Tag: lloje

  • Asnjëherë mos e quani një pije alkoolike ‘ilaç’ për organizmin, ja ç’thotë dietologia

    Asnjëherë mos e quani një pije alkoolike ‘ilaç’ për organizmin, ja ç’thotë dietologia

    Vera ka qenë dhe është një pije e veçantë për gati 1000 vjet. Me mbi 10,000 lloje të ndryshme në botë, çdo rajon ka krijuar verën e vet unike, duke e kthyer këtë pije në një pjesë të pandashme të kulturës dhe traditës. Por a është vërtet e shëndetshme të pish verë çdo ditë?

    Për vite me radhë, është përhapur ideja se një gotë verë në ditë është e mirë për zemrën. Megjithatë, studimet më të fundit e vënë këtë pretendim në pikëpyetje.

    Sipas një studimi të fundit të publikuar nga një kirurg i përgjithshëm amerikan, vera është e lidhur me rritjen e rrezikut për të paktën shtatë lloje kanceri, si ai i gjirit, mëlçisë, zorrës së trashë dhe ezofagut.

    Dietologia Michelle Ruthstein thekson: Pretendimet për përfitime kardiovaskulare nga vera duhet të trajtohen me shumë kujdes.

    Ajo sqaron se vera përmban polifenole dhe resveratrol përbërës me veti antioksiduese, por këta nuk janë aq të fuqishëm apo të qëndrueshëm sa mendohet. Shpesh, përmbajtja e tyre bie ndjeshëm kur vera arrin në gotë.

    Sipas dietologes Kaylee Proctor, nuk ka asnjë provë të fortë që lidh konsumin e moderuar të verës me një shëndet më të mirë të zemrës. Përkundrazi, të gjitha pijet alkoolike janë të lidhura me rrezikun e rritur të kancerit dhe dëmtimit të mëlçisë. Kjo vjen si pasojë e acetaldehidit, një përbërës që prodhohet gjatë metabolizimit të alkoolit dhe që konsiderohet kancerogjen. Syri.net-iefimerida

  • Disa lloje çajrash mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj

    Disa lloje çajrash mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj

    Dihet se çaji jep shumë përfitime për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik.
    Në varësi të metodës së përpunimit të çajit, gjendjes tuaj shëndetësore dhe sasive të konsumit, disa lloje mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
    Çaji i Kufilmës

    Një çaj shumë i pëlqyer, i bërë nga gjethet e bimës “Symphytum officinale” dhe i njohur për vetitë shëruese.
    Ai përmban alkaloide pirolizidine, të cilat mund të çojnë në dëmtime të rënda të mëlçisë kur pihet në sasi të mëdha.
    Çaji i mentes
    Nëse jeni duke pirë çaj menteje në sasi të mëdha dhe rregullisht, ai mund bëhet toksik për organizmin.
    Kjo për shkak se përbërësi aktiv në të, mentoli, ndikon dhe prish sistemet biologjike që luajnë rol në ngrohjen dhe ftohjen e trupit.
    Çaji i limonit
    Ky çaj ku pihet në sasi të larta, mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara për shëndetin tuaj oral.
    Kjo për shakak se limoni ka nivele më të larta të fluorit dhe aciditetit, të cilat mund të ndikojnë në prishjen e dhëmbëve.
    Çaj i zi
    Edhe pse konsumi i një filxhani çaj të zi herë pas here nuk ka gjasa t’ju dëmtojë, konsumi i tij për gjatë gjithë ditës mund t’ju shkaktojë disa efekte anësore të pakëndshme.
    Meqenëse mund të jetë i pasur me kafeinë, ai mund të shkaktojë ndjesi ankthi, stresi dhe shqetësimi.
    Çaji i zi është i lartë në oksalate, të cilat për disa njerëz mund të grumbullohen në inde dhe të çojnë në dhimbje të kyçeve ose dhimbje të traktit urinar dhe fshikëzës së urinës.
    Çaj jamballit
    Çaji i jamballit mund të rrisë presionin e gjakut, kështu që njerëzit që marrin medikamente për presionin e gjakut duhet të jenë të kujdesshëm.
    Por edhe nëse keni presion normal të gjakut, mund të keni probleme nëse konsumoni shumë çaj jamballi ose çajra me jamball në to.