Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë. Mbrojtësi theksoi se ekipi është i përqendruar dhe premtoi se djemtë do të japin gjithçka për të dalë me fitore nga ky takim.
“Presioni është i mirë sepse me anë të presionit ka më shumë përqendrim. Gjëja më e bukur është se kualifikimin e kemi vetë në dorë, kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që kemi gabuar shumë me Letoninë në transfertë. Kemi gabuar dhe futbolli sot nuk të fal, nuk është njësoj si futbolli i para disa viteve që mund të fitosh thjeshtë. E kam ndjekur dje ndeshjen Lituani-Hollandë, në fund 2-3.
Duhet të fitojmë nesër, do të japim gjithçka për fitore, për ëndrrën e Botërorit. Të kualifikohesh në Botëror është një rast që të vjen njëherë, dy herë në jetë, ky është rasti më i bukur që kemi. Ky është shansi ynë i fundit për të qenë në garë deri në fund, vetëm nëse gabojnë të tjerët, por nuk besoj, nesër është shansi ynë i fundit”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/
Tag: lituani
-

“Ky është rasti më i mirë që kemi për të shkuar në Botëror”! Kapiteni tërheq vëmendje për shokët e ekipit: Po shikoja dje Lituani-Hollandë…
-

Mijëra automjete luftarake dhe ushtarë gjermanë mbërrijnë në Lituani
Më shumë se 1,000 automjete ushtarake gjermane kanë mbërritur në Lituani për stërvitje në shkallë të gjerë në krahun lindor të NATO-s, raportoi të shtunën agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Dy anijet mallrash transportuan automjete luftarake, automjete të blinduara, kamionë ushtarakë dhe pajisje e personel tjetër nga porti gjerman i Rostockut përmes Detit Baltik në Lituani, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Pas mbërritjes në portin e Klaipëdës, një karvan i Brigadës së 37-të të Këmbësorisë së Blinduar u drejtua për në Pabrade dhe baza të tjera ushtarake lituaneze, tha të shtunën një zëdhënës i Bundeswehr-it gjerman.
Në Lituani, ushtria dhe automjetet do të marrin pjesë në stërvitje në shkallë të gjerë të quajtura Quadriga 2025, të përqendruara në mbrojtjen e rajonit të Baltikut në kushte krize dhe lufte.
Lituania do të bëhet fokusi i përfshirjes ushtarake të Bundeswehr-it në vitet e ardhshme, thekson dpa.
Në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë dhe sjelljes agresive të Rusisë, Brigada e 45-të e Blinduar, e quajtur Lituani, po krijohet ngadalë në këtë shtet baltik. Duhet të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2027 dhe të ketë 5000 ushtarë.
Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.
-

Lituani: Shkatërrohet skemë e madhe për anashkalimin e sanksioneve ndaj Rusisë, 11 të ndaluar
Shërbimi kriminal i Departamentit Doganor të Lituanisë ka njoftuar ndalimin e 11 personave, të dyshuar për shkelje të regjimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë. Hetimi zbuloi një skemë të sofistikuar për furnizimin e ndërmarrjeve ruse të industrisë së naftës me pajisje për trajtimin e ujit, të ndaluara sipas masave kufizuese ndërkombëtare.
Sipas autoriteteve, klienti dhe marrësi formal i pajisjeve ishte një kompani në Portugali, por mallrat u transportuan në Bullgari, nga ku planifikohej dërgimi në Turqi dhe më pas në Rusi. Pajisjet, me vlerë rreth 2 milionë euro, ishin prodhuar nga komponentë të BE-së dhe Kinës, ndërsa kompania me seli në Kaunas kishte marrëdhënie të ngushta dhe të vazhdueshme me subjektet ruse.
Në operacionin e zhvilluar në koordinim me Eurojust dhe Europol, si dhe me policinë portugeze e bullgare, u sekuestruan disa ton pajisje dhe dy kamionë të ngarkuar – njëri në Lituani dhe tjetri në kufirin lituano-polak. Një tjetër ngarkesë u ndalua në Bullgari.
Ndër të ndaluarit janë menaxherë të kompanisë lituaneze, si dhe shoferë moldavë e bullgarë. Pas marrjes në pyetje, të gjithë u liruan, ndërsa dy prej tyre mbeten nën masa parandaluese për të mos u larguar nga vendi.
Hetimet e Prokurorisë Rajonale të Kaunas vijojnë, me autoritetet që e cilësojnë këtë si një nga rastet më të guximshme të përpjekjeve për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.
-

