Tag: listën

  • Pjesë e trashëgimisë së njerëzimit, kuzhina italiane hyn në UNESCO

    Pjesë e trashëgimisë së njerëzimit, kuzhina italiane hyn në UNESCO

    UNESCO përfshiu zyrtarisht kuzhinën italiane në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke njohur rolin e saj në shoqëri, kulturë dhe krijimin e identitetit.

    Vendimi u mor unanimisht në takimin e Komitetit Ndërqeveritar të mbledhur në Nju Delhi të Indisë, ku nominimi i Italisë u prit me duartrokitje. Ky veprim njeh një sërë praktikash të përditshme të rrënjosura në historinë e vendit, bazuar në ndarjen e ushqimit, përcjelljen e njohurive gastronomike dhe vlerësimi për përbërësit – elementë këto që konsiderohen nga UNESCO si themelorë për kohezionin e komunitetit dhe konsolidimin e trashëgimisë jomateriale.
    Me regjistrimin e saj në Listën e UNESCO-s, kuzhina italiane njihet si një sistem praktikash kulturore që e kapërcen sferën e ushqimit. Përgatitja, ritualet shtëpiake, kujdesi për përbërësit dhe shoqëria përfaqësojnë, sipas Komitetit, një tërësi shoqërore të aftë për të shprehur identitetin dhe përkatësinë. Për UNESCO-n, gatimi në stilin italian është një mënyrë për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, duke krijuar mundësi për lidhje dhe duke transmetuar kujtesën kolektive.
    Kombinimi i recetave tradicionale dhe njohurive lokale, si dhe roli i familjeve në ruajtjen e teknikave të kuzhinës konsiderohet se kontribuojnë në përcaktimin e një trashëgimie dinamike, e cila ripërtërihet përmes përfshirjes së brezave të ndryshëm.
    Një ditë më parë, UNESCO njoftoi se në listën e saj është përfshirë tashmë edhe arti i lahutës, një pasuri kjo, që siç thuhej në njoftim, duhet mbrojtur menjëherë si pjesë e trashëgimisë së paprekshme.

    Top Channel

  • SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)

    SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)

    Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka bërë publike listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar së fundmi nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit për deportimet masive të nisura nga administrata e Presidentit Donald Trump.
    Në njoftimin zyrtar, DHS thekson se po përmbush premtimin për goditjen e emigracionit të paligjshëm, duke nisur nga personat me dosje të rënda kriminale.
    “Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë e DHS dhe ICE po zbatojnë deportime masive,  duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në deklaratë.
    Katër shqiptarë në listën e të huajve më të rrezikshëm
    Mes emrave të publikuar nga autoritetet amerikane, rezultojnë edhe katër shtetas shqiptarë, të arrestuar në shtete të ndryshme të SHBA-së, me dënime të rëndësishme penale:
    Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje – arrestuar në Kaliforni.
    Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik – arrestuar në Nju Jork.
    Adush Muçaj, i dënuar për sulm – arrestuar në Jutah.
    Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste – arrestuar në Kaliforni.

    Edhe kosovarë në listën e ICE
    Nikollë Lleshaj
    Besart Hoxha
    DHS njofton se prioritet i operacioneve mbeten individët me rekorde kriminale dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë publike në SHBA.Autoritetet paralajmërojnë se faza e dytë e operacioneve do të përfshijë një numër edhe më të madh deportimesh në javët dhe muajt në vijim.

  • Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

    Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

    flamuri i be

    KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.
    Përveç listës për vendet e sigurta të origjinës, Këshilli arriti pajtueshmëri edhe për konceptin e vendeve të treta të sigurta.
    Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.
    Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.
    Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Evropian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte.
    “Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje. Një moment i rëndësishëm për politikën e azilit të BE-së”, tha ministri danez për Imigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund.
    Kjo nënkupton se azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen lehtësisht me refuzimin e kërkesave të tyre dhe me urdhër kthimi.
    Sipas Këshillit, çdo vit dhjetëra mijëra njerëz mbërrijnë në Evropë dhe kërkojnë azil edhe pse largohen nga vende të sigurta ku zakonisht nuk ka rrezik përndjekjeje.
    Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024.
    Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kishin emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.
    Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.
    Sipas rregullores së procedurës së azilit 2024, e miratuar si pjesë e Paktit për Azilin dhe Migracionin, shtetet anëtare duhet të zbatojnë një procedurë të përshpejtuar për aplikantët nga një vend i sigurt i origjinës dhe mund ta kryejnë atë në kufi ose në zonat e transitit.
    Rregullat për vendet e sigurta të origjinës bazohen në premisën se aplikantët nga këto vende supozohet të kenë mbrojtje të mjaftueshme kundër rrezikut të përndjekjes ose shkeljeve serioze të të drejtave të tyre themelore.
    Komisioni Evropian i paraqiti këto dy akte të reja ligjore në fillim të këtij viti./REL

