Pas humbjes 1-0 kundër Liverpool në raundin e katërt të Champions League, mesfushori Jude Bellingham komentoi mbi performancën e Real Madrid. Anglezi pranoi meritat e kundërshtarëve, por duke i kërkuar ekipit të ruante besimin.
“Mendoj se rezultati pasqyron atë që pamë në fushë. Në pjesën e parë, e kontrolluam mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë, ata krijuan më shumë raste dhe ne nuk u mbrojtëm me të njëjtin fokus në goditjet standarde°, tha Bellingham.
“Pas golit të tyre, u përpoqëm t’i shtynim gjërat përpara, duke humbur shumë topa dhe duke krijuar hapësira që na lanë të prekshëm. Vitin e kaluar, ishim shumë më keq se tani, kështu që nuk mund ta lejojmë këtë humbje të prishë ecurinë e mirë që po kemi”, shtoi anglezi.
Pavarësisht zhgënjimit, fjalët e Bellingham pasqyrojnë mentalitetin e Real Madrid: autokritikë, qetësi dhe një dëshirë të menjëhershme për të reaguar. “Los Blancos” mbeten plotësisht në garë për raundin tjetër, por në Anfield ata u përballën me një Liverpool më cinik dhe të bashkuar.
Tag: liverpool
-

Bellingham: Nuk duhet që një humbje të prishë qetësinë dhe ecurinë e mirë që po tregojmë
-

Liverpool “skuq” Realin, MacAllister shemb “murin” Courtois, Slot në delir: Fitore e madhe
Liverpool “zgjohet” edhe në Champions, me të kuqtë që “thyejnë” Real Madrid, triumfuan 1-0 në “Anfield”, por ky rezultat duket një gënjeshtër në një kohë kur ekipi i Slot krijoi 17 raste, goditi 9 herë kuadratin dhe kishin të paktën 4 raste të pastra për gol, por Courtois u kthye në një mur të vërtetë.
Fillimi i ndeshjes ishte një dialog i vazhdueshëm mes tij dhe Szoboszlai-t, fillimisht e ndali në mënyrë fantastike me këmbë, ndërsa më pas grushtoi një predhë të vërtetë të hungarezit.Me fillimin e pjesës së dytë, portieri i Real Madrid bëri sërish mrekullinë, këtë herë duke ndalur nga shumë pranë goditjen me kokë të Van Dijk. Brenda një minutë, në dy raste thuajse të ngjashme, Courtois fluturoi duke grushtuar në këndore edhe goditjen e Ekitikes. Më në fund, pas disa përpjekjeve, në minutën e 61-të, Courtois u dorëzua, me MacAllister që me kokë mposhti portierin e Real Madrid. Goli i argjentinasit në fund rezultoi një 3-pikësht pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
Kjo fitore, e dyta radhazi, rikthehen më në fund qetësinë në radhët e Liverpool, një sukses që trajneri Slot e vlerësoi jashtëzakonisht shumë: “Ishte një paraqitje fantastike pasi thyem një ekip të jashtëzakonshëm si Real Madrid, një ekip që po kalonte një formë të shkëlqyer pasi kishin humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Të fitosh kundër tyre, me këtë cilësi është diçka shumë pozitive”, u shpreh Slot.
Nuk e bëri dramë këtë humbje trajneri Alonso: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por lejuam shumë goditje standarde, bëmë shumë faulle të panevojshme. Kjo ishte një humbje shumë ndryshe nga ajo kundër Atleticos, ishim të mirë vendosur në fushë”, u shpreh Alonso.
() -

VIDEO/ Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit
Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë.
Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi nuk bënë dot diçka më shumë.
Liverpool mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Mac Allister.
Atletico Madrid mund 3-1 Royale Union, sakaq 4-0 triumfon Tottenham ndaj Copenhagen.
Sfidë interesante në Itali, me sfidën mes Juves dhe Sportingut që që u mbyll 1-1.
Rezultatet finale:
Atletico Madrid – Royale Union 3 – 1
Bodo/Glimt – Monaco 0 – 1
Juventus – Sporting 1 – 1
Liverpool – Real Madrid 1 – 0
Olympiacos – PSV 1 – 1
PSG – Bayern Munich 1 – 2
Tottenham – Copenhagen 4 – 0 -

Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”
Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Real Madrid në supersfidën e luajtur në “Anfield”, ku nuk munguan emocionet nga sekonda e parë deri në atë të fundit, edhe pse sfida u zhbllokua në minutën e 60-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-0. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis mac Allister mposht më në fund Courtois.
Portieri belg ka qenë fantastik sonte, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mac Allister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Real Madrid për verën e ardhshme.
Luciano Spalletti e ka nisur me barazim te Juventus në Champions League. Bardhezinjtë zhgënjyen sonte, duke mos shkuar më shumë se shifrat 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Barazimi i bardhezinjve erdhi në minutën e 34-të, Dusan Vlahovic gjeti golin, pas asistit të Thuram. Në 20 minutat e fundit pati vend edhe për Edon Zhegrovën, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.
Tottenham ka marrë një fitore bindëse në fushën e vetë 4-0 ndaj Copenhagen, me golat e Brennan Johnson 19′, Odobert 51′, supergoli i Micky van de Ven 64′ dhe Joao Palhinha 67′.
Në sfidat e tjera, Atletico Madrid fitoi në “Metropolitano”, 3-1 ndaj Royale Union SG, me golat e Julian Alvarez në pjesën e parë, Conor Gallagher dhe Macos Llorente në pjesën e dytë. Belgët ngushtuan shifrat me Sykes në minutën e 80-të.
Monaco fitoi në transfertë 0-1 ndaj Bodo/Glimt me golin e Balogun në fund të pjesës së parë. Olympiacos-PSV 1-1.
SHIKOGOLAT -

Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën apo raundin e katërt. Vëmendja padyshim do të jetë në “Anfield” dhe në “Parc des Princes”.
Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Përsa i përket formacioneve zyrtare, surpriza evetme mund të quhet lënia në stol e Alexander Arnold dhe krahun e djathtë do ta mbulojë Federico Valverde.
LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé.
Një tjetër sfidë spektakolare pritet të jetë edhe ajo në Paris, ku do të ndeshen kampionia në fuqi e Europës, PSG, dhe ekipi më në formë i momentit, Bayern Munich.
PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
BAYERN MUNICH XI: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane. -

“Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”
“Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpool-i, që e ka përmbushur ëndrrën e tij”. Kjo fjali, e shkruar mbi një mur pranë “Anfield”, kishte vite që simbolizonte krenarinë e qytetit. Ishte murali dedikuar për Trent Alexander-Arnold, djalin e lagjes West Derby që u rrit duke ëndërruar të vishte fanellën e Liverpool-it, dhe e bëri realitet. Por këtë mëngjes, në prag të përballjes së shumëpritur Liverpool–Real Madrid, murali është gjetur plotësisht i dëmtuar.
Figura e futbollistit, e pikturuar me kujdes në vitin 2019, është mbuluar me bojë të bardhë, mbi të është shkruar një mesazh i ashpër dhe i dhimbshëm: “Lamtumirë, miu”. Sulmi ka shkaktuar zemërim te banorët e zonës dhe trishtim tek tifozët që e kishin kthyer atë cep në një vend simbolik për adhuruesit e klubit. “Ky mural përfaqësonte më shumë se një lojtar, përfaqësonte një histori përkushtimi dhe dashurie ndaj klubit”, – tha një banor për ‘MARCA”.Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur disa persona erdhën me bidona boje dhe vandalizuan murin. “Një gjë e tillë nuk ndodh zakonisht, është për të ardhur keq dhe të tremb pak”, – treguan pronarët e shtëpisë ku ndodhet murali. Rreth orës 11:00 të mëngjesit, punëtorët e parë nisën restaurimin për ta rikthyer muralin në gjendjen e tij origjinale. Murali ishte krijuar në vitin 2019 nga grupi i tifozëve “The Anfield Wrap” për të festuar triumfin e Liverpool-it në Champions League kundër Tottenhamit në Madrid. Në atë sezon, Alexander-Arnold ishte një prej yjeve të rinj më premtues të futbollit europian, simbol i stilit ofensiv dhe shpirtit që e riktheu Liverpool-in në majat e kontinentit.
Kalimi i tij te Real Madridi, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor, ndryshoi gjithçka. Pas 20 vitesh në klubin e kuq, nga akademia deri te fitimi i çdo trofeu të madh, vendimi për të mos rinovuar dhe për t’u larguar si lojtar i lirë u pa nga shumë tifozë si tradhti. Në fjalët e lamtumirës, Trent foli për “sfida dhe përvoja të reja jashtë shtëpisë”, por mënyra e largimit të tij la plagë të hapura te një pjesë e madhe e tifozërisë së ‘Reds’. Sonte, “Anfield” do të flasë. Dhe Trent Alexander-Arnold do të duhet të dëgjojë… -

