Në një ditë përvëluese qershori era e rëndë e gazit ndihet që në rrugën nacionale Selenicë-Tepelenë, segmenti Vllahinë-Poçem. Zbresim në këmbë drejt grykëderdhjes së Përroit të Madh si i thonë vendasit. Në fakt ky fare mire mund të quhet “përroi i zi”, pasi më shumë se sa ujë, këtu rrjedh ‘llumi i naftës’ që del nga puset, lart në kodrën e Gorishtës.
Një banor i zonës pranon të na shoqërojë në rrugën me kalldrëm por në kushtet e anonimatit, pasi tashmë që media ka mbërritur në fshat, ai i druhet daljes publike.
Ecim përreth 30 minuta në këmbë derisa mbërrijmë në këtë pikë. Këtu Përroi i Madh derdhet në lumin Vjosë, që siç shihet në pamje është plotësisht i ndotur.
Aroma kundërmon dhe bëhet e padurueshme. Prej 30 vitesh është në këtë gjendje na tregon banori, i cili shton se ‘Albpetrol’ asnjëherë nuk është shqetësuar për pasojat.
Gjithçka që na tregon banori vërtetohet më së miri. Për shkak të derdhjes së vazhdueshme mbetjeve hidrokarbure këtu është krijuar një llavë e nxehtë dhe e thellë. Ka helmuar gjithçka, kemi frikë të vadisim tokat, të nxjerrim dhentë në kullotë, tregon ai, ndërsa për peshq as që bëhet fjalë.
Me këtë bisede, ngjitemi lartë drejt puseve. Gjithë rrjedha e përroit të madh është e mbuluar nga llumi i naftës. Shohim një eskavator, që banori thotë se është i Albpetrol-it, i cili po përpiqet të pastrojë disi por sërish masakra nuk mbulohet dot. Është e dukshme se me dhjetëra ton mbetje të hidrokarbureve derdhen në lumin ‘Vjosë’, shpallur Park Kombëtar. Në kompaninë shtetërore të naftës “Albpetrol” dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit askush nuk përgjigjet për masakrën mjedisore.
Ndërsa nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare mësojmë se vendburimi i Gorishtës ka gjithsej 284 puse por 142 prej tyre janë aktive dhe nxjerrin naftë e gaz. Thellësia e puseve është nga 700 m – 1500 m.
Në 6 muajt e parë të këtij viti këtu janë nxjerrë mbi 11 mijë ton naftë, ndërsa viti 2024 është mbyllur me një prodhim prej më shumë se 32 mijë ton naftë./ Report Tv
Tag: llumi
-

Masakër mjedisore/ Llumi i naftës ‘helmon’ Vjosën!
-

“Ju jeni llumi i kombit”, ‘shpërthen’ Spahiu: Më shumë komente pro Iranit ka tek ne, sesa në Teheran
Kreshnik Spahiu ka replikuar me shqiptarët, që shfaqin hapur përkrahjen e tyre ndaj Iranit, në konfliktin me Izraelin.
“Turp: Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan
Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza.
Pyetje për ju o të çmendur: Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocide? Pse heshtën iranianët?
Pse nuk e njeh Irani, Kosovën?
Irani është aleati kryesor i Serbisë dhe Rusisë.
Për Iranin ju nuk ekzistoni fare në hartë.
Populli i Iranit urren Ajatollahun më shumë se ju.
Në fakt Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës.
Thjesht ju jeni llumi kombit.
P.S. Ky status është për ata që mbrojnë krahun e Iranit. S’ka lidhje me konfliktin dhe vrasjet në Gaza”, shkruan Spahiu. -

