Jozefina Topalli e injoroi lëvizjen e nisur së fundmi nga Ervin Salianji në bazë duke thënë se tani prioriteti i qeverisë është përballja me qeverinë. Por Topalli ka nxituar që sapo i është dhënë mundësia, ti japë një shans ish-vartëses së saj, Lefteri Lleshi për të marrë një post të rëndësishëm.
28 deputetë demokratë me Topallin në krye të listës kanë mbështetur me firmat e tyre ish-kryetaren e KQZ-së, për postin e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Më 11 nëntor 2024 përfundoi mandati 5-vjeçar i Pranvera Strakoshës, zgjedhur në vitin 2019 si Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Lefteri Lleshi ka qenë drejtoreshë juridike në Kuvend gjatë kohës kur Jozefina Topalli drejtonte këtë institucion.
Në vitin 2013 kur demokratët po linin pushtetin, e zgjodhën Lleshin si kryetare të KQZ-së, duke ia besuar asaj këtë institucion dhe jo Marsida Xhaferllarit. Por menjëherë pas daljes në opozitës të PD-së, edhe Lefteri Lleshi bëri zgjedhjen e saj, teksa në vendimmarrjet e KQZ-së u rreshtua përnjëherë në krah të socialistëve, duke lënë në opozitë tre anëtarët e propozuar nga demokratët.
Tag: lleshi
-

Në 2013 PD e quajti “tradhtare”, Topalli lobon për të marrë vota që Lefteri Lleshi të jetë në krye të Komisionit të Shërbimit Civil
-

“Qeni po luante me kafkën e tij”, detaje tronditëse nga vrasja e Klevis Lleshit: Si u gjetën kockat dhe veshja e të riut në ullishte
klevis lleshi
TIRANË- Detaje tronditëse janë zbuluar nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur 5 vitë më parë, më 5 gusht 2020. “Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020.
Sipas dosjes, trupi i 22-vjeçarit është gjetur në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes. Ky i fundit ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë, pasi qeni i tij kishte sjellë kafkën dhe disa kocka, ndërsa ka rrëfyer se nuk kishte parë e dëgjuar asgjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.
Më pas, grupi hetimor gjeti në vendngjarje një kockë si ajo e gjymtyrëve të sipërme dhe tre kocka të tjera të vogla. Po kështu 250 metra nga ana jugore e vendit ku u gjet kafka, brenda rrethimit të ullishtes, mbi përrua, u fiksuan të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metra, mbetje kockash të dekompozuara si ato të qenieve humane. Si dhe pjesa e një nofulle të poshtme si ato të kafkave të qenieve humane, në të cilën janë vënë re prania e dhëmbëve fundorë të pjekurisë.
Ndërkohë, 3 metra mbi rrethimin e ullishtes u fiksuan një palë pantallona të shkurtra si ato sportive me mbishkrimin ‘Nike’ si edhe një fëshfëshe e padëmtuar. Ndërsa në distancën 12 metra u fiksuan një palë mbathje. Trupi i dekompozuar ndodhej brenda rethimit me rrjetë të ullishtes, në pikën më të ulët të pritës dhe kodrës.Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se vrasja është porositur nga Aurel Hoxha, i cili dyshohet se ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e Lleshit. Ndërkohë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Sabah Nuzit, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.
Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, u vra dhe gropos në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Mbetjet kockore dolën në sipërfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një sipërfaqe të konsiderueshme. Trupi i viktimës u zbulua si rezultat i erozionit të tokës nga banorët e zonës ku pas testit të ADN-së, ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi./ZËRI
-

Ekzekutoi për 50 mijë euro Klevis Lleshin në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg vrasësin me pagesë
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, miraton masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua anë muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtatorduke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili u arrestua në Itali dhe ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje. Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisin, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
31-vjeçari Sabah Nuzi sipas njoftimeve të vjetra të policisë, rezulton me precedent penalë. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Aurel Hoxha, i njohur ndryshe me emrin Aurelinjo Kalaveri, urdhëroi vrasjen e 2-vjeçarit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.
-

