Tag: llogari

  • “140 deputetë ende nuk kanë dhënë llogari  4 vitet e fundit”, Açka: Ja pse nuk më habit dekretimi i datës së zgjedhjeve

    “140 deputetë ende nuk kanë dhënë llogari 4 vitet e fundit”, Açka: Ja pse nuk më habit dekretimi i datës së zgjedhjeve

    Pasi Bajram Begaj dekretoi sot datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe në 5 bashkitë e tjera të vendit; Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, ish-deputetja e PD-së Flutura Açka shprehet se nuk është e habitur me vendimin e presidentit.
    E ftuar në një studio televizive, Açka ka deklaruar se presidenti nuk ka treguar kurrë hezitim kur bëhet fjalë për urdhrat e Ramës.
    Ndërsa më tej Açka shtoi se vendosja e datës së zgjedhjeve nuk mjafton se duhet parë nëse këto zgjedhje janë në përputhje të plotë me ligjshmërinë.Nuk ka ndonjë habi që presidenti ka dekretuar datën. Në përgjithësi, presidenti ka qenë gjithmonë më shpejt seç e mendojmë ne apo procedurat e shtetit kur vjen puna për urdhrat e Ramës. Nuk ka treguar asnjëherë hezitim, kështu që nuk më duket si habi, por problemi është pak më i thellë.
    Ja u vendos data, a jemi në përputhje të plotë të ligjshmërisë? Por para se të shkojmë tek kjo, ky moment a është një çast reflektimi se çfarë do të ndodhë me politikën shqiptare. Duam nuk apo nuk duam ne, zoti Veliaj mund të jetë i pafajshëm, por në këto momente është nën akuzë dhe çdo nëpunës i lartë i shtetit dhe aq më tepër një i zgjedhur ka një përgjegjësi edhe morale, përtej asaj juridike”, tha Açka.
    Sa i përket politikës, Açka ka deklaruar se nuk është shkëputur prej saj. Ndërsa thekson se në momentin kur u bë deputete, kuptoi që kishte bërë politikë në 35 vite.
    “Kam parë politikanë që tashmë nuk merren më politikë. Mua më bën habi kjo gjë, pasi do të thotë se kur ke bërë politikë të vërtetë? Në fakt unë kur u futa në politikë, e kuptova që kisha bërë politikë për 35 vite. Sepse edhe kur flet për librin, ekonominë, arsimin edhe të tjera me radhë, në fakt ti po bën politikë.
    Sepse përmirësimi i gjërave është thelbi i politikës. Unë para 4 vitesh e kam gjetur në atë gjendje Shqipërinë dhe si e kam lënë sot. Çdo kush duhet të japi llogari. Akoma 140 deputetët nuk kanë dhënë llogari se çfarë bëri në 4 vite në politikë. Prandaj në këtë libër, kam dhënë llogaritë që i detyrohem popullit shqiptarë, se për 4 vite jam paguar me taksat e tyre”, deklaroi
    Ndërsa e pyetur për ndryshimin e kastës politike, ish-deputetja demokrate, ka deklaruar se është faji i gjithë shoqërisë. Sipas Açkës, partive të reja duhet që të ishte dhënë më shumë hapësirë.
    “Çështja është se edhe ne kemi atë peshën e fajit. Sepse në 11 maj, ne duhet ti kishim dhënë hapësirë këtyre të partive të reja dhe sigurisht që sistemi ishte kundër tyre dhe gjithçka ishte kundër tyre, por megjithatë, në kishim një armë në dorë. T’i jepnin disa vota më shumë, t’i mbështesnim më shumë, këtë të gjithë bashkë ne kemi gabuar. Sepse duhej ekuilibruar politika me pranë e tyre dhe iu vodh hapur mandati i Adriatik Lapajt dhe nuk kam parë një politikan që të bërtasë jo për Adriatikun, por të përfaqësuar në Parlament me dinjitet. Ku shkuan vota e partive të vogla? Se po flasim për 200 mijë vota që janë 20 deputetë dhe që do të rregullonin Parlamentin dhe demokracinë shqiptare”, tha Açka.

  • Sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, ja kush është noterja që i disponon (Emri)

    Sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, ja kush është noterja që i disponon (Emri)

    Noteres Sanja Telhallari i janë sekuestruar 18 asete me vlerë 3 milionë euro me burime të dyshuara kriminale. Sipas policisë, 35-vjeçarja Telhallari dyshohet se i ka përfituar gjatë kryerjes së detyrës si notere.
    Njoftimi:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.
    Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere. Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.
    Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.
    Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.
    Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.
    Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Hekeroi sistemin dhe vodhi 36 “paga lufte” gjatë Covid-19/ Arrestohet për mashtrim kompiutetik 37-vjeçari (EMRI)

    Hekeroi sistemin dhe vodhi 36 “paga lufte” gjatë Covid-19/ Arrestohet për mashtrim kompiutetik 37-vjeçari (EMRI)

    Denis Trungu 37 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Kombinatit pasi ishte shpallur në kërkim për konsumim të veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, vepër për të cilën është dënuar me 7 vite burgim. 
    Trungu është ndaluar dhe më parë në vitin 2020 për mashtrime me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit në kohën e pandemisë Covid-19. 
    37-vjeçari duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë. 
    Më pas 37-vjeçari hyri tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte. Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor të vitit 2020 në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara. 
    Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës. 37-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur. 
    Këto llogari u bllokuan më pas me urdhër të Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Pasi kjo llogari është marrë nën administrim nga autoritetet, të depozituara në të janë gjetur vetëm 1.6 milionë lekë nga 15 milionë lekë të marra në mënyrë të paligjshme. 
    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”. 
    Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. 
    37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. 
    Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në  kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë. 
    Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet një njoftimin e policisë. 

  • Hidhini një sy! Facebook dhe Messenger me rregulla të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

    Hidhini një sy! Facebook dhe Messenger me rregulla të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

    Meta ka filluar të kalojë adoleshentët që përdorin Facebook dhe Messenger në llogari të reja të dizajnuara posaçërisht për ta, me më shumë masa sigurie dhe mundësi mbikëqyrjeje nga prindërit.
    Kjo iniciativë vjen në kohën kur kompania njofton se “qindra miliona” adoleshentë tashmë janë aktivë në platformat e saj si Instagram, Facebook dhe Messenger. Llogaritë e posaçme për adoleshentët u prezantuan për herë të parë në Instagram një vit më parë, ndërsa në fillim të këtij viti ato filluan të jenë të disponueshme në Facebook dhe Messenger për përdoruesit në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi. Tani, Meta po i shtrin këto llogari për adoleshentë në të gjithë globin.
    Të gjithë përdoruesit adoleshentë do të kalojnë automatikisht në këto llogari të reja, të cilat janë bërë të detyrueshme për këtë kategori. Gjithashtu, për adoleshentët e moshës 13 deri në 15 vjeç, kërkohet leje prindërore për të bërë ndryshime në cilësimet e sigurisë.
    Meta bën të ditur se përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar përdoruesit që mund të japin informacione të pasakta për moshën. Llogaritë e reja lejojnë prindërit të monitorojnë mënyrën si fëmijët e tyre përdorin platformat, duke përfshirë funksione për kontrollin e kohës së kaluar para ekranit dhe mbikëqyrjen e kontakteve me të cilët ata komunikojnë.ër më tepër, këto llogari janë të pajisura me cilësime më të forta privatësie dhe sigurie, me qëllim kufizimin e ndërveprimeve mes adoleshentëve dhe të rriturve të panjohur.
    Në të njëjtën kohë, Instagram po zgjerohet me programin e tij për të ndihmuar shkollat fillore dhe të mesme në SHBA që të raportojnë më shpejt rastet e ngacmimit dhe sjelljeve problematike. Deri tani, kjo nismë është zbatuar në bashkëpunim me një grup të përzgjedhur shkollash nëpërmjet një “programi partneriteti shkollor”.
    Meta thotë se ka marrë komente pozitive nga institucionet pjesëmarrëse dhe se të gjitha shkollat në SHBA kanë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit

  • Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes ‘ministres’ Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend

    Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes ‘ministres’ Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend

    E ftuar në intervistën e ditës, në Syri TV me Armela Ferkon, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.

    Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve.

    Më tej, deputetja denoncoi përfshirjen direkte të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje, duke theksuar se mbi 20 deputetë aktualë janë futur në Kuvend me ndihmën e bandave dhe përfaqësojnë interesat e krimit, jo të qytetarëve.

    Pjesë nga deklarata:

    Sikurse është njoftuar, seanca fillon me diskutimin për programin qeverisës. Jam përqendruar te disa prej fushave të këtij programi dhe nuk e kam përfunduar ende analizimin e tij. Mendoj se Rama e ka bërë këtë për disa arsye. “Diella” i shërben si një mjet propagandistik. Është një “risi” që ai ka vendosur ta shesë në takime, forume dhe institucione ndërkombëtare si një inovacion: që ai do të luftojë korrupsionin duke vendosur një ministre të bazuar në inteligjencën artificiale.

    Deri diku ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen, sepse është hera e parë që një “ministre” dekretohet në mënyrë antikushtetuese një ministre digjitale. Të gjithë kanë folur për këtë.

    Nga ato që kam lexuar nga ekspertë të inteligjencës artificiale, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Sepse, përveç faktit që dekreti është antikushtetues pasi ka një procedurë për emërimin e ministrave që Rama e ka anashkaluar plotësisht kemi të bëjmë me një propozim që presidenti nuk pritej ta kthente mbrapsht, dhe për pasojë ai u dekretua.

    Alarmin e kanë ngritur ekspertët për mënyrën se si “Diella” supozohet të veprojë. Rama i ka vendosur një emër dhe një fytyrë, por në thelb nuk kemi më një ministër real. Nëse do të mbledhë tendera apo të merret me prokurime gjë që e dimë se AI programohet atëherë gjithçka do të jetë e programuar që rezultati final të jetë ai që është dashur gjithmonë, por pa një ministër që firmos, pa një ministër që mban përgjegjësi përpara SPAK-ut.

    Kjo zëvendësohet me Diellën. Po ajo si do të japë llogari? Si do të mbahet përgjegjëse? Rama e ka hequr fare konceptin e llogaridhënies. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani madje mund ta bëjë edhe më shumë. Nuk besoj se ka ndokush që mendon se Rama ka vërtet qëllimin të luftojë korrupsionin. Por tani i ka hequr emrin dhe përgjegjësinë, që askush të mos mund të kërkojë llogari apo të japë llogari para SPAK-ut.

    Madje as ne si grup parlamentar i PD-së nuk do të kemi mundësi të kërkojmë llogari për tendera, koncesione, në arsim, në shëndetësi… Më falni, po kush do të vijë të japë përgjigje? Ai e ka hequr mundësinë për llogaridhënie, transparencë dhe informim të publikut. Do të jetë e njëjta gjë me Ramen, por pa asnjë prej mekanizmave që duhet të ekzistojnë në një demokraci.

    I gjithë programi i PS-së përmban premtime të përgjithshme, por asgjë konkrete. Të gjitha këto të çojnë drejt autoritarizmit. Rama po e vërteton çdo ditë se jemi në regjim.

    Mendoj se zoti Berisha i ka përmendur me emra, por ne kemi bërë një analizë dhe raport të plotë për influencën e krimit dhe karteleve në zgjedhje. Kemi bërë një analizë të të gjitha karteleve, siç është ai i Tropojës. Kemi kartelin e Elbasanit “Çelës”. Janë 10 qarqe dhe në të dhjeta janë mbi 20 bashki ku ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të bandave të drogës.

    Në çdo qark ka pasur deputetë, kryesisht nga lista e hapur, të cilët janë evidentuar si përfitues të një numri të lartë votash. Janë 28 emra deputetësh të mbështetur nga këto struktura në të gjitha qarqet; nga këta, 20-25 kanë hyrë në Kuvend.

