Tag: lituani

  • Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani

    Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani

    Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur.

    “Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
    “Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie.
    Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë.
    Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve.
    Ushtarët dhe automjeti, janë zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit; Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.
    Operacioni e rikuperimit përfshinte “burime të jashtëzakonshme nga Lituania”, si dhe “qindra pjesëtarë të shërbimit nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe Forcat e Armatosura Polake, së bashku me elementë të tjerë nga qeveria lituaneze dhe agjencitë civile”.

    Top Channel

  • Vdekja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes, Lituania: Nuk ka konfirmim

    Vdekja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes, Lituania: Nuk ka konfirmim

    Foto ilustruese

    LITUANI- Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, ka thënë të mërkurën vonë se nuk ka “asnjë konfirmim” se katër ushtarë amerikanë – të cilët u zhdukën në Lituani gjatë një stërvitjeje ushtarake – kanë vdekur. Ajo i bëri këto komente pak pasi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u tha gazetarëve në Varshavë se kishte marrë lajmin për “katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”.
    Sakaliene e hodhi poshtë deklaratën e Ruttes, duke u thënë gazetarëve në terrenin stërvitor në Pabrade, ku ushtarët amerikanë u zhdukën, se operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.
    “Ky është një operacion teknikisht shumë i ndërlikuar. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke vazhduar. Dua ta theksoj këtë. Nuk ka asnjë konfirmim”, tha ajo.
    Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Lituanisë shkruan në X: “Për momentin, nuk ka asnjë provë apo informacion që konfirmon vdekjen e trupave”.
    Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë tha në një komunikatë më herët se katër ushtarët “po kryenin stërvitje të planifikuara taktike” kur u zhdukën të martën.
    Qendra stërvitore lituaneze, Pabrade, ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.
    Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.
    Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.
    Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës.
    Policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim./REL

  • NATO: Katër ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë vdekur

    NATO: Katër ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë vdekur

    Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 20:53
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se katër ushtarët amerikanë që ishin raportuar të humbur në Lituani, janë konfirmuar të vdekur. ”Erdhi lajmi se rreth katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një incident në Lituani. Ky është lajm i hershëm, pra nuk i dimë detajet, por dihet që është një lajm i tmerrshëm, dhe mendimet e tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre”, ka deklaruar Rutte.