Tag: liverpool

  • VIDEO/ Disfatë e hidhur, Liverpool bie keq në Anfield

    VIDEO/ Disfatë e hidhur, Liverpool bie keq në Anfield

    Liverpool tregon edhe një herë se po kalon një sezon të vështirë, teksa pësoi disfatë 0-3 ndaj Nottingham në shtëpi.
    The Reds e panë veten në disavantazh pas 33 minutash lojë, pas golit të Murillos. Savona ndëshkoi ekipin e Slot, në fillimin e pjesës së dytë. Gibs White i dha goditjen e fundit Liverpoolit, me golin e tij në të 78-ten. Liverpool është në vendin e 11-të, Nottingham është në vendin e 16-të.

     

  • Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)

    Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)

    22 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Duket e pabesueshme ajo që po ndodh me Liverpool-in këtë sezon. Kampioni në fuqi i Premier League është trupëruar 0-3 nga Nottingham Forest në sfidën e javës së 12-të në Premier League, e luajtur në “Anfield”.
    Murillo shënoi fillimisht për Nottingham në minutën e 33-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Igor Jesus gjeti sërish golin për miqtë aps dy minutash, por u anullua për prekje me dorë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nottingham Forest, pjesa e dytë nis sërish me gol për miqtë. Mbrojtësi i ardhur nga Juventus, Nicolo Savona, gjeti rrjetën pas një kundërsulmi fantastik, të finalizuar me sukses nga italiani. Morgan Gibbs-White vulosi fitoren e Nottingham, duke shënuar golin e tretë në minutën e 78-të. Arne Slot po përjeton momentin më të vështirë si trajner i Liverpool, ndërkohë Sean Dyche do ta mbajë mend gjatë këtë fitore. Liverpool renditet në vendin e 11-të me 18 pikë, Nottingham Forest ngjitet në vendin e 16-të me 12 pikë.
    Sunderland i Granit Xhakës është mundur 1-0 nga Fulham. Londinezët shënuan në minutën e 84-të me të zakonshmin Raul Jimenez. Crystal Palace fitoi në transfertë 0-2 ndaj Wolves, me golat e Daniel Munoz dhe Pino në pjesën e dytë. Ekipi id rejtuar nga Oliver Glasner ngjitet në vendin e katërt pas kësaj fitoreje.
    SHIKOGOLAT

  • Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

    Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

    Conor Bradley dhe Florian Wirtz do të mungojnë në ndeshjen e Liverpool kundër Nottingham Forest këtë fundjavë. Një lajm që e konfirmoi sot trajneri i “reds”, Arne Slot, që tha se nuk ka shumë opsione në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
    Të dy kanë dëmtime muskujsh, me mbrojtësin e krahut Bradley që pritet të mungojë për tre javët e ardhshme, ndërsa Wirtz nuk pritet të mungojë për aq kohë.
    Jeremie Frimpong, lojtari tjetër i krahut të djathtë natyral i Slot, do të mungojë gjithashtu për dy ose tre javët e ardhshme. Dominik Szoboszlai mund të luajë në këtë pozicion, siç ka bërë ndonjëherë këtë sezon.
    “Szoboszlai po luan shumë mirë në çdo pozicion. Ai ka luajtur mirë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor. Curtis Jones dhe Joe Gomez gjithashtu mund të luajnë atje. Do të menaxhojmë forcat në këtë periudhë”, tha Slot.
    “Do të luajmë shtatë herë në 22 ditë. Edhe Gomez humbi stërvitjen dje, por presim që ai të jetë gati për të shtunën. Është një periudhë sfiduese, por gjëja e mirë është se kemi lojtarë të mirë në dispozicion“, shtoi trajneri i Liverpool.
    Ndërkohë, portieri Alisson është rikthyer në formë, ndërsa Andy Robertson nuk është stërvitur ende për arsye private. Për pasojë, Slot shprehet se nuk mendon për garën për titull.
    “E kam thënë shumë herë, në këtë moment, nuk po mendojmë ose nuk po flasim për këtë. Nuk e bëmë sezonin e kaluar kur ishim në krye të ligës. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha Slot.
    “Mënyra më e mirë për të gjykuar një renditje është kur mbaron kampionati, por do të shohim vendin tonë në gjysmën e sezonit, pas 19 takimesh. Le të shohim se ku jemi atëherë. I vetmi fokus që kemi është të fitojmë ndeshje, gjë që është e njëjtë me sezonin e kaluar”, tha Slot.

