Arsenali ka konfirmuar deri më tani që nuk ka kundërshtar në kampionat, aty ku kryeson me 25 pikë, por duke bindur në të gjitha sfidat.
E fundit e fituar është përballja ndaj Burnleyt në transfertë, e cila u mbyll në shifrat 0-2. Një dominim absolut nga minuta e parë e deri në përfundim për të besuarit e Mikel Artetës, që të dy golat i shënuan që në fraksionin e parë me autorë Gyokeres dhe Declan Rice.
Në pjesën e dytë goonersat administruan rezultatin, teksa ia dolën që të largohen me 3 pikë nga Turf Moore. Kjo ishte fitorja e tetë në Premier League për këtë sezon për Arsenal, që regjistron gjithashtu dhe një barazim e një humbje në 10 javë të luajtura.
Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea u mbyll me fitoren e bluve të Marescës që Iu falën një goli të shënuar nga Joao Pedro që në minutën e 34’. Aq mjaftoi për marrjen e 3 pikëve dhe ngjitjen në vendin e pestë në tabelë. Liverpool u rikthye te fitorja pas disa humbjeve radhazi, ku të shtunën në shtëpi kishte përballë Aston Villan. Skuadra e Slot gjeti dy gola me Salah që realizoi të 250-in me fanellë ne të kuqve, dhe pas tij Ryan Gravenberch. Pavarësisht ecurisë negative, Liverpool mbetet në vendin e tretë.
Tag: liverpool
-

Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitorja në Premier
-

Liverpool rikthehet më në fund te fitorja. Gjithçka nisi nga një gafë e Martinez (video)
Pas 4 humbjeve rresht, Liverpool është rikthyer më në fund te fitorja. Kampioni në fuqi i Premier League fioi 2-0 ndaj Aston Villa-s në “Anfield”, për javën e 10-të.
Fillimisht ishte Hugo Ekitike që shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt të Dominik Szoboszlai, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez. SHIKOGOLINEANULLUAR TEEKITIKE
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Liverpool merr një dhuratë të madhe nga portieri i miqve, Emiliano Martinez, ku portieri argjentinas gabon duke i pasuar Mohamed Salah dhe egjipitian dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpoolin. Me golin e shënuar sot, Mohamed Salah shkon në kuotën e 250 golave, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e të kuqve, pas Ian Rush 346 dhe Roger Hunt 285. SHIKOGOLINESALAH
Në minutën e 58-të ishte Ryan Gravenberch që dyfishoi shifrat për vendasit, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, e ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve të Aston Villa-s. SHIKOGOLIN
Florian Wirtz e nisi nga stoli këtë takim, duke u futur në 15 minutat e fundit në vend të Ekitike, por pa gjetur dor rrjetën. Liverpool fiton 2-0 dhe ngjitet në vend të tretë me 18 pikë, 7 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. -

Garë e fortë mes Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, për “bishën” e Dortmundit
Qendërmbrojtësi i Dortmundit, Nico Schlotterbeck, është momentalisht një ngë më të mirët në botë në rolin e tij. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha vazhdimësia kanë ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, tre më të interesuarat për qendërmbrojtësin gjerman janë: Bayern, Real Madrid dhe Liverpool.
Bayern Munich e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Dayot Upamecano, pasi rinovimi me francezin po bëhet i vëshitrë për t’u arritur dita-ditës, ndaj bavarezët po mendojnë planin B. Nëse ikën Upamecano, duan të transferojnë Schlotterbeck.
Në të njëjtën situatë është edhe Liverpool, klubi anglez e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Ibrahima Konate. Francezi do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme, destinacioni i tij i ri do të jetë Real Madridi.
Po ashtu edhe klubi madrilen interesohet për Schlotterbeck, si një alternativë shtesë për Xabi Alonso-n. Qendërmbrojtësi gjerman mund të jetë zëvendësuesi ideal për Antonio Rudiger apo David Alaba, të cilët sipas të gjitha gjasave do të largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit.
Në anën tjetër, Dortmund po përpiqet të rinovojë me Schlotterbeck deri në vitin 2030, por me interesin e madh të klubeve të përmendura më sipër, duket shumë e vështirë që qendërmbrojtësi gjerman të qëndrojë te verdhezinjtë pas përfundimit të këtij sezoni. Vlera e Schlotterbeck mendohet të jetë 45-50 milionë euro. -

Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi
Xabi Alonso po formëson gradualisht modelin e tij te Real Madridi, me disa ndryshime të dukshme që nga mbërritja e tij verën e kaluar, pas largimit të Ancelottit, përpara Botërorit të Klubeve. Nga rregulla më të rrepta ditore e deri te përdorimi i dronëve për të analizuar stërvitjet nga ajri, shumë gjëra kanë ndryshuar në Valdebebas. Ky i fundit ishte një vendim i pazakontë para ndeshjes ndaj Liverpool-it.
Tradicionalisht, Real Madridi stërvitej në stadiumin ku do të luhej ndeshja, por Alonso vendosi që ekipi të stërvitej në Valdebebas në orën 11:00, më pas të udhëtonte pasdite drejt Liverpool-it, duke shkuar në “Anfield” vetëm për konferencën për shtyp, siç kërkon rregullorja e UEFA-s.
Ky ndryshim rikthen “modelin Mourinho”. Portugezi ishte i vetmi trajner i Realit që kishte preferuar të mos stërvitej në stadiumin e ndeshjes. Tani, Alonso po ndjek të njëjtën rrugë, në xhiron e katërt të Champions-it.
Pas stërvitjes dhe drekës, ekipi do të niset në orën 16:00, do të mbërrijë në Liverpool në 17:35 (ora lokale) dhe do të qëndrojë në hotelin përkatës, ndërsa Alonso dhe një lojtar do të dalin para mediave në “Anfield”.
-

Liverpool-i i 500 milionë eurove investim në merkaton e verës futet në “faliment sportiv”
Liverpool pati një verë historike me shpenzime prej 482.9 milionë eurosh për Isak (145 milionë), Wirtz (125), Ekitike (95), Kerkez (46.9), Frimpong (40) dhe Leoni (31). Ky super investim besohej se do ta ngrinte skuadrën në një nivel të ri. Fillimi ishte premtues; 5 fitore radhazi në Premier League, 4 prej tyre në sekondat e fundit, dhe avantazhi prej 5 pikësh ndaj Arsenal, Tottenham dhe Bournemouth.
Por pas 4 javësh panorama ndryshoi. Liverpool është i 7-ti me 15 pikë, duke regjistruar 4 humbje radhazi në Premier League dhe 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit, duke u bërë skuadra e parë në histori që fiton 5 të parat dhe humb 4 vijueset radhazi.
Kriza filloi kundër Crystal Palace (2-1) dhe vazhdoi në Champions dhe Premier League. Problemi kryesor? Performanca e dobët e blerjeve të reja. Wirtz nuk ka shënuar ende, Isak vetëm një gol. Sipas të dhënave:
Isak: 8 ndeshje, 1 gol, 1 asist
Ekitike: 13 ndeshje, 6 gola, 1 asist
Wirtz: 13 ndeshje, 0 gola, 3 asiste
Kerkez: 14 ndeshje, 1 gol
Frimpong: 9 ndeshje, 1 gol
Salah ka vetëm 4 gola në 13 ndeshje.
Liverpool është skuadra më e sulmuar me topa të gjatë në Premier League (507), duke treguar vështirësitë e mëdha që ka për të rimarrë formën dhe dalë nga “falimenti sportiv”.
-

Arne Slot ka vetëm një javë kohë për të qëndruar ende te Liverpool, fati i holandezit varet nga 3 ndeshjet e ardhshme
30 Tetor 2025
19:36
Telesport
4 humbjet rresht në Premier League, eleminimi i mbrëmshëm nga EFL Cup, nga “makthi” i këtij sezoni që mban emrin Crystal Palace, kanë vënë seriozisht në pikëpyetje qëndrimin e Arne Slot te Liverpool.
Askush nuk e kishte menduar që kampioni në fuqi i Premier League do të arrinte në këtë pikë që në fillim të sezonit, sidomos pas asaj merkatoje të çmendur që bëri.
Fajtori kryesor për formën e dobët të Liverpool konsiderohet Arne Slot. Trajneri holandez ka në dispozicion vetëm një javë për të bindur drejtuesit që të mos e shkarkojnë. Tri ndeshjet e radhës së Liverpool, në shtëpi ndaj Aston Villa-s dhe Real Madridit në Champions dhe transferta ndaj Man. City, do të vendosin fatin e Arne Slot.
Në rast se Liverpool nuk fiton dot në këto tri takime, largimi i Arne Slot është thuajse 100% i sigurt, gjithmonë sipas raportimeve të mediave vendase. -

Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe
30 Tetor 2025
17:08
Telesport
Në vitin 2012, Liverpool krenohej me 16-vjeçarin Jordon Ibe, i cili në atë kohë konsiderohej si super talent dhe të kuqtë prisnin që ai të bëhej akoma edhe më i mirë se Raheem Sterling.
Te Liverpool nuk gjeti hapësirën që i duhej dhe pas disa huazimeve, në vitin 2016 u shit te Bournemouth për 15 milionë paundë, një blerje rekord në atë kohë për klubin e “qershive”.
Megjithatë, Ibe rezultoi një transferim i dështuar dhe më pas filloi kalvari i lëvizjeve nga një ekip në një tjetër, gjithmonë e në rënie.
Sot, Jordon Ibe, 29 vjeç, ka fimosur me klubin e ligës së tetë, Sittingbourne. “Jemi krenarë të njoftojmë se Jordon Ibe ka zgjedhur Sittingbourne FC në rrugëtimin e tij për të rizbuluar kënaqësinë e futbollit.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: të shohim Jordon duke dhënë më të mirën e tij. Asgjë s’do të na gëzonte më shumë sesa ta shihnim të shkëlqejë në muajt në vijim dhe të rikthehet në futboll me kohë të plotë , një sukses që do të pasqyronte si përkushtimin e tij, ashtu edhe angazhimin e klubit ndaj zhvillimit të tij”, thuhet në postimin zyrtar të klubit amator. -

Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot
6 humbje në 7 ndeshjet e fundit janë shifra alarmante, por trajneri Slot nuk preket, të paktën jo për momentin. Liverpool pësoi një tjetër disfatë të rëndë, këtë herë në Carabao Cup, me Crystal Palace që i nxori jashtë Kupës së Ligës pas suksesit 0-3 brenda në “Anfield”. Trajnerit Slot i kushtoi shumë shtrenjtë rotacioni i madh që kishte bërë në këtë takim.
Pa Van Dijk, Konaté, Szoboszlai, Gakpo, Wirtz, Salah dhe Ekitike, Liverpool ishte shumë i prekshëm, me Sarr që i goditi dy herë në limitet e pjesës së parë. Sulmuesi nga Senegali realizoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa katër minuta më pas kompletoi “dopietën” e tij personale. Të kuqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë në fraksionin e dytë, por pa sukses, jo vetëm kaq, por Pino në minutën e 88-të sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, trajneri Slot nuk shfaqi pendesë për faktin që la pushim pjesën më të madhe të titullarëve: “Ky klub e ka përdorur këtë turne gjithmonë për të aktivizuar lojtarët e akademisë. Mu duk një vendim i drejtë dhe nuk kam ndryshuar mendim tani që humbëm. Të lush 3 ndeshje në 7 ditë mes Premier dhe Champions është një sfidë. Grupi ynë nuk është i fryrë sa shumë mendojnë”, u shpreh Slot.
Kalon më tej në fazën çerekfinale edhe Newcastle, me “qymyrxhinjtë” që triumfuan 2-0 përballë Tottenham.
() -

Arne Slot drejt shkarkimit, Liverpool piketon zëvendësuesin e holandezit
27 Tetor 2025
19:54
Telesport
4 humbjet rresht në Premier League duket se kanë tronditur stolin e Arne Slot. Holandezi po kalon momentin më të vështirë si trajner i Liverpool-it.
Shpenzimet e shumta në merkaton e verës, rreth 500 milionë euro, nuk po japin atë që pritej dhe fajtori kryesor për 4 humbjet rresht të Liverpool, konsiderohet pikërisht Arne Slot.
“Caught Offside” raporton se në rast se Liverpool do vendosë të shkarkojë Arne Slot, pasuesi i tij pritet të jetë Jurgen Klopp. Trajneri gjerman që nuk ka drejtuar ekip tjetër pikërisht pas largimit nga Liverpool, duket se është gati të rikthehet edhe njëherë në “Anfield”.
Ndeshja e ardhshme ndaj Aston Villa-s në këtë fundjavë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Arne Slot.
