Endrit Brahimllari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News, ku ka folur për “divorcin” me Partinë e Lirisë. Brahimllari ka treguar prapaskenat e largimit të tij nga partia e Ilir Metës dhe bashkimin me socialistët. Ai ka bërë dhe një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se edhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e LSI-së, ai ka votuar për Edi Ramën.
“Fjala socialist nuk ndryshon. Kam qenë i qendrës së majtë, edhe në militimin tim në partinë ku aderoja prej 19 vitesh, në çdo rola që kam patur, kam mbrojtur interesat e të majtës. Unë kam qenë gjithmonë i majtë. Nuk ndryshon asnjë në bindjet e mija politike. Ajo që më bindi të bashkohem dhe të aderoj me PS ka qenë situata që kam kaluar në LSI, ose sot Partia e lirisë. Por gjithashtu më bindi dhe fakti që PS ka më shumë se një vit që lëshon disa mesazhe pozitive për opinionin publik, siç është hapja ndaj figurave të reja.
Unë jam i qetë me veten time sepse e kam të vërtetën në krah. Ish-kolegët e mi e dinë si është e vërteta, pavarësisht se në publik duhet të mbrojnë një linjë… Unë nuk kam tradhtuar askënd, nuk kam luajtur me dy porta. Unë tradhtar, sigurisht në thonjëza, quaj personazhe që dezertojnë nga fronti.
Në përplasjen Meta- Kryemadhi unë nuk mbështet asnjë prej tyre. Mbështeta ekipin dhe besoj se jam ndër të paktët persona që e ka mbajtur këtë qëndrim. Kam mbështetur historinë, meritokracinë dhe ekipin. Tashmë nuk kam kontakt me asnjë drejtues të Partisë së Lirisë. Tani jam përqëndruar tek e ardhmja, tek fushata e Partisë Socialiste. Ndihem shumë mirë që jam pjesë e një ekipi që po punon për gjeneratat e reja.
Kontaktet e mija me PS kanë qenë publike, kanë ardhur natyrshëm. Jam ndarë publikisht dhe kam kërkuar publikisht të bashkohem me PS. PS është një forcë politike e mirorganizuar dhe e disiplinuar. Ndihem i vlerësuar dhe komod. Angazhimi im në këtë forcë politike ka të bëjë me fillimin tim siç fillon çdo kush një punë. Unë e kam pasion politikën. Këtu mu hap rruga për ta ushtruar këtë pasion.
Unë nuk hedh baltë mbi të kaluarën time, nuk mund të harroj 19 vite angazhim me LSI, por në 2007 në zgjedhjet lokale unë kam bërë fushatë për Edi Ramën sepse ishim bashkë. Dhe votën time për herë të parë, si votues i ri, e kam hedhur për Edi Ramën. Edhe në 1013 kemi qenë koalicion, në 2015 për kryetarin e bashkisë së Tiranës, pra këto janë të pamohueshëm. Unë kam një lidhje organike më Partinë Socialiste
Keqardhja më e madhe është se aty ku isha, u krijua një brez i ri politikanësh që sot nuk është më. Do i mungojnë vendit sepse ishin figura të reja me energji dhe pasion. Por për shkak të situatës politike, sot nuk janë më.”– tha Brahimllari.
Tag: lirisë
-

“Kur isha me LSI, kam votuar Ramën”/ Brahimllari tregon prapaskenat e largimit nga PL: Nuk tradhtova askënd
-

“Sakrifica e tyre, më frymëzuese se kurrë”, Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve në Shkodër: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij, ai tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë.
Ndër të tjera bëri thirrje që ‘në 11 maj të kthehet drita e lirisë’.
“Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.
Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.
Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj“, tha ai.Top Channel
-

Berisha përkujton 2 prillin e martirëve të Shkodrës: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë.Ndër të tjera ish-kryeministri bëri thirrje që “në 11 maj të kthehet drita e lirisë”.
“Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme për martirët e votës së lirë, heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë: Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së; Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar; Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.
Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.
Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj“, tha ai. -

