Duke qenë se Virgil Van Dijk me shumë mundësi do largohet si lojtar i lirë në verë, pasi nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, Liverpool është hedhur në sulm për të siguruar një zëvendësues të denjë për holandezin. Edhe nëse ky i fundit qëndron, mosha që ka nuk e favorizon për një periudhë afatgjatë, ndaj lind nevoja për një pasues të denjë.
Arne Slot ka zgjedhur Ronald Araujo-n, qendërmbrojtësin e Barcelonës, i cili rinovoi vetëm pak kohë më parë me katalanasit deri në vitin 2031. Mediat angleze raportojnë se Liverpool është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për uruguianin, shifër shumë tunduese për Barcelonën, e cila ka vujatur jo pak vitet e fundit nga ana financiare.
Pavarësisht interesimit tejet serioz të Liverpool-it, Araujo është i fokusuar totalisht të mbyllë në mënyrë të suksesshme sezonin aktual me Barcelonën, pastaj për të ardhmen do të vendosë gjatë verës. Uruguiani ka qenë edhe në merkaton e janarit pranë largimit nga Barcelona, ku Juventus ishte shumë i interesuar për të, por në fund vendosë të qëndojë te katalanasit, ku pak ditë më vonë erdhi dhe rinovimi.
Gjithsesi, propozimi i Juventusit për huazim me të drejtë blerjeje, as që i ofrohet asaj që ofron Liverpool: 100 milionë euro për kartonin e tij.
Tag: liverpool
-

Slot i kërkon Liverpool-it 150 milionëshin pas rinovimit të Salah
11 Prill 2025
15:26
Telesport
Arne Slot thuhet se i ka kërkuar Liverpoolit të nënshkruajë me Alexander Isak këtë verë pasi u konfirmua zgjatja e kontratës së Mohamed Salah.
Ai beson se sulmuesi i Newcastle mund t’i ndihmojë ata të arrijnë më shumë objektiva sezonin e ardhshëm.
Sipas një raporti në El Nacional, Slot është i vendosur ta bëjë Liverpoolin më të fortë në sulm dhe e sheh Isak si lojtarin ideal për të forcuar skuadrën.
Holandezi dëshiron të zëvendësojë Darwin Nunez dhe Diogo Jota, të cilët kanë luajtur në rolin e sulmuesit këtë sezon dhe nuk kanë arritur të bindin trajnerin.
Kujtojmë se Newcastle kërkon 150 milionë sterlina për kartonin e Isak. -

