Tag: liverpool

  • Inter-i sfidon dy klube angleze për yllin e Liverpool-it

    Inter-i sfidon dy klube angleze për yllin e Liverpool-it

    10 Maj 2025

    16:32

    Telesport

    Inter-i është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm, nga Bijol te Lucumi, nga Beukema te De Winter, sa për të përmendur disa emra.
    Nga Anglia kanë ardhur zëra që flasin për një interesim të zikaltërve për mbrojtësin 22-vjeçar të Liverpool-it, Jarell Quansah.
    Për lojtarin interesohen edhe Nottingham Forest me Newcastle, sipas TEAMtalk.
    Megjithatë, të gjithë këto klube të interesuar do të duhet të bëjnë llogaritë me vlerësimin që Liverpool i bën lojtarit: flitet për një shifër prej 35 milionë eurosh.
    Një shifër që mund të jetë e negociueshme në rast se Slot do të merrte një mbrojtës në javët e para të merkatos së verës.

  • Arne Slot i “fiksuar” pas Julian Alvarez, plani i Liverpool për të rikthyer argjentinasin në Premier League

    Arne Slot i “fiksuar” pas Julian Alvarez, plani i Liverpool për të rikthyer argjentinasin në Premier League

    9 Maj 2025

    17:28

    Telesport

    Në sezonin e tij të parë tek Atletico Madrid, Julian Alvarez ka shkëlqyer duke fituar menjëherë dashurinë e tifozëve dhe besimin e plotë të stafit drejtues. Niveli i treguar këtë sezon nga argjentinasi ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha, njëri prej tyre është Liverpool.
    Arne Slot e pëlqen shumë Julian Alvarez, holandezi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të provojnë dhe të bëjnë çfarë të jetë e mundur për transferimin e tij në verë. Liverpool është i gatshëm të ofrojë milionë euro dhe kartonin e Darwin Nunez, i cili pëlqhet shumë nga Diego Simeone.
    Sipas mediave spanjolle, propozimi i Liverpool është interesant dhe po studiohet me kujdes nga drejtuesit e Atletico Madrid. Në njrën anë, ata e vlerësojnë shumë Julian alvarez dhe janë të kënaqur me perfomancat e tij, por në anën tjetër shitja e Alvarez mund të jetë çelësi për balancimin e llogarive ose forcimin e zonave të tjera të fushës përpara sezonit të ardhshëm.
    Sigurisht që nuk do të jetë një vendim i lehtë dhe bisedimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, por përfshirja në marrëveshje edhe e Darwin Nunez duket ide joshëse për “Colchoneros”.

  • Slot: Asnjë tolerim ndaj Arsenal, duam ta mbyllim mirë sezonin para tifozëve tanë

    Slot: Asnjë tolerim ndaj Arsenal, duam ta mbyllim mirë sezonin para tifozëve tanë

    Ps fitimit të titullit kampion në Premier League dy javë më parë dhe humbjes ndaj Chelsea fundjavën e kaluar, skuadra e Liverpool do të përballet ditën e diel me Arsenal. Ndeshje që do të luhet në “Anfield”.
    Trajneri i Liverpool, Arne Slot, nuk kërkon asnjë tolerim, por fitore në shtëpinë e tij, për të lënë një shenjë përpara sezonit të ardhshëm me një fitore ndaj Arsenal: “Ne duam të fitojmë çdo ndeshje futbolli”.
    “Ne ishim të zhgënjyer pas humbjes ndaj Chelsea, ndaj duhet reagim ndaj një tjetër ekipi të fortë. Këto dy klube kanë standardet më të larta të mundshme për atë që mund të kërkoni, të dyja janë ekipe shumë të mira”, shtoi Slot.
    “Është pak më ndryshe kur Liga mund të mos kishte përfunduar dhe ne nuk e kishim fituar ende titullin e ligës. Por, pavarësisht kësaj, ne patjetër duam ta fitojmë ndeshjen. Ata vijnë pas eliminimit nga Champions dhe duan hakmarrje”, tha Arne Slot.
    “Është një ndeshje e vështirë të parashikohet, por të dyja skuadrat e presin me padurim të luajnë. 22 lojtarët që do të zbresin në fushë janë me cilësi të lartë. Do të shohim një ndeshje me cilësi”, deklaroi trajneri i Liverpool.

