Tag: llajo

  • VIDEO/ Lapsusi i deputetit të PS “shkrin” së qeshuri të gjithë Kuvendin, çfarë ndodhi në seancën e parë

    VIDEO/ Lapsusi i deputetit të PS “shkrin” së qeshuri të gjithë Kuvendin, çfarë ndodhi në seancën e parë

    Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve. Por, gjatë seancës së parë të Legjislacionit të ri nuk kanë munguar as batutat.
    Vasil Llajo, që kryesonte seancën, teksa po lexonte emrat e deputetëve për betim bëri një lapsus.
    Ai po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, e më pas  Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti.

    Deputetët “shpërthyen” në të qeshura. Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.

    /vizionplus.tv

  • “Tërmet Alizoti”, lapsusi i Llajos që shkaktoi të qeshura gjatë betimit të deputetëve

    “Tërmet Alizoti”, lapsusi i Llajos që shkaktoi të qeshura gjatë betimit të deputetëve

    Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.

    Mes emocioneve, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
    “Betohem, por jo tërmet”, ia ktheu me batutë demokrati.

    Top Channel

  • “Tërmet Alizoti”, lapsusi i Llajos shkakton të qeshura gjatë betimit të deputetëve

    “Tërmet Alizoti”, lapsusi i Llajos shkakton të qeshura gjatë betimit të deputetëve

    Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.

    Mes emocioneve, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
    “Betohem, por jo tërmet”, ia ktheu me batutë demokrati.

  • PD bllokon foltoren që në seancën e parë, Llajo- Berishës: Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

    PD bllokon foltoren që në seancën e parë, Llajo- Berishës: Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

    Partia Demokratike e nisi seancën e parë të kësaj legjislature me të njëjtin skenar, bllokim të foltores.

    Sali Berisha foli jashtë rendit të ditës, ndërsa drejtuesi i kësaj Vasil Llajo i mbyll fjalën
    “Le të tregojmë që jemi të respektueshëm ndaj rregullores së Kuvendit dhe gjykimet tuaja në seancat në vijim. Ju lutem shumë. Profesor i dashur, me respektin që kam ndaj jush si pedagogu im të lutem të respektojmë rregulloren. Noka, jemi kolegë bashkë. “-iu drejtua Llajo Berishës.
    Pas krijimit të komisionit për verifikimin e mandateve, seanca u ndërpre për të nisur në orën 17:00.

    Top Channel

  • Parlament i ri, sherre të vjetra/ Berisha bllokon foltoren, Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës

    Parlament i ri, sherre të vjetra/ Berisha bllokon foltoren, Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës

    Seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
    Tensionet nisën pasi kryedemokrati Sali Berisha shkoi në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalën.
    “Të tregojmë që jemi të respektueshëm karshi rregullores”, tha deputeti i PS, Vasil Llajo, i cili hapi seancën pas refuzimit të Sali Berishës për të drejtuar Kuvendin si ligjvënësi më i vjetër.
    Ndërsa Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se:
    “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…”.
    Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla kërkoi nga drejtuesi i seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.
    Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.
    Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së, ndërkohë që u desh ndërhyrja e Gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve.
    Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, Gazment Bardhi ka prishur mikrofonin.

  • Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

    Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

    Ka nisur zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    Sipas ligjit, seanca e parë duhet të drejtohej nga deputeti më i vjetër, gjë e cila i takonte liderit demokrat Sali Berisha, por ai së bashku me deputetin Tritan Shehu refuzuan dhe për këtë arsye seanca u drejtua nga deputetit socialist i Vlorës Vasil Llajo.

    Seanca nisi me Himnin Kombëtar. Deputeti Llajo në fjalën e tij i shtriu dorën për bashkëpunim opozitës dhe kërkoi që në katër vitet e ardhshme të punojnë për të mirën e qytetarëve.
    Llajo: Këtu fillon kapitulli i katër viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Shërbimi ndaj njeriut është rruga më e ndershme që një person mund të ndjekë. Kjo duhet të jetë në qendër të punës tonë. Çdo ligj, çdo vendim duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Ne nuk duhet të kemi merak të bashkëpunojmë kur është fjala për të mirën e vendit, përkundrazi duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë./vizionplus.tv

  • LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

    LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

    Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

    140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.
    Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja, tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit. Deputetja e PD-së Klodiana Çapja e ka nisur me bojkot, duke refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve.
    Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja.

    Top Channel

  • Të premten betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, ja kush do e drejtojë seancën e parë

    Të premten betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, ja kush do e drejtojë seancën e parë

    Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit deri kur të zgjidhet kryetari i Parlamentit. 67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike, refuzuan ta bëjnë këtë.
    Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën inauguruese të ditës së premte. 140 deputetët e legjislaturës së 11-të do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar. Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve. Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike.
    Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite. Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për tu betuar. Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili gjithsesi do të jetë mësuar një ditë më parë, kur kryesocialisti Edi Rama ta shpallë në mbledhjen e partisë.
    Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një. Komisioni do të shpallë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit, dhe në këtë moment, Llajo do t’i lirojë vendin drejtuesit të vërtetë të parlamentit, i cili do të mbajë fjalën zyrtare. Në të gjitha këto pjesë të seancës plenare të së premtes nuk lejohet debat me opozitën.
    Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës. Vetëm pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë Rama 4, do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

  • Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës.
    Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

  • Llajo dhe Kiço flasin për situatën në Delvinë: Të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri

    Llajo dhe Kiço flasin për situatën në Delvinë: Të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri

    Deputeti i zgjedhur i PS-së, Vasil Llajo dhe nënprefekti Kristaq Kiço, flasin për zjarret në Finiq dhe Delvinë. Llajo tha se situata tashmë në këto zona është më e qetë dhe aktualisht po ndërhyhet edhe nga ajri.
    ”Në Bistricë të Finiqit. Situata është në kontroll, por me ardhjen e dy helikopterëve, një Canadair dhe strukturat e zjarrfikësve kanë bërë të mundur që situata të jetë në kontroll. Nuk kemi viktima në njerëz. Policia ka shkuar shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët. Sot nuk kemi viktima. Kemi një situatë më të qetë dhe vatra të vogla”, tha Llajo. Nënprefekti Kiço u shpreh se Shqipëria nuk është përballur ndonjëherë me zjarre të përmasave kaq të mëdha dhe shtoi se kur të tejkalohet kjo situatë duhet të rishihet dhe filozofia e mbrojtjes nga zjarri.

    ”Në Delvinë hasëm një situatë të vështirë. Dhe sot kishim një vatër të re në Aliko të Finiqit. Zjarri nisi në mëngjes dhe u vu në kontroll pas disa orësh. Përpjekje maksimale për të shpëtuar njerëzit. Në Delvinë, flakët e zjarrit vijuan në Kakodhiq, Lefterol duke u futur në oborret e shtëpive dhe përgjatë fshatit Rusan.
    Ky zjarr nuk ka përfunduar, po operon një Canadair nga Itali deri sa të bëjë të pamundurën me këtë vatër. Dy helikopterë kanë ardhur dy herë dhe janë përpjekur të minimizojnë flakët. Zjarr si ky nuk kemi pasur asnjëherë. Nuk duhet ta lëmë çështjen deri këtu. Ky ishte një zjarr masiv, i ndikuar dhe nga temperaturat. Duhet të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri”, tha Kiço për ”A2cnn”.