E zbulon Tedi Blushi: Ja pse u prishëm me Edi Ramën në vitin 2017
Partia e Lirisë është një nga zërat më të fortë opozitarë kundër qeverisjes socialiste, të kryesuar nga Edi Rama. Kjo, pavarësisht se në mandatin e parë të kryeministrit, presidenti i saj, Ilir Meta, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në koalicion me Ramën dhe luajti një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit në vitin 2013.
I ftuar në “Off the Record”në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicion. “Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona euro, që denoncoi kanabizimin e vendit”, tha Blushi. “Një forcë që u shkëput nga ai koalicion kur kuptoi që Edi Rama po tradhtonte besimin e dhënë nga shqiptarët”.
“Sot, zoti Meta është shndërruar në simbol frymëzues të lirisë, për faktin se, edhe pse në kushte izolimi ekstrem, e ka shndërruar qelinë në një llogore kundër këtij narko regjimi. Edhe presidencën e ktheu në një kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, të cilën Edi Rama tentoi ta shndërronte në një leckë”, shtoi ai. -

Dalja nga koalicioni/ Tedi Blushi zbulon se përse u prishën me Edi Ramën në 2017-tën
Partia e Lirisë është një nga zërat më të fortë opozitarë kundër qeverisjes socialiste, të kryesuar nga Edi Rama.
Kjo, pavarësisht se në mandatin e parë të kryeministrit, presidenti i saj, Ilir Meta, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në koalicion me Ramën dhe luajti një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit në vitin 2013.
I ftuar në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicion. “Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona euro, që denoncoi kanabizimin e vendit”, tha Blushi. “Një forcë që u shkëput nga ai koalicion kur kuptoi që Edi Rama po tradhtonte besimin e dhënë nga shqiptarët”.
“Sot, zoti Meta është shndërruar në simbol frymëzues të lirisë, për faktin se, edhe pse në kushte izolimi ekstrem, e ka shndërruar qelinë në një llogore kundër këtij narko regjimi. Edhe presidencën e ktheu në një kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, të cilën Edi Rama tentoi ta shndërronte në një leckë”, shtoi ai.
-

