Tag: liverpuli

  • Anglezët sulm Mohamad Salahut: Po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli

    Anglezët sulm Mohamad Salahut: Po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli

    Adriatik BALLA
    Mohamed Salah tha të shtunën se ndien që është “hedhur nën autobus” nga Liverpuli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është prishur. Uejn Runi beson se trajneri Slot tani duhet ta tregojë autoritetin e tij dhe të mos e përfshijë Salahun në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, apo në ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Brightonit. “Slot duhet të dëshmojë autoritetin e tij, ta largojë atë dhe t’i thotë ‘nuk udhëton me ekip, pasi ajo që ke thënë është e papranueshme”, tha Runi për episodin e fundit të podkastit të tij. “Shko në Kupën Afrikane dhe le të qetësohet çdo gjë. Po të isha unë atje, nuk do të kishte mundësi që ai të ishte në ekip”. Legjenda e Mançester Junajtid vlerëson se Salah, ylli shumëvjeçar i Liverpulit, ose duhet të kalojë mosmarrëveshjet me Slotin, ose duhet të largohet nga skuadra. “Duhet të zgjidhet shpejt në njërën apo mënyrën tjetër”.Salah 33-vjeçar, ka shënuar plot 250 gola në 420 ndeshje me Liverpulin. Por nuk ka startuar në tri ndeshjet e fundit. Deklarata e tij pas ndeshjes bëri bujë. “Kam thënë shumë herë më parë që kam raport të mirë me trajnerin dhe papritmas nuk kemi më asnjë raport. Duket që klubi më ka hedhur nën autobus. Kështu ndihem. Mendoj se është e qartë që dikush dëshironte që unë ta merrja gjithë fajin”, nënvizoi ai. 29 golat e egjiptianit në edicionin e kaluar e ndihmuan Liverpulin që ta fitonte titullin e Premier League.Në prill ai nënshkroi kontratë të re dyvjeçare. Runi ka pyetur pse Salah, që u transferua te Liverpuli në vitin 2017 nga Roma, doli publikisht me komente. “Ai përfundimisht po e shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli. Do të ishte e trishtueshme për atë që t’i shkatërroj të gjitha. Ai ka gabuar rëndë”, tha Runi. Liverpuli po ka telashe të mëdha këtë edicion. Është në vendin e nëntë, 10 pikë prapa liderit, Arsenalit. Ka fituar vetëm shtatë prej 15 ndeshjeve të para. Salah ka realizuar katër gola në 13 paraqitje. Runi thekson se koha i godet të gjithë dhe se Mo Salah nuk ishte në formën më të mirë këtë edicion. Sipas Runit, për të luajtur duhet të jesh në formën më të mirë çdo javë. “Po të isha bashkëlojtar i tij, nuk do të isha i lumtur me atë që ka thënë pasi Liverpulit i duhet tani më së shumti. Ai në fakt e ka vënë Liverpulin nën autobus me fjalët e tij. Ai ishte i jashtëzakonshëm për Liverpulin, por shfaqi mungesë respekti për bashkëlojtarët, trajnerin dhe tifozët me këto fjalë. Jam i sigurt se pas disa vjetësh ai do të jetë pishman për fjalët që ka thënë”, shtoi Runi.

  • Efekti domino sjell ndryshimin e pankinave! Liverpuli do të marrë trajnerin e Real Madridit, nuk do ta humbin mundësinë për Xabi Alonson

    Efekti domino sjell ndryshimin e pankinave! Liverpuli do të marrë trajnerin e Real Madridit, nuk do ta humbin mundësinë për Xabi Alonson

    Sipas raportimeve nga mediat angleze, Liverpooli i ndoqi ngjarjet në Madrid me shumë kujdes. Pas një fillimi të dobët të sezonit, pakënaqësia mbretëroi në Real Madrid dhe Florentino Perez thuhet se po shqyrton shkarkimin e Xabi Alonsos. Mediat spanjolle pretendojnë se pati një konflikt në dhomën e zhveshjes që tronditi më tej pozicionin e Alonsos. Nëse do të kishte vërtet një prishje të bashkëpunimit, efekti domino mund të arrinte në Angli.
    Liverpuli, i cili ka vëzhguar zhvillimin e situatës për muaj të tërë, nuk do ta humbiste mundësinë për të konsideruar rikthimin e ish-të preferuarit të tyre. Xabi Alonso ka lënë një gjurmë të thellë në Anfield dhe shumë e shohin atë si njeriun ideal për stabilitetin afatgjatë të klubit. Trajneri aktual Arne Slott do të përballej me një presion të madh nëse Alonso do të bëhej i disponueshëm. Menaxhmenti i Liverpoolit, sipas spekulimeve, nuk dëshiron të presë nëse ka një shans për të sjellë spanjollin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Atletikoja i merr fitoren Interit në minutën e 93-të dhe Liverpuli turpërohet nga PSV-ja, Bajerni largohet kokëulur nga transferta me Arsenalin

