Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV Eindhoven me rezultatin 4-1 duke regjistruar humbjen e saj të 9 në 12 ndeshje dhe kjo është ecuria më negative e kësaj skuadre që nga sezoni 1953/54.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se statistikat flasin totalisht për Liverpoolin në këtë ndeshje; 63% zotërimi i topit, 27 gjuajtje, 53 prekje në zonë dhe në fund erdhi humbja 4-1 dicka që flet për performancën më shpërdoruese dhe kaotike
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Liverpool Arne Slot theksoi se e vetmja mënyrë për të kaluar këtë është të shihet përpara
‘Mënyra e vetme është të shkojmë përpara-tha Slot-duhet të përballemi me vendin ku jemi dhe të luftojmë shumë. Do të na ndihmonte shumë sikur të mos marrim gjithnjë të njëjtën goditjen e pësimit të golit, sepse nuk është thjesht një gol, është edhe një ndjesi. Pas 45 minutave të gjithë e ndjenë se ne duhet të ishim në avantazh, por në fakt, 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë pësuam sërish. Është e vështirë të jetosh me këtë, por reagimi i lojtarëve sidomos në pjesën e parë dhe pasi shkuam 1-2 ishte reagimi që presim nga futbollistët e Liverpoolit’.
Tag: liverpool
-

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
-

Slot: Kjo është një tjetër humbje e rëndë, duhet të përballemi me këtë situatë dhe të ecim përpara
Një tjetër humbje e rëndë dhe therëse në shtëpi për Liverpool, që u mund 1-4 ndaj PSV Eindhoven. Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli rreth krizës aktuale të ekipit të tij. “Emocionet janë shumë negative dhe zhgënjyese. Duke filluar me mënyrën se si pësuam golin e parë”, tha Slot.
“Dua të jem pozitiv për reagimin e lojtarëve kur po humbisnim 0-1. U kthyem në lojë dhe patëm mundësinë të shkonim 2-1 përpara. Nuk mendoj se dikush mendonte se do të humbnim 4-1”, deklaroi trajneri i Liverpool.
Për ankesat e Van Dijk për gjyqtarin, ai shtoi: “Ai mori një shtytje të vogël. E humbi ekuilibrin, prandaj ngriti krahun dhe bëri prekjen me dorë. Patëm disa shanse të mira për ta bërë rezultatin 2-2, por pësuam një gol tjetër. Është e vështirë ta pranosh humbjen”.
“Pasi pësuam golin e parë, pashë një reagim që dua ta shoh. Mentaliteti që pashë pas atij goli ishte ai që shpresoja. Edhe pas 2-1, vazhduam të kërkonim golin. Rezultati përfundimtar është 4-1, dhe kjo është një humbje e rëndë“, deklaroi Slot.
“E vetmja mënyrë për të ecur përpara tani është të përballemi me atë ku jemi dhe të luftojmë vërtet fort. Ndjesia që kam është se pas 45 minutash, nuk pret që të jetë 1-1, pret të jesh përpara. Reagimi i lojtarëve është ai që pret nga një lojtar i Liverpool”, tha Slot. -

VIDEO/ Arsenali triumfon ndaj Bayernit në Champions, show i Realit, bien Interi dhe Liverpool
Ndeshjet e Champions League kanë prodhuar rezultate interesante. Arsenal thyen 3-1 Bayernin, në sfidën që u mbajt në Londër.
Zhgënjen Liverpool, që imponohet 1-4 në shtëpi ndaj PSV. Real Madrid nuk fal dhe triumfon 3-4 ndaj grekëve të Olympiacos. Spektakël te PSG-Tottenham, me sfidën që përfundoi 5-3. Atletico Madrid kalon pengesën e Interit, duke e mundur 2-1.
Rezultatet:
Arsenal 3-1 Bayern
Atletico Madrid 2-1 Inter
Frankfurt 0-3 Atalanta
Olympiacos 3-4 Real Madrid
Liverpool 1-4 PSV
PSG 5-3 Tottenham
Sporting 3-0 Brugge -

