Tag: liverpool

  • Virgil van Dijk në gjurmët e Salah, rinovon me dy vite kontratën me Liverpool: I lumtur dhe krenar

    Virgil van Dijk në gjurmët e Salah, rinovon me dy vite kontratën me Liverpool: I lumtur dhe krenar

    17 Prill 2025

    12:43

    Telesport

    Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk rinovoi sot deri në vitin 2027 kontratën e tij me Liverpool. Kontrata e mëparshme skadonte më 30 qershor.
    Lajmin e konfirmoi sot klubi anglez, që shtoi se 33-vjeçari do të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera në “Anfield”. Një lajm i shumëpritur për tifozët, që do të kenë ende kapitenin e tyre.
    Një rinovim që vjen 6 ditë pas atij të Mohamed Salah, që gjithashtu rinovoi me dy vite kontratën e tij. Van Dijk luan me fanellën e “reds” që prej vitit 2018, kur erdhi nga Southampton.
    “Jam shumë i lumtur dhe krenar që luaj këtu. Kam shumë emocione në mendjen time tani që nënshkrova kontratën e re. Kjo mbetet një ndjenjë krenarie“, tha Van Dijk.
    “Është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas atë me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur“, shtoi holandezi.
    Më tej, ai shtoi: “Liverpool ishte gjithmonë në kokën time. Nuk kishte asnjë dyshim në kokën time se ky është vendi për të qenë për mua dhe familjen time“.

  • E kërkon Real Madrid, babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë

    E kërkon Real Madrid, babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë

    16 Prill 2025

    13:03

    Telesport

    Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister nuk ka interes për një kalim te Real Madrid këtë verë edhe nëse gjigantët spanjollë po këmbëngulin për të.
    Sipas “Daily Mirror”, babai i yllit të Liverpool ka hedhur poshtë çdo ide se mesfushori do të ishte i etur për një lëvizje në Madrid gjatë merkatos së ardhshme.
    “Nuk ka asgjë për të komentuar. Alexis është shumë i lumtur në Liverpool dhe shpreson të kurorëzohet kampion i Premier League. Pastaj do të shijojë një pushim që nuk e mori vitin e kaluar”, tha Carlos MacAllister.
    “Është e rëndësishme të vlerësojmë dhe respektojmë klubin për të cilin ai luan, kështu që çdo koment nga ne do të ishte i panevojshëm”, tha më tej babai i mesfushorit kampion bote.
    Në fund, ai deklaroi: “Alexis ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpool. Ai është i lumtur në klub. Le të shpresojmë që të qëndrojë atje sa më gjatë”.

  • Gjignatët e Europës kontaktojnë Isak, gati oferta rekord për suedezin

    Gjignatët e Europës kontaktojnë Isak, gati oferta rekord për suedezin

    15 Prill 2025

    14:57

    Telesport

    Liverpool ka kontaktuar me sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, në një lëvizje që mund ta bëjë lojtarin blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.
    Siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, Liverpool ka filluar kontaktet me suedezin për një lëvizje në merkaton e verës.
    Mohamed Salah tani është i lidhur me një kontratë të re dyvjeçare, ndërsa kapiteni Virgil van Dijk do të nënshkruajë një rinovim këtë javë.
    Me rinovimet e dyshes së lartpërmendur, Isak mund të jetë më i prirë për t’u bashkuar me Reds, të cilët janë në prag të fitimit të titullit të tyre të 20-të në kampionat.
    Sipas Fichajes, Liverpool është “i gatshëm” të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh, e cila do të tejkalonte 115 milionë sterlinat që Chelsea i pagoi Brighton-it për Moises Caicedo në 2023.
    Isak ka 24 gola dhe 6 asiste në 36 ndeshje këtë sezon dhe mund të transformojë sulmin e Liverpool-it.
    Statistikat e tij janë akoma më të jashtëzakonshme kur krahasohen me ato të sulmuesit aktual Darwin Nunez, i cili ka vetëm 7 gola dhe 5 asiste në 42 ndeshje.

  • Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për RSI, një podcast i drejtuar nga Armando Ceroni. Mes rrëfimeve që ndau, foli edhe për të kaluarën e tij tek Evertoni, megjithëse kishte pasion për skuadrën rivale të qytetit:
    “Ëndrra ime ishte të trajnoja Liverpool-in, por më pas u gjenda tek Everton dhe përjetova rivalitetin e tyre. Tani jam absolutisht tifoz i Evertonit. Më pëlqeu shumë ambienti, sepse ka një pasion të jashtëzakonshëm për ngjyrat e klubit. Atje vëren edhe vuajtjen që kanë tifozët përballë Liverpool-it, që prej shumë vitesh dhe ende sot mbizotëron në Premier League”.
    Më tej, për kalimin te Real Madridi: “A u befasova kur Florentino Pérez më thirri sërish? Në fakt, isha unë që i telefonova. Një vit më parë e kisha kontaktuar për të parë nëse kishte lojtarë të lirë për ne, tek Evertoni kishim marrë James Rodriguez. Vitin pasues e dija që po kërkonin trajner dhe, kur fola me presidentin, i thashë se duhej të merrnin një të mirë”.
    Së fundi, foli edhe për ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi: “Ishte një talent i madh, sepse dinte të lexonte situatat dhe të çlirohej nga mbulimi si askush tjetër. Ka shënuar, besoj, më shumë se 300 gola, por mendoj se ato të shënuar me më shumë se një prekje nuk i kalojnë 10 për qind”.
    “Carletto” foli edhe për refuzimin e tij ndaj kombëtares italiane: “I thashë jo kombëtares italiane sepse nuk kisha dëshirë… Më pëlqen shumë të jem çdo ditë në fushë, duke përgatitur stërvitjet. Kombëtarja më dukej si një punë ‘part-time’, që do të më bënte të humbisja pak nga pasioni. Vetëm për këtë arsye e refuzova Italinë”.

  • Jo vetëm Arnold, Real Madrid do edhe dy yje të tjerë të Liverpool-it

    Jo vetëm Arnold, Real Madrid do edhe dy yje të tjerë të Liverpool-it

    14 Prill 2025

    15:50

    Telesport

    Real Madridi ka vënë në shënjestër dy lojtarë të tjerë të Liverpool-it pas Alexander-Arnold.
    Marca thotë se Real Madrid po shikon mbrojtësin Ibrahima Konate dhe mesfushorin Alexis Mac Allister.
    Konate tani është brenda 18 muajve të fundit dhe bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur, duke nxitur interesin e Real dhe PSG.
    Ndërkohë në radarin e Real-it është edhe Mac Allister.
    Argjentinasi është kontaktuar në disa raste për një lëvizje në Spanjë dhe tani babai i tij i është përgjigjur këtyre zërave.
    Carlos Mac Allister tha për Picado TV: “Për momentin, nuk mendoj se do të largohet nga Liverpool. Koha do ta tregojë. Alexis është shumë i lumtur ku është”.

  • Salah rinovon duke ekspozuar xhevahirin e tij të fundit, një orë me vlerë të jashtëzakonshme

    Salah rinovon duke ekspozuar xhevahirin e tij të fundit, një orë me vlerë të jashtëzakonshme

    Momo Salah ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Liverpool-in, duke i mbyllur zërat e thashethemet për një largim të mundshëm nga “Reds” dhe Premier League. Pas kuintave ishin hipotezat për një kalim në Ligue 1 te PSG dhe mbi të gjitha në Arabinë Saudite te sheikët milionerë.
    Sidoqoftë, asgjë nga këto: pasditen e së premtes (11 prill) erdhi konfirmimi zyrtar i firmës së sulmuesit egjiptian, i cili u fotografua i buzëqeshur teksa nënshkruante marrëveshjen e re. Dhe e bëri këtë duke treguar një orë që nuk kaloi aspak pa u vënë re. Më saktësisht një xhevahir me vlerë mbi 700 mijë euro.
    Prej kohësh qarkullonin zëra nëse Mohamed Salah do të dëshironte apo jo ta zgjaste qëndrimin e tij te Liverpool-i pas 8 sezonesh. Për sulmuesin egjiptian, që ishte në përfundim kontrate dhe rrezikonte të largohej si lojtar i lirë, nuk mungonin alternativat dhe pretenduesit, por në fund asgjë nuk ndryshoi. Ai do të qëndrojë pjesë e “Reds” edhe për dy sezone të tjera. Si zakonisht, postime dhe foto formale, me lojtarin që ekspozoi një “RM 17-02 Tourbillon”, e vlerësuar me çmim katalogu mbi 720 mijë euro.

    Here’s your chance to win a shirt signed by @MoSalah 🙌
    — Liverpool FC (@LFC) April 11, 2025

    Ora që bie në sy në kyçin e dorës së majtë të Salah është një pjesë autentike koleksioni e rrallë, e prodhuar nga marka prestigjioze zvicerane e orëve luksoze, e pranishme në 20 vende dhe në Angli me një dyqan në Londër.
    Nuk është një risi për Richard Mille, i cili ka një bashkëpunim të gjatë me yje të sportit, duke kaluar nga Formula 1 me Charles Leclerc, Fernando Alonso dhe Lando Norris, te yjet xhamajkanë të sprintit si Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Yohan Blake, pa harruar ikona absolute si Didier Drogba dhe legjenda të kalibrit të Sebastian Loeb.
    Për ta shtuar edhe më shumë prestigjin e “RM 17-02 Tourbillon”, të ekspozuar nga Salah, vlen edhe fakti që ky model nuk importohet në Angli, pra është i paarritshëm për këdo. Me pak fjalë, një kryevepër, ashtu si edhe statistikat e Salah te Liverpool-i: 27 gola këtë sezon, shoqëruar nga 17 asistime, numri më i lartë në gjithë Premier League.

  • Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich

    Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich

    Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Stamford Bridge”, Chelsea bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Ipswich.
    Pjesa e parë ka qenë katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Ipswich shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso 19′ dhe Johnson 31′. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe. Në minutën e 80-të, Jadon Sancho barazon shifrat 2-2, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
    Një hap fals ky për “Blutë” e Maresca-s, të cilët nuk arrijnë të fitojnë ndaj një ekipi që ka prerë “biletën” për në Championship. Chelsea renditet në vendin e pestë me 54 pikë, vend që të dërgon në Champions League, pas tyre vjen Aston Villa me 54 pikë dhe Newcastle me 53 pikë, por me dy ndeshje më pak se “Blutë”.
    Liverpool afrohet gjithnjë e më shumë me titullin zyrtarisht. Të kuqtë fituan në “Anfield” 2-1 ndaj West Ham, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan nga lojtarët vendas. Liverpool shënoi fillimisht me Luis Diaz në minutën e 18-të, në minutën e 86-të Andy Robertson shënon autogol në portën e tij, por vendasit nuk dorëzohen dhe gjejnë golin e avantazhit me Van Dijk në minutën e 89-të.
    Në ndeshjen tjetër, Wolves fitoi 4-2 ndaj Tottenham.

  • Real Madrid nis gjuetinë në Premier League, kërkon kampionin e botës

    Real Madrid nis gjuetinë në Premier League, kërkon kampionin e botës

    13 Prill 2025

    14:11

    Telesport

    Alexander-Arnold duket vetëm fillimi i gjuetisë së Real Madridit në skuadrën e Liverpool.
    Sikur të mos mjaftonte mbrojtësi anglez, i cili në verë do të transferohet me parametra zero në Madrid, klubi madrilen ka interes edhe për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister.
    Lajmi është mjaft serioz, i raportuar nga e përditshmja spanjolle Marca. 26-vjeçari argjentinas konsiderohet lojtar i përshtatshëm për skemat e Los Blancos.
    Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje, ku numëron 6 gola dhe 4 asiste. Kampion bote, i ri dhe teknik – ky lojtar i ka të gjitha.

  • Liverpool tenton yllin e Interit! Gati 70 mln euro për të krijuar repartin perfekt në Premier League

    Liverpool tenton yllin e Interit! Gati 70 mln euro për të krijuar repartin perfekt në Premier League

    13 Prill 2025

    13:06

    Telesport

    Liverpool ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në merkato për mesfushën. Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq ka interes për Nicolò Barella.
    Mesfushori i Interit është një nga lojtarët më të mirë në Europë në rolin e tij, mundësisht në 5 më të mirët. Ai kushton rreth 70 mln euro, shifër që “Të kuqtë” janë të gatshëm ta paguajnë.
    Arne Slot ka kërkuar një lojtar i cili ka aftësi të mbulojë dy role në mesfushë, gjë që Barella e bën. Italiani luan edhe në defensivë, edhe në ofensivë.
    Ai ka aftësinë të vertikalizojë drejt zonës kundërshtare në mënyrë të befasishme. Ai gjithashtu mund të nisë i pari topin duke bashkëvepruar me qendërmbrojtësit.

  • Me mendjen në Madrid, Arsenal ngec në shtëpi dhe afron Liverpool-in gjithnjë e më shumë me titullin (video)

    Me mendjen në Madrid, Arsenal ngec në shtëpi dhe afron Liverpool-in gjithnjë e më shumë me titullin (video)

    12 Prill 2025

    20:27

    Telesport

    Arsenal duket se është dorëzuar përfundimisht në garën për titull në Premier League. “Topçinjtë” janë të fokusuar në Champions League, ku të mërkurën e ardhshme do të përballen me Realin në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”.
    Arsenal ka barazuar sot 1-1 në “Emirates” ndaj Brentford, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Premier League. Vendasit gjetën golin me Kieran Tierney në minutën e 26-të, i cili shënoi me kokë, por u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
    “Topçinjtë” gjetën golin me Thomas Partey në minutën e 60-të, pas asistit të Declan Rice, ndërsa miqtë barazuan shifrat me Yoane Wissa në minutën e 73-të, i cili shënoi një gol të bukur me gjysëm kthesë.
    Pas këtij barazimi, Arsenal renditet i dyti me 63 pikë, 10 pikë më pak se Liverpool. Klubi i kuq ka mundësi nesër të shkojë në 13 pikë nëse fiton në shtëpi ndaj West Ham.
    SHIKOGOLAT