Tag: llogari

  • BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

    BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

    Foto ilustruese

    BRUKSEL- Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. “Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet”, theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).
    Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta
    Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se kush qëndron pas reklamave. Hetimi zbuloi gjithashtu se X nuk u dha studiuesve qasje në të dhënat publike në përputhje me rregulloret e DSA-së.
    BE-ja po zhvillon hetime të mëtejshme kundër shërbimit online X të Musk-ut. Këto hetime përqendrohen ndër të tjera në mënyrën se si X lufton shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe manipulimin e informacionit.
    Donald Trump kërcënon me tarifa të mëtejshme
    Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për importet nga vendet, ligjet e të cilave, sipas tij, synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se synon të zbatojë rregullat e saj.
    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e akuzoi në një postim në platformën X BE-në, se po sulmon “kompanitë amerikane për gjëra të pakuptimta”. Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë lirinë e fjalës dhe jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë.
    Reagimi nga Gjermania
    Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), e përshëndeti vendimin e Komisionit. Legjislacioni digjital evropian vlen “për të gjithë, pavarësisht nga vijnë”, tha ai. Ai bazohet “në vlerat evropiane dhe këto, sigurisht, duhet të zbatohen dhe mbrohen”.
    Në të njëjtën kohë politikani i CDU-së tha se e konsideron gjobën e vendosur ndaj X si shumë të lartë.
    Wildberger  kërkoi gjithashtu një përqendrim më të madh në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në Evropë. Sovranitet digjitalnuk do të thotë vetëm rregullim, por edhe “të jesh në gjendje të mbash ritmin në fushën e teknologjisë”, argumentoi ministri, duke iu referuar industrisë evropiane të teknologjisë./DW

  • Berisha: Disa demokratë punuan me PS në zgjedhje! Do japin llogari

    Berisha: Disa demokratë punuan me PS në zgjedhje! Do japin llogari

    Berisha: Disa demokratë punuan me PS në zgjedhje! Do japin llogari
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se PS përdori edhe disa nga demokratët, mes tyre edhe deputetë që merrnin rrogën nga PD dhe punonin për socialistët.
    Ai tha se do bëhej analizë e thellë për të gjithë, përfshi edhe drejtuesit politikë dhe atë vetë, duke denoncuar ata që ikën me pushime apo bënë fushatë për PS-në.
    “Foltorja ka qëllimin e vetë, në takim dhe debat siç e keni parë pa filtra dhe me kamera. Ne regjistrojmë propozimet e tyre, i dëgjojmë, do ishte e padrejtë dhe joreale nëse pretendojmë se në foltore ne ezaurojmë debatin dhe analizën. Ajo do bëhet në çdo qelizë. Por ne symbyllurazi nuk jemi. E patë se pati nga ata demokratë në zgjedhje që kishin marrë edhe rrogën e deputetit në PD, që u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Ka dhe të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës nuk kanë punuar asnjë ditë. Të tjerë shkuan me pushime gjatë fushatës. Apo punuan për PS-në”, u shpreh kreu i selisë blu.
    Berisha shtoi se të gjithë do japin llogari, sepse analiza do jetë e thellë dhe elektorati do shpjegohet.Natyrisht që këta do të japin llogari dhe janë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Do jenë strukturat që do nxjerrin propozimet, amendimet, shqetësimet. Ne jemi parti e vlerave. Do japim shpjegime dhe llogari, kjo është e domosdoshme. Mbrojtja e votës ishte me rëndësi jetike jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë, ja ku e kemi këtu sot, rezolutat, forcat politik të djathta. Këto u arritën, farsa elektorale u provua. Tani jemi në farsë tjetër, do përballemi me të. Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen”, vijoi kryetari i PD-së.
    Ai akuzoi disa nga përfaqësuesit e opozitës se i shërbenin Ramës dhe i çonin informacione për të dëmtuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe për të nxjerr një raport pozitiv nga ndërkombëtarët.
    “Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri”, u shpreh ai.
    Madje theksoi se farsën elektorale nuk e ndali dot as eksperti më i mirë që morën, duke iu referuar amerikanit Chris LaCivita.
    “Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, vijoi ai.

  • “Unë i sfiduar? Mos e pyet…”, Berisha sulmon Salianjin: Tradhtarët që i shkuan në takim, do japin llogari!

    “Unë i sfiduar? Mos e pyet…”, Berisha sulmon Salianjin: Tradhtarët që i shkuan në takim, do japin llogari!