“Forcohet krahu lindor i NATO-s”, 5000 ushtarë gjermanë dislokohen në Lituani
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani.
Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.
Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qëndrojë përherë atje, një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.
“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s“, theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është “një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm”.
Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis enklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive.
Që nga vera 2023 ministri Pistorius po çon përpara formësimin e brigadës. Deri tani në bazën e dislokimit janë shtabi i brigadës si dhe njësitë e para të ndihmës. Deri në fund të vitit do të jenë vendosur gjithsej 500 ushtaret dhe ushtarët gjerman.
Ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin e infrastrukturës. Në sheshin e stërvitjes së trupës Rudninkai, baza qendrore e brigadës, po ndërtohen kazermat, rrugë të reja dhe po zgjatet një segment hekurudhor. Kjo zonë ndodhet në juglindje të Lituanisë, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë. Në qytetet Vilna dhe Kaunas po krijohen shkolla e kopshte për familjet e ushtarakëve nga Gjermania.
Dislokimi i brigadës në tërësi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, e kjo për të dy vendet është jo vetëm një sfidë logjistike, por edhe financiare. Lituania e ka rritur buxhetin e saj për mbrojtjen. Edhe qeveria e re e Gjermanisë nën kancelarin kristiandemokrat Friedrich Merz nuk do të kursejë në shpenzimet për mbrojtjen.
Shtrohet pyetja për personelin, që faktikisht i mungon Bundeswehr-it. Kërkimi i gjithsej 4800 ushtareve dhe ushtarëve si dhe i 200 të punësuarve civilë, që vullnetarisht transferohen për disa vite në Lituani, mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.
Ministri Mbrojtjes për këtë ka bërë parapërgatitje: Për ta bërë sa më tërheqës shërbimin në krahun lindor të NATO-s dhe për Bundeswehr-in në përgjithësi, ai u angazhua për një ligj, që u miratua në fillim të vitit në Bundestag. I ashtuquajturi “Neni ligjor pikë-kthesë” parashikon suplement të lartë rroge dhe kushte më të mira për angazhimet në shërbimet në vend dhe jashtë vendit.Top Channel
-

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
Ushtria gjermane ka dislokuar në Lituani brigadën e re të tankeve 45. Kancelari Friedrich Merz do të marrë pjesë në ceremoninë në Vilna.
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani.
Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.
Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qendrojë përherë atje – një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.
“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është “një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm”.
Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis eksklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive.
Kazerma dhe rrugë të rejaQë nga vera 2023 ministri Pistorius po çon përpara formësimin e brigadës. Deri tani në bazën e dislokimit janë shtabi i brigadës si dhe njësitë e para të ndihmës. Deri në fund të vitit do të jenë vendosur gjithsej 500 ushtaret dhe ushtarët gjerman.
Ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin e infrastrukturës. Në sheshin e stërvitjes së trupës Rudninkai, baza qëndrore e brigadës, po ndërtohen kazermat, rrugë të reja dhe po zgjatet një segment hekurudhor. Kjo zonë ndodhet në juglindje të Lituanisë, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë. Në qytetet Vilna dhe Kaunas po krijohen shkolla e kopshte për familjet e ushtarakëve nga Gjermania.
Dislokimi i brigadës në tërësi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, e kjo për të dy vendet është jo vetëm një sfidë logjistike, por edhe financiare. Lituania e ka rritur buxhetin e saj për mbrojtjen. Edhe qeveria e re e Gjermanisë nën kancelarin kristiandemokrat Friedrich Merz nuk do të kursejë në shpenzimet për mbrojtjen.
Shtrohet pyetja për personelin, që faktikisht i mungon Bundeswehr-it. Kërkimi i gjithsej 4800 ushtareve dhe ushtarëve si dhe i 200 të punësuarve civilë, që vullnetarisht transferohen për disa vite në Lituani, mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.
Ministri Mbrojtjes për këtë ka bërë parapërgatitje: Për ta bërë sa më tërheqës shërbimin në krahun lindor të NATO-s dhe për Bundeswehr-in në përgjithësi, ai u angazhua për një ligj, që u miratua në fillim të vitit në Bundestag.
I ashtuquajturi “Neni ligjor pikë-kthesë” parashikon suplement të lartë rroge dhe kushte më të mira për angazhimet në shërbimet në vend dhe jashtë vendit.
Shkolla gjermane dhe zyra postare në terrenBundeswehr-i është në Lituani që nga viti 2017. Gjermania ka pasur atje drejtimin e njësisë shumëkombëshe Buttlergroup të NATO-s, e cila që nga prilli u vu nën drejtimin e brigadës së re të tankeve.
Bazë ligjore për dislokimin e përhershëm të brigadës është një marrëveshje qeveritare, që nënshkruan Gjermania dhe Lituania në shtator 2024. Në këtë mënyrë duhet që “të krijohen kushtet më të mira të mundshme për ushtarët dhe familjet e tyre”, sikurse thekson pala lituaneze.
Kjo përfshin të drejtën e Bundeswehr-it për të përdorur pa qira objektet lituaneze, sipas nevojave të veta të depozitojë atje armë dhe municion si dhe të operojë me zyrat postare në terren.
Po ashtu lejohet të hapen kopshte dhe shkolla në gjuhën gjermane sipas planeve mësimore gjermane, që njihen në Lituani./DW -

