Tregu shqiptar i birrës po përballet me një sfidë të madhe, ku rritja e importeve po kërcënon seriozisht prodhimin vendas. Të dhënat tregojnë një rënie të konsumit total të birrës dhe njëkohësisht një zhvendosje dramatike të balancës tregtare në favor të produkteve të huaja.
Sipas shifrave të diskutuara nga aktorë të tregut, konsumi total vjetor i birrës në vend ka rënë nga 105 milionë litra në 95 milionë litra. Më shqetësues është fakti se raporti mes prodhimit vendas dhe importit është përmbysur plotësisht. Nëse më parë ky raport ishte afërsisht 50-50, tashmë importet zënë 65 milionë litra të tregut, ndërsa prodhimi vendas ka rënë në vetëm 35 milionë litra. Kjo tendencë po e përkeqëson situatën financiare të vendit, duke rritur importet dhe duke ulur prodhimin vendas.
Një nga problemet kryesore të ngritura nga prodhuesit e vegjël është sistemi i taksimit, i cili nuk bën dallim mes fabrikave të mëdha industriale dhe birrarive të vogla artizanale.
Sokol Nasi, i ftuar nw emisionin e mwngjesit Kafe Shqeto nw Syri tv, si përfaqësues i këtij sektori argumentoj se është e padrejtë që një biznes i vogël të taksohet me të njëjtën normë si një korporatë e madhe. Ata përdorin analogjinë e taksimit të njëjtë për një produkt të prodhuar nga një “kovaçan lagjeje” dhe një fabrikë të madhe, duke theksuar se kjo filozofi fiskale nuk merr parasysh dallimet thelbësore në kapacitetin prodhues dhe fuqinë ekonomike.
Përveç kësaj, prodhuesit e vegjël theksojnë se ata nuk mund të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, siç bëjnë konkurrentët e mëdhenj. Megjithatë, ata pohojnë se i shtojnë një vlerë të konsiderueshme ekonomisë lokale, turizmit dhe shoqërisë në përgjithësi. Kjo vlerë e shtuar, sipas tyre, shtrihet përtej prodhimit të birrës dhe ka një ndikim indirekt pozitiv në shumë fusha të tjera, një kontribut që rrezikon të humbasë nëse këto biznese nuk mbështeten me politika të përshtatshme fiskale.
Sokol Nasi: Për shembull, me orientimin ne kemi qenë 105 milionë litra konsum birre në vit, për 2019-ën, se 2020 ishte pandemia, nuk e mora parasysh, nga të cilat ishte gati 50-50, prodhim shqiptar dhe konsum importi. Sot që po flasim, kjo ka vajtur, ëh, 95 milionë vitin e kaluar. Domethënë, ka rënë konsumi për 10 milionë, po ndërkohë ka marrë 10 milionë akoma më tepër, ka vajtur 65 milionë importi dhe 35 milionë prodhimi vendas. Domethënë po shikojmë që atje ku jemi në një ekonomi që duhet të përmirësojmë eksportet neto, domethënë situatën financiare të vendit tonë, ne jemi duke i përkeqësuar duke importuar akoma më shumë edhe duke prodhuar më pak.
Xhim Begeja: Ajo që dua të them, me korrektësi, domethënë në qoftë se, ëh, shumë thjesht, me shifra. Pra, ka qenë diku te vjet 67% birrë importi dhe konsumi ishte 33. Është rritur. Ka shkuar deri Për sivjet, për tremujorin e parë është diku te 62%-shi. Ka një rritje. Por ajo që na intereson ne është që nuk mund të taksohemi njësoj si birraritë e mëdha me birraritë e vogla. Është sikur, është sikur që, prodhimi i një hekuri nga një kovaçan i lagjes, të jetë barazi me Kurumin. Pra, kjo është filozofia, ose djathi që prodhohet në baxho, barazi me fabrikat e mëdha. Pra, kjo është.
Sokol Nasi: Dhe ideja është e tillë që ne jemi aq të vegjël sa s’përfitojmë dot nga ekonomitë e shkallës siç përfiton dot Tirana. Po nga ana tjetër, ne kemi diçka që i shtojmë një vlerë këtij vendi dhe turizmit dhe ato që përmendi dhe pak përpara edhe ajo pjesa e insertit që u fol. Domethënë kemi një vlerë të shtuar për shoqërinë dhe për pjesën e ekonominë në mënyrë indirekte, po themi, që kapet në shumë fusha, jo vetëm te pjesa e çfarë prodhojmë….