Tag: liverpool

  • Skenari i bujshëm! Salah do të largohet që në janar nga Liverpool? E kërkon klubi i njohur europian

    Skenari i bujshëm! Salah do të largohet që në janar nga Liverpool? E kërkon klubi i njohur europian

    8 Dhjetor 2025

    19:06

    Telesport

    Nga situata e fundit e tensionuar, Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool që në merkaton e janarit. Mediet angleze kanë zbuluar së fundmi një skenar të bujshëm. Galatasaray po punon për të transferuar Salah që në merkaton e janarit, edhe pse kontrata e tij aktuale me Liverpool-in skadon në vitin 2027.
    Klubi nga Stambolli që ka ambicie të mëdha këtë sezon, po përgatit një ofertë të parefuzueshme nga ylli egjiptian, me një rrogë vjetore 20-22 milionë euro plus bonuse të shumta.
    Është e qartë se Mohamed Salah po përballet me një nga momentet më të pasigurta të karrierës së tij. Oferta e Galatasaray e vendos atë në qendër të vëmendjes dhe mund të përfaqësojë një ndryshim rrënjësor në karrierën. Nëse ai vendos të pranojë, transferimi i tij do të ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e lëvizjeve të merkatos dimërore.

  • Akuzat pas ndeshjes/ Liverpool merr vendimin, e pëson keq Salah

    Akuzat pas ndeshjes/ Liverpool merr vendimin, e pëson keq Salah

    Liverpool po kalon një periudhë të tensionuar pas rezultateve të dobëta dhe reagimeve brenda skuadrës.
    Mohamed Salah shpërtheu ndaj trajnerit pas barazimit ndaj Leeds. Për këtë, Arne Slot e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampioneve.
    Vendimi është marrë në bashkëpunim me drejtuesit e klubit. Arsyeja lidhet me deklaratat e bëra nga sulmuesi egjiptian pas ndeshjes së fundit. 33-vjeccari ritet të mungojë në një moment të rëndësishëm për skuadrën.
    Situata ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij në merkaton e janarit. Gjendja në klub mbetet e paqëndrueshme në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Interit.

  • Slot qëndron deri në fund të sezonit, Liverpool piketon trajnerin e ri që është “makthi” i të kuqve

    Slot qëndron deri në fund të sezonit, Liverpool piketon trajnerin e ri që është “makthi” i të kuqve

    8 Dhjetor 2025

    17:48

    Telesport

    Pavarësisht zhgënjimit të madh deri tani, Arne Slot duket se do të vazhdojë në krye të stolit të Liverpool-it deri në fund të sezonit. Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e kampionit në fuqi të Premier League kanë piketuar trajnerin e tyre të ardhshëm, i cili duket se do të jetë Oliver Glasner.
    Austriaku po bën një punë fantastike te Crystal Palace, ku gjatë vitit të fundit, e ka mposhtur tri herë Liverpool-in, përfshi këtu edhe finalen e Community Shield. Glasner mori drejtimin e Crystal Palace në shkurt të vitit 2024. Që nga emërimi i tij, rekordi i tij në 84 ndeshje është 41 fitore, 23 barazime dhe 20 humbje.
    Megjithatë, deri në fund të sezonit do vazhdojë të jetë Arne Slot, pasi largimi i holandezit në këtë moment duket i papërshtatshëm dhe gjetja e një trajneri të ri në mes të sezonit është po ashtu shumë e vështirë për të qenë efektive.

  • Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    8 Dhjetor 2025

    16:11

    Telesport

    Liverpool i ka hedhur “benzinë zjarrit” situatës me Mohamed Salah, duke e lënë egjiptianin jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e mesjavës në Champions League ndaj Interit.
    Pas barazimit dramatik 3-3 të shtunën ndaj Leeds, Salah “shpërtheu” pas ndeshjes ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke thënë ndër të tjera që ka njerëz në klub që nuk e duan, i referohej këtu trajnerit Arne Slot.
    Ndërkohë, kampioni në fuqi i Premier League duket nuk se nuk dëshiron të humb më kohë dhe ka gjetur direkt zëvendësuesin e Salah, sipas asaj që raporton “Daily Express”. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo.
    Oferta e Liverpool për sulmuesin ganez është 60 milionë euro direkt plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Një ofertë brenda pritshmërive të Bournemouth. Vlen për t’u theksuar se Semenyo nuk do marrë pjesë në Kupën e Afrikës, sepse Ghana nuk u kualifikua, ndaj do të ishte direkt në dispozicion të Arne Slot.

  • “Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

    “Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

    7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në 15 ndeshje, vendi i 9-të në Premier League, këto janë shifrat e Liverpool këtë sezon, shifra që flasin qartë për një dështim të madh, të paktën deri më tani. Askush nuk e imagjinonte që të kuqtë të përjetonin një sezon të tillë, për më tepër pasi zhvilluan një merkato sheikësh, klubi që investoi më shumë në vere.
    Në kushte të tilla i pari nën akuzë është trajneri Arne Slot, i cili sot më shumë se kurrë ndjen që stoli i tij po lëkundet ndjeshëm. Mbi teknikun holandez rendon shumë edhe çështja “Salah”, me sulmuesin egjiptian i cili shpërtheu pas ndeshjes kundër Leeds United ku zbuloi se mes tij dhe trajnerit nuk ka asnjë kontakt:

    “Nuk kam asnjë raport me të. Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë shumë gjëra për këtë klub, por tani e shoh veten në pankinë dhe nuk e di arsyen përse. Më duket vetja sikur klubi më ka hedhur poshtë një autobusi, mendon se është shumë e qartë, dikush nuk më dëshiron në skuadër”, u shpreh Salah.
    Në Angli, mediat shkruajnë se Slot është shumë pranë shkarkimit, madje fati i tij mund të vendoset pas ndeshjes kundër Inter në Champions League. Gjithnjë sipas mediave angleze, pasuesi i tij pritet të jetë një legjendë si Steven Gerrard. Ish kapiteni i famshëm i kuq mund të jetë një opsion tranzit deri në fund të sezonit, për t’i dhënë kohë drejtuesve për të gjetur një trajner të ri. Dëshira e madhe e tyre është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i përfaqësues së Gjermanisë. Ky i fundit pritet të jetë i lirë pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026”.

  • I sfidon Liverpool, Inter kërkon fitoren për hipotekimin e kualifikimit, Chivu me dilema për formacionin

    I sfidon Liverpool, Inter kërkon fitoren për hipotekimin e kualifikimit, Chivu me dilema për formacionin

    Pas humbjes së rëndë kundër Atleticos në Madrid, por suksesit të thellë në kampionat ndaj Comos. Interi rikthehet nesër mbrëma në Champions League përballë Liverpool-it, në një “San Siro”, që do të jetë plotësisht i ezauruar. Zikaltërit kërkojnë të sigurojnë sa më shpejt kualifikimin për në 1/8-at, ndërsa kundërshtari mbërrin në krizë të thellë, me tensione të brendshme dhe trajnerin Slot nën presion.
    Interi vjen me një ecuri prej 18 ndeshjesh pa humbje në shtëpi në Champions (15 fitore, 3 barazime), por kujtimet me Liverpool-in nuk janë të mira: në shkurt të vitit 2022, Reds fituan 2-0 në këtë stadium.