  • Liverpool gjen zëvendësuesin ideal për Arnold, kushton vetëm 30 milionë £

    Liverpool gjen zëvendësuesin ideal për Arnold, kushton vetëm 30 milionë £

    Sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein, Frimpong i Leverkusen ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Liverpool-i.
    Reds kanë qenë të qetë në merkatot e fundit, me Arne Slot që ka bërë shumë pak ndryshime në skuadrën që trashëgoi nga Jürgen Klopp, por mund të ketë një verë me shpenzime të mëdha në horizont.
    Shtypi anglez sugjeron se klubi është i gatshëm të mbështesë Slotin në merkaton e verës, me trajnerin që kërkon të përmirësojë skuadrën e tij në disa reparte, duke përfshirë mbrojtësin e majtë, dhe Milos Kerkez i Bournemouth është në radhë për të zëvendësuar potencialisht Andy Robertson.
    Një sulmues i ri është gjithashtu me interes për Slotin, me një ofertë që po përgatitet tani për Benjamin Sesko të Leipzig, ndërsa Merseysiders janë gjithashtu në garë për Bryan Mbeumo të Brentfordit, i cili mund të lejohet të largohet për rreth 65 milionë sterlina këtë verë.
    Slot do të kishte shpresuar se nuk do të duhej të sillte një mbrojtës të djathtë këtë verë, por me Trent Alexander-Arnold që njoftoi qëllimin e tij për t’u larguar në fund të kontratës së tij, menaxheri do të ngarkohet me gjetjen e një zëvendësuesi.
    Kohët e fundit u zbulua se Liverpool po planifikon të paraqesë një ofertë për Bayer Leverkusen Jeremie Frimpong, dhe tani ka pasur një përditësim pozitiv në ndjekjen e tyre të mbrojtësit të djathtë nga Ornstein.
    Gazetari tha: “Ai ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh (29.8 milionë £), diçka në atë zonë, siç e kuptoj unë. Unë gjithashtu besoj se ai do të ishte i gatshëm për një transferim te Liverpool, nëse ata vendosin të ndjekin atë rrugë.
    “Ata do të kenë edhe opsione të tjera, por Frimpong është përmendur në një numër raportesh deri më tani”.

  • Liverpool përgatitet për një merkato milionere, ja 3 emrat që ka kërkuar Slot

    Liverpool përgatitet për një merkato milionere, ja 3 emrat që ka kërkuar Slot

    6 Maj 2025

    15:40

    Telesport

    Liverpooli është gati të shpenzojë shumë në merkaton e verës, pasi Arne Slot synon tre nënshkrime të mëdha për skuadrën e tij.
    Sipas Goal.com, bordi i ka dhënë licencën Slot për të bërë gjithçka në merkato për të siguruar që ata të mbrojnë titullin e Premier League sezonin e ardhshëm.
    Të Kuqtë kanë identifikuar pozicionet ku nevojitet një ‘ndryshim’. Ata duan të nënshkruajnë një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues përpara sezonit të ardhshëm.
    Për rolin e mbrojtësit të majtë, klubi ka vënë në shënjestër Milos Kerkez dhe Antonee Robinson si zëvendësues të mundshëm të Andy Robertson.
    Liverpooli po mban nën vëzhgim edhe një tjetër mbrojtës të Bournemouth, Dean Huijsen, i cili ka bërë përshtypje këtë sezon. Klubi e sheh atë si një opsion në rolin e qendërmbrojtësit.
    Ndërkohë, Darwin Nunez ka parë një rënie në formë dhe performancë që kur Arne Slot mori drejtimin e Reds. Klubi pritet ta nxjerrë atë dhe portierin Caoimhin Kelleher në shitje.
    Liverpool-i pritet të kërkojë sulmues të suksesshëm si Viktor Gyokeres, Victor Osimhen dhe Benjamin Sesko për të mbushur boshllëkun në sulm.

