Tag: lobimi

  • Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

    Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

    Ish-deputetë të Parlamentit britanik, të cilët pas humbjes së mandatit kanë kaluar në sektorin e lobingut, rezultojnë të kenë përdorur qasjen e tyre të privilegjuar në godinën e Westminster-it qindra herë, duke ngritur shqetësime serioze për abuzim të mundshëm të këtij privilegji.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga The Times, ish-ligjvënës që sot punojnë për kompani lobimi ose firma që ofrojnë shërbime të tilla, kanë hyrë në parlament të paktën 373 herë që nga zgjedhjet e vitit 2024, pavarësisht se rregullat u ndalojnë përdorimin e kësaj karte për ndikim politik.
    Dy prej përdoruesve më të shpeshtë të kartave parlamentare janë:
    Anne-Marie Trevelyan, ish-ministre, sot në Fullbrook Strategies — 55 hyrje
    Nigel Evans, ish-zv.kryetar i parlamentit, gjithashtu në Fullbrook Strategies — 47 hyrje
    Të dy mohojnë të kenë bërë lobim, duke thënë se kanë përdorur kartën vetëm për takime shoqërore ose shërbime të brendshme.
    Edhe ish-ministra e deputetë të tjerë që punojnë për firma lobimi rezultojnë se kanë hyrë dhjetëra herë në godinë, ndonëse deklarojnë se nuk kanë ndërhyrë në proceset politike.
    Organizatat e transparencës paralajmërojnë se ekziston një “rrezik i lartë abuzimi”, pasi kompanitë ku punojnë ish-deputetët kanë klientë me ndikim të madh, përfshirë kompani të armëve, gjigantë farmaceutikë, investitorë ndërkombëtarë dhe grupe të huaja me interesa politike.
    Transparency International thekson se është “e vështirë për t’u besuar” që asnjë prej 373 hyrjeve nuk lidhej me interesa komerciale.
    Dhoma e Komunave deklaron se kartat u jepen vetëm ish-anëtarëve me arsye të vlefshme dhe se përdorimi për lobing është i ndaluar rreptësisht. Por kërkesat për një ndalim total të kartave për ish-deputetët lobistë po rriten.

    Top Channel

  • Hetimet e SPAK ndaj Metës, avokati Kara: Ka prova të reja për lobimin në SHBA

    Hetimet e SPAK ndaj Metës, avokati Kara: Ka prova të reja për lobimin në SHBA

    Avokati Romeo Kara thotë se ka prova të reja për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me lobimin e LSI në SHBA.
    Në një intervistë, Kara u shpreh se prova vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm.
    “Sot jemi njohur me një zhvillim të ri, që përforcon narrativën me të cilën është ngritur aktakuza. Ka ardhur një provë që vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm. Një pjesë e parave është paguar nga LSI dhe një pjesë nga biznesmeni Shatku. Kjo provë ka ardhur në fillim të muajit tetor. Gjykata do vendosë nëse është e vlefshme apo jo. Duke sulmuar, kjo tregon frikë. Ai e sheh që tani fundin e tij dhe i jep një narracion politik çështjen. Kemi një organ drejtësie, akuze dhe gjykimi, të cilat po veprojnë, po zbatojnë ligjin”, tha juristi Kara.

  • Lobimi në institucionet shtetërore, qeveria hedh për konsultim publik projektligjin

    Lobimi në institucionet shtetërore, qeveria hedh për konsultim publik projektligjin

    Qeveria do të rregullojë lobimin me ligj. Projektligji është publikuar për konsultim publik ndërsa pasqyrohen rregulla të qarta se si do të zhvillohet lobimi pranë institucioneve shtetërore. Ky draft i qeverisë ka qëllim rritjen e transparencës ndërsa synon të parandalojë lobimet e fshehta apo korruptive në politikë.
    Në draft theksohet se lobimi do të mund të ushtrohet nga persona fizikë ose juridikë të cilët do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm, i cili do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
    Megjithatë, çdo përson ka detyrimin që ta bëjnë publik qëllimin e lobimit dhe subjektin.