    Sfida ndaj anglezëve hap një seri tejet të rëndësishme për zikaltërit, që më pas do të përballen me Arsenalin në Milano dhe Borussia Dortmund në Gjermani, ndeshje që do të tregojnë realisht forcën e skuadrës së Chivut.
    Në formacion, mbetet dilema për krahun e djathtë, ndërsa rikuperimi i Dumfries është ende i pasigurt. Akanji rrezikon mungesën për shkak të gripit; në rast se nuk ia del, Bisseck pritet të zëvendësojë atë, duke kompletuar mbrojtjen me Acerbin dhe Bastonin. Carlos Augusto duket i favorizuar ndaj Luis Henrique, ndërsa në mesfushë Mkhitaryan është gati të rikthehet titullar krah Barellës dhe Calhanoglus. Në sulm, megjithëse Bonny kërkon hapësirë, Chivu pritet t’i besojë sërish tandemit Thuram–Lautaro.
    Kapiteni Lautaro Martinez vjen në superformë: ai ka shënuar në të gjitha pesë ndeshjet e Champions-it të luajtura në “San Siro” në vitin 2025 dhe kërkon të barazojë një rekord historik të Shevchenkos.
    Interi kërkon reagimin, Liverpool-i kërkon ringritjen: gjithçka gati për një mbrëmje të madhe europe.

  • E kanë “internuar” te Liverpool, trajneri i Egjiptit mbështet Salah: Simbol i forcës dhe vendosmërisë

    E kanë “internuar” te Liverpool, trajneri i Egjiptit mbështet Salah: Simbol i forcës dhe vendosmërisë

    8 Dhjetor 2025

    12:15

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool-i duket gjithnjë e më e paqartë, pas deklaratave të fundit publike të sulmuesit egjiptian, 33 vjeç, i ulur në stol nga Arne Slot në tri ndeshjet e fundit. Pas barazimit 3-3 ndaj Leeds, Salah tha:
    “Nuk mund ta besoja që do të qëndroja në stol për 90 minuta. Është hera e tretë radhazi, besoj se nuk ka ndodhur kurrë në karrierën time”. Ai shtoi se ndihet “i tradhtuar” nga klubi: “Kam dhënë shumë për këtë skuadër, e dinë të gjithë, sidomos sezonin e kaluar. Jam në stol dhe nuk kuptoj pse. Klubi bëri shumë premtime këtë verë, tani shoh që nuk janë mbajtur”.
    Salah gjithashtu foli për marrëdhënie minimale me trajnerin Slot: “Nuk ka më asnjë marrëdhënie mes nesh. Më parë ishte e shkëlqyer, tani nuk ka më asgjë”. Përballë kësaj situate, trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, shprehu mbështetje publike për yllin e tij. Në Instagram publikoi një foto me Salah, duke shkruar: “Gjithmonë simbol i vendosmërisë dhe forcës”.
    Salah mbetet një element kyç i kombëtares egjiptiane, e cila debuton në “CAN 2025” ndaj Zimbabves më 22 dhjetor.

  • Interi ritakon Liverpool-in. “Reds” në krizë, por Champions-i është tjetër “muzikë”

    Interi ritakon Liverpool-in. “Reds” në krizë, por Champions-i është tjetër “muzikë”

    8 Dhjetor 2025

    9:00

    Alfred Lleshi

    Tri vite në futboll duken si një epokë. Interi dhe Liverpool-i do të përballen sërish në Champions pas 8 marsit 2022 në “Anfield”. Histori të ndryshme, por fituese atëherë, sot janë realitete të kundërta. Interi i Chivu kryeson kampionatin me besim, ndërsa anglezët janë në vështirësi rezultatesh dhe me pakënaqësinë e Mohamed Salah. Lautaro Martínez, protagonist edhe atë mbrëmje me një gol të bukur, por të pafrytshëm, do ta udhëheqë sërish sulmin zikaltër bashkë me Marcus Thuram.
    Një fitore do t’i afronte zikaltërit ndjeshëm me 1/8-at. Liverpool i Slot kërkon ringritje në një skenë madhore. Formacionet – Chivu pritet të bëjë rotacion të matur. Akanji e Bastoni në mbrojtje, Barella e Çalhanoglu në mesfushë; përpara konfirmohet dyshja Lautaro–Thuram. Anësorët? Dimarco majtas, Carlos Augusto mund të spostohet djathtas; në mesfushë Zielinski, përpara Sucic dhe Mkhitaryan.
    Ka krizë te “Reds”, vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit të Premier League; dy barazime radhazi. Pas 3–3 me Leeds, Salah shpërtheu: “Jam në stol dhe nuk e di pse. Duket sikur klubi më ka dënuar”. Në Champions, të kuqtë kanë 9 pikë dhe kërkojnë me ngulm fitoren. Chivu, megjithatë, nuk i nënvlerëson, pavarësisht krizës së dukshme.
     