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët
Gjatë kontrolleve në doganat shqiptare, janë zbuluar pesë shtetas shqiptarë të fshehur në dy kamionë, të cilët synonin të dilnin jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme. Si pasojë, janë arrestuar dy drejtuesit e kamionëve, G. Xh., 48 vjeç, dhe E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të verifikimeve, është zbuluar se një prej personave të fshehur në kamion, 34-vjeçari Indrit Lleshi, i njohur edhe si Ibrahim Lleshi, ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai është i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet e gjysmë burgim për vjedhje, kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Mësohet se ai është ndaluar provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në kuadër të këtij rasti, janë sekuestruar mjetet e transportit, dokumente identifikimi dhe pajisje komunikimi.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
PKK Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rolet”.
Fshehën në kamionët që drejtonin, 5 shtetas shqiptarë që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej të shtetasve të fshehur në kamionë, në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me mbi 7 vjet e gjysmë burgim, për vjedhje në Itali, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sekuestrohen kamionët, mjete identifikimi dhe celularë.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe si rezultat i administrimit të shpejtë dhe profesional të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin “Rolet”.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në kamionët që drejtonin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën të fshehur 5 shtetas shqiptarë.
Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
-

Dëmtimi në derbi, Tirana humbet lojtarin për disa ditë
Mesfushori i Vllaznisë, Kleandro Lleshi, pësoi një dëmtim në shpinë gjatë derbit të fundit dhe do të qëndrojë jashtë për 3-4 ditë për t’u rikuperuar. Edhe pse dëmtimi nuk duket serioz, stafi mjekësor ka vendosur t’i japë pushim për të shmangur çdo komplikacion dhe për të siguruar rikuperim të plotë.
Trajneri i skuadrës do të monitorojë nga afër gjendjen e tij dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjet e ardhshme. Lleshi mbetet një nga lojtarët kyç të mesfushës, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në dinamizmin e ekipit, por rikthimi i tij pritet të jetë i shpejtë dhe pa pasoja.Stafi teknik po analizon gjithashtu alternativat e mundshme në mesfushë për të kompensuar mungesën e tij, ndërsa tifozët shpresojnë që Lleshi të jetë gati për sfidat më të rëndësishme që po vijnë në kalendar. Ky pushim i shkurtër vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, duke bërë që ekipi të bëjë kujdes maksimal për menaxhimin e ngarkesës dhe përgatitjen fizike të lojtarëve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Vrasja e Klevis Lleshit/ “E rregullova të katërtin”, Sky ECC nxjerr zbuluar pronarin e “Monopol” dhe ekzekutorin Sabah Nuzi
Aurel Hoxha dhe Klevis Lleshi (viktima)
TIRANË- Nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC kanë dalë detaje të reja për vrasjen e Klevis Lleshit. Sipas SPAK, ekzekutori i vrasjes, Sabah Nuzi, e kreu krimin kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh, për llogari të Aurel Hoxhës, i cili dyshohet se ka kryer një akt hakmarrjeje, pasi vëllai i tij, Agim Hoxha, u ekzekutua dhe më pas u dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.
Në bisedat e zhvilluara në Sky ECC, Aurel Hoxha shprehet në një moment: “E rregullova të katërtin”, që sipas hetuesve i referohet viktimës së katërt nga familja Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit dhe Hajredin Lleshi, ndërsa Artan Lleshi rezulton i zhdukur.
Sabah Nuzi ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, ai ka mohuar përfshirjen në krim, duke kërkuar pavlefshmërinë e komunikimeve të siguruara nga Sky ECC.
SPAK vijon hetimet për vrasjen e katër anëtarëve të familjes Lleshi, ndërkohë që Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, është lënë në arrest shtëpie. Ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash dhe përfshirje në grup kriminal. Kreu i grupit, Aurel Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet për trafik kokaine dhe pastrim parash përmes lokalit “Monopol” në Tiranë, i cili u sekuestrua nga SPAK pak ditë më parë./ZËRI -

