Tag: lirohet

  • ⁠Ndryshime në qeveri! Emërohet zv.ministrja për Punët e Jashtme, lirohet nga detyra ajo e Financave

    ⁠Ndryshime në qeveri! Emërohet zv.ministrja për Punët e Jashtme, lirohet nga detyra ajo e Financave

    Të tjera ndryshime kanë ndodhur nga Qeveria teksa raportohet për lëvizjen e disa zv.ministrave.
    Këshillit të Ministrave ka vendosur sot që:
    -Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    -Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave
    -Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
    Gjithashtu ndryshime janë miratuar edhe në përbërjen e  disa institucioneve.

  • Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

    Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

    Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:13
    Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”.
    Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare.

    “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan”, është shprehur Buta para trupit gjykues.

  • Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

    Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

    Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar, kohë më parë, disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan. Ja disa prej tyre:

    Marie Tuçi- Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.

    Marta Doda–Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 në agoni të jetës së saj.

    Hava Golemi– Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht por ajo qëndroi. Lirohet nga burgu në vitin 1957.

    Shanisha Dosti- Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966 dhe më pas internohet deri në vitin 1990.

    Meshan Çiniu– Lindur në Delvinë 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 20 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1962.

    Agime Pipe- Lindur në Shkodër 1924. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet në vitin 1951.

    Rita Koçi (Koka)- Lindur në Tiranë 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm. I mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.

    Marie Medicina- Lindur në Korçë në vitin 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje, për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet 25 vjet burgim, lirohet në 1966.

    Vera Dema- Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.

    Drita Kosturi- Lindur në Lezhë në 1920. Aktiviste në frontin nacional-çlirimtar (partizane, e fejuara e Qemal Stafës). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burgim. Kundërshton vendosjen e diktatures komuniste. Lirohet në vitin 1959.

    Bardha Bici (Gjonmarkaj)- Lindur në Mirditë 1920. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 10 vjet burgim si armike e popullit. Lirohet në vitin 1951 dhe internohet familjarisht deri në vitin 1990 (Vajza e Bajraktarit Gjon Marka Gjoni).

    Azize Ferati- Lindur më 1930 në Vlorë. Arrestohet në vitin 1968 dhe dënohet 20 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1982.

    Shega Këlcyra- Lindur në Këlcyrë (Përmet) 1922. Burgoset në vitin 1947 dhe dënohet 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1952.

    Ana Daja- Lindur në Shkodër 1928. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu 1952.

    Dylbere Zeneli- Lindur në Vlorë 1922. Arrestohet në vitin 1955 dhe dënohet 15 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet nga burgu në vitin 1962.

    Fatime Dega- Lindur në Tiranë në vitin 1938. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 7 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1957.

    Jolanda Katbunara- Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.

    Makbule Frashëri- Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.

    Tefta Tasi- Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagande. Lirohet në vitin 1982.

    Zybejte Alizoti- Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1968.

    Sanie Doko- Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.

    Donika Doko- Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14-vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.

    Drita Ahmeti- Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori–Letërsi me korespodencë sepse i përkiste një familjeje “të deklasuar”. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.

    Fatbardha Qorri- Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.

    Afërdita Starja- Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.

    Bice Pistuli- Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propaganda dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.

    Beatrice Berati- Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.

    Behije Zdrava- Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.

    Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhunës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etikën e armikut të klasës. Atio mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më./GSH

    ObserverKult

    Foto ilustrim

    Lexo edhe:

    EMRAT E INTELEKTUALËVE DHE ARTISTËVE QË ISHIN NËN SURVEJIM NGA SIGURIMI I SHTETIT

    SI E PËRNDIQNIN PETRO MARKON, JA ÇFARË SHKRUANTE SIGURIMI I SHTETIT MË 1946

  • Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

    Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
    Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte me masë sigurie arrest në burg, e cila iu zbut në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.
    Fetah u arrestua pas dyshimeve se ka favorizuar anëtarë te grupit kriminal të të shumëkërkuarit, Suel Çela. Në dosjen e SPAK gjenden edhe komunikime direkte mes Fetahut dhe Çelës në SKY ECC.

  • Lirohet para kohe nga burgu lideri i Agimit të Artë

    Lirohet para kohe nga burgu lideri i Agimit të Artë

    Nikos Michaloliakos, kreu i partisë neonaziste greke Agimi i Artë, është liruar nga burgu ndonëse ka kryer më pak se gjysmën e dënimit që i është dhënë nga gjykata.
    Politikani i ekstremit të djathtë u lejua nga një këshill gjyqësor të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij 13-vjeçar në arrest shtëpie
    Lirimi me kusht i 67-vjeçarit pas pesë vitesh burgim ka zemëruar partitë e krahut të majtë, të cilat argumentuan se gjyqësori nuk duhej të kishte treguar mëshirë.
    Kjo është hera e dytë që Michaloliakos lirohet nga burgu pas dënimit të tij në vitin 2020 për një mori sulmesh të dhunshme ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë të kryera nga mbështetësit e Agimit të Artë.
    Ai u lirua për pak kohë në maj 2024 përpara se zyrtarët gjyqësorë të zbulonin se ai nuk kishte treguar sjellje të mirë në mënyrë të mjaftueshme dhe ta detyronin të kthehej në burg.
    Michaloliakos themeloi dhe kryesoi një parti e cila u zbulua se ishte një organizatë kriminale e lidhur me vrasjen e një muzikanti antifashist, si dhe me tentativën e vrasjes së peshkatarëve dhe aktivistëve egjiptianë.
    Vetë Michaloliakos ka qenë një admirues i nazizmit dhe ka bërë përshëndetjen e Hitlerit në tubimet e partisë. Ndërsa Agimi i Artë zyrtarisht e mohoi të ishte një lëvizje neonaziste, ajo përvetësoi ikonografinë e ndikuar nga nazistët.
    Michaloliakos dhe ish-deputetët e saj u shpallën fajtorë për drejtim ose përkatësi në grup kriminal.