Liverpool drejt katastrofës, Zielinski rikthen në lojë Interin. Vitinha magjik, një ish-zikaltër ndëshkon Realin (video)
26 Nëntor 2025
22:23
Telesport
Pjesët e dyta kanë nisur me gola. Në “Metropolitano”, Piotr Zielinski ka shënuar për Interin pas një aksioni të bukur dhe kombinimit fantastik me Bony, duke barazuar shifrat 1-1.
Në “Anfield”, PSV zë sërish ne befasi mbrojtjen e Liverpool dhe kalon në avantazh 1-2. Guus Til shënon për holandezët.
Dy gola të shpejtë në “Parc des Princes”. Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Tottenham në minutën e 50-të, Vitinha barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52-të. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënon dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.
Në Pire, Mehdi Taremi shënoi golin e dytë për Olympiacos, por sot është nata e Kylian Mbappe dhe francezi shënoi golin e katërt pak minuta më pas.
SHIKOGOLAT -

Liverpool i prish planet Barcelonës, të kuqtë futen në garë për yllin e mbrojtjes 80 milionë euro
26 Nëntor 2025
19:56
Telesport
Duke parë problemet e shfaqura në repartin e mbrojtjes, pasi dyshja Van Dijk-Konate nuk funksionon më, Arne Slot ka kërkuar një përforcim në këtë repart që në merkaton e janarit.
Ndaj, për këtë arsye Liverpool po ndjek me shumë vëmendje situatën e Goncalo Inacio, qendërmbrojtësit të Spoting Lisbon. 24-vjeçari është gati të largohet nga Portugalia dhe të bëjë hapin e madh në karrierë.
Për Inacio-n ka interes edhe nga Barcelona, por Liverpool është më i avantazhuar. Klubi i kuq është gati të paguajë klauzolën e vendosur nga Sporting Lisbon që është 80 milionë euro, ndërsa katalanasit shpresonin të gjeni gjuhën e përbashkët në verë për një shifër jo më shumë se 45-50 milionë euro. -

Zbulohet arsyeja pse Wirtz refuzoi Bayern për Liverpool
26 Nëntor 2025
16:57
Telesport
Nuk ishte çështje parash. Florian Wirtz në verë refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool për një arsye të thjeshtë: donte të ishte protagonist absolut.
Babai dhe këshilltari i tij, Hans-Joachim Wirtz, ka dhënë disa shpjegime për mediat gjermane.
“Im bir bisedoi me të dyja palët, Liverpool dhe Bayern. Ndryshimi është pjesa teknike e futbollit dhe jo paratë. Diferenca në pagat e ofruara ishte shumë e vogël”, ka deklaruar ai.
“Arne Slot i bëri një prezantim bindës dhe i tregoi rolin që donte t’i jepte”, ka shtuar ai.
Arsene Wenger pati deklaruar se Wirtz ka kërkuar numrin 10, duke refuzuar që të luante në krah. Bayern nuk ia ofronte dot këtë, sepse qendra e rëndesës te Bayern është Jamal Musiala. Kjo qe arsyeja pse ai u tërhoq nga Liverpool, ku i garantohej të ishte “playmaker” absolut i ekipit. -

Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty
Skuadra e Liverpool do të luajë sot në Champions League ndaj PSV. Një ndeshje delikate për “reds”, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli mbi çështjen e mundshme të vetëbesimit në ekip, pas zërave për një largim të mundshëm.
“Nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem besimi deri më tani. Ne gjithnjë krijojmë gjithnjë kaq shumë raste, por nuk shënojmë dot. Megjithatë, pashë një ekip që u përpoq shumë”, deklaroi Slot.
“Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, më shumë në mbrojtje. Nuk po flas vetëm për vijën mbrojtëse, por për të gjithë ekipin. Gjithashtu, me topin nuk po bëjmë shumë gjëra ndryshe nga sezonin e kaluar. Dallimi i madh, padyshim, është numri i golave që po pësojmë”, deklaroi trajneri holandez.
“Kur punon në një klub të këtij niveli, duhet ta provosh vlerën tënde çdo ditë. Nuk mund të thuash: fituam kampionatin, bëmë këtë apo atë, kështu që tani mund të relaksohemi. Ndeshja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja dhe duhet ta provosh veten çdo herë. Kjo është e vërtetë për mua, kjo është e vërtetë për lojtarët”, shtoi Slot.
Më tej, ai tha: “Në këtë mjedis nuk mund të ndalesh kurrë, gjithmonë duhet të shtysh përpara kur gjërat shkojnë mirë, por veçanërisht kur nuk shkojnë. Këtë gjë duhet t’ia vërtetoj vetes, lojtarëve dhe të gjithë atyre që punojnë me ekipin. E veçanërisht tifozëve tanë”. -