‘I rregullova të katërt!’- Urdhëroi vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, zbardhet mesazhi Aurel Hoxhës në SkyECC
I rregullova të katërt”, kështu është shprehur në bisedat me të besuarit e tij në SkyECC Aurel Hoxha, pasi kishte vrarë dhe zhdukur Klevis Lleshin.
Sipas hetuesve, Hoxha flet për viktimën e katërt në familjen Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit e Hajredin Lleshi dhe zhdukur Artan Lleshi.
Kujtojmë se Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh u njoh në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sipas avokatit të tij Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura ai mohoi përfshirjen në vrasje, ndërsa mbrojtësi kërkoi pavlefshmërine e komunikmeve në Sky ECC, përmes të cilave SPAK thotë se mundi të hedhë dritë mbi vrasjen për motive gjakmarrje.
Sipas SPAK, Sabah Nuzi e kreu vrasjen kundrejt pagesës për llogari të Aurel Hoxhës alias Kolaverit, i cili dyshohet se e urdhëroi krimin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij Agim Hoxha u ekzekutua dhe më u pas dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.
Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, u la nën masën e arrestit në shtëpi, pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash e grup kriminal.
Kreu i grupit Aurel Hoxha është shpallur në arrati, ndërsa Sajmir Kolaveri që dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit mes tij dhe autorit të vrasjes është arrestuar në Itali dhe pritet ekstradimi.
Shtëpi modulare në shitje – shiko tani opsionet e përballueshmeShtëpi modulare | Reklama kërkimi
Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
SPAK po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi 4 vrasjet e tjra në familjen Lleshi, më e fundit ajo e Arben Lleshit në burgun e sgurisë së lartë peqin, ku vuante dënimin për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe. Aurel Hoxha dyshohet ndërkohë edhe për trafik kokainë e pastrim parash. -

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin, mohon akuzën
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasësi i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.
Referuar hetimeve të SPAK, Sabah Nuzi u pagua 50 mijë euro nga porositësi Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri. Ky i fundit dyshohet se urdhëroi vrasjen e 22-vjeçarit pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj familjes Lleshi për vrasjes e të vëllait Agim Hoxha në Angli në vitin 2012 nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.
Sabah Nuzi nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ndërkohë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Samet Lokun, i arrestuar po ditën e djeshme. Loku nuk akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit, por si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave.
Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal pastronte paratë që vinin nga trafiku i drogës nga vendet e Amerikës së Jugut në BE dhe Shqipëri. Këto para, thotë SPAK, investoheshin në vendin tonë dhe jashtë saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pikërisht me fuqinë e këtyre parave të ardhura nga bota e drogës, Aurel Hoxha ka paguar për vrasjen e të afërmit të hasmit të tij. SPAK thotë se ky grup kriminal i pastrimit të parave të drogës, ka në përbërje edhe persona të tjerë për të cilët po punohet të identifikohen.
Aurel Hoxha rezulton të jetë pronar i lokal “Monopol” dhe i agjencisë turistike “Elite Event”, të dyja me vendndodhje në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërsa është shpallur në kërkim. Gjithashtu pas Sabah Nuzit dhe Samet Logës, dje u arrestua dhe Sajmir Kolaveri, i cili u kap në Itali.
Ky i fundit akuzohet nga SPAK si ndihmës dhe ndërmjetës mes porositësit Aurel Hoxha dhe vrasësit me pagesë Sabah Nuzit, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Vrasja e Klevis Lleshit u zbardh ditën e djeshme nga SPAK pas zbërthimit të bisedave të shkëmbyera në programin SKy Ecc.
Akuzat
Sabah Nuzi – Vrasje për gjakmarrje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, Fshehja ose asgjesimi i kufomës, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Samet Loka – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Grupi i strukturuar kriminal, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale
Gjakmarrja
Fisi Lleshi dhe Hoxha janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur sipas raportimeve të kohës, Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje. -

Ekzekutimi i Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO
foto ilustrim: klevis lleshi (viktime)-spak
TIRANË- Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit, do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet që dy të akuzuarit të njihen me masat e sigurisë.
Siç u bë me dije më herët edhe nga SPAK, Sabah Nuzi dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit, për një shumë prej 50 mijë eurosh. Ndërkohë, Aurel Hoxha alias Kolaveri i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim, është identifikuar si urdhërues i dyshuar i krimit. Hoxha është pronari i lokalit “Monopol”, ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm.Si nisi hakmarrja?
Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila kishte regjistruar deri atëherë të paktën 4 viktima.
Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Klevis Lleshin u zhduk pa gjurmë në vitin 2020. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha./ZËRI -

