Tag: liverpool

  • Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

    Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

    10 Nëntor 2025

    19:09

    Telesport

    Virgil van Dijk mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool. Tashmë 34 vjeç, qendërmbrojtësi holandez nuk është më ai i dikurshmi, ndaj te Liverpool po përgatiten për ndarjen me të.
    Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka gjetur në Serie A zëvendësuesin ideal të Van Dijk dhe bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Sipas asaj që raporton “Il Giorno”, Liverpool është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për qendërmbrojtësin italian.
    Megjithatë, largimi i Bastoni-t nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi drejtuesit e vlerësojnë shumë dhe e shohin si lojtar kryesor të projektit të tyre. Kontrata e Bastoni-t me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, gjë që e vë Interin në një situatë komode dhe aspak në presion.
    E vetmja mënyrë që Inter të heq dorë prej Bastoni-t është një shifër e mirë ekonomike dhe propozimi i Liverpool duket se është brenda pritshmërive të klubit zikaltër.

  • 1 mijë ndeshje në karrierë, Guardiola e feston me fitore, “skuq” Liverpool

    1 mijë ndeshje në karrierë, Guardiola e feston me fitore, “skuq” Liverpool

    Në ndeshjen e tij të 1000 në karrierë, Pep Guardiola feston përballë Liverpool, me “qytetarët” që triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 duke ngushtuar diferencën në 4 pikë me Arsenalin kryesues. Ndaj ekipit të kuq, City siguroi fitoren e katërt radhazi në të gjithë turnetë duke konfirmuar se janë rikthyer në garë me kohë të plotë. Pep shijon një super Haaland, me biondin që ngjitet në kuotën e 14 gola në Premier League.
    “Bomberi” norvegjez gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 13-të, por bëri shumë shpejt autokritikë, ku minutën e 29-të me një goditje të saktë me kokë solli festë në “Etihad”. Liverpool reagoi dhe në minutën e 38-të, barazoi shifrat me Van Dijk, por goli i holandezit u anulua nga VAR. Në fundin e pjesës së parë, City gjeti dhe golin e dytë, ku goditja e Nico-s gjeti një devijim të lehtë duke përfunduar në rrjetë. Për të mbyllur llogaritë me Liverpool mendoi Doku, me sulmuesin belg që realizoi një super gol në minutën e 63-të duke hipotekuar fitoren e pastër të Man.City, një dhuratë edhe për Guardiola-n në këtë ndeshje të veçantë:

    “Dua vetëm të falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë dhuratë. Jam krenar që e arrita këtë kuotë në Mançester në City tim. Mendoj se baza e kësaj arritje është Barcelona B, aty e kuptova që mund të bëjë këtë punë. Ishte më të vërtetë speciale të luaja ndeshjen e 1000 kundër Liverpool, kam një respekt të madh për këtë ekip”, u shpreh Guardiola.
    ()

  • Slot do me patjetër yllin e Interit, Liverpool ka gati ofertën mbi 100 milionë euro

    Slot do me patjetër yllin e Interit, Liverpool ka gati ofertën mbi 100 milionë euro

    9 Nëntor 2025

    20:45

    Telesport

    Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro në merkaton e fundit, Liverpool ka zhgënjyer me paraqitjet e deritanishme, duke e bërë të nevojshme sërish ndërhyrjen në merkaton e ardhshme.
    Objektivi i madh i radhës i kapionit në fuqi të Premier League është Alessandro Bastoni, qendërmbrojtësi i Interit. “Il Giorno” raporton se Liverpool është gati të ofrojë 100 deri në 115 milionë euro për yllin e mbrojtjes të zikaltërve.
    Kontrata e lojtarit me Interin skadon në vitin 2028 dhe momentalisht drejtuesit zikaltër nuk janë në presion për largimin e tij, por do ta kenë shumë të vështirë të rezistojnë përballë një shifre të tillë.
    Për Bastoni-n ka pasur interes edhe nga klube të tjera të mëdha, një nga ato është edhe Barcelona, por katalanasit asnjëherë nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.
    Ndërkohë që Liverpool e sheh Bastonin si pasuesin perfekt të Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes dhe jo më kot është i gatshëm të paguajë kaq shumë.

  • Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Liverpool-it në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
    “Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku.
    Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën.
    Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Andy Roberteson.
    Në minutat shtesë, City dyfishoi shifrat me golin e Nico. Mesfushori shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë, City 2-0 Liverpool.
    Në minutën e 63-të, ishte Jeremy Doku që shënoi një gol spektakolar, me një goditje fantastike, duke mposhtur për herë të tretë Mamardashvili.
    Rezultati final, Man. City 3-0 Liverpool. Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, 4 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. Liverpool gjendet në vendin e tetë me 18 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • SUPERSFIDA E FUNDJAVËS! MAN. CITY-LIVERPOOL, formacionet zyrtare. Guardiola dhe Slot nuk lënë vend për surpriza

    SUPERSFIDA E FUNDJAVËS! MAN. CITY-LIVERPOOL, formacionet zyrtare. Guardiola dhe Slot nuk lënë vend për surpriza

    Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Manchester City-Liverpool, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League. Një sfidë ku rëndësi ka vetëm fitorja. Man. City momentalisht renditet në vendin e tretë me 19 pikë dhe do të kërkojë fitoren sot, për të marrë vendin e dytë dhe për të ribalizuar Arsenalin.
    Në anën tjetër, Liverpool vjen pas një periudhe shumë të vështirë, me disa humbje rresht, por me dy fitore në dy ndeshjet e fundit, njëra prej tyre në mësajvë në Champions League ndaj Real Madridit. Aktualisht, të kuqtë renditen në vendin e 6-të me 18 pikë.
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo Silva, Foden; Cherki, Haaland, Doku.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Szoboszlai, Mac Allister; Wirtz, Ekitike, Salah.

  • Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    9 Nëntor 2025

    10:42

    Telesport

    Konate është e sigurt që në verë do të largohet nga Liverpool me parametra zero. Ai ka një akord paraprak me Realin e Madridit.
    Arne Slot ka nisur që tani punën për gjetjen e një zëvendësuesi të francezit, i cili ka refuzuar të rinovojë me klubin e kuq.
    Zgjedhja e teknikut është një grek. Bëhet fjalë për Konstantinos Koulierakis të VfL Wolfsburg. Ai ka kontratë deri në 2029 me klubin gjerman dhe vlerësohet 45 mln euro.
    Për të ka interes edhe Tottenham, por Liverpool duket i avantazhuar.

  • Guardiola: Ku ka më mirë se ta festoj ndeshjen e 1000-të si trajner me fitore ndaj Liverpool-it

    Guardiola: Ku ka më mirë se ta festoj ndeshjen e 1000-të si trajner me fitore ndaj Liverpool-it

    8 Nëntor 2025

    13:18

    Alfred Lleshi

    Pas një fillimi sezoni me më shumë hije se drita, me 2 humbje në 3 xhirot e para të Premier League, Manchester City po rikuperon shpejt. Në kampionat është i dyti pas Arsenalit, në Champions ka marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e para, në “Carabao Cup” ka eliminuar Huddersfield dhe Swansea.
    Guardiola, para ndeshjes me Liverpool deklaroi: “Jemi përmirësuar, por duhet ta tregojmë ende. Tri fitoret e fundit na kanë ndihmuar shumë, sidomos ajo kundër Swansea. Edhe ndeshjet me Bournemouth dhe Dortmund ishin pozitive, por tani na pret një kundërshtar që e njohim mirë”.
    Pep shtoi për ndeshjen ndaj “Reds”: “E kam parë ndeshjen kundër Real Madridit dhe cilësinë e tyre. Janë një skuadër e nivelit të lartë. Shpresoj që njerëzit tanë të festojnë me mua 1000 ndeshjet si trajner dhe së bashku të mundim një rival të rëndësishëm”. Ndeshja do të zhvillohet nesër në 17:30 në “Etihad Stadium”, ku fjalën e fundit do ta ketë fusha.

  • Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit

    Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit

    8 Nëntor 2025

    11:14

    Alfred Lleshi

    Rrugëtimi i Federico Chiesa te Liverpool nuk ka qenë i lehtë. Pasi vuajti nga dëmtimet dhe mungesa e mundësive, italiani tani po gjen vendin e tij në sezonin e dytë: “Në fillim, kur erdha, më vinte turp sepse këndonin për dikë që nuk luante. E vlerësova shumë dhe kur fillova të luaj e të shënoj gola, si muajt e fundit, u gëzova sepse gjithçka mori kuptim. Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur. Është nder i vërtetë të luash për një tifozëri kaq të mrekullueshme”.
    Chiesa ka luajtur vetëm 3 minuta kundër Real Madridit në Champions, nuk luajti ndaj Aston Villa, por ka pasur 4 ndeshje të mira në tetor, duke ecur hap pas hapi për shkak të konkurrencës. Ai lavdëroi shokun e skuadrës Florian Wirtz: “Është një nga lojtarët më të mirë që kam parë me topin. Kontrolli dhe prekja e tij është e klasit botëror”. 28-vjeçari kujtoi gjithashtu eksperiencën me Cristiano Ronaldon: “Kam luajtur me të, ishte diçka e jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë vërtet lojtarët më të mirë në histori, por për t’u sinqertë, Messi është lojtari më i mirë i historisë”.
    Chiesa realizoi një nga ëndrrat e tij duke u transferuar në Premier League për 12 milionë euro dhe 4 sezone: “Të fitoja Premier League ishte më e mira që më ka ndodhur. Ishte shumë speciale, sepse ishte kampionati im i parë, edhe pse nuk luajta shumë sezonin e kaluar. Ta fitoja me Liverpool-in ishte thjesht e pabesueshme”.

  • Pas humbjes ndaj Liverpool, Xabi Alonso ka një kërkesë urgjente

    Pas humbjes ndaj Liverpool, Xabi Alonso ka një kërkesë urgjente

    6 Nëntor 2025

    17:28

    Telesport

    Humbja e fundit e Real Madridit 1-0 ndaj Liverpool-it në “Anfield”, nxorri në pah dhe njëherë problemin që kanë “Los Blancos” në mesin e fushës.
    Real Madridi ka lojtarë të nivelit të lartë në mefushë si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Dani Ceballos, Federico Valverde dhe Arda Güler, por asnjëri prej tyre nuk e përmbush rolin e një organizatori në mesfushë.
    Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një mesfushori qëndror brenda merkatos së janarit.
    Emrat e preferuar nga Alonso janë si: Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Adam Wharton dhe Vitinha. Tani është në dorën e drejtuesve të “Los Blancos”, për të parë cilin prej tyre mund të transferojnë.

  • Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield”

    Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield”

    6 Nëntor 2025

    11:06

    Alfred Lleshi

    Humbja e Real Madridit në “Anfield” (1-0) ka nxitur krahasime me 5-2 që pësoi në “Metropolitano”. Megjithatë, trajneri madrilen e kundërshtoi këtë paralelizëm: “Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimin e bënë detajet”. Në fakt, statistikat tregojnë se vetëm falë Courtois së jashtëzakonshëm, Reali shmangu një disfatë më të rëndë. Liverpool-i regjistroi 17 goditje (9 në portë), kundrejt 13 të Atletico Madridit (7 në kuadrat). Belgu bëri 8 pritje, ndërsa në derbin madrilen vetëm 2.
    Ofensiva madrilene ishte nën pritshmëri, në të dyja ndeshjet: në “Metropolitano”, dy goditjet në portë u kthyen në gola; në “Anfield”, Mamardashvili u testua vetëm dy herë. Difensiva vuajti më shumë në Liverpool, ku anglezët patën 29 kontakte në zonën madrilene, kundrejt 21 të Atletico Madridit.
    Në zotërim topi, Reali pati 63% ndaj Atletico Madridit dhe 59% ndaj Liverpool-it, por pa kontroll real të lojës. Në të dyja rastet, topat e lartë dhe goditjet standarde mbetën plagë e hapur, me golin e Liverpool-it që erdhi, sërish me kokë.