    Atletikoja i merr fitoren Interit në minutën e 93-të dhe Liverpuli turpërohet nga PSV-ja, Bajerni largohet kokëulur nga transferta me Arsenalin

    Një mbrëmje plot gola dhe emocione në Ligën e Kampionëve. Atletikoja e Madridit ka marrë një fitore në sekondat e fundit të lojës. Skuadra spanjolle mposhti Interin me rezultatin 2-1, falë golit të shënuar nga Gimenezi në minutën e 93-të.
    Ndërkohë në Londër është zhvilluar kryendeshja e kësaj mbrëmjeje, ajo mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut. Këta të fundit janë larguar kokëulur nga Londra, teksa janë mposhtur me shifrat 3-1.
    Befasia e madhe ndodhi në “Enfild”, aty ku Liverpuli u turpërua nga PSV-ja. Ekipi holandez i çuditi të gjithë me fitoren 1-4 të marrë në një nga stadiumet më mitike të Europës. Sakaq, fitoren e kanë festuar edhe Reali i Madridit me PSG-në. Këta të fundit mposhtën Totenhemin me shifrat 5-3, ndërsa Reali fitoi të transfertën ndaj Olimpiakosit me rezultatin 3-4./Sport Ekspres/

  • Liverpul në krizë totale, e pëson edhe Siti i Pep

    Liverpul në krizë totale, e pëson edhe Siti i Pep

    Liverpuli mbetet në një krizë të thellë, duke humbur edhe sot në Anfield për javën e 12-të kundër Notingham Forest me shifrat 0-3. Të Kuqtë dominuan pjesën e parë, por nuk arritën të depërtonin. Çuditërisht, miqtë thyen barazimin: Devijimi i Murillos nga afër në minutën e 33-të e çoi rezultatin në 0-1.

    Pas pushimit, Forest menjëherë dyfishoi epërsinëduke shkuar në 0-2. Lojtarët e Slot dukej se nuk po dorëzoheshin por goditja përfundimtare erdhi në minutën e 81-të: Gibbs-White shfrytëzoi gjuajtjen e Hutchinson, e cila ishte pritur nga Alison. Liverpuli humbi ndeshjen e gjashtë, i bllokuar në 18 pikë në renditje: Notingham Forest tani është në 12.

    Sakaq edhe Siti thyhet nga Njukasëll 2-1. Fiton Çesli 0-2 ndaj Bërnlit në udhëtim, po ashtu Kristal Palasë merr tri pikë (0-2) me Uolves, Brajton përmbys 2-1 Brentford, Fulhem kalon në fund 1-0 Sanderland ndërsa Buornemëth-Uest Hem përfundoi 2-2./Foto ‘X’/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Liverpuli dhe Reali i Madridit ideojnë një shkëmbim të madh për merkaton e ardhshme

    Liverpuli dhe Reali i Madridit ideojnë një shkëmbim të madh për merkaton e ardhshme