Salah: Jemi të lumtur si familje për rinovimin, Liverpool-i është tashmë shtëpia jonë
Mohamed Salah ka rinovuar kontratën e tij me Liverpool-in deri në vitin 2027. Menjëherë pas njoftimit zyrtar, sulmuesi egjiptian ka folur për mediat e klubit, duke shprehur emocionet, ambiciet dhe lidhjen e thellë që e lidh me qytetin dhe ekipin: “Është fantastike të jem këtu për dy vite të tjera. Jam shumë i lumtur që kam firmosur një kontratë të re. Kemi një ekip të shkëlqyer, ashtu siç ka qenë gjithmonë në vitet e kaluara. Kam zgjedhur të qëndroj këtu, sepse besoj se mund të fitojmë trofe të tjerë”.
Te Liverpool, Salah ka jetuar vitet më të mira të karrierës së tij: “Liverpool-i do të thotë shumë për mua. Këtu kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime. Kam kaluar tashmë 8 sezone me këtë fanellë dhe shpresoj që të bëhen 10. E shijoj jetën, futbollin dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë klub. Familja ime ndihet si në shtëpi. Magi dhe fëmijët ishin të ngazëllyer për lajmin. Personi më i lumtur ka qenë Makka, vajza jonë e madhe. Këtu ka miqtë, shkollën, gjithçka. Atmosfera në shtëpi ishte vërtet pozitive pas firmës së rinovimit”.
Me rinovimin e tij, Salah mund të përmirësojë vendin e tretë në klasifikimin e shënuesve më të mirë në histori të Liverpool-it: “Është një shtysë fantastike, por jam më krenar për trofetë që kam fituar me ekipin. Golat janë të rëndësishëm, sigurisht, por ajo që njerëzit do të kujtojnë me të vërtetë janë fitoret kolektive. Edhe 4 gola për të hyrë në 4 shënuesit më të mirë në historinë e Premier League? Do të ishte e bukur. Nuk është keq, por e theksoj sërish, të shënosh është e rëndësishme vetëm nëse ekipi është i përfshirë dhe lufton për objektiva të mëdhenj. Vetëm çmimet individuale, pa trofe, nuk mjaftojnë”.
Sulmuesi egjiptian ka folur gjithashtu për rolin e tij në ekip, si shembull për të rinjtë: “Më pëlqen të jem referencë për të rinjtë. Kam ardhur këtu në moshën 24-vjeçare, jam rritur si person dhe si futbollist. Kur të rinjtë afrohen dhe bëjnë pyetje, më pëlqen. Ndonjëherë i vëzhgoj dhe shoh veten time të ri. E kuptoj presionin, por duke u rritur mësohesh ta menaxhosh atë. Nuk zgjohem çdo ditë duke menduar se jam shembull për të tjerët, por mundohem të jem gjithmonë profesional, brenda dhe jashtë fushës. Vij herët në klub, stërvitem seriozisht. Djemtë më të rinj janë inteligjentë, i vërejnë gjërat dhe shpesh më imitojnë. Kjo gjë po funksionon”.
Edhe 7 ndeshje nga fundi i Premier League, Liverpool-i është favorit për titullin. Salah nuk i fsheh dëshirat e tij më të mëdha: “E dua shumë këtë titull. E kam thënë që nga fillimi i sezonit: të fitoj Premier League është objektivi im. Tifozët e meritojnë. Herën e fundit nuk mundëm të festonim siç donim. Këtë herë duam ta bëjmë atë në ‘Anfield’, nëpër rrugë, bashkë me tifozët”.
-

Salah vendos…
Futbollisti më i mirë egjiptian dhe sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, i dha fund spekulimeve mujore për të ardhmen e tij duke nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin nga Anfield, njoftoi Premier League angleze.
Salah mbërriti në Liverpool në vitin 2017 nga Roma dhe këtë verë mund të largohet pa dëmshpërblim nga skuadra kryesuese e Premierligës, pasi kishte kontratë deri në fund të qershorit.
Liverpool nuk ka bërë të ditur detajet e kontratës së re, por mediat angleze raportojnë se Salah ka vazhduar kontratën deri në fund të qershorit 2027.
“Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Tani kemi një skuadër të madhe. Kam nënshkruar sepse mendoj se kemi një shans për të fituar më shumë trofe dhe unë dua ta shijoj këtë”, tha 32-vjeçari egjiptian për portalin e klubit.
“Kam luajtur për tetë vjet, shpresoj se do të jenë dhjetë. Më pëlqen jeta këtu, më pëlqen futbolli. Kam jetuar vitet më të mira të karrierës sime. Kam nënshkruar sepse besoj se mund të fitojmë shumë trofe të mëdhenj së bashku. Vazhdoni të na mbështesni dhe ne do të bëjmë më të mirën – dhe shpresoj që të fitojmë më shumë trofe në të ardhmen.”
Salah luajti 45 ndeshje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 22 asistime. Në total, ai ka bërë 394 paraqitje për skuadrën nga Anfield dhe ka shënuar 243 gola e dhënë 111 asiste goli. /tesheshi.com/ -

Salah pranon ulje page, Liverpool tregon se ka ende fuqi! Mban në “Anfield” dy lojtarët më të rëndësishëm
9 Prill 2025
17:45
Telesport
Dukej sikur Liverpool ishte thuajse i dorëzuar, duke lëshuar tre yje me parametra zero në verë, por gjërat po ndryshojnë pozitivisht.
Pas konfirmimit zyrtar të Van Dijk për rinovimin e kontratës, radhën e ka Salah. Egjiptiani raportohet se ka pranuar kushtet e klubit anglez për të hedhur firmën.
Sulmuesi duket i gatshëm për t’u paguar më pak, me kusht që kontrata e re të mos jetë për vetëm një sezon, por minimalisht për dy, me opsion rinovimi automatik të një sezoni të tretë nëse arrin disa objektiva.
Kanë mbetur vetëm detajet. Arnold do të transferohet në Madrid, por dyshja Van Dijk – Salah nuk do të lëvizë nga “Anfield”. Lajm i shkëlqyer për tifozët e kuq. -

