Tag: liverpool

  • Vjen propozimi për shkëmbimin e bujshëm mes Liverpool dhe Real Madridit, do të hyjë në histori nëse ndodh

    Vjen propozimi për shkëmbimin e bujshëm mes Liverpool dhe Real Madridit, do të hyjë në histori nëse ndodh

    4 Dhjetor 2025

    19:37

    Telesport

    Jude Bellingham është një nga yjet e pakënaqur me trajnerin Xabi Alonso, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” mes trajnerit bask dhe yllit anglez ka një tension të dukshëm dhe moskuptimi mes tyre tashmë është pranuar të gjithë te “Los Blancos”.
    Duke parë këtë situatë, Liverpool është gati t’i propozojë Real Madridt një shëkmbim të bujshëm, që nëse ndodh, do të jetë historik. Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, propozimi i Liverpool-it është i tillë: Alexis Mac Allister në këmbim të Jude Bellingham.
    Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Madridi, por duket e vështirë të pranojnë këtë propozim, edhe pse argjentinasi i të kuqve pëlqehet shumë nga Xabi Alonso dhe është një nga emrat që ai ka kërkuar si përforcim për mesfushën për merkaton e ardhshme.

  • Liverpool ka shpresa te futbollisti 25-30 milionë eurosh për të ndryshuar fatin e sezonit

    Liverpool ka shpresa te futbollisti 25-30 milionë eurosh për të ndryshuar fatin e sezonit

    4 Dhjetor 2025

    17:30

    Telesport

    Pavarësisht se shpenzoi rreth 500 milionë euro në merkaton e verës, Liverpool ka shfaqur shumë probleme këtë sezon dhe deri tani mund të thueht pa frikë që është zhgënjimi më i madh.
    Një nga problemet kryesore të të kuqve është mbrojtja, ku dyshja Van Dijk-Konate nuk ofrojnë më siguri dhe me shumë mundësi do të largohen të dy në fund të këtij sezoni.
    Ndërkohë, “TEAMtalk” zbulon se Liverpool po punon të forcojë mbrojtjen gjatë merkatos së janarit. Objektivi i Liverpool është të transferojë Marc Guehi gjatë merkatos dimërore dhe të mos presë që ai të vijë si lojtar i lirë për sezonin e ardhshëm, por është i gatshëm të paguajë 25-30 milionë euro për kartonin e tij.
    Me transferimin e Geuhi, kampioni në fuqi i Premier League shpreson të rregullojë problemet në qendrën e mbrojtjes dhe pse jo të ndryshojë fatin e këtij sezoni, që deri tani ka qenë shumë zhgënjyes.

  • Arne Slot: Te Liverpool kritikohesh edhe kur fiton, por e ndjej mbështetjen e tifozëve

    Arne Slot: Te Liverpool kritikohesh edhe kur fiton, por e ndjej mbështetjen e tifozëve

    3 Dhjetor 2025

    8:25

    Telesport

    Falë fitores kundër West Ham, tensionet rreth Arne Slot duket se janë zbutur. Pozicioni i trajnerit holandez është tronditur nga humbja 4-1 në Champions League kundër PSV Eindhoven, me tifozët e “Anfield” që u largua nga stadiumi para se të mbaronte ndeshja.
    Nëntë humbje në një seri prej 12 ndeshjesh kanë fshirë shumë nga besueshmëria që trajneri kishte ndërtuar me fitoren e tij mbresëlënëse në Premier League të sezonit të kaluar. Tani duket se edhe kalendari është disi më në favor.
    Sot, Liverpool do të luajë ndaj Sunderland. Duke folur në një konferencë për shtyp, Slot foli për kritikat e ashpra që është përballur në mediat sociale: “Është normale që ne të kritikohemi, kjo ndodh edhe kur fitojmë”.
    “Unë nuk jam përdorues i rregullt i mediave sociale dhe nuk jam i vetëdijshëm për këtë, por nuk jam budalla dhe e di që ekziston. Abuzimi sigurisht që nuk është një gjë e mirë”, shtoi trajneri holandez.
    Në fund, Arne Slot komentoi: “Ajo që di dhe ndiej është mbështetja që tifozët më japin në stadium. Ata brohorasin për ekipin, por edhe për mua. Kjo është mbështetja që ndiej.”