  • Këngëtari shqiptar konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

    Këngëtari shqiptar konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

    Këngëtari i njohur dhe njëherësh anëtar i angazhuar prej vitesh në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, ka zyrtarizuar rikthimin e tij në garën për një vend në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu vendosmërinë për të kontribuar edhe më shumë në politikën e vendit.
    Në njoftimin e tij, Prelvukaj thekson se ka kaluar 10 vite brenda strukturave të PDK-së, duke ushtruar detyra të ndryshme sipas objektivave partiake dhe shtetërore. Ai shprehet se kjo përvojë e ka forcuar bindjen për të qenë pjesë e procesit politik dhe për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve në një mandat të ri të mundshëm.
    Kandidatura e tij për zgjedhjet e ardhshme do të jetë me numrin 40 në listën e PDK-së, një pozicion që ai vetë e ka quajtur simbolik për angazhimin e tij të vazhdueshëm. Prevlukaj ka garuar edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në muajin shkurt. Pavarësisht angazhimit aktiv dhe mbështetjes që mori, ai nuk arriti të siguronte mjaftueshëm vota për të fituar një ulëse në Kuvend.
    Me zyrtarizimin e kandidaturës, Prelvukaj i bën thirrje votuesve që ta mbështesin në këtë garë të re, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë në funksion të interesave publike dhe zhvillimit të vendit.

  • Jo më azil për shqiptarët! Këshilli i Bashkimit Europian merr vendimin

    Jo më azil për shqiptarët! Këshilli i Bashkimit Europian merr vendimin

    Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur se nuk do të ketë më azil për shqiptarët e Kosovës.
    Tashëm Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE. Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Evropian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte.
    “Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje. Një moment i rëndësishëm për politikën e azilit të BE-së”, tha ministri danez për Imigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund.
    “Çmenduri” në Unazë në Tiranë, pajisja inteligjente e Policisë kap shoferin duke …
    Kjo nënkupton se azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende nuk do përfitojnë më azil, por do të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.
    Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024. Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kishin emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë. Franca ka qenë destinacion kryesor i shqiptarëve të Kosovës që kërkojnë azil në BE që nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.
    Sipas rregullores së procedurës së azilit 2024, e miratuar si pjesë e Paktit për Azilin dhe Migracionin, shtetet anëtare duhet të zbatojnë një procedurë të përshpejtuar për aplikantët nga një vend i sigurt i origjinës dhe mund ta kryejnë atë në kufi ose në zonat e transitit.
    Rregullat për vendet e sigurta të origjinës bazohen në premisën se aplikantët nga këto vende supozohet të kenë mbrojtje të mjaftueshme kundër rrezikut të përndjekjes ose shkeljeve serioze të të drejtave të tyre themelore.

  • Këshilli i BE-së fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

    Këshilli i BE-së fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

    Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.
    Përveç listës për vendet e sigurta të origjinës, Këshilli arriti pajtueshmëri edhe për konceptin e vendeve të treta të sigurta.
    Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.

    Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.
    Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Evropian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte.
    “Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje. Një moment i rëndësishëm për politikën e azilit të BE-së”, tha ministri danez për Imigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund.
    Kjo nënkupton se azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen lehtësisht me refuzimin e kërkesave të tyre dhe me urdhër kthimi.
    Sipas Këshillit, çdo vit dhjetëra mijëra njerëz mbërrijnë në Evropë dhe kërkojnë azil edhe pse largohen nga vende të sigurta ku zakonisht nuk ka rrezik përndjekjeje.
    Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024.
    Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kishin emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.
    Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.
    Sipas rregullores së procedurës së azilit 2024, e miratuar si pjesë e Paktit për Azilin dhe Migracionin, shtetet anëtare duhet të zbatojnë një procedurë të përshpejtuar për aplikantët nga një vend i sigurt i origjinës dhe mund ta kryejnë atë në kufi ose në zonat e transitit.
    Rregullat për vendet e sigurta të origjinës bazohen në premisën se aplikantët nga këto vende supozohet të kenë mbrojtje të mjaftueshme kundër rrezikut të përndjekjes ose shkeljeve serioze të të drejtave të tyre themelore.
    Komisioni Evropian i paraqiti këto dy akte të reja ligjore në fillim të këtij viti./rel

  • Rrëzohet vendimi i KQZ-së, PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Rrëzohet vendimi i KQZ-së, PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    selia e listes serbe

    KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
    Përmes një vendimi të publikuar më 5 dhjetor, PZAP-ja tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për refuzimin e rekomandimit për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
    “… Pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 2 dhjetor, certifikohet subjekti politik Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme”, u tha në vendimin e publikuar më 5 dhjetor.
    Sipas PZAP-së, vendimi i KQZ-së është “i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik”.
    Ky panel tha se Lista Serbe ka plotësuar kushtet e parapara me ligj për pjesëmarrje në zgjedhje.
    Lista Serbe përmes një njoftimi tha se është informuar zyrtarisht nga PZAP-ja se ka pranuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit “të paligjshëm” të KQZ-së.
    “Kjo është edhe një fitore e vogël, por e rëndësishme e popullit serb”, tha Lista Serbe.
    Në mbledhjen e 2 dhjetorit, rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – mori vetëm dy vota për, dy ishin kundër dhe shtatë anëtarë abstenuan.
    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të vetmit që votuan kundër.
    Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
    Vendimi u kritikua nga Serbia dhe u dënua nga bashkësia ndërkombëtare.
    Kjo ishte hera e tretë që Lista Serbe u përball me përpjekje për të mos ia lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale këtë vit.
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha në Facebook të mërkurën se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë shkurtpamëse dhe përçarëse”.
    Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë theksoi se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor gjithëpërfshirës”.
    Jonathan Hargreave, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh se ndihet “i shqetësuar” për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të mos e lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore.
    “Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, tha Hargreaves në Facebook.
    Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë shprehu “keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve” të KQZ-së.
    “Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”, shkroi ajo në Facebook.
    Edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, KQZ-ja nuk e kishte certifikuar Listën Serbe. Vendimi më pas ishte rrëzuar nga PZAP-ja./REL

  • Salianji denoncon listën e mbyllur të PD-së/ Kriteri i përzgjedhjes ata që rrinë me shumë në kafe se më të votuarit…

    Salianji denoncon listën e mbyllur të PD-së/ Kriteri i përzgjedhjes ata që rrinë me shumë në kafe se më të votuarit…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar listën e mbyllur të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se asnjë nga kandidatët që fituan primaret në qarqe të ndryshme, nuk është përfshirë në listën përfundimtare.
    Ish-deputeti theksoi se ardhja e Chris LaCivita, i cili drejtoi fushatën e PD-së më 11 maj, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin e demokratëve.
    “Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo”, tha ai.
    Sipas Salianjit, kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve kanë qenë të paqarta, ndërsa u shpreh: “Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord jam.”
    Ndër të tjera, Salianji theksoi se prej 7 muajsh nga zgjedhjet parlamentare, deputetët demokratë nuk kanë zhvilluar takime me qytetarët që i votuan.
    Salianji: Unë kam bërë reagim publik nga burgu. Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo.
    U zgjodh ai që doli i pari në Dibër, në Kukës, në Elbasan? Jo. U zgjodh deputetet ajo zonja që doli e para në Fier? Këta nuk i ke as në listë të hapur as në listë të mbyllur.
    Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord jam. Unë mendoj se ky është problemi. O vendosim kriter votën, ose përgjegjësinë që ka lidershipi që i vendos. Aleancat kush i vendosi? A kam reaguar unë që aty? Ka reaguar çdo njeri që ka qenë në garë, kanë dalë në publik. Kanë thënë që unë kam marrë votat. Disa të nënës, disa të njerkës.
    Vijmë te një element që është thelbësor, demotivohet struktura kur ne themi një gjë dhe bëjmë një tjetër. Do i them hapur. A ka mundësi që në parti politike të shmang të mos takojë njerëz që janë bërë copash për të mbledh vota. Struktura nuk ka takuar njëri. Keni parë ju të bëjnë ndonjë takim atje ku isha në Durrës 7 muaj pas zgjedhjeve? Asnjë s’ka bërë.