  • Reali “persekuton” Liverpool, Perez synon një tjetër titullar të kuq, gati oferta në verë

    Reali “persekuton” Liverpool, Perez synon një tjetër titullar të kuq, gati oferta në verë

    Real Madrid vijon të bezdis Liverpool. Pasi i rrëmbyen në verë një titullar si Alexander-Arnold, për vetëm 10 milionë euro, Perez është vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të kuq, këtë herë bëhet fjalë për një mesfushor, Dominik Szoboszlai.
    Real Madrid nuk po gjen qetësi që pas largimit të dyshes Kroos-Modric, me Perez që mbetet në kërkim të një mesfushori të ri. Në Spanjë, mediat shkruajnë se hungarezi është jo vetëm në majën e listës së dëshirave, por drejtuesit e Realit kanë nisur punën për të përpiluar ofertën e duhur.

    Këtë herë nuk do të jetë e lehtë që Perez t’i rrëmbejë Liverpool-it një tjetër titullar pasi Szoboszlai ka një kontratë të vlefshme deri në 2028.
    ()

  • Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    20 Nëntor 2025

    18:52

    Telesport

    Edhe pse kontrata e Mohamed Salah me Liverpool skadon në vitin 2027, egjiptiani sipas të gjitha zërave do të largohet në fund të këtij sezoni.
    Deri tani janë përmendur shumë emra që po ndjek klubi i kuq për të gjetur zëvendësuesin ideal të Salah. Së fundmi, një emër që po fiton shumë terren është Raphinha, sulmuesi i Barcelonës.
    Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Arne Slot dhe shikohet si një përforcim ideal në sulm. Sipas medieve angleze, kampioni në fuqi i Premier League është gati të ofrojë 100 milionë euro për Raphinha-n.
    Edhe spe braziliani është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, gjendja e tyre financiare jo e mirë mund të jetë një shtysë për të “sakrifikuar” Raphinha-n në këtë rast.

  • U kualifikua në Botëror me Skocinë, kapiteni i Liverpool në lot: Jota më buzëqesh nga lart për këtë arritje

    U kualifikua në Botëror me Skocinë, kapiteni i Liverpool në lot: Jota më buzëqesh nga lart për këtë arritje

    19 Nëntor 2025

    11:46

    Telesport

    Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, pranoi se ishte “i shkatërruar” para fitores 4-2 ndaj Danimarkës, e cila siguroi kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë në 27 vjet. Lojtari i Liverpool u përlot nga emocionet duke menduar për ish-shokun e skuadrës Diogo Jota, i ndarë nga jeta këtë verë pas një aksidenti me makinë.
    “E kam fshehur mirë, por para ndeshjes kam qenë i shkatërruar. E di që në moshën që jam, ky mund të jetë shansi im i fundit për të luajtur në Kupën e Botës. Para dhe gjatë ndeshjes nuk munda ta hiqja nga mendja shokun tim Diogo Jota. Dikur kemi folur shumë për Kupën e Botës”, tha Robertson.
    “Kur nuk ishim të grumbulluar për shkak dëmtimesh gjithmonë diskutonim se si do të ishte të shkoja në Kupën e Botës. Tani që ia dola mbanë e ndjej se do të jetë diku duke buzëqeshur mbi mua për këtë kualifikim. Nuk munda ta hiqja nga mendja gjithë natën”, deklaroi skocezi.

