Llora nga Ismail Kadare
-I-
Prapë m’u kujtove, Llora.Dashurinë tonë të shkuarPrapë ripërtypSi demi që ripërtyp barin e livadheve të largëtNatënNë grazhdin e rrethuar nga bora.Po ripërtypAtë asfalt e zhavorr të zi kërrcitës,Boritë dhe katrorët mizëri të taksive,Tabelat e kafeve plot dritë,Afishe, stacione metroshKu me ty brodhaNofullat e zemrësMë dhëmbinLlora.
-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.Atje qielli si negativi i zi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeqëndisur me drita anëveKarrfosur me paralele dhe meridianeNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar.Pati netëI qullur nga stuhia joteHeshtja pranë teje dhe pasjonit të marrëMbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tuaSi mbi një kryq të madhTë bardhë.Në fillim e mora kaq lehtë.Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.S’e dija se dhjetë vjet me i ri se KrishtiDo të kryqëzohesha mbi ty.
-III-
JaVetëtimat e bardha në qiejAdresën tënde shkarravisin.Sikur këto reTë përhimtaTë ngarkuaraTe ti dërgoja si letra, Larisa.Letra …Nga tërë letrat që shkrovaS’di pse të dërgova atë më të marrënPas së cilës si personazh DostojevskiTë thashë njëqind herë “më fal!”Me pas atë faj për ta shlyerDoja të të shkruaja por më kot.Lapsi më ngrinte mbi letërDhe unë ngrija si robot.Ti u ngryse kur ta shpjegova,Vështrimi t’u err, t’u mpi,Si sytë e falltarit kur pikasinMidis fallit kumtin e zi.Diçka qe prishur në botëNë zemrek të saj, në aks.Ikje e letrave si e zogjveS’parandillte veç dimrin plak.
-IV-
Kështu pra te ti nisja këto reGjer në vilen tënde në rrethinë të Moskës.Ti në mesnatë e hutuar atjeDo të çoheshe nga gjumiTek xhami t’afroheshe:Ç’ndodh kështu?Ç’është kjo gjëmë,Ky shi her i mërzitur, her i rreptë,Këto vetëtima,Këto rrufe?Dhe do të rrije gjithë natën tek dritarjaRetë të dëshifroje,Llora.
-V-
Zor se në jetë do të takohemi.Adresat humbën,S’ka më letra.Ti mjegullat,Unë retëDo t’i dërgojmë njeri-tjetritGjersa dhe vetëTë mjegullohemi.
-VI-
Më kujtohet, gazetat hapa në mëngjesSi një tërbim, si një shkulm ere,Shkronjat vallëzonin si në ethe:Prerje. Prerje. Prerje.Prerje mardhëniesh diplomatikeKurrë s’do të shoh ty.Ambasadat u mbyllën.Pasaportat,VizatRamë në zi.Mbi ijet e tua të bardhaRa pluhur.Mbi sytë e tu.Larisa diplomaticeskajaÇ’ndodhi në botë kështu?
-VII-
Qëndrova përpara globit.Ballin e nxehtë mbështetaMbi rrudhat e meridjaneveDo të desha të pija me globin,T’endeshim të dy të dehur,Ai mes kozmosit,Unë rrugicave të Tiranës.
-VIII-
Nga erdhi kjo dashuriNë kohën kur turp më vinte nga fjalët.Ishte me siguri si ndëshkimiI atij që me tempullin tallet.Njohja në stacjonin KonsomolskajaBanale si rrallëherë ishNumri i telefonit shkarravitur shkujdesshëmMe të kuq buzëshBarbarisht.Restorant LeningradiShampanjëSnobizëm i dyanshëm.Kotni.Perlat, secili, pse vallëPërpiqej t’i fshihte në thellësi?Një të kollur si prej prostituteAjo nxirrte orë e çast si mburojë,Ndërsa unë ngul këmbë se nga lirat,Merrja vesh më pak se nga futbolli.Veç te port e shtepisëNën ca jargavaneAjo psherëtiu njerëzishtDhe iku me vrap pas puthjes së parëE kthyer në madonë sërisht.
-IX-
Gjithë natën fluturuam mbi qytetet e EvropësNatën avjoni u ul n’aeroport.Ç’pati mes nesh,Llora,Harresë, ftohje, abort?Tek dera e avjonit era të priste.Zemra ime me dëborë u mbushSi një vetmi e madhe zbrisjaPo n’aeroport.Askush.askush.Hamej, merrini këto valixhe.Të rënda?Janë mbushur me pritje.Gjithë natën fluturuam mbi qytetet e EvropësTi s’dija ç’kishe, s’më prisje.
-X-
Në kafe artistike bashkë jemi prapë.Jashtë dëbora ruse.Brenda ti.Shkrofëtin brenda meje geni i rracës:Prapë me sllaven bën dashuri.Pusho, gen i vjetër i rracës,Në thellësi, në humnerë hesht,Nëse jetës sime do t’i duhej një kryqKryqi im ajo le të jetë.
-XI-
Dhe ja gdhiu mëngjesi plot gazeta.I ngrysur, shpresëpak, shtetëror,Kemi flakur të dy mburojat,Si qelqi të thyeshëm jemi prore.Ku janë ditët e shkujdesshme.Të djelat mendjelehta, të martat,Kur ti me shthurjen unë me injorancënVërtiteshim si me maska?Tani që të tjerët rresht vunë maskatNe papritur i hoqëm atoFishkëlle, ulëri erë e marrë,Orën e ndarjes këndo!
-XII-
Ndarja …Një fjale gojePor ndarja është e rëndë, shpirtin ta qit.Të ndërtosh një ndarje për të qenëËsht’ m’e zorshme se të ngresh një piramidë.Si yjet janë vërtetë dashuritë,Kërkojnë hapsira të mëdha e po aq mund.por jetë e njeriut s’është galaktikëQë të nxejë kaq yje e katastrofa e shkrumb.Në jetën e ngushtë koha vërtet s’mjaftonPër dashuri,Për ndarje,Harresë.Pleksen dashuritë dhe ndarjet dhe harrimiKëngëtor i thinjur shëtitës syqorruar…Era e nëntoritLibrin e tretë të vjeshtësShfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.Të gjitha këto rikujtojRipërtyp.Në dhëmbë gurët e pendimit më kërrcasin,Asfalti i zi më varet nofullave të lodhura.Kështu pra, Larisa, moskovitja.Kështu pra, Llora.
ObserverKult
__________
Lexo edhe:
KËSHILLA E EQREM ÇABEJT: PARA SE TË SHKRUANI PËR GJUHËN SHQIPE DUHET TA KENI KËTË GJË PARASYSH