ka premtuar dje se LaCivita do të vijë, por datën e mban surprizë. “Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai.
    Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale”, u shpreh Berisha. Por përtej kësaj, mbetet një pikëpyetje e madhe: ku është transparenca e kontratës? Sa para do të paguhen për këtë njeri që funksionon “online çdo ditë”? Nga eksperienca e viteve të kaluara, shqiptarët e dinë mirë që lobimi në Amerikë është një sport i shtrenjtë dhe që shpesh ka sjellë më shumë dhimbje koke sesa fitore politike. Faturat e miliona dollarëve për kontrata lobimi që kanë përfunduar në koshin e plehrave janë të freskëta në kujtesën e publikut. Nëse PD dhe lideri i saj pretendojnë të sjellin një model të ri politik, atëherë është e domosdoshme të bëjnë publike çdo detaj mbi marrëveshjet dhe shpenzimet e tyre.
    Telashet për Berishën
    “Daily Beast” një media amerikane e lajmeve dhe analizave, e njohur për raportimin e saj investigative në një shkrim të 15 tetorit 2024, shkruante se firma konsulente e strategut republikan, të cilit iu besua kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite. Kjo media fillimisht publikoi shifrën 22 milionë dollarë, por më pas informon se ka bërë një korrigjim të shifrës në 19.2 milionë dollarë. Kjo është një shifër e majme, por gjithsesi e përmbajtur kur kemi parasysh se fushatat në SHBA, në veçanti kjo e fundit, janë ndër më të shtrenjtat në botë. Problematike shuma mbetet për Shqipërinë, që Berisha prej vitesh e përshkruan si të varfër dhe të grabitur.
    Dhe ky strateg përveçse mund ta çojë kreun e PD në humbje të zgjedhjeve të 11 majit, mund t’i hapë shumë probleme me drejtësinë, pikërisht nga këto pagesa misterioze për të cilat nuk është zbuluar asnjë gjë. E themi këtë gjë pasi transparenca e financave është në fokus të SPAK, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të hetojë krimet zgjedhore. Në planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve, publikuar në Janar, thuhej se një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme, do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme. Kjo është dhe arsyeja mbase që Berisha po kujdeset të mos tregojë kontratën dhe paratë e derdhura për strategun e fushatës së Trump.