Tag: liverpool

  • Van Dijk nuk pranon rinovimin, do transferohet tek ekipi që i prishi sezonin Liverpool-it

    Van Dijk nuk pranon rinovimin, do transferohet tek ekipi që i prishi sezonin Liverpool-it

    6 Prill 2025

    22:18

    Telesport

    Virgil van Dijk nuk ka pranuar për herë të dytë mundësinë për të rinovuar kontratën me Liverpool-in. Mbrojtësi holandez do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.
    Edhe pse 33 vjeç, ai mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, jo më kot ka dhe një interes shumë të madh për të nga disa klube të njohura. Por, mesa duket Van Dijk e ka zgjedhur destinacionin e ri dhe është Parisi.
    Qendërmbrojtësi holandez pëlqehet shumë nga Luis Enrique, spanjolli iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin sa më parë bisedimet me të. Klubi francez është i gatshëm të ofrojë një kontratë 2-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit plus një rrogë të kënaqshme.

  • Chelsea “ngec” ndaj Brentford, Tottenham bën detyrën në shtëpi! 5 gola në Fulham-Liverpool

    Chelsea “ngec” ndaj Brentford, Tottenham bën detyrën në shtëpi! 5 gola në Fulham-Liverpool

    Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e sotme të Premier League, të vlefshme për javën e 31-të. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Brentford. Një pikë për “Blutë”, e cila i mban ende në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Manchester City i vendit të pestë, i cili luan në orën 17:30 derbin në transfertë ndaj Manchester City United.
    Në “Craven Cottage”, Fulham dhe Liverpool dhuruan spektakël në një sfidë ku u shënuan 5 gola. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
    Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLIN 
    Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Në minutën e 72-të Luiz Diaz do të shënonte golin e dytë për Liverpool. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Pavarësisht humbjes, Liverpool kryeson në vendin e parë me 11 pikë nga Arsenal i vendit të dytë.
    Në sfidën tjetër, Tottenham bëri detyrën në shtëpi duke mundur 3-1 Southampton, që sezonin e ri do të luajë në Championsship. Golat për vendasit u shënuan dy nga Brennan Johnson dhe nga Mathys Tel me penallti, ndërsa për miqtë ngushtoi shifrat në fund Mateus Fernandes.

  • Mac Allister supergol, por Fulham përmbys Liverpool-in në pak minuta(video)

    Mac Allister supergol, por Fulham përmbys Liverpool-in në pak minuta(video)

    6 Prill 2025

    15:32

    Telesport

    Fulham dhe Liverpool po përballen mes tyre në kuadër të javës së 31-të në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
    Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. SHIKOGOLIN 
    Në dy sfidat e tjera, Chelsea-Brentford, rezultati është ende 0-0. Ndërsa në sfidën tjetër, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Southampton.

  • Liverpooli planifikon goditjen e bujshme të verës, 140 milionë euro për yllin e La Ligës

    Liverpooli planifikon goditjen e bujshme të verës, 140 milionë euro për yllin e La Ligës

    6 Prill 2025

    15:52

    Telesport

    Edhe pse javën e fundit është përfolur se Mohamed Salah dhe Liverpool ende nuk e kanë mbyllur përfundimisht mes tyre, dhe të dy palët mund të arrin ë një rinovim edhe për dy vite të tjera, klubi i kuq sërish po punon në merkato për të gjetur një pasues të denjë për yllin egjiptian.
    Mediat angleze raportojnë se dëshira e madhe e Liverpool është braziliani i Real Madridit, Rodrygo, për të cilin është gati oferta 140 milionë euro. Rodrygo, i cili është rritur ndjeshëm që kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, i përshtatet asaj që kërkon Liverpool: një lojtar i ri me potencial që mund të bëjë diferencën dhe të përshtatet direkt me sistemin e  tyre të lojës.
    Negociatat me Realin do jenë super të vështira, pasi klubi madrilen e vlerëson shumë brazilianin dhe duket e vështirë që mund të heq dorë prej tij, pavarësisht super ofertës së Liverpool. Për sulmuesin brazilian, ka pasur dhe më parë interes nga PSG dhe klubet arabe, por s’ka pasur lëvizje dhe ofertë konkrete.

  • Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm! Luiz Diaz te katalanasit, ndërsa të kuqtë duan…

    Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm! Luiz Diaz te katalanasit, ndërsa të kuqtë duan…

    6 Prill 2025

    16:12

    Telesport

    ESPN raporton ditën e sotme se Liverpool dhe Barcelona po punojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre në merkaton e ardhshme të verës. Liverpool po ndjek prej kohësh Ronald Araujo-n, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.
    Holandezi, 33 vjeç, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës, ndaj do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Në këtë situatë, Liverpool ka zgjedhur uruguaianin e Barcelonës si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.
    Klubi katalanas e vlerëson Araujo-n 60 milionë euro, kontrata e tij skadon në vitin 2031. Në anën tjetër, Liverpool kërkon të forcojë qëndrën e mbrojtjes pa shpenzuar dhe për t’ia arritur këtij qëllimit është gati të “sakrfikojë” Luiz Diaz.
    Anësori kolumbian pëlqehet shumë nga Barcelona, ndaj dhe propozimi i Liverpool-it është shumë interesant: Luiz Diaz në vend të Ronald Araujo-s. Një propozim interesant që do të kënaqte të dyja klubet.

  • Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    6 Prill 2025

    12:34

    Telesport

    E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”.
    Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij. Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo.
    24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë.

  • Liverpool gjen pasuesin e mundshëm të Van Dijk nëse kapiteni nuk rinovon!

    Liverpool gjen pasuesin e mundshëm të Van Dijk nëse kapiteni nuk rinovon!

    6 Prill 2025

    1:14

    Telesport

    Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, raportohet se po shihet si një zëvendësues potencial për Virgil Van Dijk në rast se ky i fundit nuk rinovon me Liverpoolin.
    Sipas një raportimi nga Relevo, Liverpooli është lidhur me një transferim të Araujos pavarësisht se ai ka nënshkruar kontratë me blaugranasit deri në vitin 2031 në janar.
    Raporti shton se Araujo ka një klauzolë lirimi tek Barcelona e cila skadon më 15 korrik, me burime të ndryshme që citojnë se ai mund të largohet për 65 ose 75 milionë euro, por pas asaj date, cmimi i tij ndryshon.
    Koha po përfundon për Van Dijk dhe ai duhet të marrë sa më parë një vendim nëse dëshiron të rinovojë apo të largohet në kërkim të aventurave të reja.

  • Man City dhe Liverpool kërkojnë “të vjedhin” adoleshentin e mrekullueshëm, Yamal ia thotë prerë agjentit: Nuk iki askund përveç Barcelonës

    Man City dhe Liverpool kërkojnë “të vjedhin” adoleshentin e mrekullueshëm, Yamal ia thotë prerë agjentit: Nuk iki askund përveç Barcelonës

    Kur ishte vetëm 16 vjeç, Yamal mori një telefonatë nga Xavi Hernandez për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës dhe doli të ishte një lëvizje fantastike. Tashmë në paraqitjet e para Yamal tregoi se çfarë potenciali posedon dhe në kohë rekord u bë yll i Barcelonës, por edhe i kombëtares spanjolle, me të cilën u bë kampion i Evropës verën e kaluar.
    Ky 17-vjeçar po luan në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon dhe tashmë është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit katalanas. Megjithatë, për shkak të “fair play”-it financiar, Barcelona ende nuk i ka siguruar kushtet për të vazhduar zyrtarisht kontratën me Yamal, gjë që pasohet nga klube të tjera që dëshirojnë ta shohin Yamalin në radhët e tyre.
    Manchester City dhe Liverpool janë kryesorët që thuhet se kanë kontaktuar edhe Yamalin dhe i kanë bërë të ditur se donin të nënshkruanin me të, por 17-vjeçari kishte një përgjigje të shkurtër dhe të qartë për ta.
    Mediat spanjolle thonë se Yamal e ka bërë të qartë përmes agjentit të tij se nuk dëshiron të shkojë askund dhe se qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në Barcelonë dhe se është i gatshëm të presë aq sa duhet për të vazhduar kontratën me katalanasit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Arsenali ndalet nga Evertoni, nesër Liverpool-i mund “të arratiset” në +14 pikë

