Adriatik BALLA
Liverpuli, kampion në fuqi i Premier League angleze, po kalon një moment të vështirë këtë sezon, pasi ka një krisje të brendshme në marrëdhëniet mes trajnerit Arni Slot dhe lojtarëve kryesorë, përfshi sulmuesin kryesor të ekipit, egjiptianin Mohamad Salah. Situata duket e brishtë. Në fillim media gjykonte se egjiptiani kishte të drejtë, por pak nga pak në Angli po rreshtohen në krah të teknikut. Kështu, tifozët e Liverpulit dëshmuan se në cilën anë janë në përplasjen e trajnerit Arne Slot me lojtarin e rëndësishëm të skuadrës, Mohamed Salah. Rreth 5000 tifozë që kishin udhëtuar në Itali për ndeshjen e së martës me Interin, kanë thirrur zëshëm emrin e Slotit para dhe pas ndeshjes. Liverpuli e fitoi 1:0 ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Dhe thirrjet e tifozëve janë përkrahje e madhe për trajnerin holandez të Liverpulit. Slot nuk e përzgjodhi Salahun për ndeshjen në Itali, duke e dënuar atë për komentet e papërshtatshme të bëra të shtunën. Egjiptiani kishte theksuar se “klubi e kishte shtyrë nën autobus” dhe se raportet me trajnerin i kishte prishur. “Kaq shumë tifozë në rrethana të vështira për klubin dhe kjo dëshmon edhe një herë që nëse gjërat shkojnë kundër nesh apo ka momente të vështira, ne jemi të gjithë aty për njëri-tjetrin. Ne luftojmë së bashku dhe kjo është ajo që tifozët dhe lojtarët dëshmuan sonte”, ka thënë Slot. “Përkrahja e tifozëve do të thotë shumë për mua. Por nuk ka të bëjë me mua, ka të bëj me ekipin. Dhe tifozët ishin aty po ashtu për ekipin”.
Salah është prej emrave më të mëdhenj në histori të Liverpulit. Ka fituar dy trofe të Premier Leagues, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë. Vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë për herë të tretë, pasi shënoi 34 gola në të gjitha garat dhe e udhëhoqi Liverpulin drejt titullit të 20-të të Anglisë. Por forma e tij pësoi rënie në fillim të këtij edicioni. Për Salahun është edicioni i dhjetë në Premier League. Dhe pasi të shtunën mbeti në stol, ai dha deklaratën që bëri bujë në Angli. Salah ishte në stërvitjen e së hënës me skuadrën, por nuk u përfshi në delegacionin që udhëtoi për në Milano. Të martën ylli egjiptian publikoi një fotografi duke ushtruar i vetëm në palestrën e kompleksit stërvitor të Liverpulit. 33-vjeçari i ka 420 ndeshje, 250 gola e 116 asistime për Liverpulin. Trashëgimia e tij për skuadrën është e jashtëzakonshme. Salah në prill e vazhdoi edhe për dy vjet kontratën me Liverpulin. Por mbetet të shihet nëse do të luajë më për këtë skuadër.
Tag: liverpulit
-

U konfliktua me Salah, tifozët e Liverpulit i dalin në krah trajnerit Arne Slot
-

Rritet presioni ndaj Mohamed Salah, Uejn Runi i kërkon trajnerit Slot ta lërë në stol
Adriatik BALLA
“Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, duhet ta lërë Mohamed Salah në stol”, thotë ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi. Humbja 3-0 ndaj Notingham Forest në “Anfield” ishte një tjetër ndeshje ku egjiptiani – që ka shënuar pesë gola këtë sezon – nuk arriti të regjistronte gol apo asist. “Nëse do të isha në vend të Slot, do të provoja të merrja një vendim të madh vetëm për të krijuar ndikim te pjesa tjetër e ekipit”, tha Runi në episodin e fundit të podcast-it të tij. “Salah nuk po i ndihmon fare në mbrojtje.“Nëse je një nga lojtarët e rinj që kanë nënshkruar dhe je në stol, dhe sheh atë të mos vrapojë – edhe pse ai është legjendë e klubit dhe gjithçka që ka bërë është fantastike – çfarë mesazhi të jep ty kjo situatë?” 33-vjeçari sezonin e kaluar u bë lojtari i parë në historinë e Premier League që e mbylli kampionatin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë, duke fituar edhe çmimin “Lojtari i Sezonit”.
Forma e tij e jashtëzakonshme u përputh me një sezon debutues shumë të suksesshëm për Slot, i cili e udhëhoqi Liverpulin drejt titullit pas largimit të Jurgen Klop. Megjithatë, pas një merkatoje të ngarkuar – ku u sollën Florian Virtz dhe Aleksander Isak për 241 milionë euro – Liverpuli është futur në krizë. “Të kuqtë ndodhen në vendin e 11-të me 18 pikë në 12 ndeshje. “Ata po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, apo jo?” shtoi Runi, pesë herë kampion i Anglisë. “Duhet të shikosh edhe efektin e asaj që fatkeqësisht ndodhi me Jotën. Çfarë ndikimi ka ajo te lojtarët? Janë shokët e tij të ekipit, normalisht që ndikon. “Por pastaj nuk ka justifikim për mosluftim dhe mosangazhim.”
Kapiteni Virgjil van Dijk tha pas humbjes se “të gjithë duhet të marrin përgjegjësi”, dhe me Liverpulin që ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, hija e Klop po rëndon mbi Slot. “Mendoj se Slot ka një punë të madhe për ta rikthyer ekipin duke luajtur mirë dhe duke fituar,” tha Runi. “Gjëja kryesore është se kur ke një seri të tillë rezultatesh, emri i Klop gjithmonë del në skenë. “Është pak si rasti me Sir Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. Kur erdhi David Moyes apo më pas Van Gal, emri i Fergie gjithmonë përmendej. “Me Slot po ndodh e njëjta: ‘Nuk është Klop, nuk është aq i mirë sa Klop’. “Por mendoj se tifozët e Liverpulit duhet të largohen nga ky krahasim dhe të qëndrojnë pas tij”, theksoi më tej Runi. Pra, ish futbollisti i Junajtid u tregua në përgjithësi kritik për trajnerin Slot, të cilit i rekomandon të lerë në stol Salahun. -

Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’
Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’ – Sporti im
Skip to content
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes
Atletikoja e Madridit është mposhtur me shifrat 3-2 nga Liverpuli. Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të, duke e bërë më të hidhur humbjen për madrilenët. Në fund nuk ka munguar as tensioni. Diego Simeone ka humbur për një çast toruan, teksa është përplasur me njërin prej tifozëve të pranishëm në “Enfilld”.
Mbështetësi i Liverpulit ka qeshur përpara fytyës së trajnerit argjentinas, i cili nga ana tjetër nuk i përmbajti dot nervat e tij. Simeone po kërkonte përplasje fizike me tifozin në fjalë, por stjuartët e kanë parandaluar diçka të tillë. Sjellja e trajnerit është ndëshkuar më pas nga arbitri kryesor i takimit, që i ka treguar kartonin e kuq Diego Simeones./Sport Ekspres/
-

Diogo Jota shuhet në aksident, Ronaldo emocionon me mesazhin e tij të ngushëllimit
Adriatik BALLA
Dje ishte një ditë zie për futbollin, pasi një ngarje e rëndë në aksident i mori jetën futbollistit të Portugalisë, Diogo Jota. Ky ishte më të vërtetë një lajm tragjik që goditi botën e futbollit. Jota, sulmuesi i Liverpulit, humbi jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga dhe përfundoi në flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
Diogo Jota iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Ulverhampton për një shumë prej 44.7 mln eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Me Liverpulin, ai fitoi Premier League në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atletico Madrid, Porto dhe Ëolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë. Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim. Ndërkohë, “ylli” i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe solidaritetin me familjen e sulmuesit portugez.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni”, shkruan Ronaldo. Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm kur kujtojmë se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Kardoso, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të qëndrueshme. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve, dhe së fundmi kishin shpërndarë foto të dasmës së tyre në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të lumtur në altar, të rrethuar nga fëmijët e tyre. Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ata shkruanin: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Udhëtimi me makinë e më pas me target, duke evituar aeroplanin, i ishte këshilluar nga mjeku i Liverpulit.
-

Dha asist kundër Liverpulit kampion, lojtari shqiptar përfshihet në formacionin e javës në Premier Ligë
Brajan Gruda po e përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij në Premier Ligë. Lojtari i krahut po kthehet në protagonist për Brajtonin në këto javë të fundit të kampionatit, teksa ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar 1 gol për bardheblutë.
Asisti i fundit ishte kundër kampionëve të këtij edicioni në Premier Ligë, Liverpulit. Paraqitja kundër “të kuqve” i ka siguruar atij një vend në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit anglez. “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 8.3, duke e renditur përkrahë lojtarëve të Arsenalit, Mançester Sitit, Aston Vilës e Liverpulit./Sport Ekspres/ -

Arne Sloti fiton titullin që në sezonin e tij të parë, i jep Liverpulit trofeun e munguar prej 5 vitesh
Mbrëmja e sotme është një festë në Liverpul. “Të kuqtë” fituan sot titullin kampion numër 20 në historinë e tyre. Liverpuli shkatërroi me shifrat 5-1 Totenhemin në “Enfild”, duke siguruar matematikisht vendin e parë në tabelën e renditjes.
Një sukses i jashtëzakonshëm për Arne Slotin, i cili ia doli të fitonte titullin kampion që në sezonin e tij të parë në krye të Liverpulit. Ky trofe mungonte për këta të fundit që nga viti 2020, kur Klopi theu dominimin e Mançester Sitit në Angli. Tashmë Liverpuli i bashkohet Mançester Junajtedit me 20 tituj kampionë të fituar, më shumë se çdo skuadër tjetër angleze./Sport Ekspres/
