Tag: liverpool

  • Van Dijk ikën në fund të sezonit, Liverpool gjen zëvendësuesin e holandezit te Barcelona

    Van Dijk ikën në fund të sezonit, Liverpool gjen zëvendësuesin e holandezit te Barcelona

    4 Prill 2025

    16:49

    Telesport

    Virgil Van Dijk po luan sezonin e fundit me Liverpool, holandezi pritet të largohet si lojtar i lirë në verë pasi deri tani nuk ka asnjë shenjë për rinovimin e mundshëm të kontratës me klubin e kuq.
    Te Liverpool duket se e kanë pranuar mundësinë e largimit të Van Dijk dhe janë hedhur në “sulm” për të gjetur një zëvendësues ideal për mbrojtësin holandez. El Nacional raporton se Liverpool është i interesuar për Ronald Araujo-n, klubi i kuq e sheh uruguianin si lojtarin perfekt për të zëvendësuar Van Dijk në qendër të mbrojtjes.
    Araujo, 26 vjeç, ka treguar vitet e fundit se është një nga mbrojtësit më të fortë të Evropës, i shquar për fizikun e tij mbresëlënës, shpejtësinë dhe aftësitë drejtuese, tipare që i kanë rënë në sy Arne Slot, i cili e sheh si profilin ideal për qendrën e mbrojtjes.
    Për Barcelonën, shitja e mundshme e Araujo mund të jetë zgjidhja ideale për problemet financiare. Klubi katalanas duhet të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për të respektuar rregulloret financiare të Fair Play dhe për të forcuar skuadrën me përforcimet e nevojshme që i duhen Flick. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për 60 milionë euro.

  • Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool mund të hidhet në sulm për Takefusa Kubo, yll i Real Sociedad, këtë verë.
    Klubi spanjoll mund të jetë i detyruar të shesë disa prej lojtarëve më të mirë, duke përfshirë Kubo dhe Martin Zubimendi, në rast se klubi nuk kualifikohet në kompeticionet europiane.
    Klubi bask mban vendin e dhjetë aktualisht në La Liga dhe ka pak mundësi të arrijë vendin e shtatë, i domosdoshëm për të siguruar Conference League.
    Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit kundër Real Madrid, skuadra ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.
    Kubo, 23-vjeçar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asiste në këtë sezon.
    Paraqitja e tij në gjysmëfinale kundër Real-it, ku ka dhënë edhe një asist, ka treguar përsëri cilësinë e tij.
    Liverpool po ndjek me vëmendje Kubo-n, të cilin e konsideron një objektiv kryesor në merkato veçanërisht për shkak të pasigurisë që ekziston për të ardhmen e Salah.
    Edhe Tottenham me Bayern Munich po e ndjekin situatën, por Liverpool-i duket se është klubi me interesin më konkret.
    Kubo ka një klauzolë 60 milionë euro për të prishur para kohe kontratën me Real Sociedad.
    Gjithashtu, Liverpool është në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit prej më shumë se një vit, gjë që mund ta lehtësojë operacionin.
    Fati i Kubo-s do të varet nga fundi i sezonit të Sociedad-it dhe nga vendimet që Liverpool-i do të marrë në lidhje me Salah.
    Gara për talentin japonez është e hapur dhe mund të ketë surpriza në muajt e ardhshëm.

  • Slot pranon: Jemi në një pozicion të mirë në renditje për të fituar titullin kampion

    Slot pranon: Jemi në një pozicion të mirë në renditje për të fituar titullin kampion

    3 Prill 2025

    11:16

    Telesport

    Liverpool fitoi 1-0 ndaj Everton në derbi, një sukses që afron skuadrën e “reds” edhe më shumë me titullin kampion në Premier League. Pasi dështoi në Champions dhe finalen e Carabao Cup, kampionati mbetet objektivi i vetëm i mbetur për Liverpool.
    “Ne po zhvillojmë sezonin më të mirë të mundshëm që mund të mendonim. Everton tregoi se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje futbolli në Premier League dhe ne e dimë se do të përballemi edhe me tetë sfida shumë të vështira”, tha trajneri Arne Slot.
    Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Për sa kohë që lojtarët japin aq sa dhanë në këtë derbi dhe tifozët na mbështesin po kaq shumë, atëherë mendoj se ne jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar titullin kampion”.
    Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur në kampion skuadra e Liverpool është shkëputur 12 pikë nga ndjekësi më i afërt, Arsenal.

