Tag: liverpool

  • 95 milionë, Liverpool ka gati ofertën për dyshen e rivalëve

    95 milionë, Liverpool ka gati ofertën për dyshen e rivalëve

    24 Prill 2025

    15:16

    Telesport

    Liverpool po planifikon një sulm të dyfishtë ndaj Bournemouth këtë verë.
    Interesi i Reds për mbrojtësin e Bournemouth, Milos Kerkez është i njohur, por ata nuk do të ndalen me kaq.
    Daily Mail thotë se Liverpool gjithashtu po hidhet në betejë për kolegun mbrojtës të Kerkez, Dean Huijsen.
    Kontrata e lojtarit spanjoll ka një klauzolë blerjeje prej 50 milionë sterlina dhe ai ka pasur kontakte me Real Madridin në javët e fundit. Chelsea është gjithashtu në kontakt dhe është i gatshëm të përmbushë klauzolën.
    Por Liverpool tani po tregon interesin e tyre, veçanërisht me dyshimet që shfaqen mbi të ardhmen e Ibrahima Konate dhe Jarell Quansah.
    Me Liverpoolin që duhet të plotësojë klauzolën e Huijsen, nënshkrimi i Kerkez do të kushtojë gjithashtu 45 milionë sterlina, që do të thotë se Bounremouth mund të mbledhë 95 milionë sterlina (rreth 111 milionë euro) për dy mbrojtësit.

  • Mesazhi i qartë i Liverpool-it për Europën, por që pak e kanë kuptuar…

    Mesazhi i qartë i Liverpool-it për Europën, por që pak e kanë kuptuar…

    “Anfield” i dha “lamtumirën” sezonin e kaluar një legjende të gjallë të klubit: Jürgen Klopp-it. Trajneri gjerman mbylli epokën e tij te Liverpool-i me trofeun e “Carabao Cup” dhe vendin e tretë në Premier League, 9 pikë pas Manchester Cityt. Megjithatë, “Reds” e nderuan trajnerin që i kishte rikthyer në majat e Anglisë dhe Europës.
    Në vend të tij erdhi Arne Slot, trajneri i Feyenoord-it, që kishte shkëlqyer në “Eredivisie”. Sezoni i tij i parë në “Anfield” ka qenë shumë pozitiv. Liverpool-i është drejt fitimit të kampionatit të 20-të në histori, duke dominuar me autoritet Premier League, ku nuk ka pasur rivalë seriozë, falë një filozofie loje interesante.
    Disa mund të përdorin eliminimin në Champions League (në fazën e 1/8-ave ndaj Paris Saint-Germain të Luis Enrique) për të vënë në dyshim sezonin e parë të Slot, por në realitet Liverpool-i ishte më i miri në fazën e grupeve. Të vetmet pika të errëta ishin eliminimi nga “FA Cup” ndaj Plymouth Argyle dhe humbja në finalen e “Carabao Cup” ndaj Newcastle.
    Slot, në vetëm vitin e parë të një projekti që duket se do të zgjasë, ka ruajtur thelbin e stilit të Klopp, duke mbajtur në nivel të lartë yjet si Salah, Van Dijk, Robertson dhe Alexander-Arnold. Në të njëjtën kohë, ai ka përmirësuar ndjeshëm edhe lojtarë që më parë nuk shkëlqenin, si Gravenberch. Një punë thuajse perfekte, që klubi synon ta mbështesë fort në merkaton verore.
    Liverpool-i ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për Europën me rinovimin e kontratave të dy prej shtyllave të skuadrës: Mohamed Salah (32 vjeç) dhe Virgil van Dijk (34 vjeç). Të dy e dinë se janë në vitet e fundit të karrierës në nivel të lartë dhe qëndrimi i tyre tregon se klubi iu ka garantuar një projekt ambicioz në afat të shkurtër. Asnjëri nuk do të qëndronte nëse plani do të sillte rezultate vetëm në një të ardhme të largët, prandaj pritet që Liverpool-i të jetë shumë aktiv në merkaton e ardhshme.
    Lëvizje të mëdha duken në horizont. Së pari, duhet një zëvendësues për Trent Alexander-Arnold, i cili, përveç ndonjë kthese të papritur, do të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë. Conor Bradley pritet të ketë më shumë minuta, por klubi kërkon një lojtar tjetër për të kompletuar mbrojtjen.
    Pastaj, emrat që përfliten për fazën ofensive janë tërheqës: Rayan Cherki (ylli i Lyon) dhe Bilal El Khannouss (talenti i Leicester City, që ka rënë nga kategoria). Ato janë objektiva për të shtuar kreativitetin në mesfushë dhe sulm.
    Goditja e madhe mund të jetë Dean Huijsen për mbrojtjen, por mbi të gjitha, Liverpool-i kërkon një “bomber” të vërtetë për repartin ofensiv. Besimi te Darwin Núñez po zbehet, ndaj emri më i dëshiruar është Victor Osimhen, që pëlqehet edhe nga Tottenham. Liverpool-i është rikthyer dhe këtë herë me një mesazh të qartë: është gati të luftojë për gjithçka.