Nëna i një fëmije me autizëm i drejtohet Ramës: Përbindësh që përdhunon dhimbjen! Ti je llumi…
Një nëne fëmije me autizëm, e cila 10 vite më parë u detyrua të largohet nga Shqipëria për t’i dhënë kujdesin që qeveria e Edi Ramës nuk ia dha kurrë, ndërsa sot duke kërkuar votën përdori termin “autik” në një kontekst përçmues e diskriminues për këtë kategori vulnerabël të shoqërisë, i drejtohet me një letër kryeministrit.
Letra
E ç’të të thuash ty, mor djalë? Të të quaj të paditur? Shumë pak. Të të quaj të lig? Prapë shumë pak. Unë do të të them: Përbindësh.
Pas 15 vitesh bashkëjetesë me autizmin, nga të cilat 10 vite t’i ishe kryeministri im, jo vetëm që na injorove – fëmijët autikë dhe familjet tona – por na zhyte thellë në trishtim, dhimbje dhe harresë. Po pse duhet të merrem me ty?
Sepse edhe pasi emigruam për të kërkuar atë që ti, o njeri i paditur dhe i pamëshirshëm, nuk arrite kurrë të na ofroje… hap televizorin, e etur për një lajm nga vendi im, dhe të dëgjoj ty teksa, i ekzaltuar, përdhunon dhimbjen.
Po të kishe qenë autik, do të ishe dritë dielli, pafajësi dhe shkëlqim. Por ti je e keqja e kënetës. Një nepërkë helmuese që shigjeton pa mëshirë më të dobëtin. U the burrave “çyryk”, mirë ua bëre atyre përballë që qeshnin si hajvanë. U the fëmijëve para prindërve “më shihni nudo”, sikur kishte ndonjë gjë për të parë – një njeri të gjatë, pa substancë – dhe e the prapë para prindërve. E ata, si të tredhur nga dhimbja, qeshnin. Dhe prapë të them, mirë ua bëre.
Por ti, o përbindësh, përdhunove dhimbjen që shkakton autizmi. Me mimikat e tua, e krahasove autizmin me lajthitje. Ti, në sytë e mi, je një dështak dy metra i gjatë që merr meritat e shqiptarëve që me punë dhe djersë kanë ngritur vlerat e vendit. Ti i merr pa pikë turpi. Me format e tua “gangsteri”, intimidon këdo dhe gjithçka – edhe dhimbjen – me një vend pune. Po si, o qyq, nuk të ha mortja? Po si ulesh me ca hallxhinj dhe masturbon nga kënaqësia kur ata qeshin nga halli me budallallëqet që nxjerr nga goja? Disa s’të dëgjojnë, thjesht e dinë se duhet të qeshin. Disa të tjerë të dëgjojnë, por i ka zënë halli e prapë duhet të qeshin. Disa nuk kuptojnë fare, por qeshin se ka ardhur “i gjati”.
Me pak fjalë, në këtë llum ti kënaqesh. Sepse TI je llumi.
Ç’të të them… jeto mes autikësh, o i pashpresë. Jam e bindur se diçka do të të mësojnë: të duash pa ligësi. Tako prindër të fëmijëve autikë dhe kupto dhimbjen. Një burrë shteti i jep prioritet kësaj çështjeje, siç bën pjesa tjetër e botës. Por çfarë flas unë për një shtet fallco, që pasi punuam dhe luftuam, na përzuri me bisht ndër shalë – ne dhe fëmijët tanë.
Ne ikëm. Të tjerët janë ende aty. Unë nuk dua ta bëj këtë, por halli më fut kokën në hale. Prandaj të lutem, o ti që s’dua të përmend me emër: na kurse dhimbjen. Na shpëto veshët. Lëri fëmijët autikë në dashurinë e prindërve të tyre, që shpesh i ushqejnë me qumësht të holluar me ujë – i kam parë me sytë e mi – por të lumtur, të rrethuar me dashuri.
Nëse kjo është Evropa jote, UNË E REFUZOJ fuqishëm. Ti je llumi i kënetës – aty ku njeriu ngec dhe s’ka fuqi të dalë. Ti je e keqja që duhet shkulur me rrënjë. Je thjesht një njeri tallës, që në fakt ka aq shumë komplekse me veten, sa nuk di ku të struket. E vesh petkun e perandorit, por ai petk nuk ta kemi veshur ne, populli. Ta kanë veshur të tjerë si ty – të varfër në shpirt – që si me para, si pa para, kanë mbetur gjithmonë ata të njëjtët.
Fatkeqësisht, ti e ke futur popullin në skutë dhe e shantazhon me një rrogë, me një biznes, apo ku ta di unë… Sepse këtë bëjnë njerëzit e pamëshirshëm, delirantët e sëmurë.
Dhe që ta mbyll – jo me ty, se ti nuk e meriton – por me faktin se ke përdhunuar nëna të lënduara dhe ke përbaltur fëmijë të jashtëzakonshëm në shpirt, por të mbyllur në botën e tyre. Ti je thjesht një mut i vogël, që nuk ka ujë që të lan – as me këtë politikën autike që del nga ajo gojë e fëlliqur.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti ua bëftë rrugën e kthimit më të lehtë. Dhe Zoti ishalla të mëshiron ty… se unë nga sot, nuk do ta bëj më.
Ty nuk të plas, se je në re. Por… karma is a bitch, little boy.
(Shkruar nga E.B)