  • Mjafton 1 gol! Liverpool fiton derbin e “Merseyside” dhe i afrohet gjithmonë e më shumë titullit (video)

    Mjafton 1 gol! Liverpool fiton derbin e “Merseyside” dhe i afrohet gjithmonë e më shumë titullit (video)

    2 Prill 2025

    23:23

    Telesport

    Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Everton, në sfidën ndaj rivalit të qytetit që njihet ndryshe si derbi i “Merseyside”. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Diego Jota. SHIKOGOLIN
    Pas një pasimi të marrë me finte nga Luiz Diaz, Jota bën vetë gjithçka bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Pavarësisht disa rasteve për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Në 10 minutat e fundit të takimit u aktivizua edhe Armando Broja. Me fitoren e sotme, Liverpool i afrohet gjithmonë e më shumë titullit kampion në Premier League.
    Ekipi id rejtuar nga Arne Slot kryeson me 73 pikë pas 30 javësh, 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Arsenali i vendit të dytë. Everton gjendet në vendin e 15-të me 34 pikë.

  • Trajneri Slot “fërkon duart”, Liverpool rikuperon dy lojtarë para derbit me Everton

    Trajneri Slot “fërkon duart”, Liverpool rikuperon dy lojtarë para derbit me Everton

    2 Prill 2025

    13:30

    Telesport

    Liverpool do të luajë sot në mbrëmje ndaj Everton në Premier League, një derbi që pritet me shumë interes. Trajneri i “reds” Arne Slot ka marrë lajme të mira pak orë para sfidës që do të luhet në “Anfield”.
    Portieri brazilian Alisson është stërvitur me ekipin për herë të parë dje që kur u kthye nga një dëmtim në kokë, gjatë kohës që luante me kombëtaren e vendit të tij. Ndaj, ai pritet të jetë rregullisht titullar kundër Everton.
    “Kontrolli i fundit duhet të bëhet para ndeshjes për të parë nëse ai është i disponueshëm“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot, që shtoi se mbrojtësi i djathtë Conor Bradley gjithashtu mund të kthehet nga lëndimi e të luajë në derbi.
    “Conor Bradley po stërvitet përsëri me ne, por ne duhet të marrim një vendim nëse ai do të luajë apo jo. Ai ka pasur vetëm disa seanca pasi ka qenë jashtë për një kohë mjaft të gjatë. Ne duhet të marrim një vendim të zgjuar me këtë”, tha Slot.
    Në këtë sfidë do të mungojnë Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez, gjithashtu të lënduar.

  • Real dhe Liverpool sfidohen për 21-vjeçarin që vlen 54 milionë euro

    Real dhe Liverpool sfidohen për 21-vjeçarin që vlen 54 milionë euro

    1 Prill 2025

    15:00

    Telesport

    Real Madridi e donte me çdo kusht Alphonso Davies, por dëmtimi i pësuar nga mbrojtësi i majtë i Bayern Munich sigurisht që ka komplikuar planet e tyre.
    Tani, Los Blancos po kërkojnë diku tjetër për krahun e majtë, edhe për shkak se kanadezi ka vendosur të rinovojë kontratën me bavarezët. Sipas Times, spanjollët janë kthyer te Milos Kerkez.
    21-vjeçari nga Bournemouth vlen rreth 54 milionë euro, një shifër që pakkush mund ta përballojë.
    Pavarësisht kësaj, nuk mungon konkurrenca për madrilenët, me Liverpool-in shumë të vëmendshëm ndaj situatës së hungarezit. Pas Trent Alexander-Arnold, një tjetër lojtar për të cilin do të luftojnë dy klubet.
    Lojtari i lindur në vitin 2003 ka bërë 65 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola në karrierën e tij me Bournemouth.
    Ai ka luajtur 23 ndeshje për kombëtaren, së cilës duhet t’i shtojmë 8 me Under 21 vjeç dhe 2 me Under 17 vjeç.