  • Arsenal dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Premier League

    Arsenal dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Premier League

    23 Prill 2025

    14:58

    Telesport

    Arsenali dhe Liverpool thuhet se janë të vendosur të sfidohen për nënshkrimin e mbrojtësit të Nottingham Forest, Murillo.
    Siç raportohet nga Caught Offside, dy gjigantët e kampionatit anglez po e monitorojnë nga afër brazilianin.
    Raporti sugjeron gjithashtu se Murillo ka tërhequr gjithashtu interes nga Chelsea dhe Real Madrid pas paraqitjeve të tij për Nottingham Forest.
    Murillo ka qenë një lojtar kyç për Forest që nga transferimi i tij nga Corinthians në 2023.
    Nottingham Forest thuhet se është i dëshpëruar për ta mbajtur 22-vjeçarin në City Ground ndërsa përgatitet për futbollin europian sezonin e ardhshëm.
    Murillo thuhet se vlerësohet në 80 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

  • Van Dijk tallet me Arsenal: Kam dëshirë ta fitoj titullin duke parë ndeshjen e tyre në TV

    Van Dijk tallet me Arsenal: Kam dëshirë ta fitoj titullin duke parë ndeshjen e tyre në TV

    22 Prill 2025

    9:07

    Telesport

    Liverpool është vetëm një fitore larg titullit kampion në Premier League. Titull që mund të vijë në fundjavë, në ndeshjen që “reds” do të luajnë ndaj Tottenham.
    Por skuadra e Liverpool mund të zbresë të dielën në fushë si kampione edhe pa luajtur. Kjo mund të ndodhë në rast se Arsenal, që luan të mërkurën ndaj Crystal Palace, do të humbasë. Kapiteni Virgil Van Dijk foli për këtë mundësi, duke mos përjashtuar faktin që skuadra të mund të takohej për të parë sfidën e “topçinjve”, për të festuar në rast se ata do të humbnin në Emirates Stadium.
    “Unë pres që Arsenal të fitojë në shtëpi, por nëse kjo nuk ndodh do të më pëlqente të shijoja titullin duke e parë atë ndeshje në TV”, tha Virgil Van Dijk, kapiteni i Liverpool.
    “Mendoj se do të ishte më mirë të ishim të gjithë bashkë si ekip dhe të shikonim ndeshjen. Pra, çfarëdo që të ndodhë, ne do ta diskutojmë atë në ditët në vijim”, shtoi më tej mbrojtësi holandez.