Xabi Alonso, kthim emocionues në “Anfield”: Këtu më kanë dashur kaq shumë
4 Nëntor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Në rikthimin e tij në “Anfield”, ku luajti për 5 vite si mesfushor i Liverpool-it, Xabi Alonso u shpreh: “Është bukur të rikthehesh në një vend ku të kanë dashur kaq shumë. Përpiqem të përqendrohem, por në këto ndeshje është e vështirë”.
Sa iu përket penalltive, trajneri spanjoll tha: “Ne përcaktojmë se kush është gjuajtësi dhe më pas ata vendosin. Për sot, i pari në listë është Kylian”.
Për Trent Alexander-Arnold: “Është mirë dhe në dispozicion. Mund të luajë sot. Pas dëmtimit, kemi nevojë për cilësitë e tij; është në një fazë të re dhe duhet ta ndihmojmë të japë maksimumin”.
Duke kujtuar periudhën e tij në Liverpool: “Me Rafa Benítezin mësova shumë. Ishin vite shumë të mira, më ndihmojnë ende sot”.
Për atmosferën në “Anfield”: “Lojtarët e dinë tashmë si të përballen me presionin kur stadiumi ulëret”. Ai kujtoi gjithashtu: “Në finalen e Stambollit, gjuajtja e penalltisë prej meje ndryshoi historinë time”. -

Slot i trembet Vinicius: Është i shpejtë si rrufeja, gjen hapësira edhe kur e markojnë 4 vetë
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, deklaroi në konferencë për shtyp se kishte parë një Real Madrid të madh që sezonin e kaluar, kur u përballën në fazën e grupeve, por këtë herë madrilenët “kanë më pak dëmtime”: “Sezonin e kaluar luajtëm kundër një Reali me shumë mungesa, këtë vit jo.
Është e vështirë t’i krahasosh, por shoh shumë ngjashmëri. Xabi Alonso ka bërë një punë të shkëlqyer, por edhe Carlo Ancelotti, që ka fituar shumë. Madrilenët kanë shtuar lojtarë të rinj, që mund t’i ndryshojnë ndeshjet. Real Madridi ka qenë gjithmonë i madh në këtë kompeticion. Ata janë një skuadër e madhe, por edhe ne jemi”.
Slot foli edhe për Trent Alexander-Arnold, që mund të luajë kundër ish-ekipit të tij: “Do t’i bëjmë një pritje të ngrohtë, kam kujtime shumë pozitive me të si lojtar dhe person”. Për Vinícius, holandezi tha: “Është i shpejtë si rrufe, shumë i mirë në një kundër një dhe di të gjejë hapësira edhe kur e markojnë katër vetë”.
Liverpool po kalon një javë të rëndësishme pas fitores ndaj Aston Villa, sepse ndodhet përpara ndeshjeve me Real Madridin të martën dhe Manchester City të dielën: “Formacioni i sotëm nuk ndikohet nga ndeshja e së dielës. Ishte koha të fitonim sërish”. -

250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten
3 Nëntor 2025
10:45
Telesport
Në fund të tunelit të krizës së Liverpool është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian i hapi rrugën ekipit të “reds” në fitoren kundër Aston Villa me shifrat 2-0, duke realizuar golin e tij të 250-të për klubin.
“Ishte shumë e rëndësishme të merrnim fitoren, duke pasur parasysh se kishim pësuar disa humbje në Premier League dhe Champions League”, deklaroi egjiptiani.
Më tej, ai shtoi: “Jam i lumtur që tani jemi rikthyer në rrugën e duhur dhe është një nxitje e madhe para ndeshjeve të rëndësishme. Në mesjavë jemi sërish në Champions“.
Më pas ai pranoi: “Është një sezon shumë i vështirë për ne sepse kemi disa lojtarë të rinj. Ata janë lojtarë të shkëlqyer, por u duhet kohë për t’u përshtatur”.
“Kemi humbur disa lojtarë dhe, siç thashë, duhet kohë që lojtarët e rinj të përshtaten dhe të mësojnë lojën e lojtarëve të tjerë, por gjithçka do të shkojë mirë“, shtoi Salah.
Për shënimin e 250 golave për Liverpool, ai komentoi: “Është një ndjenjë fantastike të shënosh gola për një klub kaq të madh. Është diçka që nuk e marr si të mirëqenë. Jam vërtet krenar dhe i lumtur me këtë arritje.” -

Sezoni i Liverpool, Salah: S’jam i lumtur për ecurinë, e prisja të ishte e vështirë
Liverpool nuk e ka nisur si duhet sezonin, me rezultatet që kanë qënë negative. Pas triumfit ndaj Aston Villas, sulmuesi i The Reds, Momo Salah, bëri komentin e tij për situatën.
“Nuk jam i lumtur me këtë fillim të sezonit.Por e dija që do të ishte një sezon i vështirë për ne.Kemi nënshkruar me shumë lojtarë të rinj dhe të gjithë kemi nevojë për kohë që të përshtatemi.” Fitorja ndaj skuadrës nga Birmingham erdhi pas 4 humbjeve radhazi.