    Pra, kemi një parlament ku mbi 20 deputetë mund të konsiderohen përfaqësues të karteleve. Ne nuk do të kemi më fjalën e qytetarëve në Kuvend, por interesat e krimit të organizuar.

  • “Diella, fasadë për të fshehur korrupsionin”, Vokshi paralajmëron: Parlamenti i ri  pasqyron interesat e krimit

    “Diella, fasadë për të fshehur korrupsionin”, Vokshi paralajmëron: Parlamenti i ri pasqyron interesat e krimit

  • Tre shenjat që vënë gjithmonë dashurinë para parave

    Tre shenjat që vënë gjithmonë dashurinë para parave

    Shumë tabela horoskopi tregojnë se ku na çojnë motivet tona, por për këto tre shenja, të vetmet gjëra që ia vlejnë vërtet janë ndjenjat dhe një lidhje e ngushtë, jo një llogari bankare më e madhe.
    Gaforrja
    Gaforret e ndërtojnë mbretërinë e tyre nga dashuria dhe siguria. Për ta, partneriteti është një strehë, jo një simbol statusi. Ata do të preferojnë të bëjnë përpjekje për momente intime dhe familje sesa të ndjekin të mirat materiale. Kur zgjedhin midis një monedhe ari dhe fjalëve të sinqerta “Të dua”, zemrat e tyre nuk kanë dilemë.

    Peshqit
    Peshqit jetojnë në sferën e imagjinatës dhe empatisë. Ata zgjedhin një lidhje të thellë emocionale ku mund të jenë autentikë, edhe nëse kjo do të thotë të ulin pritjet e tyre materiale. Shpërblimi i tyre më i madh është harmonia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, paratë vijnë e shkojnë, por marrëdhënia e vërtetë mbetet.
    Luani
    Luanët duan të duan dhe të jenë të dashuruar, kjo i motivon ata më shumë se çdo numër në llogari. Edhe pse e vlerësojnë bukurinë e jetës dhe luksin, ata janë të vetëdijshëm se momentet e vërteta dhurohen nga pasioni i sinqertë. Gjestet bujare në dashuri i mbajnë të frymëzuar, ndërsa përdorin paratë vetëm si një mjet për të zbukuruar kujtimet emocionale.
    Nëse je Gaforre, Peshk ose Luan, dije se yjet mbështesin zgjedhjen tënde për të vënë në plan të parë një marrëdhënie të ngrohtë, jo një shumë të majme në llogarinë tënde bankare.

  • “Veliajn do doja ta shihja në lumë”/ Hetimet ndaj Kryebashkiakut, shpërthen Prençi: Duhet të japë llogari edhe për…

    “Veliajn do doja ta shihja në lumë”/ Hetimet ndaj Kryebashkiakut, shpërthen Prençi: Duhet të japë llogari edhe për…

    Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Erion Veliaj duhet të japë llogari edhe për çështjen e inceneratorit.
    Prençi:
    Nga pikëpamja juridike dhe si jurist mendoj që do t’ia lëmë gjykatës të vazhdojë sagën e seancave gjyqësore për ato 13 çështje për të cilat akuzohet Veliaj.
    Kur më kujtohet arroganca e Veliajt për atë që thoshte do të vazhdoj të paguaj inceneratorin sepse unë nuk marr leje nga deputetët dhe përdorte edhe një shprehje që unë nuk e përdor dot të PD pra i diskriditonte në aspektin e akuzave që ngrinin dhe për çfarë protestonin para bashkisë së Tiranës.
    Do të doja ta shihja si ato ministrat e Nepalit në lum.
    Pasi u dogjën godinat qeveritare dhe shtëpitë i zhveshën dhe po i rrifnin me kamzhik në lumë. Ata meritojnë më shumë sepse korrupsioni që ka bërë Veliaj dhe pushtetarët meritojnë më shumë.
    Këtë e kam mendim si qytetar. Kurse si jurist mendoj se duhet të japë llogari edhe për inceneratorin. Deri më tani çështja e inceneratorit nuk i është vënë në ngarkesë juridikisht Veliajt.