    Adriatik BALLA
    Premier League mbetet kampionati numër një në botën e futbollit dhe klubet angleze janë më të kërkuarat në treg nga futbollistët por atje mund të përfundojnë vetëm lojtarët që gëzojnë formë sportive maksimale. Gjithsesi, Reali dhe Barcelona në Spanjë i rivalizojnë. Kur po afrohet merkato e dimrit duket se Reali dhe Liverpuli kanë në plan një shkëmbim që mund të jetë i bujshëm. Në të vërtetë bëhet fjalë për dy lojtarë, një i madrilenëve e një i klubit angelz që mund të ndryshojnë kampet. Kështu, referuar mediave të ndryshme spanjolle dhe britanike, gjiganti i La Ligës, Real Madrid, është lidhur këtë javë me atë që mund të bëhet një nga shkëmbimet më të bujshme të lojtarëve në historinë e futbollit.
    Sipas raportimeve, Rodrygo mund të transferohet në Premierligë te Liverpul, në këmbim të Florian Virtz. Si Rodrygo, ashtu edhe Ëirtz, po kalojnë fillime të vështira në këtë sezon të ri. Në rastin e brazilianit, forma e tij e paqëndrueshme ka bërë që ai të ketë vetëm tre paraqitje si titullar në të gjitha garat. Që nga sezoni i kaluar, ai nuk ka arritur të shënojë gol në 28 ndeshje radhazi. Nga ana tjetër, talenti gjerman Ëirtz po has vështirësi në përshtatjen me futbollin anglez. Edhe pse ka luajtur rregullisht nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, niveli i performancave të tij me fanellën e Liverpoolit ka qenë nën pritshmëritë. Këto vështirësi kanë bërë që këtë javë të qarkullojnë lajme për një shkëmbim të mundshëm mes dy lojtarëve.
    Sipas “Fichajes”, që citon “Defensa Central”, meqë Ëirtz zhvilloi futbollin më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Ksabi Alonsos, gjermani mund të tundohet nga një kalim te Real Madrid. Liverpuli, ndërkohë, që po kërkon përforcime në krahët e sulmit, është lidhur prej kohësh me Rodrygon. Edhe pse një marrëveshje e tillë mbetet ende shumë e vështirë për t’u realizuar, nëse forma e dy lojtarëve nuk përmirësohet së shpejti, ajo mund të shndërrohet në një opsion real. Vlen të theksohet gjithashtu se, përveç Rodrygos, Real Madrid do të duhej me shumë gjasë të paguante edhe një shumë të konsiderueshme parash për të siguruar Florian Virtz nga Liverpuli. Mbetet të shihet se si do të veprojnë dy klubet për të arritur në një marrëveshje mes tyre, por më këmbëngulës duket se është Reali dhe presidenti Florentino Perez që ka mbetur i befasuar me cilësitë e ish-sulmuesit të Bajer Leverkusenit. Natyrisht, klubet kanë ende kohë të mendojnë më mirë këtë shkëmbim, por gjithnjë nëse lojtarët bien dakord të ndodhë kjo lëvizje.

  • Liverpuli e mundi 1-0, trajneri i Real Madridit flet përçart pas ndeshjes: Nuk mendoj si ju, ishim në të njëjtin nivel

    Liverpuli e mundi 1-0, trajneri i Real Madridit flet përçart pas ndeshjes: Nuk mendoj si ju, ishim në të njëjtin nivel

    Liverpuli ka arritur që të fitojë ndaj Real Madridit në shifrat 1-0. Ajo që u vu re në këtë takim ishin rastet e pafundme të krijuara nga anglezët, teksa Courtouis ka bërë 8 pritje vendimtare, mes të cilave 3 prej tyre, mund t’i bënte vetëm ky portier.
    Por pavarësisht këtij hendeku të krijuar në fushë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e sheh ndeshjen në një tjetër këndvështrim. “Ne kemi humbur ndeshjen sepse kemi bërë shumë faulla afër zonës. Kishte superioritet Liverpuli ndaj nesh? Jo, nuk ishte kështu. Ne humbëm në detaje të vogla.
    Në pjesën e fundit, nuk fituam duelet një kundër një. Ishte një ndeshje e mbyllur, në pjesën e dytë Liverpuli kishte më shumë goditje standarte dhe ishte shumë mirë në atë aspekt dhe aty fituan kundër nesh, por ndeshja ishte e mbyllur, ishim në të njëjtin nivel”, tha Xabi Alonso duke shkaktuar shumë polemika te tifozët e Realit. /Sport Ekspres/

  • Nga Kristal Palasë te Kristal Palasë, Liverpuli i Arne Slot gjëmon krizë

    Nga Kristal Palasë te Kristal Palasë, Liverpuli i Arne Slot gjëmon krizë

    Situatë nga më të errëtat e klubit të famshëm anglez. Kampionët në fuqi të Premier League brenda një muaji, kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre: Anfield po fillon të gjëmojë,asksuh nuk po di të shënojë apo të mbrojë.

    Sezonin e kaluar dhe 5 javët e para të aktualit, Liverpuli i Arne Slot ishte dominues. Kampionët në fuqi të Anglisë po kalojnë një fazë jashtëzakonisht të vështirë me një muaj humbjesh që kanë shkatërruar të gjithë punën e mirë të bërë në pjesën e sezonit 2025/26.