  • Mjafton goli i Alexander Arnold ndaj Leicester, javën që vjen Liverpool feston titullin edhe zyrtarisht

    Mjafton goli i Alexander Arnold ndaj Leicester, javën që vjen Liverpool feston titullin edhe zyrtarisht

    20 Prill 2025

    19:25

    Telesport

    Liverpool ka fituar 0-1 në trasnfertë ndaj Leicester, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Një ndeshje pa shumë emocione duke ditur që Leicester do të luajë në Championship sezonin e ri, ndërsa Liverpool e ka siguruar titullin.
    Pjesa e parë u mbyll 0-0. Rezultati u zhbllokua me golin e Alexander Arnold në minutën e 75-të pas një rrëmuje të krijuar në zone pas goditjes së këndit, mbrojtësi anglez kishte vetëm pak minuta që kishte hyrë në fushë si zëvendësues. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 0-1. Javën e ardhshme, në rast se Liverpool fiton ndaj Tottenham, të kuqtë do festojnë zyrtarisht titullin kampion.

  • Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    18 Prill 2025

    19:37

    Telesport

    Pasi e ka siguruar titullin për këtë sezon, Arne Slot ka filluar të projektojë ndryshimet e nevojshme për të përforcuar ekipin sezonin e ri. Një nga dëshirat e mëdha të holandezi është Marcus Thuram, sulmuesi i Inter-it.
    Thuram, 26 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur tek zikaltrit këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në taktikat sulmuese të Simone Inzaghit. Fuqia, lëvizshmëria dhe aftësia e tij për të lidhur lojën e kanë bërë atë një sulmues të plotë, cilësi që Slot i vlerëson shumë dhe e sheh francezin si profilin ideal për të forcuar sumin.
    Kjo nuk është hera e parë që Liverpool tregon interes për francezin, klubi anglez e kërkoi Thuram kur ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach, por francezi zgjodhi Interin.
    Tani, situata është krejt ndryshe. Vlera e lojtarit në treg është rreth 80 milionë euro, por klubi italian nuk është i gatshëm ta lërë për më pak se 100 milionë, shifër që Liverpool duket se është i gatshëm ta paguajë.

  • Pas rinovimit vjen lajmi i keq: Liverpool druhet se do të luajë 10 ndeshje pa Salah!

    Pas rinovimit vjen lajmi i keq: Liverpool druhet se do të luajë 10 ndeshje pa Salah!

    18 Prill 2025

    17:23

    Telesport

    Liverpool ka rifituar qetësinë duke rinovuar me dy yjet absolutë të skuadrës, Van Dijk dhe Salah. Ata kanë firmosur deri në vitin 2027 me klubin e kuq.
    Gjithsesi, egjiptiani ka një problem. Liverpool druhet se do ta humbasë lojtarin më thelbësor të skuadrës për dhjetë ndeshje sezonin e ardhshëm.
    Kjo pritet të ndodhë si rezultat i vendimit të FIFA-s për të zgjeruar Kupën e Botës për klube, gjë që sjell ndryshimin e kalendarit të Kupës së Kombeve të Afrikës.
    Ky turne zakonisht luhet nga nga janari deri në shkurt, por AFCON u është nënshtruar disa reformave të mëdha në vitet e fundit dhe pritet që gjërat të ndryshojnë.
    Kjo do të bënte që Liverpool të luajë 10 ndeshje pa yllin e skuadrës. Mungesë e madhe, plus risk për dëmtime.

  • Pas Salah dhe Van Dijk te Liverpool synojnë të bindin edhe një të tretë, Slot: Lojtar i jashtëzakonshëm

    Pas Salah dhe Van Dijk te Liverpool synojnë të bindin edhe një të tretë, Slot: Lojtar i jashtëzakonshëm

    18 Prill 2025

    10:39

    Telesport

    Ditët e fundit kanë sjellë dy rinovime të mëdha te Liverpool, ato të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Tashmë është edhe një tjetër kampion të cilit i skadon kontrata më 30 qershor e mund të largohet i lirë.
    Ai është Trent Alexander-Arnold, që po tundohet gjithnjë e më shumë për të firmosur me Real Madrid. Duke folur për këtë çështje, trajneri i Liverpool, Arne Slot: tha: “Është mirë që kemi bërë tashmë dy rinovime të rëndësishme”.
    “Trent po kthehet nga një dëmtim. Ai u stërvit me ne dje dhe sa herë luan apo stërvitet me ne, tregon përkushtimin e tij. Ai ka punuar shumë për t’u rikthyer tani dhe në momentin që është në fushë, ai më tregon se çfarë futbollisti i madh”, shtoi Slot.
    “Është shumë i përfshirë në përpjekjet tona për të arritur qëllimet tona këtë sezon. Ai ka punuar shumë gjatë gjithë sezonit dhe tani në rehabilitimin e tij për t’u rikthyer përsëri me ekipin”, komentoi Arne Slot.
    “Tifozët e Liverpool, të gjithë ata që e kanë parë këtë ekip në 6-7 vitet e fundit e dinë se ai ka qenë një mbrojtës i jashtëzakonshëm për këtë klub futbolli. Le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi Slot.

  • Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, nuk do ta besoni shifrën javore te Liverpool

    Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, nuk do ta besoni shifrën javore te Liverpool

    17 Prill 2025

    18:04

    Telesport

    2018-2027. Thuajse një dekadë me Liverpool, pas firmës së fundit duke rinovuar për dy vite kontratën e tij të fundit në Anfield.
    Virgil van Dijk tashmë do të jetë mbrojtësi më i paguar në botë. Gazetari David Ornstein raporton se holandezi do të fitojë rreth 400,000 paundë në javë me kontratën e re.
    Gjithsej, paga e tij bruto vjetore do të jetë 19,2 milionë paundë, më shumë se mbrojtësit e tjerë, madje më shumë se William Saliba, i cilësuar numri 1 në botë për këtë vit.

  • Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

    Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

    Virgil van Dijk ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me Liverpool-in, e cila sipas raportimeve do ta bëjë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin europian. Kjo marrëveshje vjen pas rinovimit të Mohamed Salah javën e kaluar, çka i jep siguri klubit edhe për sezonin e ri.Kontrata aktuale e kapitenit holandez në “Anfield” do të skadonte këtë verë. Megjithatë, pas bisedimeve pozitive në javët e fundit, 33-vjeçari ka rënë dakord të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2027.
    Duke folur për kontratën e re, e cila vjen shtatë vite e gjysmë pas transferimit të tij nga Southampton, Van Dijk u shpreh për mediat e klubit: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Ka kaq shumë emocione që më përshkojnë në këtë moment. Është një ndjesi krenarie, një ndjesi gëzimi. Thjesht është e pabesueshme. Rruga që kam ndjekur deri më tani në karrierën time, dhe mundësia për ta vazhduar atë edhe për dy vite të tjera në këtë klub, është e jashtëzakonshme”.Sipas “The Athletic”, marrëveshja e re do t’i sigurojë Van Dijk një pagë marramendëse prej rreth 470 000 euro në javë. Këto shifra e bëjnë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin evropian, duke lënë pas yllin e Real Madridit, David Alaba, i cili fiton rreth 420 000 euro në javë.
    Megjithatë, Van Dijk mbetet pas mbrojtësit të Al-Hilal, Kalidou Koulibaly, i cili thuhet se përfiton më shumë se 640 000 euro në javë. Një pjesë e madhe e këtyre kushteve të mëdha janë të garantuara, ndërsa janë përfshirë edhe disa bonuse ekipore si shtesë motivuese.
    Van Dijk shtoi: “Ka qenë gjithmonë Liverpool. Kjo ishte ideja. Gjithmonë e kam pasur në mendje këtë, gjithmonë ka qenë plani – gjithmonë Liverpool. Nuk kam pasur asnjë dyshim që ky është vendi i duhur për mua dhe familjen time. Jam një nga Liverpool”.
    Që nga ardhja e tij, Van Dijk ka zhvilluar 314 ndeshje me Liverpool-in, duke shënuar 27 gola dhe dhënë 13 asist. Goli i tij i fundit ishte një fitore e vonë kundër West Ham, që e afroi edhe më shumë klubin me titullin e Premier League. Kjo fitore e fundit e çoi ekipin e drejtuar nga Arne Slot 13 pikë përpara Arsenalit, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në kalendar.
    Nëse Liverpool e siguron titullin, atëherë do të barazojë rekordin e Manchester United me 20 tituj kampion në Angli.