Ekitike dhe Isak nuk po japin atë që pritej, Liverpool gjen sulmuesin e ri për 70 milionë euro
25 Nëntor 2025
18:14
Telesport
Me përforcimet e çmendura që bëri gjatë merkatos së fundit, sulmi i Liverpool pritej të ishte i jashtëzakonshëm këtë sezon, por në fakt po ndodh komplet e kundërta. Dy blerjet e bujshme, Alexander Isak dhe Hugo Ekitike, me atë që kanë dhënë deri tani në fushë, mund të quhen pa frikë transferime të dështuara.
Pikërisht për këtë arsye, klubi i kuq ka hedhur sytë nga merkato dhe objektivi i madh për janarin është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo. Sulmuesi ganez ka treguar një super formë këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 12 ndeshje në Premier League.
25-vjeçari është nën kontratë me Bournemouth deri në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 70 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë. -

Van Dijk: Loja e Liverpool tani është një rrëmujë, duhet të marrim përgjegjësi për të dalë nga kriza
Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, thotë se ai dhe shokët e tij të ekipit po e zhgënjejnë trajnerin Arne Slot me lojën e tyre. Gjithsesi, ai është gati të mbështetë këdo për të dalë nga kjo situatë, që ai e quan një “rrëmujë”.
“Reds” humbën 0-3 të shtunën ndaj Nottingham Forest, një tjetër humbje të thellë, e teta në 11 ndeshje që i çoi ata në gjysmën e poshtme të tabelës. Ndërkohë që, mbrojtja e titullit të Premier League, po shkatërrohet javë pas jave.
Disa tifozë fishkëllyen në kohën e fundit dhe Van Dijk tha: “Ne padyshim po e zhgënjejmë Slot, por e kemi zhgënjyer edhe veten tonë”.
“Ju shikoni veten së pari dhe pastaj ndihmoni njëri-tjetrin. Ndihmoni njëri-tjetrin të dalë nga kjo rrëmujë sepse për momentin është një rrëmujë, ky është vetëm një fakt. Si kampionë nuk mund të jemi në situatën në të cilën ndodhemi tani, por është një fakt”, tha Van Dijk.
“Çfarë do të bëjmë për këtë? Do të përpiqemi ta përmbysim situatën dhe ky është mentaliteti që të gjithë duhet të kenë. Duhet të jemi të gjithë të zemëruar. Gjëja kryesore për mua është që të gjithë duhet të marrin përgjegjësi”, shtoi më tej Van Dijk.
“Nuk e di nëse njerëzit po marrin përgjegjësi, por duhet ta bëjnë këtë. Është gjëja kryesore që dua që djemtë të bëjnë. Nuk është e lehtë në kohë të vështira, por ne duhet ta bëjmë nëse duam të dalim nga kjo. Ditë e vështirë”, tha Van Dijk. -

Kaq ishte? Liverpool do të shkarkojë Arne Slot? Romano zbulon situatën te klubi i kuq
23 Nëntor 2025
21:59
Telesport
Askush nuk e kishte menduar që Liverpool do të ishte kaq dobët këtë sezon, pas asaj merkatoje të çmendur, ku shpenzoi më shumë se 500 milionë euro. Kampioni në fuqi i Premier League ka pësuar 8 humbje në 11 ndeshjet e fundit, duke treguar që është në krizë të plotë.
Në një situatë të tillë, faji kryesor ose më saktë përgjegjësia më e madhe bie mbi Arne Slot. Posti i trajnerit holandez është lëkundur shumë sidomos pas humbjes së djeshme 0-3 ndaj Nottingham Forest.
Megjithatë, Liverpool nuk po mendon shkarkimin e Arne Slot, të paktën tani për tani, sipas asaj që zbulon Fabrizio Romano, në kanalin e tij në Youtube.
“Nuk kam asnjë lloj informacioni që drejtuesit e Liverpool po mendojnë shkarkimin e Arne Slot. Ata nuk kanë biseduar me asnjë tjetër tjetër. Sigurisht që drejtuesit presin shumë më tepër nga Slot, por për momentin nuk po mendohet shkarkimi i tij”, tregon Romano.