    Nga 27 shtatori deri më 29 tetor, Reds humbën gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre, dukemarrë vetëm një fitore shkatërruese 5-1 ndaj Frankfurtit në Ligën e Kampionëve.

    Pika më e ulët u arrit në Kupën e Ligës, me Kristal Palasë që fitoi 0-3 në Anfield të mërkurën më 29 tetor, një demonstrim i qartë i problemeve të mëdha të një ekipi që, një vit më parë, dominoi Premier League dhe UCL.

    Sigurisht që tatpjetën ia ka dhënë skuadra londineze e Kristal Palasë e cila më 25 maj barazoi 1-1 në Anfield e mundi me penallti në finale të FA Cup 2-2 (3-2 pen) më 10 gusht, e kaloi 2-1 më 27 shtator dhe e dërrmoi dje në EFL Kupë 0-3 në Liverpul.

    Vazhdo leximin

  • Çesli mund Liverpulin në të 96′, kreu i Arsenalit

    Çesli mund Liverpulin në të 96′, kreu i Arsenalit

    Çelsi kthehet të bëjë kampionin e Botërorit për Klube ku gjatlë verës triumfoi turneun global. Sot mundi 2-1 Liverpulin në një duel të zjarrtë në ‘Stamord Bridge’. Gjuajtja spektakolare të Kaicedo-s në minutën e 14-të i dha avantazhin bluve.

    Nga ana e tij, Liverpuli luftoi gjatë gjithë pjesës së parë, duke mos arritur të depërtonte as me Szoboszlai dhe as Isak. megjithatë në të dytën Salah shënoi me thembër duke vendosur balancën.

    Megjithatë, Çelsi nuk u dorëzua dhe gjeti fitoren në minutën e 96-të: Estevao shënoi golin e tij të parë në Premier League, duke i dënuar Reds-at në momentin final. Liverpuli mbetet në 15 pikë, duke parë Arsenalin t’i kalojë ata në vendin e parë (+1).

    Vazhdo leximin

  • Liverpuli gjen pasuesin e Mohamad Salah, është Olise i Bajernit të Mynihut

    Liverpuli gjen pasuesin e Mohamad Salah, është Olise i Bajernit të Mynihut

    Adriatik BALLA
    Liverpuli ndodhet në një fazë kyçe të planifikimit sportiv. Të vetëdijshëm se cikli i Mohamed Salahut në “Anfield” mund të jetë drejt fundit, bordi i “Reds” tashmë po punon për një lëvizje strategjike që boshllëku i lënë nga egjiptiani të mos jetë traumatik. Dhe emri që ka dalë fuqishëm në skenë, sipas raportimit të “Daily Mail”, është Mikael Olise, lojtari aktual i Bajernit të Munihut, i cili në moshën 23-vjeçare është konsoliduar si një nga lojtarët më të dëshiruar në futbollin evropian. Largimi i Salahut është një skenar që klubi nuk dëshiron ta improvizojë. Egjiptiani, një pikë referimi ofensive për Liverpulin që nga viti 2017, ka qenë shumë më tepër sesa një golashënues.
    Aftësia e tij për të bërë diferencën në ndeshjet vendimtare, vazhdimësia në Premier League dhe lidershipi në dhomat e zhveshjes e kanë bërë atë një lojtar praktikisht të pazëvendësueshëm. Megjithatë, në futbollin modern është e nevojshme të parashikosh, dhe në këtë strategji hyn në lojë talenti francez. Olise është një sulmues i gjithanshëm, i aftë të luajë në krahun e djathtë dhe në pozicione të tjera të zonës ofensive. Driblimi i tij, vizioni i lojës dhe goditja me këmbën e majtë e bëjnë atë një profil shumë tërheqës për një klub që kërkon të ruajë një stil loje vertikal, dinamik dhe të paparashikueshëm. Francezi ka shkëlqyer te Bajerni me paraqitje që e kanë pozicionuar si një nga talentet e rinj më vendimtarë në kontinent. Liverpuli e di se nuk do të jetë e lehtë ta marrë nga bavarezët, por gjithashtu kupton se merkatoja e transferimeve ofron mundësi, sidomos kur vetë lojtari mund të jetë i hapur për të bërë një hap në karrierën e tij drejt Premier League, ku do të kishte shansin të bëhej ylli i ri i “Anfieldit”. Nga ana ekonomike, “Reds” janë të gatshëm të bëjnë një investim të rëndësishëm, të vetëdijshëm se zëvendësimi i Salahut nuk është një detyrë e vogël.
    Olise do të ishte trashëgimtari natyral i një roli që kërkon personalitet, cilësi dhe ambicie. Tifozët tashmë kanë filluar të emocionohen për mundësinë që të shohin një lojtar kaq premtues nën drejtimin e Jurgen Klop apo kujtdo tjetër që do të marrë stolin në të ardhmen e afërt. Koha do të tregojë nëse operacioni do të realizohet, por ajo që është e qartë është se Liverpuli nuk dëshiron të mbetet prapa në konkurrencën e ashpër të elitës. Të mendosh për të nesërmen është çelësi për të mbetur një klub fitues, dhe në këtë ekuacion, emri i Mikael Olise shfaqet si basti i madh për të shkruar kapitullin tjetër të lavdishëm në “Anfield”.

