Tag: lirohen

  • Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

    Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

    Çdo dy ditë, një i burgosur po lirohet gabimisht sipas mediave në Angli.

    Daily Mail pretendon se ka analizuar me kujdes të dhënat dhe ka dalë në përfundimin se që kur Keir Starmer mori pushtetin 18 muaj më parë, 302 të burgosur janë lënë të lirë në këtë mënyrë. Autorë të krimeve të dhunshme dhe atyre me sfond seksual, po lirohen bashkë me hajdutët dhe mashtruesit, thuhet në shkrim.
    Sekretari britanik i Drejtësisë David Lammy pohoi një ditë më parë se gjatë muajit të kaluar, burgjet liruan aksidentalisht edhe 12 të dënuar, dy prej të cilëve mbeten në arrati. Robert Jenrick që në një qeverie hije të opozitës do të ishte sekretar drejtësie, e quajti situatën një “kaos total”.  HMP Pentonville, një burg i kategorisë B në veri të Londrës ka liruar gabimisht shtatë të burgosur që kur Partia Laburiste fitoi korrikun e kaluar.
    Kjo shifër tani mund të jetë më e lartë, vazhdon shkrimi, duke pasur parasysh se ndarja zyrtare e të dhënave burg për burgjet përfshin vetëm periudhën deri në mars të 2025-sës. Besohet se nga burgu në fjalë, nga vitit 2024 deri në 2025-sën janë lënë të lirë aksidentalisht 16 të burgosur. Ky turp, thotë Daily Mail, ishte një plagë e re për Qeverinë, e cila mori një tronditje të fortë pas gabimit të shumëtrumpetuar me Hadush Kebatu.
    Etiopiani Kebatu u dënua për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje, por u lirua gabimisht në 24 tetor, në vend që të dërgohej në një qendër paraburgimi për emigracionin.

    Top Channel

  • Lirohen 20 pengjet izraelite! Ushtria në Tel Aviv dërgon në Gaza dy autobusë me palestinezë të burgosur

    Lirohen 20 pengjet izraelite! Ushtria në Tel Aviv dërgon në Gaza dy autobusë me palestinezë të burgosur

    Dita e shumëpritur erdhi. 20 pengje izraelite u liruan nga Hamasi këtë të hënë dhe iu dorëzuan kryqit të Kuq. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Familjarët u bashkuan me të afërmit, ndërsa pamjet emocionuese  u shpërndanë nga transmetuesit izraelitë për rreth 65,000 njerëz të mbledhur para ekraneve të mëdha në “sheshin e pengjeve” në Tel Aviv dhe për miliona të tjerë që po ndiqnin zhvillimet në shtëpi.
    Prindërit e pengjeve u panë duke qarë nga gëzimi pasi janë takuar me fëmijët e tyre. Gjatë orëve të pasdites nisi edhe dorëzimi i trupave të pajetë të pengjeve megjithëse procesi pritet të zgjasë për disa ditë.

    Ndërkohë në Ramallah të Gazës mbërritën dy autobusë me të burgosurit palestinezë që janë liruar nga burgjet izraelite. Më shumë të tjerë do të lirohen gjatë orëve në vijim. Një pjesë e mirë e tyre kanë pasur dënime me burgime të përjetshme.
    Disa të tjerë janë parë me plagë dhe kanë pasur vështirësi që të ecin, ndërsa  janë dërguar në spitalet e mbetura funksionale për t’u trajtuar.
    Ky ka qenë një nga momentet më të rëndësishme, përmes të cilave  Hamas dhe autoritetet izraelite kanë shpresuar të krijojnë një atmosferë besimi të ndërsjelltë, pavarësisht pasojave të rënda të luftës.

  • Hamasi kthen edhe 13 pengjet e mbetura, pritet lirimi i të burgosurve palestinezë

    Hamasi kthen edhe 13 pengjet e mbetura, pritet lirimi i të burgosurve palestinezë

    Hamasi i ka dorëzuar 13 pengjet e mbetura  Kryqit të Kuq në jug të Gazës dhe tani të gjithë janë rrugës për në Izrael.
    Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet gjatë ditës me disa familjarë të pengjeve.Lexo edhe :Related Posts
    Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar në  Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë.

    Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor.
    Emrat e të burgosurve që do të lirohen janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Izraelit./vizionplus.tv

  • Trump udhëton drejt Lindjes së Mesme, ndjek nga ‘Air Force One’ lirimin e pengjeve

    Trump udhëton drejt Lindjes së Mesme, ndjek nga ‘Air Force One’ lirimin e pengjeve

    Presidenti amerikan Donald Trump ishte dëshmitar i lirimit të shtatë pengjeve të para izraelite gjatë fluturimit me Air Force One drejt Tel Avivit.
    Zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt, e përshkroi momentin në rrjetet sociale si “histori që po ndodh”.
    Sipas Reuters, 250 të burgosur palestinezë me dënime të përjetshëm në burgjet izraelite pritet të lirohen sot në Bregun Perëndimor, Jeruzalem dhe jashtë vendit.
    Po ashtu, 1,716 palestinezë nga Gaza, të arrestuar nga Izraeli, pritet të lirohen në spitalin Nasser, sipas një zyrtari të përfshirë në operacion.
    Lajmi se grupi i parë i pengjeve është dorëzuar te Kryqi i Kuq në Gaza u prit me brohoritje të mëdha në Tel Aviv.
    Shihni pamjet teksa familjarët presin kthimin e tyre në shtëpi. Shtatë pengjet e para izraelite pritet të transportohen me avion në bazën ushtarake Re’im në jug të Izraelit.
    Në total, 20 pengje të gjallë pritet të lirohen sot, ndërsa Hamas më herët publikoi listën.

    Forcat izraelite kanë njoftuar se shtatë pengje janë transferuar te Kryqi i Kuq dhe janë në rrugë për t’u takuar me trupat izraelite, shkruan The Guardian.

  • Kur do të lirohen pengjet izraelite? Zyrtarët japin sinjale të ndryshme

    Kur do të lirohen pengjet izraelite? Zyrtarët japin sinjale të ndryshme

    Pas një dite të mbushur me sinjale kontradiktore, duket se ka një afat më të qartë për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza.

     
    Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, deklaroi se 20 pengje të gjalla pritet të lirohen “herët në mëngjes të së hënës”, në kuadër të marrëveshjes së fundit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Sipas kësaj marrëveshjeje, afati i fundit për lirimin e pengjeve është ora 10:00 e mëngjesit të së hënës, sipas orës lokale të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është deklarata më konkrete e dhënë deri tani nga pala izraelite, shkruan Sky News.
    Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance tha se lirimi mund të ndodhte “në çdo moment”, ndërsa vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli ishte i gatshëm t’i pranonte pengjet “menjëherë”.
    Ndërkohë, sa i përket trupave të pengjeve që kanë ndërruar jetë, Hamasi ka bërë të ditur më herët se procesi i dorëzimit të tyre mund të kërkojë më shumë kohë.
    Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli pritet të lirojë rreth 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë. Në mesin e tyre përfshihen edhe rreth 1,700 persona të arrestuar nga forcat izraelite gjatë luftës në Gaza, të cilët janë mbajtur pa akuza që prej asaj kohe.
    Ky shkëmbim po zhvillohet si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur përkohësisht luftimet dhe për të hapur rrugën për një zgjidhje më të qëndrueshme në konfliktin izraelito-palestinez.

    Top Channel

  • Izraeli jep lajmin e mirë: Pengjet që janë ende gjallë do të lirohen në orët e para të së hënës

    Izraeli jep lajmin e mirë: Pengjet që janë ende gjallë do të lirohen në orët e para të së hënës

    Izraeli i ka dhënë një përgjigje misterit të kohës së lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Në deklaratat e bëra nga një përfaqësues i qeverisë, ai tha se të gjithë pengjet e gjalla pritet të lirohen në orët e para të së hënës (nga ora 4 deri në 6 të mëngjesit), pa përjashtuar ndryshime të vogla të orarit.
    Më vonë, Hamasi do të dorëzojë trupat e 28 pengjeve të vdekur.
    Dy orë para se të lirohen pengjet, Kryqi i Kuq do t’u japë autoriteteve izraelite informacionin përkatës.
    Ndërkohë, sipas informacionit nga gazeta The Times of Israel, ka plane emergjente që Presidenti i SHBA-së Donald Trump t’i shtojë axhendës së tij të ngjeshur një vizitë të shpejtë në një nga spitalet që strehojnë pengjet e liruara nesër, nëse kushtet e lejojnë.

