Tag: liverpool

  • Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

    Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

    12 Nëntor 2025

    14:45

    Alfred Lleshi

    Pak muaj më parë, rinovimi i kontratës së Mohamed Salah konsiderohej mbi gjithçka në “Anfield”. Sulmuesi egjiptian, 33 vjeç, e mbylli sezonin e kaluar me statistika mahnitëse: 34 gola dhe 23 asistime, duke kontribuar fuqishëm në fitimin e Premier League (titullin e 20-të) nga Liverpool-i. Megjithatë, Salah që shndriti më parë, tani duket si kujtim i largët.
    Në këtë sezon është pothuajse zhgënjim. Në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa aftësia e tij për të krijuar lojë dhe kërcënuar mbrojtjet kundërshtare është ulur ndjeshëm. Kundër Manchester City, performanca e tij ishte zhgënjyese: zero goditje në portë, një mundësi e humbur dhe zero driblime të suksesshme nga tri tentime.
    Statistikat sezonale tregojnë rënie: 5 gola dhe 3 asistime në 16 ndeshje, krahasuar me 9 gola dhe 9 asistime sezonin e kaluar. Trajneri Arne Slot thekson se edhe Salah është njeri, ndaj forma e tij më e mirë do të rikthehet, por presioni mbi të rritet, ndërsa tifozët presin rikthimin e “Faraonit” për ta udhëhequr Liverpool-in si në të kaluarën e afërt dhe largët.

  • Liverpool gati të shpenzojë të tjera miliona në janar në merkato, ja ylli që synojnë kampionët e “reds”

    Liverpool gati të shpenzojë të tjera miliona në janar në merkato, ja ylli që synojnë kampionët e “reds”

    12 Nëntor 2025

    12:01

    Telesport

    Liverpool po kalon një periudhë të vështirë në Premier League, ku aktualisht ndodhet në vendin e tetë, 8 pikë pas kryesuesve të Arsenal. Edhe pse klubi bëri disa nënshkrime të mëdha në verë, ende blerjet e reja nuk kanë mundur të bëjnë diferencën.
    Madje këto blerje kanë sjellë mjaft kritika, duke turbulluar ambientin. Humbja e fundit 0-3 ndaj Manchester City duket se do të detyrojë klubin kampion të shohë sërish nga merkatoja në muajin janar. “Reds” po vlerësojnë disa profile, veçanërisht për të forcuar sulmin e tyre.
    Emri i parë në listë është ai i sulmuesit Antoine Semenyo, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë tre asiste në 9 ndeshjet e tij të para në Premier League për Bournemouth këtë sezon, duke bërë paraqitje të mira.
    Qendërsulmuesi ganez vlerësohet në 55 milionë euro nga skuadra e tij dhe nuk dihet nëse kjo marrëveshje mund të arrihet në janar. 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2030 me Bournemouth.

  • Gol i anuluar i Van Dijk, flet Webb: Vetëm Donnarumma e di nëse u pengua me të vërtetë apo jo

    Gol i anuluar i Van Dijk, flet Webb: Vetëm Donnarumma e di nëse u pengua me të vërtetë apo jo

    12 Nëntor 2025

    11:12

    Alfred Lleshi

    Goli i anuluar i Van Dijk në ndeshjen që Liverpool-i e humbi 3-0 ndaj Manchester City ka shkaktuar shumë debate në Angli. Goli i mbrojtësit holandez ishte në rezultatin 1-0 dhe mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Kryeinspektori i Premier League, ish-arbitri Howard Webb, foli në programin britanik “Match Officials Mic’d Up” për të sqaruar vendimin, pas ankesave të Liverpool-it.
    Webb mbrojti vendimin, duke pranuar se goli mund të ishte pranuar: “Situata kur një lojtar pengon një kundërshtar në pozicion jashtë loje është një nga vendimet më subjektive për një arbitër”. Ai shpjegoi se gjatë këndores, lojtarët e City lëvizën dhe Robertson mbeti në pozicion jashtë loje.
    Kur Van Dijk godet me kokë, VAR duhet të vlerësojë ndikimin e Robertson te Donnarumma. Webb shtoi: “Kjo lëvizje ndikon tek aftësia e Donnarumma për ta pritur topin. Vetëm Donnarumma e di nëse u pengua, kur shohim provat, VAR-i vendos nwse rezultati i ‘offside’ është i qartë apo i gabuar”. Vendimi përfundimtar? Goli mbeti i anuluar, me vendim subjektiv të arbitrit të fushës dhe konfirmim nga VAR.

  • Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    11 Nëntor 2025

    20:08

    Telesport

    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një mesfushor difensiv, duke qenë se Marc Casado nuk e bind dhe me siguri spanjolli do të largohet gjatë merkatos së ardhshme. Në këtë pozicion luan edhe Mrc Bernal, por është ende i ri dhe akoma nuk mund të jetë një titullar fiks.
    Për këtë arsye, Flick ka kërkuar një përforcim me patjetër në këtë repart. Drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar Ryan Gravenberch, mesfushorin holandez të Liverpool-it.
    Së pari, Gravenberch dallohet për cilësinë teknike, së dyti mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, bën që ai të jetë një përforcim për të tashmen por edhe për të ardhmen e afërt.
    Edhe pse situata financiare e katalanasve nuk është optimale, drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe synojnë të bëjnë një ofertë afër 50 milionë eurosh për të nënshkruar me holandezin në merkaton e verës së ardhshme.

  • Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    11 Nëntor 2025

    18:35

    Telesport

    Liverpool duket se ka gjetur lojtarin e duhur për të zëvendësuar Mohamed Salah. Egjiptiani nuk është më i zakonshmi dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni. Kontrata e egjiptianit me klubin e kuq skadon në vitin 2027, por largimi mund të vijë që këtë verë.
    Për këtë arsye, Liverpool është hedhur që tani në “sulm” për sulmuesin anësor të Brighton, 21-vjeçarin, Yankuba Minteh, sipas asaj që raportohet nga “Football Insider”. Pavarësisht moshës së tij të re, Mintehka pasur një ndikim të rëndësishëm te Brighton, duke u dalluar për aftësitë e tij në driblim, vizionin sulmues dhe guximin para portës.
    Minteh është një njohje e vjetër e Arne Slot, pasi sulmuesi nga Gambia ka qenë për një sezon i huazuar te Feyenoord, ku edhe aty tregoi cilësitë e tij më së miri. Brighton që mund të konsiderohet farë mirë si një “fabrikë” e yjeve të rinj, e vlerëson sulmuesin anësor 60-70 milionë euro.

  • Wirtz drejt largimit nga Liverpool? Vjen propozimi nga Spanja për shkëmbimin e bujshëm

    Wirtz drejt largimit nga Liverpool? Vjen propozimi nga Spanja për shkëmbimin e bujshëm

    11 Nëntor 2025

    17:29

    Telesport

    Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool ishte padyshim goditja më e bujshme e merkatos së fundit, por gjermani deri tani nuk ka arritur dot të përshtatet te klubi i kuq, duke dalë komplet jashtë pritshmërive.
    “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Real Madrid po monitoron situatën e yllit gjerman te Liverpool dhe është gati për të bërë surprizën e madhe. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati t’i propozojë Liverpool-it shkëmbimin e bujshëm: Florian Wirtz në këmbim të Rodrygo-s.
    Braziliani nuk ka ma vend në formacionin e Xabi Alonso dhe gjatë merkatos së ardhshme është i sigurt largimi i tij. Në anën tjetër, Wirtz mund të “shpëtonte” karierrën dhe të rilindte në Madrid, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, i cili e njeh mjaft mirë.

  • “Konkurrenca na bën mirë”, Ekitike: Ja çfarë na duhet në sulm

    “Konkurrenca na bën mirë”, Ekitike: Ja çfarë na duhet në sulm

    Sulmuesi i Liverpool, Hugo Ekitike, u shpreh se e mirëpret konkurrencën për një fanellë si titullar te skuadra e “reds”. Sipas tij, kjo do t’i ndihmojë të gjithë lojtarët të përmirësohen, në një sezon që nuk ka nisur aspak mirë.
    Kampionët e Premier League shpenzuan shumë gjatë verës për të sjellë Ekitike, Alexander Isak dhe Florian Wirtz në klub, duke i shtuar një reparti sulmues që tashmë përfshinte lojtarë si Mohamed Salah dhe Cody Gakpo.
    Skuadra e Arne Slot ende nuk është aktivizuar plotësisht këtë sezon, por Ekitike është e bindur se kombinimet mund të funksionojnë, pasi sulmuesit e Liverpool të kenë pasur kohë të mësojnë lojën e njëri-tjetrit. “Ne luajmë për të njëjtën skuadër”, tha Ekitike.
    “Natyrisht, ka vetëm disa vende në fushë, por luajmë për të njëjtën skuadër, kështu që rritemi së bashku, ndajmë fushën dhe thjesht e shtyjmë njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Kështu e shoh unë konkurrencën”, shtoi sulmuesi francez.
    Më tej, ai tha: “Duhet pak kohë për të parë cilësinë. Ne vijmë nga klube të ndryshme, duhet të gjejmë lidhje, të luajmë së bashku. Duhet kohë për të pasur ekipin perfekt në aspektin e lojës dhe kolektivit. Duhet të stërvitemi së bashku, të luajmë së bashku dhe do të përmirësohet”.