  • “Kjo platformë të krijonte një llogari”/ Skemat mashtruese, flet eksperti: Mbi 5 mln euro dëmi tek shqiptarët

    “Kjo platformë të krijonte një llogari”/ Skemat mashtruese, flet eksperti: Mbi 5 mln euro dëmi tek shqiptarët

    Pas skemave piramidale të 90, platforma të ndryshme online po zhvasin qytetarët shqiptarë duke u kthyer në skandalin e dytë ekonomik në vend.
    Sipas ekspertëve IT-së, mbi 5 milionë euro dyshohet që është dëmi i shkaktuar nga përfshirja në këto aplikacione ditët e fundit edhe pse ende nuk kemi të dhëna zyrtare për humbjet nga investimi, apo numrin e personave që kanë rënë pre.
    “Mendohet rreth 5 milionë euro dëme. Ishte skema që nëse dikush hidhte 1 mijë euro, platforma i tkthente 100 euro çdo dy muaj dhe ai mendonte se po fitonte por realisht po i kthen atë që ai ka hedhur. Kjo platforma të krijonte një llogari dhe sikur janë bankat që ti dërgon para me i-ban, diçka e ngjashme”, tha Shahin Dokuzi, eskpert IT.
    Personat të cilët administrojnë këto aplikacione dyshohet të jenë shqiptarë.
    “Në këtë rast mendohet që janë shqiptarë pasi edhe flisnin shqip edhe nxisnin të tjerët që të hynin shqip, në këtë rast ka përparësi për ta kapur për shkak të këtij fakti”, shtoi eksperti.
    Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos ndajnë të dhënat personale me subjekte të panjohura si dhe të mos kryejnë transaksione financiare me këto platforma.

  • Zjarret në Shqipëri/ Dom Gjergj Meta: Përgjegjësit do japin llogari para Zotit! KMSH: Po lutemi!

    Zjarret në Shqipëri/ Dom Gjergj Meta: Përgjegjësit do japin llogari para Zotit! KMSH: Po lutemi!

    Pamje nga zjarret

    TIRANË- Për situatën e zjarreve në vend, kanë bërë nga një reagim edhe presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj dhe kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Meta, ka bërë një apel të ndjerë duke u shprehur se ata që ndezin qëllimisht zjarret do të japin llogari para Zotit për këtë krim. Ndërsa Spahiu shkruan se lutet që situata me zjarret të marrë fund sa më shpejt. 
    POSTIMI I BUJAR SPAHIUT:
    Gjatë 48 orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga zjarre masive, të cilat në disa qarqe kanë dalë jashtë kontrollit. Fatkeqësisht edhe me një viktimë në Gramsh dhe dëme të shumta për familje të tëra. E lusim Zotin që kjo situatë të kapërcehet sa më shpejt! Gjithashtu ju bëj apel gjithë familjeve që janë në zona kritike të evakuohen, jeta është mbi gjithçka. Krahas kësaj, secili duhet të rrisë përgjegjshmërinë dhe të mos bëhen shkak për zjarrvënie nga pakujdesia’ shkruan Spahiu në një postim në rrjetin social facebook.
    POSTIMI I DOM GJERGJ METËS:
    Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit. Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.
    Edhe në emër të të gjithë ipeshkvinjëve, ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrê që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.
    Përgjegjêsve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambientin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit. Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave. Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë.
    Situata po përkeqësohet edhe në Delvinë, pasi Ministria e Mbrojtjes njoftoi se tashmë zjarrfikësit janë në luftë edhe me flakët e një vatre të papritur që po shpërndahet me shpejtësi duke u favorizuar nga erërat e forta. Gjendja përshkruhet si kritike, pasi erërat e forta dhe temperaturat e larta e vështirësojnë punën e forcave zjarrfikëse. E vetmja zgjidhje është ndërhyrja nga ajri. Por duket se edhe kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme për të shuar flakët apokaliptike që kanë pushtuar vendin./ZËRI