Tag: llogarasë

  • VIDEO/ Autobusi përplaset me kamionin në Llogara, shkaktohet trafik kilometrik

    VIDEO/ Autobusi përplaset me kamionin në Llogara, shkaktohet trafik kilometrik

    Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Llogarasë.
    Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, një autobus është përplasur me një kamion në një prej kthesave të rrugës, ku duket se kanë hyrë të dy mjetet njëkohësisht në kthesë.
    Përplasja e dy mjeteve në këthesë ka shkaktuar bllokim të këtij aksi rrugor dhe trafik kilometrik, der në afërsi të tunelit të Llogarasë. Si pasojë e aksidentit, raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
    Qytetari që ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, shkruan: “Live nga Llogaraja. Këta na mbajtën të bllokuar për një orë. Shoferë pa përvojë!”

  • “Vjedhje 80 milionë eurosh”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Balluku po shkatërron turizmin në Llogara

    “Vjedhje 80 milionë eurosh”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Balluku po shkatërron turizmin në Llogara

    Sali Berisha përsëriti një tjetër akuzë për zv.kryeministren Belinda Ballku, duke thënë se ka vjedhur 50 milionë euro me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Sipas Sali Berishës oferta e kompanisë sllovene ishte 130 milionë euro, por thekson se Rama dhe Balluku shkuan në Turqi dhe i dhanë 180 milionë euro kompanisë.

    Investimet në tunelin e Llogarasë – tha Sali Berisha- po shkon në 230 milionë euro, ndërsa theksoi se me ndërtimin e këtij tuneli bizneset kanë falimentuar.
    Berisha: Morën dhe ndërtuan për të vjedhur tunelin e Llogarasë. Oferta sllovene ishte 130 milionë euro. Shkuan të Turqi, Rama me Ballukun gjetën atje një kompani ja dhënë asaj 180 milionë. Tuneli po shkon 230 milionë. Ky tunel shërben 4 muaj, shkurton rrugën gjithsej 13 minuta. Ky tunel e përjashton nga udhëtimi turistik qafën e Llogarëse, që është një nga bukuritë më mahnitëse. Këta tani ja bllokojnë rrugën Llogarëse, falimentojnë bizneset për të vjedhur 50 milionë euro dhe po shkon 80 milionë euro ç’është e vërteta.