  • Liverpool përgatit çmendurinë, 180 milionë euro për sulmuesin e njohur

    Liverpool përgatit çmendurinë, 180 milionë euro për sulmuesin e njohur

    27 Mars 2025

    16:58

    Telesport

    Liverpool ka mbetur i zhgënjyer nga transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit që është ai i Darwin Nunez nga Benfica për 85 milionë euro. Uruguaiani ka rezultuar një dështim te të kuqtë dhe në verë pritet largimi i tij. Ndërkohë, “Sky Switzerland” raporton ditën sotme një lajm vërtet të bujshëm ku thuhet se Liverpool po punon për transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
    Sipas raportimit në fjalë, Liverpool është i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për të sjellë në “Anfield”, Alexander Isak, sulmuesin suedez që po shkëlqen me Newcastle. Fillimisht, klubi i Premier League ka vendosur një shifër rreth 150 milionë euro për kartonin e suedezit, por duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, “Qymyrxhinjtë” tani kërkojnë 180 milionë euro.
    Në rast se realizohet vërtet ky transferim, do të ishte jo vetëm më i shtrenjti në historinë e Liverpool-it, por do të ishte dhe transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Vendi i parë mbahet nga Neymar që u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Për suedezin pritet të ketë një garë të fortë mes klubeve të mëdha, të cilat kërkojnë me patjetër transferimin e tij. Por, deri tani klubi më i gatshëm për të paguar shifrën e kërkuar nga Newcastle është pikërisht Liverpool.

  • Alexander-Arnold do të jetë lojtar i lirë, por Liverpool fiton disa milionë euro me kalimin e tij në Madrid

    Alexander-Arnold do të jetë lojtar i lirë, por Liverpool fiton disa milionë euro me kalimin e tij në Madrid

    26 Mars 2025

    17:20

    Telesport

    Edhe pse kontrata e Trent Alexander-Arnold me Liverpool përfundon më 30 qershor, klubi anglez sërish mund të fitojë para me transferimin e tij te Real Madrid.
    Tashmë duket thuajse e kryer që mbrojtësi i djathtë do të veshë fanellën e Real Madridit duke u transferuar me parametra zero (lojtar i lirë).
    Këtë vit, megjithatë, një rregull i ri e ndihmon Liverpool të arkëtojë disa milionë euro, sepse Real Madrid ka nevojë për lojtarin që më datë 1 qershor, në mënyrë që ai të mund të luajë në Kupën e Botës për Klube.
    Një afat 10-ditor në qershor i lejon klubet të transferojnë ose të rinovojnë me lojtarët që duan. Kjo do të thotë se Arnold mund të bëhet madrilen që më 1 qershor, nëse Perez paguan.

  • Alexander Arnold drejt Realit, Arne Slot piketon yllin e madh të Bundesligës si zëvendësuesin e anglezit

    Alexander Arnold drejt Realit, Arne Slot piketon yllin e madh të Bundesligës si zëvendësuesin e anglezit

    25 Mars 2025

    18:07

    Telesport

    Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë dihet nga të gjithë që Alexander Arnold do të largohet si lojtar i lirë drejt Real Madridit me të mbaruar ky sezon. Liverpool tashmë e ka pranuar këtë gjë dhe ka piketuar zëvendësuesin ideal të anglezit në krahun e djathtë.
    Arne Slot ka zgjedhur Jeremie Frimpong, anësorin e Leverkusen, si kandidatin ideal për të zëvendësuar Arnold. Frimpong është një lojtar kyç për skemat e Xabi Alonso-s dhe ka dëshmuar se është një anësor i djathtë me aftësi të mira sulmuese, një profil që i përshtatet stilit të lojës së Liverpool-it.
    Performanca e tij te Leverkusen ka qenë fantastike, ku ka shënuar edhe 4 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 40 ndeshje që ka luajtur me “Aspirinat” në të gjitha kompeticionet për këtë sezon.
    Kontrata e Frimpong me Leverkusen skadon në vitin 2028, por largimi i holandezit nga klubi gjerman nuk duket i pamundur. Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro, një shifër mëse e përballueshme për një klub si Liverpool, që e sheh holandezin si zëvendësuesi ideal i Arnold dhe mbi të gjitha si një investim afatgjatë, duke ditur që është vetëm 24 vjeç.