Lituania akuzon Moskën për planifikim të sulmeve ndaj diasporës bjelloruse
Departamenti Shtetëror i Sigurisë në Lituani (VSD) tha se ka zbuluar një operacion sekret të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe bjelloruse që synon nxitjen e dhunës ndaj bjellorusëve që janë në mërgim, të cilët jetojnë në Lituani.Ky komplot, që përfshinte provokime dhe fushata të dezinformimit, u zbulua përmes një njoftimi të publikuar nga VSD-ja, që u transmetua nga transmetuesi publik lituanez, LRT.
Sipas autoriteteve lituaneze, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë qenë duke orkestruar incidente gjithnjë e më të rrezikshme kundër diasporës bjelloruse në Lituani, që numëronte mbi 57.000 persona në fillim të vitit 2025.Autoritetet thanë se agjentë të huaj kanë tentuar të simulojnë përplasje midis të ashtuquajturve bjellorusë “Litvinistë” – ndjekës të një ideologjie që e lidh identitetin bjellorus me Dukatin e Madh të Lituanisë – dhe grupeve të fabrikuara nacionaliste lituaneze.
“Organizatorët po përpiqen të inskenojnë konflikte midis forcave të kundërta – bjellorusëve që mbështesin idetë Litviniste dhe grupeve të ashtuquajtura lituaneze që shfaqen si kundërshtare të tyre”, tha VSD.
Provokimet e fundit
Zyrtarët thanë se nuk janë identifikuar grupe të vërteta ekstremiste Litviniste në Lituani, dhe se besojnë që kjo narrativë po manipulohet nga propaganda bjelloruse dhe ruse për të nxitur mosbesim dhe përçarje.
Provokimet e fundit përfshijnë video-mesazhe të rreme, që pretendohet se janë dërguara nga ushtarë bjellorusë, grafite kundër bjellorusëve, kërcënime ndaj ligjvënësve lituanezë dhe personave që janë larguar nga Bjellorusia dhe jetojnë në Vilnius, si dhe fushata në rrjetet sociale që përhapin pretendime pseudo-historike rreth së kaluarës së rajonit.
VSD-ja paralajmëroi banorët që të mos bien pre e këtyre provokimeve, duke theksuar se “pjesëmarrja në aktivitete të tilla mund të çojë në pasoja administrative apo penale”.
Është shtuar vëmendja ndaj shtetasve bjellorusë që jetojnë në Lituani. Shumë prej tyre po përballen me kontrolle gjithnjë e më të rrepta për vizat, vështirësi në zgjatjen e lejeve të qëndrimit, madje edhe dëbime, për shkak të lidhjeve të mëparshme me institucionet shtetërore bjelloruse ose ushtrinë.
Mediet lituaneze e kanë quajtur këtë fushatë dezinformimi “Litvinizëm”. Autoritetet theksojnë se rreziku i vërtetë nuk qëndron në vetë ideologjinë, por në mënyrën se si ajo po shfrytëzohet për të destabilizuar komunitetet.
Në shenjë mirënjohjeje për raportimin mbi këtë çështje, Departamenti i Pakicave Kombëtare i Qeverisë lituaneze së voni i ka ndarë një çmim Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë mbi një hulumtim që hedh dritë mbi aktorët që qëndrojnë pas fushatës dhe ndikimet më të gjera gjeopolitike të kësaj fushate./rel -