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje, 3 në pranga, njëri u kap në Itali,në kërkim…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshon se një lokal i njohur në Myslym Shyri në Tiranë fsheh një sagë të përgjakshme hakmarrjeje si dhe një rrjet i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të premten, lokali u rrethua nga forca të shumta policore të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që hetuesit e Prokurorisë së Posaçme ushtruan kontrolle edhe më vonë gjatë ditës, duke urdhëruar shoqërimin e dy personave. Sipas burimeve të prokurorisë, kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimit ndaj pronarit të lokalit, A.Hoxha, 36 vjeç, i dyshuar si porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi pesë vjet më parë. Po ashtu, Hoxha po hetohet për pastrim parash që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i narkotikëve. “Njerëzit shkonin dhe pinin kafe të qetë aty. Unë s’kam qenë asnjëherë”, tha me habi një banore e zonës, pasi mësoi arsyen e kontrollit policor. Të tjerë kureshtarë, kur shikojnë automjetet e policisë, pyesin se çfarë ka ndodhur dhe pasi marrin informacion, largohen duke ngritur supet. Disa prej punonjësve të dyqaneve përreth i thanë BIRN se kur kishin mbërritur në punë, rreth orës 08:00, policia gjendej aty.
Pastrim parash dhe vrasje
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për zbardhjen e vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020 u krye në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Ndaj katër personave të proceduar rëndojnë akuzat “Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje”, përfshirë fshehjen e kufomës dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj. Sipas SPAK, hetimet janë përqendruar tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve kundrejt pagesës të territorin e Shqipërisë. Prokuroria vlerëson se këta persona kanë vepruar në formën e grupit kriminal dhe disa prej anëtarëve dyshohet se kanë mundësuar injektimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme në sistemin financiar shqiptar. Kjo është realizuar përmes investimeve me karakter dyshues, ndërkohë që një pjesë e parave është përdorur për rrëmbimet dhe vrasjet. Si organizator i grupit që merrej me pastrimin e parave akuzohet A.Hoxha, pronari i lokalit. Të ardhurat e kundraligjshme dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Këto të dhëna janë siguruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian, si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC. “Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, citohet në njoftimin e SPAK. Me të ardhurat e fituara nga pastrimi i parave të paligjshme, dyshohet se është sponsoricuar dhe vrasja e të riut Lleshi. Nga hetimet ka rezultuar se Klevis Lleshi është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar kundrejt vlerës së 50 mijë eurove. Në njoftim thuhet se vrasja e tij është kryer në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të A.Hoxhës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012. Si ndihmës dhe ndërmjetës për të realizuar vrasjen e Lleshit dyshohet të jetë shtetasi me inicialet S.K., ndërsa si ekzekutor shtetasi S.N. Policia ka ndaluar dy nga të dyshuarit, ndërsa një i tretë u arrestua në Itali. Ndërkohë, A. Hoxha me origjinë nga fshati Shqefën i Macukullit dhe me banim të mëvonshëm në Mamurras dhe Tiranë është shpallur në kërkim. Ndaj Hoxhës rëndojnë akuzat “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë të paidentifikuar.
Saga e vrasjeve për gjakmarrje
Në prill të vitit 2012, një prej djemve të familjes Hoxha, Agim Hoxha 25 vjeç u gjet i vrarë dhe i djegur në një automjet nga autoritetet ligjzbatuese britanike në afërsi të Southampton, një qytet port në jug të Britanisë. Atëherë u dyshua si autor Arben Lleshi nga Burreli, djali i xhaxhait të Klevisit, i cili u arrestua në Itali me kërkesë të autoriteteve britanike. Sipas një raportimi të BBC më 20 shkurt të vitit 2013, Arben Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 32 vitesh. Sipas deklaratave të atëhershme të hetuesit Scott Clarke, edhe pse nuk mund të dihej kurrë motivi i saktë i vrasjes 25-vjeçarit Hoxha me origjinë nga fshati Shtjefën i Macukullit, ata dyshonin se ngjarja kishte lidhje me përfshirjen në tregtinë e drogës. Vrasja e Agim Hoxhës është pasuar me vrasjen e katër anëtarëve të familjeve Lleshi dhe zhdukjen e një tjetri. Në tetor të 2013-ës u vra babai i Klevisit, Xhavit Lleshi dhe në maj të vitit 2016 u vra vëllai i këtij të fundit, Hajredin Lleshi. Në vitin 2017 u rrëmbye djali i Hajredinit, Artan Lleshi, i cili konsiderohet i zhdukur. Të njëjtin fat pësoi dhe Klevisi në vitin 2020, por trupi i tij i pajetë u zbulua vetëm në vitin 2023 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Pas zhdukjes, nëna e Klevisit, Fatbardha Lleshi akuzoi familjen Hoxha për zhdukjen e djalit të saj. Në vitin 2023, u vra në burgun e Peqinit edhe Arben Lleshi, autori i vrasjes së Agim Hoxhës, pasi ishte ekstraduar në Shqipëri në vitin 2016.