  • Gazetari akuzon Ministrinë e Financave/ Po fsheh listën e përfituesve të faljes së taksave

    Gazetari akuzon Ministrinë e Financave/ Po fsheh listën e përfituesve të faljes së taksave

    Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër pas debatit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku deputetët e Partisë Demokratike propozuan një amendament që detyronte qeverinë të publikonte listën e subjekteve që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash në kuadër të ligjit të amnistisë fiskale.
    Sipas Tomorrit, zëvendësministri i Financave kundërshtoi publikimin e listës duke argumentuar se bëhet fjalë për “të dhëna sensitive”. Por këtë qëndrim gazetari e cilëson absurd dhe të motivuar nga interesa të fshehta.
    Ai thekson se qeveria publikon çdo transaksion të thesarit, përfshirë shumën, përfituesin dhe arsyen e pagesës, ndërsa në rastin e faljes së detyrimeve tatimore refuzon transparencën.
    Tomorri akuzon se arsyeja e vërtetë e mosbërjes publike të listës lidhet me faktin se përfitojnë persona të lidhur me qeverinë.
    Gazetari shton se përdorimi i justifikimeve si “të dhëna sensitive” dhe “konfidencialitet” është një skemë e përsëritur sipas tij, që është përdorur edhe më parë në raste të tjera, nga menaxhimi i të dhënave gjatë pandemisë deri te projektet në sektorin e mbrojtjes dhe teknologjisë së informacionit.
    “Deputetët e Partisë Demokratike propozuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë një amendament brenda ligjit të faljes, i cili detyronte qeverinë të bënte publike listën e atyre që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash.
    E dini si u pergjigj zëvendësministri i Financave? Nuk mund ta bëjmë publike se janë të dhëna sensitive.
    Këta nuk kanë as turp të bëhen budallenj. Madje e bëjnë këtë punë me qejf të madh. Ça sensitiviteti ka këtu?
    Këtyre po u falet vjedhja, po u falen paratë e qytetarëve, paratë e të sëmurëve, paratë e fermerëve, paratë e pensionistëve, ministria e Financave thotë është e dhënë sensitive.
    Ne publikojmë çdo transaksion thesari; publikojmë shumën, publikojmë përfituesin, publikojmë motivin pse bëhet pagesa. Por lista e përfituesve nga falja e taksave qenka e dhënë sensitive.
    Ça është kjo tani? Ore falni paratë tuaja po të doni dhe mos ja tregoni gruas, vëllait, babait, quheni sensitive, quajeni ça të doni. Por këtu nuk po falni paratë e shtëpive tuaja, që e fshihni.
    Tani, e dini pse nuk e publikojnë listën e përfituesve të mëdhenj këta? Është shumë e thjeshtë. Sepse ata janë porositësit e ligjit. Po të dalë lista, do dalë edhe arsyeja se përse dhe për kë po bëhet falja. Kaq e thjeshtë është.
    Ky është korrupsion. Sa herë që ka korrupsion del gjithmonë kjo historia e të dhënave sensitive, konfidencialiteti, mbrojtja e privatësisë etj etj. Kështu u bë me Covidin, kjo punë u bë tek IT-ja, kjo punë po bëhet andej nga mbrojtja. Dhe këto janë të gjitha korrupsion”, shkruan Tomorri.

  • Avokati i Popullit/ PS “i pason topin” PD-së, Balla: Tërhiqemi, mbështesim kandidaturat e opozitës

    Avokati i Popullit/ PS “i pason topin” PD-së, Balla: Tërhiqemi, mbështesim kandidaturat e opozitës

    taulant balla

    TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se Partia Socialiste nuk do të ketë kandidat. Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla u shpreh për mediat se do të shqyrtojnë dhe votojnë kandidaturat që do të vijnë nga opozita. Balla theksoi se mazhoranca do të presë listën përfundimtare, në mënyrë që të votohet kandidati për avokat populli.
    “Besoj që është më e mira e mundshme në këto kushte që ne jemi tërhequr nga propozimi dhe të votojmë nga kandidaturat e opozitës. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listën e plotë, pasi komisioni për çështjet ligjore të vlerësojë nëse i kanë përmbushur kriteret, numrin e firmave. Prisni sa të mbyllet afati i ditës së sotme. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe kushtetuta ndërsa votat do të jenë pasi të kemi parë listën. Shpresoj që do ta kemi Avokatin e Popullit brenda këtij sesioni me shpresën që deputetët t’i qëndrojnë firmës së tyre edhe në seancë. Dua që vendi të zgjedhë një avokat populli të propozuar nga opozita dhe mbështetur nga maxhoranca. Nuk ka asnjë marrëveshje, qasja jonë është më e mira e mundshme. Fakti që nuk po mbështesim një kandidaturë, duam të ecim në një traditë të konsoliduar parlamentare”, u shpreh Balla.
    Sot është dhe afati i fundit që kandidatët për avokatin e popullit të paraqesin firmat e nevojshme për këtë proces.
    Zgjedhja e avokatit të popullit është duke u zvarritur prej 3 vitesh, për shkak të mungesës së dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë shkak kjo detyrë vijon të ushtrohet nga Erinda Ballanca, edhe pse mandati i saj ka përfunduar prej kohësh./ZËRI