  • Liverpool nis punën: 4 opsione për pasuesin e legjendës Salah

    Liverpool nis punën: 4 opsione për pasuesin e legjendës Salah

    7 Dhjetor 2025

    12:07

    Telesport

    Liverpool ka nisur kërkimin për pasuesin ideal të Mohamed Salah, një nga figurat më të rëndësishme të epokës së fundit në “Anfield”. Klubi po shikon opsione të ndryshme, nga talentet e reja tek yjet tashmë të afirmuar, duke analizuar karakteristikat teknike, përshtatjen taktike dhe potencialin për të mbajtur nivelet e larta të skuadrës.
    Secili prej emrave në listë ofron diçka unike, por edhe kërkon kujdes të madh në zgjedhje, pasi roli i Salah është i pazëvendësueshëm në mënyrë klasike.
    Michael Olise i Bayern bie në sy për kreativitetin dhe lëvizjen inteligjente, ndërsa Rodrygo i Real Madrid sjell dinamizëm dhe eksperiencë në ndeshjet e mëdha.
    Nga ana tjetër, Liverpool po ndjek edhe Kenan Yıldız (Juventus), me një profil modern që mund të shpërthejë në Premier League, ndërsa Iliman Ndiaye i Everton është opsioni më i afërt gjeografikisht, i njohur për punën e madhe në fushë dhe aftësinë për të bërë diferencën në hapësira të ngushta.
    Vendimi final i Liverpool do të tregojë shumë për drejtimin që klubi dëshiron të marrë në epokën pas Salah.

  • Një pjesë e dytë e çmendur, Liverpool-it i ikën fitorja nga duart në frymën e fundit (video)

    Një pjesë e dytë e çmendur, Liverpool-it i ikën fitorja nga duart në frymën e fundit (video)

    Liverpool ka dështuar sërish të fitojë në Premier League, duke barazuar 3-3 në transfertën e vështirë ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Premier League. Në pjesën e parë mungoi goli, të kuqtë e nisën vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për dy minuta, nga blerja e bujshme e verës, Hugo Ekitike, 95 milionë euro.
    Në minutën e 48-të, Ekitike gjeti rrjetën duke përfituar nga një top i humbur nga lojtarët e Leeds. Në minutën e 50-të, sërish pas një topi të humbur nga mbrojtja e Leeds, Conor Bradley kroson në zonë, Ekitike dërgon topin për herë të dytë në rrjetë.
    Kur u duk se Liverpool po shkonte drejt fitores së sigurt, erdhi edhe reagimi i vendasve, të cilët po ashtu shënuan dy gola ëpr dy minuta, duke barazuar shifrat 2-2.
    Në minutën e 70-të, Wilfried Gnonto pengohet në zonë nga Ibrahima Konate, arbitri jep penallti. Dominic Calvert-Leëin tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më pas, me një aksion të bukur, Leeds barazon shifrat 2-2 me golin e Anton Stach.
    Megjithatë, të kuqtë nuk u demorlizuan dhe gjetën sërish avantazhin, këtë herë me Dominik Szoboszlai. Mesfushori hungarez shënoi pas një aksioni të bukur dhe asistit perfekt të Ryan Gravenberch.
    Në minutat shtesë, japonezi i harruar në zonë nga të kuqtë, Ao Tanaka, barazon shifrat 3-3, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet në vendin e 8-të me 23 pikë, Leeds në vendin e 16-të me 15 pikë.
    SHIHGOLAT