Enrique: Nuk nënvlerësojmë Aston Villa ashtu sikurse bëri Liverpool me ne
Pasi fituan titullin kampion në Ligue 1, te skuadra e PSG vëmendja është përqendruar totalisht në Champions League. Sot, skuadra pariziene do të presë në fushën e saj anglezët e Aston Villa.
Trajneri i PSG, Luis Enrique, duke folur për këtë sfidë tha: “Nuk ka asnjë favorit, pasi mendoj se është e njëjta gjë si kundër Liverpool. Asokohe thanë se ne nuk kishim asnjë shans por u kualifikuam”.
“Ka pasur skuadra që kanë arritur të shkojnë në nivelin tjetër. Ne duhet të bëjmë atë që duhet për t’u kualifikuar, të fitojmë”, tha trajneri spanjoll, që në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion Marquinhos.
“Ky kompeticion absolutisht nuk lejon relaksim. Ne nuk do të biem në këtë kurth. Ju nuk mund të arrini gjysmëfinale nëse nuk jeni në nivelin më të lartë nga ndeshja e parë deri në të fundit”, shtoi më tej Luis Enrique.
Duke folur për rivalët e Aston Villa, ai komentoi: “Kanë një trajner të madh si Unai Emery, që kujdeset për punën e tij. Aston Villa është përmirësuar nën drejtimin e Unai Emery, një nga trajnerët me karrierën më të rëndësishme evropiane”. -

3 klube angleze pësojnë humbje të mëdha dhe fajin e ka Donald Trump!
7 Prill 2025
16:40
Telesport
Pronarët e Manchester United, Liverpool dhe Arsenal mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të fundit të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Trump njoftoi të mërkurën një seri tarifash ndaj vendeve të ndryshme dhe kjo do të dëmtojë 3 klubet e mëdha angleze.
Tregjet botërore të aksioneve nuk kanë reaguar mirë, me indeksin e bursës amerikane Dow Jones që ra në nivelin më të ulët të tetë muajve të fundit.
United, Liverpool dhe Arsenali janë në pronësi të biznesmenëve amerikanë ose bizneseve amerikane. Kjo bën që tarifat e Trump të sjellin dëme të mëdha për Premier League.
Fenway Sports Group, me seli në Boston, ka në pronësi Liverpool. Ndërkohë, Kroenke Sports, me seli në Denver, ka në pronësi Arsenalin.
Manchester United është e ndarë në aksione të shumta, por shumicën e ka familja Glazer, kompania e së cilës e ka selinë në New York. -

Slot i tërbuar: Nuk është në standartet e Liverpool të pësojë tri gola në 15 minuta
7 Prill 2025
11:30
Telesport
Liverpool u mund 2-3 nga Fulham në Premier League, një humbje që nuk ndikon shumë në renditje, pasi “reds” janë ende 11 pikë të shkëputur nga Arsenal i vendit të dytë.
“Nuk ndodh shpesh që pësojmë tre gola. Mund ta kishim shmangur. Shënuam dhe u përpoqëm të reagojmë. Përveç kësaj, performanca në pjesën e dytë ishte shumë më afër asaj që jemi mësuar”, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.
Trajneri holandez ia vuri fajin mbrojtjes për këtë rezultat: “Pësimi i tre golave nuk është në standartet e Liverpool. Ne po krijonim rast pas rasti në fund, por nuk patëm kohë për të kompensuar tre gabimet e bëra në pjesën e parë”.
Një tjetër problem te Liverpool së fundi është mungesa e golave nga ana e Mohamed Salah. Kjo është ndeshja e katërt radhazi që ai nuk shënon me “reds”, por për Slot kjo nuk është aspak shqetësuese.
“Ndoshta ai duhet ta shohë si një kompliment që po flasim për këtë, sepse numrat e tij nuk ishin normalë më parë. E mira e Salah është se ai e di se çfarë lloj lojtari do të shfaqet përsëri”, tha Slot.