  • Barcelona mbetet thatë, duhet të heq dorë nga objektivi i madh për merkaton e verës! Ylli i Premier League do rinovojë me klubin e tij

    Barcelona mbetet thatë, duhet të heq dorë nga objektivi i madh për merkaton e verës! Ylli i Premier League do rinovojë me klubin e tij

    5 Maj 2025

    18:08

    Telesport

    Barcelonës i duhet të heq dorë nga një nga emrat kyç që ka ndjekur prej kohësh dhe ka pasur si objektiv transferimin e tij në verë. Luis Diaz, anësori kolumbian i Liverpool është ndjekur prej kohësh nga drejtuesit katalanas, të cilët besonin se mund të arrinin transferimin e tij në verë, duket se ka zgjedhur të rinovojë kontratën me kampionin e Premier League.
    TodoFichajes raporton se drejtuesit e Liverpool dhe përfaqësuesit e Luiz Diaz kanë nisur bisedimet për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2027. Arne Slot e sheh kolumbianin si një lojtar kyç për projektin e tij dhe iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën. Diaz ka shënuar 16 gola këtë sezon, por aftësia e tij për të sulmuar në krah dhe mbi të gjitha efektiviteti para portës e bëjnë atë një lojtar të pazëvendesueshëm për Slot.
    Interesi nga ana e Barcelonës për kolumbianin ka qenë shumë i vërtetë, pasi 28-vjeçari pëlqehet shumë nga Deco, për shkak të aftësisë së tij për të qenë një lojtar i gjithanshëm dhe i aftë për t’u përshtatur si në pozicionin e sulmuesit të krahut ashtu edhe në atë më sulmues. Gjithsesi, Deco tashmë duhet të ndjekë alternativa të tjera, pasi Luiz Diaz do të rinovojë me Liverpool-in.

  • Alexander-Arnold i jep lamtumirën Liverpool-it pas 20 vitesh: Vendimi më i vështirë i jetës sime

    Alexander-Arnold i jep lamtumirën Liverpool-it pas 20 vitesh: Vendimi më i vështirë i jetës sime

    Pas rinovimeve të rëndësishme me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, Liverpool-i shpresonte të bindte edhe Trent Alexander-Arnold që të vazhdonte kontratën. Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë anglez ka zgjedhur një tjetër rrugë. Ai ka bërë të ditur përmes një mesazhi në rrjetet sociale se do të largohet në fund të sezonit.
    “Ky është pa dyshim vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time, – shkroi Alexander-Arnold. – Pas 20 vitesh te Liverpool Football Club, ka ardhur momenti që të konfirmoj se do të largohem në fund të sezonit. E di që shumë prej jush pyesin pse, apo janë ndjerë të frustruar që nuk kam folur më parë, por gjithmonë qëllimi im ka qenë të përqendrohem tek interesi i skuadrës, të siguronim titullin e 20-të.
    Ky klub ka qenë gjithë jeta ime, gjithë bota ime, për 20 vite. Nga akademia deri më sot, mbështetja dhe dashuria që kam ndjerë nga të gjithë, brenda dhe jashtë klubit, do të më shoqërojnë gjithmonë. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës”.
    Më tej, Alexander-Arnold shpjegon arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi: “Nuk kam njohur asgjë tjetër dhe kjo zgjedhje vjen nga nevoja për të përballuar një sfidë të re, për të dalë nga zona ime e rehatisë. Dua ta shtyj veten përtej kufijve të mi, si në aspektin professional, ashtu edhe në atë personal. Kam dhënë maksimumin tim çdo ditë që kam qenë pjesë e këtij klubi.
    Nga zemra i falënderoj të gjithë: trajnerët e mi, drejtuesit, shokët e skuadrës, stafin dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm për këto 20 vite. Kam qenë me fat që i kam jetuar ëndrrat e mia këtu. Dashuria ime për këtë klub nuk do të vdesë kurrë”.

  • “S’ka asgjë të mirë kur humbet një ndeshje, por tani ajo nuk ka rëndësi pasi fituam titullin”

    “S’ka asgjë të mirë kur humbet një ndeshje, por tani ajo nuk ka rëndësi pasi fituam titullin”