  • Salah “braktis” Liverpool-in për kombëtaren, ja kur do të niset drejt Kupës së Afrikës

    Salah “braktis” Liverpool-in për kombëtaren, ja kur do të niset drejt Kupës së Afrikës

    2 Dhjetor 2025

    12:24

    Alfred Lleshi

    Mohamed Salah, i përfshirë në listën preliminare të Egjiptit për Kupën e Afrikës, do të mungojë te Liverpool-i për shkak përfaqësimi të kombëtares së tij. Ylli 33-vjeçar do ta nisë këtë angazhim më 15 dhjetor, sipas trajnerit të “Reds”, Arne Slot, por do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Brighton më 13 dhjetor: “Afati është 15 dhjetori. Si gjithmonë, në kësi rastesh janë të përfshirë kombëtarja, lojtari dhe klubi. Ka gjithmonë diskutime për çfarë është më e mira për të tria palët”.
    Në fitoren 2-0 ndaj West Ham, Salah u ul në stol dhe pati polemika për pakënaqësinë e tij ndaj lënies pushim: “Ishte një reagim normal për një lojtar që ka mjaft cilësi për të luajtur për ne. Nuk ishte i kënaqur që nuk e nisi titullar, por nuk ishte i vetmi që pushoi”, – tha Slot.
    Megjithatë, Salah nuk e bëri të dukshme pakënaqësinë: “Ai mbështeti shokët e skuadrës dhe u tregua shumë profesional. Nuk mund të japësh maksimumin çdo tri ditë pa disiplinë. Ai e di saktësisht çfarë duhet të bëjë për të qenë në formë. Luan mire apo keq, luan apo jo, gjithmonë do të jetë një profesionist i nivelit të lartë”.

  • Camavinga “lodhet” me Alonson, afër largimit nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Liverpool

    Camavinga “lodhet” me Alonson, afër largimit nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Liverpool

    1 Dhjetor 2025

    16:20

    Telesport

    Eduardo Camavinga është një nga yjet e Real Madridit i pakënaqur me Xabi Alonso-n. Francezi nuk është më një titullar i rregullt dhe ndaj nuk do të ishte aspak befasi nëse vendosë të largohet nga Madridi.
    “CaughtOffside” zbulon se Liverpool interesohet shumë për mesfushorin francez dhe gjatë merkatos së janarit do të paraqesë një ofertë zyrtare rreth 60 milionë euro. Arne Slot e pëlqen shumë Camavinga-n dhe e sheh atë si profilin ideal për të plotësuar mësfushën e Liverpool-0it, repart që ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon.
    Në anën tjetër, te Real Madrid nuk e kanë me ngut shitjen e francezit dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm nëse vjen oferta e duhur ekonomike. Kontrata aktuale e Camavinga-s me klubin madrilen skadon në vitin 2029, dhe në rast se nuk ndodh largimi gjatë merkatos së janarit, me shumë mundësi do të ndodhë verën e ardhshme, gjithmonë nëse Xabi Alonso nuk largohet para tij.

  • E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    1 Dhjetor 2025

    14:48

    Telesport

    Arne Slot beson se Mohamed Salah do të jetë ende një lojtar i rëndësishëm për Liverpool në të ardhmen, pavarësisht se e la jashtë për herë të parë në Premier League nën drejtimin e tij.
    Salah nuk luajti asnjë minutë dhe qëndroi në stol ndërsa “reds“ i dhanë fund serisë së tyre të dobët me një fitore 2-0 ndaj West Ham. Slot tha se vendimi për ta lënë Salah në stol ishte për ta mbajtur të freskët për një seri prej katër ndeshjesh në 10 ditë.
    “Mo Salah ka pasur një karrierë të pabesueshme në këtë klub dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë në këtë klub sepse ai është një lojtar kaq i veçantë. Duhet të vendosësh herë pas here për të krijuar një formacion të caktuar dhe përpiqesh të zgjedhësh formacionin më të mirë për çdo ndeshje të vetme“, tha Slot.
    Më tej, trajneri holandez tha: “Me mënyrën se si janë vendosur rivalët, me një mbrojtës krahu që është vazhdimisht shumë lart dhe një sulmues krahu që është vazhdimisht brenda, mendova se kjo mund ta ndihmonte ekipin. Por siç thashë, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe do të jetë i rëndësishëm për këtë klub në të ardhmen.”

  • Isak e bën “sefte” më në fund, Liverpool rikthehet te fitorja (video)

    Isak e bën “sefte” më në fund, Liverpool rikthehet te fitorja (video)