    “Kontrata për lobim përmban, të dhënat identifikuese të palëve kontraktuese, objektin e lobimit, përfshirë përshkrimin e çështjes, fushën dhe qëllimin, afatin dhe mënyrën e ushtrimit të aktivitetit të lobimit, shumën e shpërblimit dhe mënyrën e pagesës, si dhe çdo kontribut tjetër financiar ose në natyrë, deklaratën e lobistit ose të përfaqësuesit të personit juridik mbi mungesën e konfliktit të interest si dhe identitetin e çdo subjekti të tretë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të lobimit.”
    Po ashtu ligji parashikon edhe masa apo sanksione administrative në rast shkeljesh me vlerat nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.
    Drafti vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
    Gjithashtu theksohet se përjashtohen nga lobimi individët të cilët janë dënuar për vepra penale të renda, kanë detyrime tatimore të pashlyera apo janë në proces falimetimi e likujdimi.
    “Lobistët ndalohen të përdorin forma ndikimi të paligjshme ose korruptive.Personat e dënuar për korrupsion, pastrim parash, mashtrim apo vepra të tjera të rënda penale nuk mund të ushtrojnë lobim për një periudhë 5-vjeçare nga mbarimi i dënimi, kur konsiderohen të rehabilituar.”
    Ligji ndalon lobimin në përfaqësim të shteteve ose institucioneve të huaja kur kjo bie ndesh me interesin publik, sigurinë kombëtare apo ligjet për financimin politik.
    Ky projektligj ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.

  • Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

    Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

    Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik.
    “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” thuhet në mesazh.
    Kjo deklaratë, e cila nuk reflektonte as entuziazmin e liderëve evropianë që uruan Ramën, por as kritikat që priste opozita, u pasua si zakonisht nga diskutime të shumta në media, të cilat i dhanë asaj interpretime të ndryshme, sipas linjave politike.
    Në prapaskenë, palët politike në Shqipëri gjithmonë përpiqen të marrin një mesazh të favorshëm nga Uashingtoni. Partia Demokratike, që i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe rezultatin të deformuar, ka kontraktuar kompaninë lobuese “Continental Strategy” në Uashington me një marrëveshje prej 6 milionë dollarësh për dy vitet e ardhshme dhe përmes saj, po synon që rezultati i zgjedhjeve të mos njihet.
    Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD kërkon mes të tjerash një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet dhe krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.
    Për analistët dhe njohësit e jetës politike, shanset për sukses të kësaj përpjekjeje mbeten të paqarta. Megjithatë, ata e konsiderojnë lobimin e PD-së si një përpjekje të vlefshme për të qëndruar përballë narrativës që promovon qeveria.
    “Nuk dua të gjykoj kush ka të drejtë apo jo, por secila palë duhet të jetë në gjendje të japë narrativën e vet për ndërkombëtarët. Këtu kemi dy narrativa: ajo e Ramës që Shqipëria është një demokraci dhe ajo e opozitës që vendi është një autokraci me korrupsion, krim të organizuar e të tjera,” thotë analisti politik, Neritan Sejamini.
    Për Adri Nurellarin, drejtor i Institutit Liberal Shqiptar, lobimi duhet të jetë transparent dhe nuk duhet parë si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës.
    “Kjo nuk është një zgjidhje mes dy rrugëve. Lobimi nuk mund të zëvendësojë reformimin e brendshëm të opozitës, rikthimin e besimit të publikut pas konflikteve të brendshme dhe mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme,” tha ai.
    Lobimi në Uashington
    Partia Demokratike në opozitë është ndjerë prej kohësh e izoluar ndërkombëtarisht, sidomos pas shpalljes “non grata” të liderit Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe në vitin 2021. Në përpjekje për të thyer këtë izolim, PD angazhoi në mars 2025 kompaninë lobuese “Continental Strategy”, e cila sipas marrëveshjes do të ndihmojë PD-në në ndërtimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën amerikane, promovimin e reformave për demokraci dhe luftën kundër korrupsionit.
    PD pretendon se financimi i lobimit është bërë nga një grup mbështetësish shqiptaro-amerikanë që identifikohen si pjesë e “Make Albania Great Again” – një moto e ngjashme me atë të përdorur nga Donald Trump. Pas akuzave në media, kjo çështje është aktualisht objekt i një hetimi nga SPAK.
    Lobimi i PD-së ka për qëllim të vërë në pah problemet që kjo parti i konsideron si thelbësore për demokracinë dhe zgjedhjet në vend. Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela, i tha BIRN se lobimi ka sjellë tashmë katër rezoluta në mbështetje të opozitës.
    “PD ka marrë ndërkohë katër ‘përgjigje’, e fundit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë se janë miratuar katër rezoluta përgjatë muajve të fundit, të cilat kanë paralajmëruar farsën e 11 majit në Shqipëri dhe i kanë dënuar paraprakisht ato,” pretendoi Lela, duke shtuar se PD po përgatit një raport përfundimtar për zgjedhjet për t’ia dorëzuar Uashingtonit.
    Megjithatë, gazetari Agim Baçi është skeptik për efektivitetin e kësaj strategjie.
    “Gjithsesi në këto 35 vite, raportet për fat të keq kanë përfunduar thjesht në statistika,” tha ai për BIRN.
    Baçi shprehet se raporti i lobuar nga PD duhet të shërbejë për të kufizuar mbështetjen ndërkombëtare për qeveritë që ngushtojnë hapësirat demokratike. “Besoj se është një punë e mirë për të ftuar kancelaritë ndërkombëtare që të mos mbështesin qeveritë që devijojnë vullnetin e zgjedhësve,” thotë ai.
    Edhe Sejamini e shikon përpjekjen si një hap të nevojshëm për demokracinë. “A duhet që narrativa e opozitës të dëgjohet? Jo për të ndëshkuar Shqipërinë, por për të përmirësuar demokracinë dhe për të rritur transparencën. Patjetër,” thotë ai.
    Nurellari nënvizon se PD-ja duhet të synojë rritjen e ndërgjegjësimit në SHBA për problemet sistemike që prekin demokracinë shqiptare, duke përfshirë “kapjen institucionale, kriminalizimin e politikës, kontrollin e mediave, mungesën e garës reale”. Ai thotë se, nëse kjo bëhet në mënyrë profesionale, mund të ndikojë në Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan dhe institucionet kryesore të politikës së jashtme.
    Por sipas Nurellarit, është thelbësore që PD të paraqitet si një forcë legjitime, demokratike dhe perëndimore, e cila kërkon jo vetëm të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve, por edhe të kërkojë rregullim të thellë të sistemit politik.
    Përballja e pabarabartë
    Përpjekjet e Partisë Demokratike për një sukses në Uashington shihen me skepticizëm, duke pasur parasysh burimet e mëdha që qeveria përdor për të ndërtuar imazhin e saj jashtë vendit. Sejamini vëren se qeveria ka nënshkruar kontrata të shumta që i ngjajnë lobimit edhe pse nuk përshkruhen si të tilla. Sipas tij, kjo bëhet me fonde publike dhe pa transparencë.
    Ai përmend rastin e fondit për kompaninë e Mira Muratit dhe sponsorizimin e Giro d’Italia, të cilat, sipas tij, synojnë të projektojnë një imazh pozitiv të qeverisë, por janë realizuar pa garanci dhe pa procedura të qarta.
    “E gjithë kjo është bërë në mungesë transparence askush nuk mund të thotë se çfarë ka blerë, me çfarë procedurash prokurorimi, për më shumë është një start-up dhe mund të dështojë. E njëjta gjë u bë me Giro d’i Italia, si u bë prokurimi?”, pyet Sejamini. I cili në këtë kontekst i sheh përpjekjet e PD-së të drejta për të pasur në kancelaritë perëndimore zërin e saj.
    “Lobimi në SHBA është një industri e fuqishme dhe është një aktivitet i ligjshëm politik dhe PD ka të gjithë të drejtën ta përdorë”, thotë ai.
    Nga ana e tij, gazetari Baçi thekson se lobimi duhet të jetë transparent dhe t’i shërbejë interesit publik, jo thjesht individëve. “Një lobim që do të bënte të mundur kthimin e vëmendjes së autoriteteve amerikane mbi nivelin e të drejtës, shtetit ligjor dhe inkurajimin e SPAK për të hetuar çdo lidhje të shtetit me krimin, do të kishte më shumë vlerë,” sugjeron ai.
    Ndërkohë, Nurellari e konsideron lobimin si një pjesë të vogël të punës që duhet të bëjë PD-ja në opozitë.
    “Mund të shërbejë si shtesë strategjike për të rritur presionin ndërkombëtar për standarde më të ndershme, si dhe për t’i dhënë zë shqetësimeve që shpesh mbulohen brenda vendit,” thotë ai. Por ai nënvizon se kjo është vetëm një masë afatshkurtër sinjalizimi, e cila “nuk mund të zëvendësojë nevojën për një rifillim thelbësor të politikës së brendshme”.
    Duke iu referuar rasteve të dështuara të lobimit në të shkuarën, Nurellari thekson rëndësinë e transparencës dhe ndershmërisë.
    “Nëse PD dëshiron të shmangë fatin e VMRO-së apo të mos përsërisë gabimet e vitit 2017 me Muzin, [lobisti Nick Muzin] ajo duhet të tregojë qartësi, ndershmëri dhe koherencë,” përfundon ai./BIRN/

  • BIRN: Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

    BIRN: Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

    “Nëse PD dëshiron të shmangë fatin e VMRO-së apo të mos përsërisë gabimet e vitit 2017 me Muzin, [lobisti Nick Muzin] ajo duhet të tregojë qartësi, ndershmëri dhe koherencë,” përfundon ai.

  • CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA! SPAK mbyll hetimet, Meta dhe Kryemadhi merren të pandehur

    CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA! SPAK mbyll hetimet, Meta dhe Kryemadhi merren të pandehur

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • A do tërhiqet PD nga lobimi i 6 milionë dollarëve? Berisha justifikohet: Kontrata nuk ishte vetëm për zgjedhjet por…

    A do tërhiqet PD nga lobimi i 6 milionë dollarëve? Berisha justifikohet: Kontrata nuk ishte vetëm për zgjedhjet por…

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga kontrata e lobimit prej 6 milionë USD.
    Ai u justifikua duke thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet. Berisha tha se lobimi ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD ndërsa i qëndron po të njëjtës tezë se atdhetarët kontribuuan për lobimin e tij në SHBA.
    “Kjo është një që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me veprimtarinë normale të PD-së. Ka një fondacion atdhetar që ka ofruar një shërbim përmes një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë ku në çdo kohë palët mund të tërhiqen”, tha Berisha.

  • Lobimi 6 mln dollarë në SHBA, Berisha: Janë paratë e një fondacioni, s’ka lidhje me zgjedhjet!

    Lobimi 6 mln dollarë në SHBA, Berisha: Janë paratë e një fondacioni, s’ka lidhje me zgjedhjet!

    Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga kontrata e lobimit prej 6 milionë USD.
    Berisha tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqet.
    “Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me veprimtarinë normale të PD-së.
    Ka një fondacion atdhetar që ka ofruar një shërbim përmes një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë ku në çdo kohë palët mund të tërhiqen”-tha Berisha.

  • Lobimi 6 mln dollarësh! Berisha: S’është kontratë e jona, nga arka e PD-së s’ka dalë asnjë qindarkë

    Lobimi 6 mln dollarësh! Berisha: S’është kontratë e jona, nga arka e PD-së s’ka dalë asnjë qindarkë

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për fushatën zgjedhore dhe për kontratën e lobimit të PD me këshilltarët e Donald Trump. I ftuar në ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha ka zbërthyer rolin e Administratës së presidentit Donald Trump brenda kësaj kontrate, vlera e të cilës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. 
    Sipas Berishës kjo kontratë lobimi i vlen çdo shqiptari dhe sipas tij janë patriotët ata të cilët krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avokatë më të shquar të SHBA-ve. Kryedemokrati thekson se nuk është një kontratë e PD dhe thjeshtë kanë pranuar shërbimin. Sa i përket vlerës së lobimit, Berisha shprehet se nuk nga arka e Partisë Demokratike s’ka ardhur dhe dalë asnjë qindarkë
    Sali Berisha: I vlen Shqipërisë sepse duhet të bëjmë të plotë autopsinë e narkoshtetit pranë administratës së Donald Trump. Kjo autopsi e shtetit është kushti i të gjitha kushteve për të rivendosur marrëdhëniet miqësore intensive të Shqipërisë me SHBA-të. Kjo autopsi është kushti që në bashkëpunim me SHBA-të, të punojmë fort për të shpallur grupe terroriste bandat e Edi Ramës, në Elbasan, Shkodër, Durrës e kudo që janë. Trump dekretoi trafikantët e drogës grupe terroriste. Ne po punojmë dhe do të punojmë fort që grupet shqiptare të futen në grupe terroriste, ti shpallim si të tilla. Ka 12 vjet që s’ka një investitor serioz në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka për të tërhequr investimet e mëdha, ndaj dhe kjo kontratë lobimi na shërben edhe për këtë gjë, është shumë më e gjerë nga sa flitet. Kjo kontratë lobimi është për çdo shqiptar. Janë demokratët, patriotët që kërkojnë të shohin Shqipërinë të madhe, dhe krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avoketërit më të shquar të SHBA-ve, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve. Kjo është një gjë e jashtëzkonshme. Ne kemi pranuar ndihmën e një fondacioni të bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri. S’kemi asnjë lidhje me listat. Kjo nuk është kontratë e jona, ne thjeshtë pranojmë shërbimin. Nga arka e PD-së ska ardhur dhe dalë asnjë qindarkë, e tëra është veprimtari e një fondacioni atdhetarësh që duan të nxjerrin Shqipërinë nga narkoshteti. Kontrata mund të rishqyrtohet çdo muaj, fondacioni vetë e shqyrton. PD nuk është palë në kontratë. Është një kontratë që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me lobimin për interesa të shqiptarëve pranë Administratës së SHBA-ve.
    Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane “Continental Strategy”. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës./ZËRI