    Top Channel

  • Zëdhënësja e Netanyahut: Pengjet izraelite në Gaza pritet të lirohen të hënën në mëngjes

    Zëdhënësja e Netanyahut: Pengjet izraelite në Gaza pritet të lirohen të hënën në mëngjes

    Një zëdhënëse e kryeministrit izraelit ka njoftuar se 20 pengjet izraelite të mbajtura në Gaza pritet të lirohen herët të hënën në mëngjes.
    Zëdhënësja Shosh Bedrosian sqaroi se pengjet do të lirohen të gjithë njëkohësisht dhe do të transportohen me gjashtë deri në tetë automjete të Kryqit të Kuq, përpara se të kthehen në Izrael.
    Ajo theksoi se Hamasi nuk do të organizojë ndonjë ceremoni propagandistike pas lirimit, siç ka ndodhur në shkëmbimet e mëparshme.
    “Pengjet do të lirohen pa ndonjë shfaqje makabre nga Hamasi, organizata terroriste,” tha Bedrosian, sipas CNN.
    Ndërkohë, Wall Street Journal raportoi se Hamasi ka informuar Izraelin, përmes ndërmjetësve arabë, se ka 20 pengje izraelite të gjalla dhe është gati të nisë lirimin e tyre që sot. Ky është konfirmimi i parë zyrtar nga Hamasi për ekzistencën e këtyre pengjeve.
    Raporti i WSJ thekson se ekziston pasiguri nëse Hamasi do të mund të mbledhë të gjithë pengjet në kohë, për shkak të fragmentimit dhe dëmtimit të strukturave të tij, duke sugjeruar një afat të përshpejtuar për lirimin.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “Izraeli është i përgatitur dhe gati të pranojë menjëherë të gjithë pengjet tona.”
    Sipas burimeve të gazetës amerikane, ushtria izraelite po përgatitet të marrë pengjet që mbrëmjen e së dielës, megjithëse dorëzimi ka më shumë gjasa të ndodhë të hënën, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin.
    Hamasi ka informuar gjithashtu se nuk e di vendndodhjen e disa prej pengjeve të vdekur dhe se mund të ketë vështirësi në përmbushjen e afatit 72-orësh të përcaktuar nga plani i Trump për dorëzimin e tyre.
    Shërbimet izraelite të inteligjencës duket se e pranojnë këtë situatë, duke vlerësuar se do të nevojitet më shumë kohë për të gjetur trupat e pajetë.
    Për këtë qëllim, po krijohet një grup pune shumëkombësh me pjesëmarrjen e Turqisë, SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit.
    Ky grup do të angazhohet për të identifikuar vendndodhjen e trupave të pengjeve izraelite që ende nuk janë gjetur.

  • Armëpushimi në Gaza/ Si do të lirohen pengjet?

    Armëpushimi në Gaza/ Si do të lirohen pengjet?

    Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka “filluar pozicionimin” e trupave përgjatë vijave të përcaktuara në marrëveshjen e armëpushimit, e cila hyri në fuqi në orën 12:00 (10:00 BST). Që nga ky moment, filloi një numërim mbrapsht 72-orësh, gjatë të cilit Hamasi duhet të lirojë 20 pengjet që besohet se janë ende gjallë.

    Detajet e sakta të lirimit të tyre mbeten të paqarta, por dorëzimet e mëparshme të pengjeve janë koordinuar nga Kryqi i Kuq, i cili i ka transferuar në Izrael. Prej andej, pengjet transportohen me helikopter në spitalet izraelite për kontrolle mjekësore dhe ribashkim me familjet e tyre. Trupat e pengjeve të ndjerë do të kthehen gjithashtu, edhe pse nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë ky proces.

    Një kopje e marrëveshjes e publikuar nga mediat izraelite tregon se dorëzimet do të zhvillohen “pa asnjë ceremoni publike apo mbulim mediatik”, duke shmangur koreografi të larta të Hamasit që shoqëronin dorëzimet e mëparshme.

    Gjatë këtij procesi pritet të lirohen rreth 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite, si dhe 1,700 të paraburgosur nga Gaza. Po ashtu, parashikohet hyrja e rreth 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë.