    Kreu i PD Sali Berisha ka folur për takimet e Salianjit. Berisha u shpreh se nuk janë asgjë tjetër, veçse një agjendë personale.
    Kreu i PD, theksoi se nuk ndjehet aspak i sfiduar ndërsa paralajmëroi se çdo person që zgjodhi turizmin në kohë fushate do të japë llogari.
    “S’ka mashtrim më të madh, pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militant demokrat këto katër vite ka votuar sa kurrë më parë. Unë i sfiduar? Mos e pyet… Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që i braktisën. Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë. Do të dalë. Ndaj duhet analiza në parti. Ata që i kanë tradhtuar militantët, ata do të japin hesap para strukturave. Nuk po paralajmëroj…Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj. I garantoj që do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat. Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm”, u shpreh kreu i PD Sali Berisha.

  • “Belinda i iku interpelancës, por përfundoi më keq”/ Agron Shehaj-mazhorancës: Duhet të jepni llogari

    “Belinda i iku interpelancës, por përfundoi më keq”/ Agron Shehaj-mazhorancës: Duhet të jepni llogari

    Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin për skandalin “Balluku”. Ai theksoi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh.
    Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari.
    “Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot. Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk mbaroi aty; shkuat te Balluku dhe tani po shkon tek Mirlinda. Nuk ka më – duhet të jepni llogari.
    Rama çdo ditë kërcënon me broçkulla. Tani ka nisur edhe ministri i drejtësisë me postime, duke folur për ndarje pushtetesh. Kujtohet që ka bërë një takim me një ministër italian para 2 muajsh. Ju ka ardhur fundi.”, tha Shehaj.

  • “Rama të japë llogari…”, Bardhi: Është urdhërues i aferës së Llogarasë

    “Rama të japë llogari…”, Bardhi: Është urdhërues i aferës së Llogarasë

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament, foli sërish për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.
    Bardhi u shpreh se Rama duhet të jap llogari në parlament. Sipas tij, kryeministri është urdhërues i aferës së Llogarasë. Sipas Bardhit, Rama flet vetëm me veten dhe nuk flet dot të vërtetën në parlament.
    “Ne kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin, sepse ai ka ndërhyrë tek drejtësia për një anëtare të qeverisë. Ai nuk është konsultuar me parlamentin. Ju thatë se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Del dhe mbron të pandehurën ministre me video selfie si mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese. Rama të japë llogari, u fshihet deputetëve të Kuvendit. Qeveria ka numrin dy të pandehur me tendera. Ç’punë ka kryeministri që kthen institucionin në një zyrë avokatie? Pse bëhet kryeministri palë, në një çështje që nuk është palë? Rama të vijë e të japë llogari këtu, ai është bashkëfajtor. Fliste gjëra që nuk i ka thënë Komisioni i Venecias, ai kërkon të manipulojë opinionin publik, duke ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Rama është urdhërues i aferës së Llogarasë”, tha Bardhi.

  • “Kush do të japë llogari pse…”/ Seanca plenare, Blushi: Meqë Ballukun nuk e keni, duhet vijë krydehajduti

    “Kush do të japë llogari pse…”/ Seanca plenare, Blushi: Meqë Ballukun nuk e keni, duhet vijë krydehajduti

    Në fillim të seancës plenare të Kuvendit deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se sot qeveria dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin sqarim për disa çështje problematike të shfaqura në vend gjatë motit të keq.
    “Kush do të japë llogari pse u shemb rruga Qukës- Qafë Pllocë, kujt t’i kërkojmë llogari nga veriu në jug janë përmbytur sërish edhe këtë vit dhe fondet për emergjencat civile ishte i barabartë me bakshishin për tunelin e Llogarasë.
    Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fiksim të vjedhin nga mëngjesi në darkë. Kush do t’i japë llogari kush ia fali tokën publike Frederika Mogherinit. Janë shumë çështje që do ketë shumë pyetje por për të cilat duhet vijë krydehajduti që ta japë sqarim sot”,- tha Blushi.