  • Nagelsmann mbështet Wirtz dhe kritikon Liverpool: Po të finalizoheshin rastet e krijuara prej tij…

    Nagelsmann mbështet Wirtz dhe kritikon Liverpool: Po të finalizoheshin rastet e krijuara prej tij…

    11 Nëntor 2025

    13:57

    Alfred Lleshi

    Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz, 22-vjeçarit që u transferua te Liverpool nga Bayer Leverkusen për 132 milionë euro, pas kritikave për performancën e tij në Angli:
    “Ai ka nevojë ende për kohë. Në fund të fundit, nuk mund të ndikoj te performanca e tij te Liverpool. Në tetor ka bërë hapa të mirë mbi intensitetin në fushë. Të gjithë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë. Nuk mund të presim që të performojë në të njëjtin nivel tri vite rresht”.
    Trajneri gjerman kritikoi edhe skuadrën e “Reds” për shfrytëzimin e rasteve: “Dikush duhet, herë pas here, t’i finalizojë rastet që ai krijon te klubi i tij. Nuk është se krijon pak raste, por ato nuk shfrytëzohen. Edhe kjo është pjesë e situatës së tij”.

  • Ekitke karikon Liverpool: Konkurrenca na bën mirë, na duhet pak kohë për t’u lidhur në sulm

    Ekitke karikon Liverpool: Konkurrenca na bën mirë, na duhet pak kohë për t’u lidhur në sulm

    Sulmuesi i Liverpool, Hugo Ekitike, u shpreh se e mirëpret konkurrencën për një fanellë si titullar te skuadra e “reds”. Sipas tij, kjo do t’i ndihmojë të gjithë lojtarët të përmirësohen, në një sezon që nuk ka nisur aspak mirë.
    Kampionët e Premier League shpenzuan shumë gjatë verës për të sjellë Ekitike, Alexander Isak dhe Florian Wirtz në klub, duke i shtuar një reparti sulmues që tashmë përfshinte lojtarë si Mohamed Salah dhe Cody Gakpo.
    Skuadra e Arne Slot ende nuk është aktivizuar plotësisht këtë sezon, por Ekitike është e bindur se kombinimet mund të funksionojnë, pasi sulmuesit e Liverpool të kenë pasur kohë të mësojnë lojën e njëri-tjetrit. “Ne luajmë për të njëjtën skuadër”, tha Ekitike.
    “Natyrisht, ka vetëm disa vende në fushë, por luajmë për të njëjtën skuadër, kështu që rritemi së bashku, ndajmë fushën dhe thjesht e shtyjmë njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Kështu e shoh unë konkurrencën”, shtoi sulmuesi francez.
    Më tej, ai tha: “Duhet pak kohë për të parë cilësinë. Ne vijmë nga klube të ndryshme, duhet të gjejmë lidhje, të luajmë së bashku. Duhet kohë për të pasur ekipin perfekt në aspektin e lojës dhe kolektivit. Duhet të stërvitemi së bashku, të luajmë së bashku dhe do të përmirësohet”.

  • Legjendat e Premier League kritikojnë Wirtz: Duket si një fëmijë i vogël në fushë

    Legjendat e Premier League kritikojnë Wirtz: Duket si një fëmijë i vogël në fushë

    Ambienti në “Anfield” po bëhet gjithnjë e më i tensionuar. Liverpool po kalon një prej krizave më të këqija të viteve të fundit: 5 humbje në 11 ndeshje të Premier League dhe 7 të tilla në 10 sfidat e fundit zyrtare. Humbja 3-0 ndaj Manchester City, me gola nga Haaland, Nico González dhe Jeremy Doku, theksoi dobësitë e “Reds”.
    Në fakt, fokusi nuk është vetëm te kriza ekipore, por te Florian Wirtz. Mesfushori gjerman, i transferuar verën e kaluar nga Bayer Leverkusen për mbi 100 milionë paund, nuk ka shënuar asnjë gol, as dhënë asiste në 11 ndeshje. Performanca e tij ndaj City ndezi alarmet. Neville tha: “Wirtz është një problem. Ka kushtuar mbi 100 milionë paund dhe duket si një fëmijë i vogël në fushë.
    E kemi trajtuar me kujdes, duke kuptuar se erdhi në një vend dhe ligë të re, por kjo nuk mund të vazhdojë pa fund. Ka cilësi, është teknikisht fantastik, por ndaj City u tejkalua fizikisht dhe mendërisht. Situata e tij është shqetësuese. Liverpool dukej një ekip i lehtë për t’u mposhtur. Mungoi intensiteti, mungoi energjia. Disa lojtarë dukeshin të dobët, Wirtz ishte shembulli më i qartë i krizës”.
    Roy Keane theksoi krizën e klubit: “Kur një klub si Liverpool humb 7 nga 10 ndeshjet e fundit, nuk ka tjetër fjalë, veçse krizë. Mungoi uria, mungoi lufta”.