    5 Maj 2025

    10:39

    Telesport

    Një javë pasi fitoi matematikisht Premier League, ekipi i Liverpool u mund 3-1 nga Chelsea. Pas ndeshjes, trajneri i “reds”, Arne Slot, tha: “Në shumë mënyra nuk pashë ndonjë rënie. Arritëm të rikuperoheshim nga disavantazhi 0-2 dhe nuk u dorëzuam, por siç thashë më parë diferencat janë të vogla”.
    “Chelsea ishte një kërcënim i vazhdueshëm në kundërsulme, por kanë një ekip shumë të mirë. I organizuar mirë dhe me shumë të rinj të shkëlqyer. Do të jetë gjithmonë një ndeshje e vështirë për t’u luajtur këtu, por mënyra se si luajtëm më tregon gjithashtu pse fituam kampionatin”, tha Slot.
    “Nëse skuadra ka një rënie të vogël në këtë pjesë të sezonit është e kuptueshme. Tashmë fituam kampionatin dhe nuk kemi asnjë objektiv tjetër. Një njeri i mençur më tha dikur ‘nuk ka asgjë të mirë në humbjen e një ndeshjeje futbolli’ dhe kështu e jetojmë ne”, u shpreh trajneri i Liverpool.

  • Chelsea mund pa probleme Liverpool-in, por “Blutë” janë sërish në rrezik (video)

    Chelsea mund pa probleme Liverpool-in, por “Blutë” janë sërish në rrezik (video)

    4 Maj 2025

    19:29

    Telesport

    Chelsea ka fituar 3-1 ndaj Liverpool-it, në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e 35-të në Premier League. “Bluve” iu duhej me patjetër fitorja për të qëndruar në zonën e Champions League, ndërsa të kuqtë vinin thjesht për “shëtitje”, duke qenë se festuan javën e kaluar zyrtarisht titullin kampion.
    Ishte Enzo Fernandez qe zhbllokoi rezultatin me golin e tij që në minutën e 3-të, pas asistit të Pedro Neto. Në minutën e 56-të, Jarell Quansah i pafat dërgoi topin e goditur nga Van Dijk në portën e tij.
    Van Dijk do të shlyente gabimin e bërë, duke ngushtuar shifrat me golin e tij në minutën e 85-të. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Mac Allister nga goditja e këndit.
    Në minutat shtesë pati kohë edhe për Cole Palmer, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati përfundimtar 3-1. Pas kësaj fitoreje, Chelsea mban vendin e 5-të me 63 pikë, vend që të kualifikon për në Champions League për sezonin e ri. Kur mbeten edhe 3 javë nga fundit, gara për zonën Champions në Premier League vazhdon të jetë shumë e fortë, ku Nottingham Forest dhe Aston Villa janë ende në lojë dhe nuk janë dorëzuar.
    SHIKOGOLAT

  • Tërmet në “Anfield”/ Festimet e tifozëve të Liverpool regjistrojnë magnitudë 1.74 pas fitores 5-1 ndaj Tottenham

    Tërmet në “Anfield”/ Festimet e tifozëve të Liverpool regjistrojnë magnitudë 1.74 pas fitores 5-1 ndaj Tottenham

    Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool-it kanë regjistruar dridhje sizmike gjatë fitores spektakolare 5-1 të skuadrës vendase ndaj Tottenham, një ndeshje që i riktheu Liverpool titullin e Premier League pas pesë vitesh. Sipas studiuesve të Departamentit të Shkencave të Tokës, Oqeanit dhe Mjedisit, lëkundja më e fortë u shkaktua pas golit të Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, me një magnitudë prej 1.74 ballë sipas shkallës Rihter.
    Të dhënat janë mbledhur me pajisje sizmike të avancuara, të njëjtat që përdoren për të monitoruar tërmetet në rajone si Kili dhe Italia. Në total, tifozët e pranishëm – plot 60,415 vetë – krijuan një aktivitet të madh sizmik gjatë gjashtë golave të shënuar në ndeshje.
    Sipas rezultateve:

    Goli i Mac Allister (2-1): 1.74 ballë
    Goli i Salah (4-1): 1.60 ballë
    Goli i Gakpo (3-1): 1.03 ballë
    Autogoli i Udogie (5-1): 1.35 ballë
    Goli i Luis Diaz (1-0): 0.64 ballë

    Dr. Farnaz Kamranzad, pjesë e ekipit kërkimor, komentoi: “Është e mahnitshme të shohësh se si tifozët e futbollit mund të gjenerojnë energji sizmike. Shkenca është kudo, madje edhe e fshehur nën zhurmën e një goli në ‘Anfield’. Çdo duartrokitje, çdo festë, lë një gjurmë nën këmbët tona, një gjurmë sizmike gëzimi kolektiv, e shkruar në kujtesën e Tokës.”