  • Liverpool kërkon Vinicius Junior, por oferta e të kuqve është shumë larg asaj që pret Real Madrid

    Liverpool kërkon Vinicius Junior, por oferta e të kuqve është shumë larg asaj që pret Real Madrid

    18 Nëntor 2025

    19:48

    Telesport

    Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro merkaton e fundit, Liverpool po punon të jetë sërish aktiv gjatë merkatos së ardhshme dhe të bëjë disa përforcime të tjera të bujshme.
    Duke qenë se Alexander Isak dhe Florian Wirtz nuk po japin rendimentin e duhur, Liverpool ka piketuar një emër të bujshëm ëpr këtë repart siç është ai i Vinicius Junior. Braziliani është drejt largimit nga Real Madridi pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën e cila skadon në vitin 2027.
    Mediet angleze raportojnë se Liverpool është gati të ofrojë 100 milionë euro për anësorin brazilian, shifër shumë larg pritshmërive të Real Madridit. Klubi madrilen kërkon mbi 150 milionë euro, ndërsa oferta e të kuqve vështirë se mund të merret parasysh prej tyre.

  • “Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje”

    “Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje”

    Ibrahima Konaté duhet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez, kontrata e të cilit me Liverpool skadon më 30 qershor 2026, foli për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp gjatë kohës që ishte me kombëtaren e Francës.
    Konate tha se agjentët e tij po vazhdojnë diskutimet me “reds” në lidhje me një marrëveshje të re. “Kam parë dhe lexuar shumë. Me sa duket, Liverpool më ka bërë një ofertë të re, nuk e di nga ka ardhur ky informacion… Agjentët e mi po vazhdojnë të negociojnë me klubin,” specifikoi Konaté.
    Mbrojtësi tha se ende nuk ka asnjë marrëveshje, ndërkohë që verën e ardhshme mund të largohet me koston zero nga “Anfield”. “Shpresoj të jem në gjendje të marr një vendim shumë shpejt në mënyrë që ta njoftoj atë,” tha francezi 26-vjeçar, që kërkohet me ngulm nga Real Madrid.
    Pa një kontratë të re me Liverpool, Konate do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar nga janari e tutje. Gjatë asaj periudhe, pa rinovim, ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër. Sidomos me klubin e Florentino Perez, i cili do të monitorojë çdo zhvillim në lidhje me kontratën e tij.

  • Juventus & Liverpool duan t’i marrin titullarin Bayern-it me parametra zero

    Juventus & Liverpool duan t’i marrin titullarin Bayern-it me parametra zero

    14 Nëntor 2025

    17:06

    Telesport

    Juventus dhe Liverpool kanë kërkuar informacion për yllin e Bayern, Serge Gnabry.
    Gjermani ka edhe pak muaj kontratë në Mynih dhe në verë mund të tranferohet me parametra zero. Bayern aktualisht është i interesuar të zgjasë kontratën e sulmuesit edhe për dy sezone, sepse ai këtë vit po luan titullar dhe ka shkëlqyer me performancat e tij.
    Paga e tij aktuale (bruto) është rreth 17 mln euro. Gnabry ka pranuar ulje page për të luajtur te Bayern edhe për dy vite, por Liverpool, për shembull, mund t’i sigurojë të njëjtën pagë.

  • Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    14 Nëntor 2025

    10:57

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola beson se fitorja 3-0 e Manchester City ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool, tregon se skuadra e tij është gati të garojë përsëri për titullin kampion këtë sezon.
    Fitorja e sheh “citizens” të ngjitet në vendin e dytë të renditjes, katër pikë pas Arsenal. Skuadra e Manchester City ka arritur 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit, një pamje ndryshe e këtij ekipit krahasuar me vjet.
    “Para ndeshjes me Liverpool u thashë lojtarëve se duhet të fitojmë për veten tonë jo se Arsenal kishte barazuar një ditë më parë. Ne mund të luajmë kundër kampionëve të Anglisë dhe t’u tregojmë atyre se jemi gati për titullin”, rrëfen Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ndaj Liverpool ne e vërtetuam se mund të duelojmë për titull. Skuadra besoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Unë mendoj vërtet se mund të pretendojmë dhe duelojmë për titullin në Premier këtë vit”.