  • Nga solidariteti për tërmetin te lobimi politik, dy shifra që meritojnë të krahasohen

    Nga solidariteti për tërmetin te lobimi politik, dy shifra që meritojnë të krahasohen

    1.6 milionë dollarë të mbledhura nga mijëra shqiptarë të diasporës për ndihmë pas tërmetit. 6 milionë dollarë për një kontratë lobimi në SHBA nga Partia Demokratike. Një kontrast që ngre pyetje të natyrshme mbi burimin dhe transparencën e fondeve.

    Pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, solidariteti i shqiptarëve në diasporë ishte i menjëhershëm dhe i prekshëm. Brenda pak javësh, komuniteti shqiptaro-amerikan arriti të mblidhte 1.6 milionë dollarë për të ndihmuar familjet e prekura në Shqipëri. Fushata u zhvillua në mënyrë publike, me pjesëmarrje masive dhe raportim të hapur mbi përdorimin e fondeve.
    Katër vjet më vonë, një tjetër shumë financiare hyn në qarkullim publik: 6 milionë dollarë të dedikuara për një kontratë lobimi dyvjeçare në SHBA, e nënshkruar nga Partia Demokratike. Lajmi për marrëveshjen u bë i ditur pak ditë më parë, por deri më tani, nuk është dhënë asnjë informacion konkret mbi mënyrën e financimit, burimin e fondeve apo strukturën e plotë të marrëdhënies kontraktuale.
    Ndërsa në rastin e fushatës humanitare pas tërmetit fondet u mblodhën nga dhjetëra mijëra qytetarë dhe u menaxhuan përmes organizatave të njohura, në rastin e lobimit politik kemi të bëjmë me një shumë shumë më të madhe — e cila, sipas informacioneve të bëra publike, është mundësuar nga një numër shumë i vogël individësh.Megjithatë, identiteti i plotë i kontribuesve, kapaciteti real financiar për të përballuar një kontratë të tillë dhe mekanizmi ligjor i pagesës nuk janë sqaruar.
    Kjo sjell në kujtesë një tjetër rast lobimi nga viti 2017, kur një kontratë më modeste prej 675 mijë dollarësh shkaktoi debat të madh publik, pasi një pjesë e saj ishte paguar përmes një kompanie offshore me pronësi të paqartë. Në atë kohë, pati kërkesa për hetim dhe transparencë.
    Sot, me një shumë gati dhjetëfish më të lartë, një debat i ngjashëm mungon.
    Ndërkohë që një kontratë lobimi mund të jetë mjet legjitim për rritjen e përfaqësimit ndërkombëtar të një partie politike, shifra të tilla kërkojnë një nivel të caktuar transparence, sidomos kur përballen me kujtesën kolektive të rasteve të mëparshme ku mungesa e qartësisë ka shkaktuar polemika dhe dyshime.
    Nisur nga përmasat financiare dhe peshën politike të një kontrate të tillë, është e natyrshme që publiku të kërkojë më shumë informacion: Kush janë kontribuesit realë? A janë fondet siguruar nga burime individuale të deklaruara? A ekziston ndonjë formë ndërmjetësimi apo financimi të jashtëm?
    Në një klimë politike ku besimi i qytetarëve në proceset publike është i brishtë, transparenca financiare nuk është vetëm një standard etik, por një domosdoshmëri demokratike. Kontratat lobuese të partive politike nuk janë as ilegale dhe as të papërshtatshme në vetvete — por në mungesë të transparencës, ato rrezikojnë të prodhojnë më shumë dyshim sesa ndikim.
    Për këtë arsye, është në interesin e çdo subjekti politik që operon me fonde të mëdha — të sqarojë qartë jo vetëm qëllimin, por edhe burimin.

    Top Channel