  • U dënua për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone/ Lirohet pas dy viteve izolim, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro

    U dënua për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone/ Lirohet pas dy viteve izolim, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro

    Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi ka kryer 2 vite e 20 ditë burg. Goro akuzohej për shpërdorim detyre në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë. Jorgo u arrestua pasi i dhuroi tokën shtetërore burrit të ish-ministres Olta Xhaçka.
    Jorgo Goro, pa asnjë verifikim konkret u akuzua se falsifikoi dokumente dhe tokën shtetërore ia dha bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Gjithashtu, Goro akuzohej se realizoi me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren, të tokës, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.
    Ai tejkaloi të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosjeje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosjeje, i cili rezultoi se shërbyeu jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshme, por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë, të cilat janë kufitare (10.592 m2).
    Këto veprime kryebashkiaku raportohej se i kishte kryer në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë.

  • Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje

    Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje

    Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.

    Ja disa prej tyre:

    Marie Tucçi– Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.

    Marta Doda– Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 nëagoni të jetës së saj.

    Hava Golemi – Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht por ajo qëndroji burrëreshë. Lirohet nga burgu në vitin 1957.

    Shanisha Dosti– Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966 dhe më pas internohet deri në vitin 1990.

    Meshan Çiniu– Lindur në Delvinë 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 20 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1962.

    Agime Pipe- Lindur në Shkodër 1924. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet në vitin 1951.

    Rita Koçi (Koka)– Lindur në Tiranë 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm. I mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.

    Marie Medicina- Lindur në Korcë në vitin 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje, për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet 25 vjet burgim, lirohet në 1966.

    Vera Dema– Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.

    Drita Kosturi- Lindur në Lezhë në 1920. Aktiviste në frontin nacional-çlirimtar (partizane, e fejuara e Qemal Stafës). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burgim. Kundërshton vendosjen e diktatures komuniste. Lirohet në vitin 1959.

    Vera Dema- Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.

    Bardha Bici (Gjonmarkaj)- Lindur në Mirditë 1920. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 10 vjet burgim si armike e popul- lit. Lirohet në vitin 1951 dhe internohet familjarisht deri në vitin 1990 (Vajza e Bajraktarit Gjon Marka Gjoni).

    Azize Ferati– Lindur më 1930 në Vlorë. Arrestohet në vitin 1968 dhe dënohet 20 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1982.

    Shega Këlcyra– Lindur në Këlcyrë (Përmet) 1922. Burgoset në vitin 1947 dhe dënohet 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1952.

    Ana Daja– Lindur në Shkodër 1928. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion e propa- gandë. Lirohet nga burgu 1952.

    Dylbere Zeneli– Lindur në Vlorë 1922. Arrestohet në vitin 1955 dhe dënohet 15 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet nga burgu në vitin 1962.

    Fatime Dega– Lindur në Tiranë në vitin 1938. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 7 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1957.

    Jolanda Katbunara– Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.

    Makbule Frashëri– Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.

    Tefta Tasi– Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagande. Lirohet në vitin 1982.

    Zybejte Alizoti- Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propa- gandë. Lirohet në vitin 1968.

    Sanie Doko-Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.

    Donika Doko– Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14 vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.

    Drita Ahmeti– Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori – Letërsi me korespodencë sepse i përkiste një familjeje te deklasuar. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.

    Fatbardha Qorri– Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.

    Afërdita Starja- Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.

    Bice Pistuli- Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propaganda dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.

    Beatrice Berati- Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.

    Behije Zdrava-Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.

    Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhu.nës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etikën e armikut të klasës. Atio mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më.

  • Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadores së Shqipërisë në OKB

    Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadores së Shqipërisë në OKB

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • E denoncoi para disa ditësh, lirohet hapësira publike te ’21 dhjetori’, Rama: S’ka më tokë të xanun

    E denoncoi para disa ditësh, lirohet hapësira publike te ’21 dhjetori’, Rama: S’ka më tokë të xanun

    Edi Rama: Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre

  • Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji/ Pas daljes nga gjykata, ja çfarë deklaroi për mediat

    Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji/ Pas daljes nga gjykata, ja çfarë deklaroi për mediat

    Në seancën e sotme në gjykatë Shërbimi i Provës ka paraqitur raport pozitiv për Salianjin, ndërsa edhe prokurori i çështjes ka shprehur dakordësinë për lirimin e tij.
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së sotme në Gjykatën e Fierit.
    Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.
    Pas daljes nga gjykata pas marrjes së vendimit ai foli shkurtimisht për medait.
    “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji.