Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: llogorasë
-

Humbën në Parkun e Llogorasë, policia gjen pas disa orësh kërkime turistët suedezë
Pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 23:30 u gjetën dy turistët suedezë, nënë e bir, të cilët ishin raportuar të humbur më parë gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Policia e Shtetit. Pas një kërkimi të gjatë në terren, dy turistët u lokalizuan në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, një vend i pyllëzuar me terren të vështirë. -

Miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë
Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje.
Tarifat100 lekë-Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.
250 lekë-Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi 1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio.
-

Miratohen tarifat për Tunelin e Llogorasë, kush do të paguajë dhe kush përjashtohet
Kanë hyrë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë, duke finalizuar kështu procesin për fillimin e pagesave nga përdoruesit e rrugës. Vendimi është formalizuar përmes një Udhëzimi të Përbashkët të nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Udhëzimi, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, detajon tarifat e ndara në pesë kategori të ndryshme automjetesh, me çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë. Të gjitha tarifat e përcaktuara përfshijnë edhe TVSH-në.
Skema e detajuar e pagesave për Tunelin e Llogorasë
Skema e pagesës është e diferencuar sipas llojit dhe madhësisë së automjetit:
100 Lekë: Për motoçikleta dhe mjete të ngjashme me dy rrota.
250 Lekë: Për makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta të shpërndarjes (dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).
500 Lekë: Për makinat e pasagjerëve me rimorkio ose karavan (më shumë se dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).
1,000 Lekë: Për furgonë, minibusë dhe automjete të mesme (dy ose më shumë boshte, lartësi mbi 1.30 metra).
5,000 Lekë: Për automjetet e rënda me tre ose më shumë boshte, si autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio (lartësi mbi 1.30 metra).
Tarifat me parapagim (abonim) për përdoruesit e rregullt do të përcaktohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi.Kush përjashtohet nga tarifat
Udhëzimi i ri përcakton gjithashtu një listë automjetesh dhe përdoruesish që përjashtohen plotësisht nga pagesa, kryesisht kur janë në kryerje të detyrës funksionale:
Policia Rrugore, autoambulancat dhe forcat zjarrfikëse.
Mjetet ushtarake dhe ato të NATO-s.
Mjetet e punonjësve të ARRSH-së ose Entit Kombëtar të Operimit Rrugor gjatë detyrave.
Personat që gëzojnë statusin e invalidit, kur automjetet i përdorin për nevoja personale.
Në kuadër të sigurisë, udhëzimi ndalon prerazi përdorimin e Tunelit të Llogorasë nga mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.
Për zbatimin e tarifave dhe operimin e tunelit, janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Operimit Rrugor dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky vendim shënon fillimin zyrtar të kalimit me pagesë në një nga akset më të rëndësishme inxhinierike dhe turistike të vendit. -

Tuneli i Llogorasë, Balluku: Tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH
Tuneli i Llogorasë që pritet të vendosë traun këto javë, duke bërë kështu kalimin në me pagesë do të ketë një kosto 250 lekë me TVSH për autoveturat.Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.“Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogorasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as pesë euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibiliteti” tha Balluku.Tuneli i Llogorasë u hap për kalim verën e 2024-ës duke lehtësuar kështu qarkullimin për në Jug të vendit. Pas mbylljes për një periudhë disamujore ai u rihap sërish në verën 2025 dhe edhe pse u deklarua për një nisje të pagesës ajo u shty për në fund të sezonit turistik.Menaxhimi i sistemit të pagesës do të bëhet nga vetë qeveria përmes një operatori të dedikuar. Në mars të këtij viti Autoriteti Rrugor Shqiptar prokuroi ngritjen e një platforme të integruar për menaxhimin dhe monitorimin e operimit të stacioneve të tarifimit në rrugë.Enti Kombëtar i Operimit Rrugor që është edhe operatori që ka në objekt të tij pjesën e operimit, monitorimit dhe koordinimin e shërbimit te operimit ne rruge me pagese do të menaxhojë sistemet në secilën prej akseve ku do të futet ky sistem.Aksi që përfshin tunelin e Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra. Tuneli ka shkurtuar ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, segment i cili më herët përshkohej për rreth 45 minuta dhe që tani përshkohet vetëm për 7 minuta. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Përplasen tre automjete në Tunelin e Llogorasë
Tre automjete janë përplasur këtë pasdite në Tunelin e Llogorasë në Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.Top Channel
-

Hoxha: Qeveria ‘Rama’ po grabit qytetarët me tarifën e tunelit të Llogorasë
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj planit të qeverisë për të vendosur pagesë në tunelin e Llogorasë.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 10 euro për vetëm 5.9 kilometra, duke e bërë këtë segmentin më të shtrenjtë në rajon.
“Ky është një investim i financuar plotësisht nga taksat e shqiptarëve, ku janë vjedhur mbi 50 milionë euro, dhe tani qytetarët do të paguajnë sërish sa herë kalojnë aty”, deklaroi Hoxha.
Ai solli si shembull Italinë, ku tarifa mesatare është 8.5 euro për 100 km autostradë, me standarde shumë më të larta dhe tunele që arrijnë edhe 10 km.
“Rama kërkon 10 € për 5.9 km, jo për një autostradë, por për një rrugë dytësore interurbane me probleme teknike. Ky tunel nuk u ndërtua për qytetarët, por për klientët e pushtetit që çdo projekt e kthejnë në fabrikë parash për veten e tyre”, theksoi këshilltari demokrat.
Hoxha e cilësoi tunelin e Llogorasë si një tjetër skandal dhe “një skemë grabitjeje ndaj interesit publik”, duke shtuar se qytetarët shqiptarë po paguajnë jo vetëm rrugët më të shtrenjta në Europë, por edhe çmimin e një qeverie që i ka rrënuar ekonomikisht. -

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete
Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë. ”Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama. Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.
-

Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme
Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre, janë mobilizuar menjëherë për të përballuar situatën me mjete rrethanore, deri në mbërritjen e dy mjeteve zjarrfikëse që kanë mundur të vendosin vatrën nën kontroll pas një ndërhyrjeje të përqendruar.Zjarri ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra është shumë larg zonës së fshatit Dukat, ku prej pesë ditësh po vijon një tjetër zjarr masiv në malin e Shën Gjergjit, që rrezikon po ashtu shtrirjen në drejtim të parkut të Llogorasë.
-

Zjarri në Dukat të Vlorës vazhdon për të pestën ditë, flakët afrohen rrezikshëm pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë
Zjarri që ka përfshirë malin “Shën Gjergji” në Dukat të Vlorës vijon të digjet për të pestën ditë radhazi, pas riaktivizimit të vatrave. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe këtë të mërkurë i janë afruar ndjeshëm Parkut Kombëtar të Llogorasë, duke krijuar një kërcënim serioz për ekosistemin dhe hapësirën e mbrojtur.
Në vendngjarje ndodhen aktualisht 80 forca ushtarake dhe 32 të tjera nga bashkia e Vlorës, të cilat po luftojnë me zjarrin në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm. Dy helikopterë janë angazhuar gjithashtu në operacion, duke marrë ujë në Orikum dhe duke e hedhur në majën e malit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Era e fortë dhe thatësira e kanë bërë më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi si në drejtim të Dukatit, ashtu edhe drejt parkut të Llogorasë. Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll.