    Pasi të përfundojë kjo fazë, pritet të fillojnë negociatat mbi fazat e mëvonshme të planit 20-pikësh të Presidentit Donald Trump.

  • Izraeli publikon listën e 250 të burgosurve palestinezë që do të lirojë, “Mandela palestinez” mbetet në qelitë izraelite

    Izraeli publikon listën e 250 të burgosurve palestinezë që do të lirojë, “Mandela palestinez” mbetet në qelitë izraelite

    Izraeli ka publikuar listën e plotë të 250 të burgosurve palestinezë të sigurisë së lartë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm, të cilët do të lirohen sipas një marrëveshjeje për shkëmbim pengjesh dhe armëpushim.

    Lista, u publikua sot nga Ministria e Drejtësisë, një ditë pasi kabineti miratoi marrëveshjen, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe synon të kthejë pengjet e mbetura dhe t’i japë fund përfundimisht luftës në Gaza.
    Nga 250 të burgosurit, 15 do të lirohen në Jerusalemin Lindor, 100 në Bregun Perëndimor, ndërsa 135 pritet të deportohen. Disa ndryshime të minutës së fundit u miratuan këtë mëngjes, pasi negociatorët ranë dakord të zëvendësojnë 11 të burgosur të lidhur me Fatahun me një numër të barabartë të burgosurish të lidhur me Hamasin.
    Edhe pse Hamasi kërkoi lirimin e figurës së shquar të Fatahut, Marwan Barghouti “Mandela palestinez”, i cili po vuan dënimin me burg për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse terroriste gjatë Intifadës së Dytë, emri i tij nuk është përfshirë në listën e publikuar.
    Udhëheqësi i Frontit Popullor, Ahmad Saadat, si dhe figurat e larta të Hamasit, Ibrahim Hamed dhe Hassan Salameh, gjithashtu nuk përfshihen midis të burgosurve që do të lirohen, pavarësisht presionit që thuhet se është ushtruar nga negociatorët e Hamasit.
    Përveç të paraburgosurve të sigurisë, do të lirohen edhe 1,700 palestinezë nga Gaza që u arrestuan pas ofensivës së 7 tetorit që solli luftën, por që nuk morën pjesë në të.
    Këta të burgosur do të kthehen në Rripin e Gazës ose do të dëbohen jashtë vendit. Lirimi i të burgosurve pritet të ndodhë vetëm pas 72 orësh, gjatë të cilave të gjithë pengjet, të vdekur ose të gjallë, duhet të lirohen.
    Ndër emrat e njohur në listë është ai i Iyad Abu al-Rub, komandant i Xhihadit Islamik Palestinez në zonën e Jeninit të Bregut Perëndimor. Al-Rub besohet të jetë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e një serie sulmesh terroriste, përfshirë një sulm kamikaz në Sadmot Meholah në qershor 2003, një në Tel Aviv në shkurt 2004 dhe një në Hadera në vitin 2005. Në total, 13 persona u vranë në tre sulmet.
    Të burgosurit që do të lirohen përfshijnë Mohammed Zakarneh, një anëtar i Fatahut i cili planifikoi sulmin e vitit 2009 që vrau një shofer taksie, si dhe Mohammed Abu al-Rub, i cili kreu një sulm me thikë në vitin 2017 që vrau Reuven Smerling.
    Përveç kësaj, do të lirohet edhe Mahmoud Kawasmeh, një zyrtar i lartë i Hamasit i cili u lirua si pjesë e marrëveshjes së Gilad Shalit, u deportua në Gaza dhe u arrestua përsëri gjatë luftës në vitin 2024.

    Top Channel

  • Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

    Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se pengjet e mbajtura në Gaza pritet të lirohen të hënën ose të martën, si pjesë e marrëveshjejes së arritur së fundmi.

    Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, që pritet të mbahet në Egjipt.
    Duke hapur një takim të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për marrëveshjen e arritur të mërkurën, e cila parashikon lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit si pjesë e fazës së parë të një plani më të gjerë për zgjidhjen e krizës në Gaza.
    “Pengjet do të lirohen të hënën ose të martën. Gaza do të rindërtohet”, u shpreh ai, duke shtuar se beson se kjo marrëveshje mund të çojë drejt “paqes së qëndrueshme” në rajon.

    Top Channel