  • Liverpuli dëshiron të afrojë “Sadio Mane”-n e ri,  klubi ka ambicie për trofeun e Champions League

    Liverpuli dëshiron të afrojë “Sadio Mane”-n e ri, klubi ka ambicie për trofeun e Champions League

    Adriatik Balla
    Merkato në top-ligat euro piane po vijon normalisht dhe ditë pas dite ka befasi të reja sa u takon emrave që lakohen në media dhe që transferohen në klube të ndryshme. Padyshim që Liverpuli synon të rikthehet në majën e Europës dhe me trajnerin Arne Slot ka bërë progres të dukshëm, ku sezonin e shkuar fitoi titullin në Premier League, e tani dëshiron të fitojë trofeun e Champions League. Për të mundësuar këtë sukses të madh i duhet të bëjë goditje të fuqishme në merkato dhe disa lojtarë mjaft cilësorë janë bërë tashmë pjesë e klubit të kuq anglez. Theksojmë se një nga emrat më të spikatur të ardhur në radhët e Liverpulit është Virtz që ishte në Bundesligë me Bajer Leverkusen, por ka dhe afrime të tjera cilësore që bëjnë diferencë.
    Referuar asaj që shkruajnë mediat angleze, Liverpuli ka arritur në heshtje marrëveshjen për të përfunduar një transferim tjetër – dhe lojtari tashmë është vërejtur në fushën e tyre të stërvitjes. Skuadra e Arne Slot ka firmosur tashmë me gjashtë lojtarë këtë verë, përfshirë blerjen rekord të klubit, mesfushor in sulmues Florian Virtz nga Bajer Leverkusen. Shoku i tij i skuadrës në Leverk usen, Jeremie Frimpong, mbrojtësi i majtë i Bourne mouth, Milos Kerkez, dhe sulmuesi i Frankfurtit, Hugo Ekitike, gjithashtu kanë mbërritur në “Anfield”. Por, “Të Kuqtë” kanë punuar shumë prapa skenave për të forcuar akademinë e tyre, me sulmuesin e talentuar 17-vjeçar Uill Urajt që firmosi nga klubi i League Two, Salford City. Liverpul u përball me interesin e Arsenalit për Urajt, i cili tashmë ka debutuar për skuadrën e tyre U21.
    Anfield Uatç raporton tani se një firmë tjetër nga akademia është përfunduar – dhe ai me siguri do të entuziazmojë tifozët. Liverpul kanë rënë dakord për të firmosur me sulmuesin e ri të krahut Sidy Barhama Ndiaye nga skuadra senegaleze Diambars FC. Ndiaje tashmë ka kaluar kohë në fushën e stërvitjes së Të Kuqve dhe ka marrë pjesë në një ndeshje miqësore. Megjithatë, tifozët e Liver pulit do të duhet të presin një kohë të gjatë që Ndiaje të jetë në dispozicion për skuadrën e parë. 15-vjeçari do të mbushë 18 vjeç në dhjetor 2027, që do të thotë se mund të bashkohet zyrtarisht me Liverpu lin vetëm në janar 2028. Sidoqoftë, “Anfield Watch” shton se, sipas rregullave të FIFA-s, ai mund të kalojë deri në tetë javë në vit në Liverpul për t’u përshtatur me futbollin dhe kushtet angleze