  • “Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet”/ Reagon gazetari: Berisha të japë llogari pse i mashtroi demokratët

    “Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet”/ Reagon gazetari: Berisha të japë llogari pse i mashtroi demokratët

    Edi Rama dhe Sali Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër së tranzicionit, tashmë në një degradim penal, moral dhe politik.
    Kjo është deklarata që gazetari Poli Hoxha bëri në një  emision televiziv, ku shtoi se kreu i PD shumë mirë që del në protesta, por që në radhë të parë duhet të japë llogari përpara demokratëve për premtimet e pambajtura të Foltores së parë.
    “Edi Rama dhe Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër të tranzicionit. Është një lojë, është një teatër. Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet. Këto elita janë në proces degradimi moral, politik dhe penal. Mediu, Ilir Meta janë para drejtësisë dhe nga ana tjetër po ashtu. Kur të bashkohen hetimet do ta nxjerrin një organizatë.
    Debati i madh është që mendimi ndryshe ka të drejtë të flasë. Sot pas 35 vitesh diskutohet që ata të mendimit ndryshe mund të flasin. Iu hedh atyre hijen e diversantit brenda partisë. Debatet janë të kota. Berisha ta nisë foltoren nëpër rrethe dhe të shkojë dhe të japë llogari për foltoren e parë, për premtimet e saj. Të thotë ku janë paratë ruse të Bashës. Tha që Basha i vendoste vetë kandidatët dhe do kishte primare”, tha Hoxha.

  • Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..

    Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..

    Gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz- Paskuqan, të zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi, ka patur debate të ashpra. 
    Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër. 
    Në videon e mëposhtme demokratja dëgjohet teksa shpreh një indinjatë të thellë ndaj drejtuesve në qendër të PD, por ajo mori një përgjigje arrogante nga Noka. 
    Më pas ajo dëgjohet që t’i drejtohet Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në këtë parti, por është aty prej kontributeve që ka dhënë. 
    Noka shikohet teksa i tregon derën zonjës, duke mos patur asnjë lloj interesi për ta dëgjuar. 

  • VIDEO-Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..

    VIDEO-Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..

    Gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz- Paskuqan, të zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi, ka patur debate të ashpra. 
    Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër. 
    Në videon e mëposhtme demokratja dëgjohet teksa shpreh një indinjatë të thellë ndaj drejtuesve në qendër të PD, por ajo mori një përgjigje arrogante nga Noka. 
    Më pas ajo dëgjohet që t’i drejtohet Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në këtë parti, por është aty prej kontributeve që ka dhënë. 
    Noka shikohet teksa i tregon derën zonjës, duke mos patur asnjë lloj interesi për ta dëgjuar. 

  • I hapi llogari në ‘GoFoundMe’, ekzekutohet kushëriri i Elvis Shkambit/ Drejtuesi i TV në Florida tregon nëse ka lidhje me ngjarjen në Shqipëri

    I hapi llogari në ‘GoFoundMe’, ekzekutohet kushëriri i Elvis Shkambit/ Drejtuesi i TV në Florida tregon nëse ka lidhje me ngjarjen në Shqipëri

    Ardian Kraja, drejtues TV në Florida, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ka zbardhur detaje nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Francesk Shkambi në Michigan të SHBA-së.

    Rezulton se viktima është kushëriri i Elvis Shkambit, personit që vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja, dhe e ndihmoi duke i hapur një llogari në ‘GoFounMe’.
    Kraja përjashtoi pistën se 44-vjeçari është vrarë për shkak të lidhjes me Elis Shkambin, duke thënë ‘Nuk besoj se ka lidhje ngjarja në Shqipëri me atë në Michigan’. Kjo referuar ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e të gjyqtarit të varrë, Astrit Kalaja.
    “Frako është një personazh mjaft i respektuar në komunitet, e trajtonin si shok, jo si menaxher. Nuk dihen ende arsyet e krimit, pasi janë ende çështjet nën hetim.
    Nuk mendoj se do të ketë lidhje, besoj se do të ketë lidhje me diçka tjetër. Ai kishte një procedim penal në SHBA dhe ishte falur nga ish-presidenti Joe Biden. Ka qenë një falje e gjerë dhe ndërmjet tyre ka qenë dhe Franko. Nuk mendoj se ngjarja në Shqipëri ka lidhje me atë në Michigan.
    I njihej si njeri i respektuar, ndihmues me punëtorët që menaxhonte. Kishte filluar një jetë të re, për hesapet e vjetra… s’e di. Frako punonte në një restorant tipik amerikan. Një pjesë e personelit janë shqiptarë.
    Amerikanët i bëjnë gjerat me vetëdije të plotë. E ka bërë me koshiencë të plotë atë veprim. Duket ngjarje nga gjaknxehtësie, jo mafioze”, u shpreh ai.

    Top Channel