    Arsenali ndalet nga Evertoni, nesër Liverpool-i mund “të arratiset” në +14 pikë

    5 Prill 2025

    15:51

    Alfred Lleshi

    Pas dy fitoreve radhazi dhe përpara çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Arsenali ndalon ritmin në kampionat. “Topçinjtë” nuk shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në “Goodison Park” kundër Evertonit. Nuk mjaftoi për Mikel Artetën goli i avantazhit, i realizuar nga Trossard, pas një asisti nga Sterling, në minutën e 34-t.
    Në fillim të pjesës së dytë, “Toffees” morën një penallti disi të dyshimtë, të cilën Ndiaye e shndërroi në gol, duke vendosur barazpeshën 1-1. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Vlen të theksohet fakti se për vendësit u aktivizua edhe Armando Broja në minutën e 65-të, por nuk mundi dot të krijonte rrezik serioz te porta e londinezëve.
    Me këtë barazim, Arsenali mund të humbasë terren të mëtejshëm ndaj Liverpool-it, pra kreut të Premier League. Nëse fitojnë për llogari të kësaj jave kampionati, të 31-të, nesër ndaj Fulhamit, të kuqtë mund të shkojnë në +14 pikë.

  • Owen kritikoi sezonin e Liverpool-it, Slot i kundërpërgjigjet: A e di se ky klub ka fituar vetëm një kampionat në 35 vite?!

    Owen kritikoi sezonin e Liverpool-it, Slot i kundërpërgjigjet: A e di se ky klub ka fituar vetëm një kampionat në 35 vite?!

    Si mund të gjykohet sezoni i Liverpool-it? Me shumë gjasa, “Reds” do të rikthehen te titulli i Premier League, i dyti në 35 vitet e fundit, por është gjithashtu e vërtetë që ecuria në kompeticionet e tjera, kombëtare dhe europiane, ka qenë mjaft zhgënjyese, me finalen e humbur të “FA Cup” ndaj Newcastle dhe eliminimin nga Champions League prej PSG-së në 1/8 finale.
    Në lidhje me këtë, në median angleze është ndezur debate. Mes kritikave që kanë rënë mbi Arne Slot kanë qenë edhe ato të ish-sulmuesit Michael Owen, sipas të cilit titulli në Premier League nuk mjafton për ta quajtur sezonin e Liverpool-it të suksesshëm dhe se fundi është paksa i hidhur.
    Reagimi i menjëhershëm erdhi nga trajneri holandez: “Michael ka luajtur për këtë ekip, apo jo? Atëherë ai është i vetëdijshëm për faktin se në 35 vite Liverpool-i ka fituar vetëm një kampionat… Pra, ja ku është përgjigjja. Nëse arrin ta fitosh kampionatin me këtë klub, atëherë asgjë tjetër nuk ka rëndësi, do të thosha. Nëse e fiton 10 herë radhazi, atëherë mund ta kuptoj që njerëzit thonë: Ah, po fiton vetëm Premier League…
    Nëse Manchester City fiton vetëm Premier League, atëherë mund ta kuptoj që njerëzit thonë: Nuk është një sezon i mirë për të. Por nëse, me këtë klub, mund të konkurrosh për titullin dhe, pa folur për ta fituar atë, atëherë është një pikëpyetje e çuditshme sipas meje. Nëse edhe Virgil (Van Dijk) ka këtë mendim, atëherë jam plotësisht dakord me të”.