Lituania akuzon Moskën dhe Minskun për planifikim të sulmeve ndaj diasporës bjelloruse
Departamenti Shtetëror i Sigurisë në Lituani (VSD) tha se ka zbuluar një operacion sekret të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe bjelloruse që synon nxitjen e dhunës ndaj bjellorusëve që janë në mërgim, të cilët jetojnë në Lituani.
Ky komplot, që përfshinte provokime dhe fushata të dezinformimit, u zbulua përmes një njoftimi të publikuar nga VSD-ja, që u transmetua nga transmetuesi publik lituanez, LRT.
Sipas autoriteteve lituaneze, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë qenë duke orkestruar incidente gjithnjë e më të rrezikshme kundër diasporës bjelloruse në Lituani, që numëronte mbi 57.000 persona në fillim të vitit 2025.Autoritetet thanë se agjentë të huaj kanë tentuar të simulojnë përplasje midis të ashtuquajturve bjellorusë “Litvinistë” – ndjekës të një ideologjie që e lidh identitetin bjellorus me Dukatin e Madh të Lituanisë – dhe grupeve të fabrikuara nacionaliste lituaneze.
“Organizatorët po përpiqen të inskenojnë konflikte midis forcave të kundërta – bjellorusëve që mbështesin idetë Litviniste dhe grupeve të ashtuquajtura lituaneze që shfaqen si kundërshtare të tyre”, tha VSD.
Provokimet e fundit
Zyrtarët thanë se nuk janë identifikuar grupe të vërteta ekstremiste Litviniste në Lituani, dhe se besojnë që kjo narrativë po manipulohet nga propaganda bjelloruse dhe ruse për të nxitur mosbesim dhe përçarje.
Provokimet e fundit përfshijnë video-mesazhe të rreme, që pretendohet se janë dërguara nga ushtarë bjellorusë, grafite kundër bjellorusëve, kërcënime ndaj ligjvënësve lituanezë dhe personave që janë larguar nga Bjellorusia dhe jetojnë në Vilnius, si dhe fushata në rrjetet sociale që përhapin pretendime pseudo-historike rreth së kaluarës së rajonit.
VSD-ja paralajmëroi banorët që të mos bien pre e këtyre provokimeve, duke theksuar se “pjesëmarrja në aktivitete të tilla mund të çojë në pasoja administrative apo penale”.
Është shtuar vëmendja ndaj shtetasve bjellorusë që jetojnë në Lituani. Shumë prej tyre po përballen me kontrolle gjithnjë e më të rrepta për vizat, vështirësi në zgjatjen e lejeve të qëndrimit, madje edhe dëbime, për shkak të lidhjeve të mëparshme me institucionet shtetërore bjelloruse ose ushtrinë.
Mediet lituaneze e kanë quajtur këtë fushatë dezinformimi “Litvinizëm”. Autoritetet theksojnë se rreziku i vërtetë nuk qëndron në vetë ideologjinë, por në mënyrën se si ajo po shfrytëzohet për të destabilizuar komunitetet.
Në shenjë mirënjohjeje për raportimin mbi këtë çështje, Departamenti i Pakicave Kombëtare i Qeverisë lituaneze së voni i ka ndarë një çmim Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë mbi një hulumtim që hedh dritë mbi aktorët që qëndrojnë pas fushatës dhe ndikimet më të gjera gjeopolitike të kësaj fushate./REL -

3 ushtarë amerikanë u gjetën të pajetë në Lituani, Rama: Jemi pranë Shteteve të Bashkuara
3 ushtarë amerikanë u gjetën të pajetë këtë të hënë në Lituani, pasi rezultonin të zhdukur që prej 25 Marsit. Ata humbën jetën gjatë stërvitjes ushtarake në kuadër të operacionit të njohur “Zgjidhja atlantike”, që nisi pasi Rusia pushtoi Krimenë.
Kryeministri Edi Rama në një postim në X, shpreh ngushëllimet për humbjen e 3 ushtarëve, duke theksuar se Shqipëria është gjithnjë pranë SHBA-ve.”Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan kreu i qeverisë.
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief…
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2025 -

Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikanë që ishin me mision në Lituani
Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur.
“Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
“Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie.
Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë.
Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve.
Ushtarët dhe automjeti, janë zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit; Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.
Operacioni e rikuperimit përfshinte “burime të jashtëzakonshme nga Lituania”, si dhe “qindra pjesëtarë të shërbimit nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe Forcat e Armatosura Polake, së bashku me elementë të tjerë nga qeveria lituaneze dhe agjencitë civile”.Top Channel
-

Gjenden të vdekur 3 nga ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani
Foto ilustruese
LITUANI- Operacioni për kërkim-shpëtim në Lituani për gjetjen e ushtarëve të zhdukur amerikanë. Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.
Autoritetet e Lituanisë kanë pranuar informacione të martën e javës së kaluar se ushtarët janë zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me pajisje të rënda dhe ekskavatorë për të hequr llumin prej makinës së mbushur me ujë, dhe më pas kanë arritur ta nxjerrin ata nga gropa.
“Tre ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur sot në Lituani”, ka thënë Zyra e ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, përmes një komunikate.
Në të është thënë se “operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për ushtarin e katërt”, ndërsa identitetet nuk u janë bërë publike derisa të njoftohen familjarët dhe të merret konfirmimi i tyre.
“Zemrat tona janë të rënduara nga dhimbja. Por, kërkimet tona nuk përfundojnë derisa secili të kthehet në shtëpi”, ka thënë gjenerali komandues amerikan, Christopher Norrie.
Qindra punëtorë lokalë dhe të huaj, dhe pjesëtarë të kërkim-shpëtimit, përfshirë inxhinierë dhe zhytës janë të përfshirë në kërkimet për të gjetur edhe pjesëtarin e katërt që ka qenë në makinën e blinduar, M88 Hercules. Lituania, vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, është nikoqire e mbi 1.000 trupave amerikane që janë të stacionuara në baza rotative./REL