Marko Ljubiša Khan
MAL I ZI- Klanet e Kotorrit po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj, mezi të mbushur moshën ligjore, të cilët pranojnë të kryejnë krimet më të rënda për një shumë të vogël parash. Që nga e enjtja e kaluar, hetuesit malazezë kanë qenë në kërkim të një adoleshenti nga Serbia (19 vjeç), i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë Marko Ljubiša Khan, një anëtar i klanit Skaljar, më 7 gusht, duke u shtirur si mysafir i një hoteli në Pržno. Kjo nuk është diçka e re që klanet përdorin brezin e ri për ekzekutorë.
Identiteti i rremë
Jovan G.
– Hetimi deri më tani ka vërtetuar se i dyshuari ka qëndruar në një hotel disa ditë para përpjekjes për vrasjen, ku është regjistruar me emrin e rremë Jovan G. Ai është sjellë i qetë, por gjithë kohës ndiqte Khan dhe po kërkonte një mundësi për ta vrarë. Hetuesit malazezë u ndihmuan edhe nga fakti që adoleshenti la gjurmë të shumta ADN-je rreth hotelit. Në fakt, ai e demaskoi veten sepse ishte pa përvojë.
Rekrutimi i “ushtarëve të rinj”
– Shumë shpesh ndodh që të rinj pa mjekër, kryesisht nga brendësia e Serbisë, punësohen për ekzektuime. Ata punësohen për shuma të vogla parash ose droge. Këta të rinj kanë precedentë kriminalë, por kryesisht për krime të vogla. Nuk është e pazakontë që ata të paguhen me kokainë, ose edhe të mos paguhen fare sepse po paguajnë ndonjë borxh me vrasje ose duke u ngjitur në shkallët e krimit. Për shkak të dëshirës së madhe për të qenë pjesë e klanit dhe për të provuar veten në krimet më të rënda, adoleshentë të tillë shumë shpesh bien dakord të kryejnë vrasjet më të rënda për shumë pak para.
Tarifa prej 500 eurosh
– Të rinjtë nga zonat e varfra pranojnë punë për 500, 1.000 euro, ndërsa profesionistët kërkojnë minimum 50.000 euro, madje shifra shkon deri në disa miliona. Dhe çmimi gjoja rritet nëse objektivi pozicionohet lart në hierarkinë e një klani.
Marko Ljubiša Kan është një person që ka qenë në shënjestër të disa sulmeve kriminale të ngjashme për shkak të angazhimit të tij me të ashtuquajturin “grupi Budvan”, të cilët janë të afërt me klanin Škaljar. Ai ka qenë në shënjestër edhe 5 herë para këtij sulmi, madje dhe Policia e kishte paralajmëruar se duhet të ruhej pasi jeta e tij ishte në rrezik. Megjithatë, edhe pas kësaj, Ljubisha vazhdoi të vizitonte vendet që kishte vizituar më parë.
I shënjestruar disa herë
Ljubiša Kan ishte shënjestër e sulmuesve më shumë se një herë. Ai u plagos në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 u sulmua në Budva, kur iu shmang të shtënave nga kallashnikovët. Ai mbeti i padëmtuar atëherë, ndërsa dy nga miqtë e tij, Goran Slovinić dhe Goran Marković, u plagosën. Në vitin 2021 Lubisha u sulmua sërish në Budva. Në shkurt të vitit 2023, Marko Ljubiša Kan u arrestua pasi policia kontrolloi një restorant ku qëndrojnë shpesh anëtarët e një grupi kriminal dhe gjeti një pistoletë të markës “Česká zbrojovka” me një karikator me 17 fishekë. Vetë Khan konsiderohet si person me precedentë penalë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet mbi ngjarjet kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Megjithatë ai i mohon akuzat./ZËRI
3jpg
2jpg