    Pas dy humbjeve rresht në Premier League, e sidomos pas turpërimit në mesjavë ndaj PSV 1-4 në Champions League, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat. Të kuqtë morën një fitore tejet të vështirë 0-1 në transfertën ndaj West Ham, e vlefshme për javën e 13-të të Premier League.
    Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 60-të, ku blerja rekord e verës, Alexander Isak, shënoi më në fund golin e parë me fanellën e Liverpool në Premier League. Suedezi shënoi me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit që mori nga Cody Gapko.
    Minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Lucas Paqueta la fushën e lojës për shkak kartoni të kuq. Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, për shkak të protestave të zgjatura ndaj arbitrit, u ndëshkua me të kuq.
    Në minutat shtesë do të ishte Cody Gapko që do të vuloste fitoren 0-2, holandezi shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit që mori nga Joe Gomez. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e 8-të me 21 pikë, West Ham mbetet në vendin e 17-të më 11 pikë.
    Në dy ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi 1-0 ndaj Wolves në shtëpi, falë golit të Boubacar Kamara në minutën e 67-të. Ndërkohë, Brighton fitoi 0-2 në transfertë ndaj Nottingham.
    SHIKOGOLAT

  • Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool

    Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool

    28 Nëntor 2025

    17:24

    Telesport

    Arne Slot është bë fije të perit. Trajneri i Liverpool po has vështirësi për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar dhe aktualisht skuadra e tij renditet e 12-ta në kampionatin anglez. Çmenduri kur e mendon, sepse ka shpenzuar 300 mln euro në merkaton e verës.
    The Sun raporton se klubi anglez po mendon për pasuesin e tij, i cili pritet të jetë Luis Enrique, aktualisht shumë i suksesshëm te Paris Saint-Germain, ku ka kontratë deri në vitin 2027.
    Jurgen Klopp mund të merret në konsideratë si zgjidhje e përkohshme deri në verë, por vështirë që gjermani të pranojë diçkaq kaq të befasishme. Ai do projekt afatgjatë kudo shkon.

  • Chivu rigjen buzëqeshjen pas humbjeve në derbi e Madrid, 4 lojtarë drejt rikuperimit të plotë

    Chivu rigjen buzëqeshjen pas humbjeve në derbi e Madrid, 4 lojtarë drejt rikuperimit të plotë

    28 Nëntor 2025

    13:37

    Telesport

    Pas humbjes në minutat e fundit në Champions League kundër Atlético Madrid, skuadra e Inter u rikthye në stërvitje në Appiano Gentile për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës kundër Pizës. Skuadra e Christian Chivu duhet të kapërcejë shpejt humbjen në derbi të së dielës së kaluar për të rifilluar ndjekjen e kryesimit në Serie A.
    Pavarësisht një jave të vështirë, trajneri i zikalttërve mund të jetë i lumtur, pasi disa lajme të mira kanë ardhur nga infermieria. Lajmi më i mirë është padyshim ai në lidhje me Henrikh Mkhitaryan. Armeni u lëndua më 25 tetor në Napoli. Ai u rikthye në stërvitje me grupin dhe do të vlerësohet midis të premtes dhe të shtunës për të përcaktuar nëse do të jetë i përshtatshëm për t’u aktivizuar të dielën.
    Stafi mjekësor i Inter do të vazhdojë me kujdes duke pasur parasysh rëndësinë e mesfushorit dhe ndeshjet e ardhshme. Pas Pizës, ata do të përballen me Venezia në Kupën e Italisë, Como në Ligë dhe Liverpool në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, Piotr Zielinski dhe Yann Bisseck do të jenë në dispozicion të Chivu.
    Të dy nuk raportuan probleme fizike pas udhëtimit në Madrid dhe u stërvitën me pjesën tjetër të ekipit. Gjendja e Denzel Dumfries po përmirësohet gjithashtu: holandezi do të monitorohet për të përcaktuar nëse mund të kthehet midis ndeshjeve kundër Como dhe Liverpool ose midis Liverpool dhe Genoa.

  • Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra

    Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra

    27 Nëntor 2025

    16:29

    Telesport

    Liverpool është padyshim zhgënjimi më i madh i këtij sezoni deri tani. Pas një merkatoje të çmendur ku shpenzoi mbi 500 milionë euro, kampioni në fuqi i Premier League po zhgënjen totalisht.
    9 humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe sidomos dy humbjet e fundit, në kampionat, 0-3 ndja Nottingham Forest dhe mbrëmë në Champions 1-4 ndaj PSV, duket se kanë mbushur kupën dhe drejtuesit janë gati të largojnë trajnerin Arne Slot.
    Brenda klubit ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe mbajtja e tij mund ta thellojë krizën akoma dhe më shumë. Në këtë situatë nuk do të ishte aspak befasi largimi Arne Slot.
    Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë 3 kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Arne Slot: I pari në listë është trajneri aktual i Bournemouth, Andoni Iraola. I dyti në listë Jurgen Klopp, trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pikërisht pas largimit nga të kuqtë dhe mund të jetë një rikthim i bujshëm. Alternativa e tretë është Ange Postecoglou, i cili vjen pas aventurës së fundit zhgënjyese te Nottingham Forest, ku nuk qëndroi më shumë se 40 ditë.