“Luftoni këto 6 javë, 11 Maji të jetë ditë historike”, Meta mesazh strukturave: Keni më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u dha porosi strukturave që të luftojnë në këto 6 javë që kanë mbetur nga zgjedhjet e 11 majit.
Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, e cilëson 11 Majin ditën e fitores së lirisë mbi tiraninë, dita e fitores së programit mbi pushtetin dhe ditën e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 në fletë, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Të dashur qytetarë, të dashur miq!Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.Dita e fitores të programit mbi pushtetin.Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.
Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen sesa inagurohen, si ajo e Ersekës dhe shumë të tjera.
I mbetur pa program, se i kanë shteruar të gjitha mashtrimet e mundshme elektorale prej 12 vitesh, tani Edi Rama ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme.
I pamundur për të dalë në debate me kundërshtarët politikë.I pamundur të dalë në konferenca shtypi me gazetarët e pavarur, si detyrim ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, Kryetari i Organizatës ka zgjedhur të flasë me vetveten përmes autointervistave të fabrikuara.
Dhe ai ka të drejtë që i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies.Ç’të thotë ai për zgjidhjen e plotë të ujit të pijshëm, që brenda mandatit të parë qeveritar, kur edhe sot, mbas 12 vjetësh në pushtet, shumica e kryeqytetit është pa ujë dhe për ujë të pijshëm as që bëhet më fjalë.Po për legalizimet që do t’i zgjidhte që në mandatin e parë, ç’të thotë ai pas 12 vjetësh?Po për shëndetësinë falas, e cila është 60% më e shtrenjtë për shqiptarët, ç’mund të thotë?Apo për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku.
Po për arsimin që premtoi se që në mandatin e parë do e çonte buxhetin në 5% të GTP-së, ndërkohë që sot është në nivelin mjeran 2.3%, mbas 12 vitesh çfarë mund të thotë?Po për fëmijët që vriten me thika në oborret e shkollave, në mes të Tiranës dhe askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mund të thotë?
Vetëm për shkak të korrupsionit të tij dhe të Organizatës që drejton, Shqipëria ka, pas 12 vitesh, nivelin më skandaloz të mbledhjes së të ardhurave deri në 28% të PBB, ndërsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia arrijnë të mbledhin nga 41 në 42.6% të PBB.
Kjo diferencë prej 14% me mesataren e vendeve të rajonit tonë është 3.3 miliard euro në vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, pra në një mandat qeverisës, e cila grabitet prej Edi Ramës dhe Organizatës të tij në tatime, dogana dhe kudo.
Me këto të ardhura, tejkalohen të gjitha premtimet e opozitës, por edhe ndryshon rrënjësisht situata sociale dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët, 50% e të cilëve jetojnë sot në varfëri zyrtare.Edi Rama, duke ju fshehur llogaridhënies, pas 12 vitesh, për të gjitha ato mundësi që i kishte në dorë, premton sot, çuditërisht, ato që si ka në dorë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës që edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, i çoi te inceneratori që nuk ekziston dhe klientët e tij që nuk merren fare me aktivitete bujqesore dhe blegtorale.Kush i zeroi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë?Vetëm korrupsioni i Edi Ramës dhe i klientëve të tij.
Pse Shqipëria në këto 12 vite është vendi i fundit përfitues nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian apo “Procesi i Berlinit” me nivelin më të ulët të disbursimit dhe përfitimit .Kush e mbylli Ministrinë e Integrimit Europian në vitin 2017, kur e mori edhe timonin edhe tepsinë i vetëm Edi Rama.
Të gjithë e dinë se e mbylli shakaxhiu i integrimit, Edi Rama. Kush refuzoi thirrjen dhe përpjekjen serioze të Bundestagut Gjerman në Qershor 2019, që Shqipëria të mos bënte zgjedhje vendore pa opozitën, sepse do të humbiste shansin për Çeljen e Negociatave, njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut që kishte arritur Marrëveshjen historike të Prespës.
Përsëri këtë refuzim e bëri shakaxhiu i integrimit, sepse për Edi Ramën, pushteti absolut dhe korrupsioni absolut është i vetmi prioritet, ndërsa integrimi është gjëja më e parëndësishme.Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.
Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?
Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë. Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.
Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm. Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.PD – ASHM.
Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit.
Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.
Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë.
Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë.Top Channel
-

Meta zbulon si është jeta e tij në burg: Fantastike! Kam mësuar të gatuaj, në ping – pong jam më mirë
Ilir Meta
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë me shkrim për emisionin ‘Opinion’. Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej muajt shtator të 2024, Meta ka rrëfyer se si është jeta e tij në izolim. Kreu i PL ka treguar se e kalon ditën duke shkruar, lexuar dhe bën më shumë stërvitje. Meta ka zbuluar se në ambjentet e qelisë ka mësuar edhe të gatuajë.
Ai tregon se ka njohur edhe njerëz të pafajshëm sipas tij, të cilët ndodhen në burg vetëm për mburrje statistikash. Sa i përket kushteve, Meta është shprehur se duhet dyfishuar paga e Policisë së Burgjeve, si dhe të rishikohet Kodi Penal.
Ilir Meta: Dita ime është fantastike. Më duket sikur jam në kavalishencë. Gjithë ditën lexoj dhe shkruaj. Po kështu tre herë në ditë bëj lëvizje dhe stërvitje si kurrë më parë. Për herë të parë në jetën time kam mësuar të gatuaj, se kurrë s’kam gatuar në konvikt. Kam mësuar gjëra të jashtëzakonshme që do më ndihmojnë shumë për të ardhmen. Nuk e konsideroj kohë të humbur, por kohë të fituar. Dhe natyrisht që kam parë se sa njerëz të pafajshëm ndodhen këtu vetëm që dikush të mburret me statistika të cilat vrasin jetë njerëzish dhe familjarësh. Duhet një reform e vërtetë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimit, pasi mbi 60% e njerëzve këtu ose janë të pafajshëm ose mund të hetoheshin në gjendje të lirë, pranë familjarëve të tyre. Duhet rishikuar Kodi Penal dhe gjithë politika Penale, e cila lejon shumë abuzime në interpretim dhe shkatërron jetë njerëzish, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi. Po kështu duhen dyfishuar pagat e policisë së burgjeve, sepse kanë një punë me shumë tension dhe paga skandaloze. Përvecse edhe vaktin e premtuar prej kohësh nuk e marrin. Harrova të të them se në ping – pong jam më mirë se kurrë në jetën time duke mundur edhe sportistë nga Nigeria.
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI -

Meta: Qelia më duket si Kavalishenca, po luaj ping-pong me sportistë nga Nigeria
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgimin 313 të Tiranës i arrestuar për korrupsion prej 5 muajsh, ka dhënë një intervistë me shkrim për emisionin Opinion në Tv Klan, që është përshtatur për transmetim me zë e figurë përmes inteligjencës artificiale.
Ish-Presidenti është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si e kalon kohën në qelinë e paraburgimit.
Ilir Meta thotë se qëndrimi në qeli i duket si pushime, duke përmendur shtëpinë e pushimit Kavalishencën, si dhe ka mësuar të gatuajë.
Si është jeta juaj në izolim? Me se merreni gjatë ditës?
Ilir Meta: Dita ime është fantastike. Më duket sikur jam në kavalishencë. Gjithë ditën lexoj dhe shkruaj. Po kështu tre herë në ditë bëj lëvizje dhe stërvitje si kurrë më parë. Për herë të parë në jetën time kam mësuar të gatuaj, se kurrë nuk kam gatuar në konvikt. Kam mësuar gjëra të jashtëzakonshme që do të më ndihmojnë shumë për të ardhmen.
Nuk e konsideroj kohë të humbur, por kohë të fituar.
Natyrisht që kam parë se sa njerëz të pafajshëm ndodhen këtu vetëm që dikush të mburret me statistika të cilat vrasin jetë njerëzish dhe familjarësh.
Duhet një reformë e vërtetë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimit, pasi mbi 60% e njerëzve këtu ose janë të pafajshëm ose mund të hetoheshin në gjendje të lirë, pranë familjarëve të tyre.
Duhet rishikuar Kodi Penal dhe gjithë politika penale, e cila lejon shumë abuzime në interpretim dhe shkatërron jetë njerëzish, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.
Po kështu duhen dyfishuar pagat e policisë së burgjeve, sepse kanë një punë me shumë tension dhe paga skandaloze.
Përveçse edhe vaktin e premtuar prej kohësh nuk e marrin.
Harrova të të them se në ping–pong jam më mirë se kurrë në jetën time duke mundur edhe sportistë nga Nigeria.
Arrestimi juaj pati shumë kritika. Por policia u mbrojt me idenë që ju e kundërshtuat atë. Është e vërtetë?
Ilir Meta: Cila polici? Ajo me maska apo pa maska? Po pse policë ishin ata?
Ata ishin vetëm banditë me maska, pa numër identifikimi, që nuk u prezantuan, por vetëm ulërinin dhe që nuk paraqitën asnjë copë letër të firmosur nga SPAK-u ose vetë policia e shtetit.
Po kështu, ajo që ju keni parë në videot e shpërndara nga Edi Rama, ishte vetëm një sekuencë përfundimtare e gjithë asaj maskarade kriminale.
Sepse ajo skenë bllokimi të trafikut e të kontrollit të makinave ka ndodhur për minuta të tëra, të paktën 200 metra para makinës time që ju shihni dhe ne nuk po kuptonim ç’po ndodhte , nëse këto ishin Forca Speciale që po kërkonin ndonjë bos të kartelit të Sinaloas apo këta ishin banditë të vërtetë që kishin dalë për grabitje.
Janë dhjetëra e qindra qytetarë dëshmitarë të atij terrori që përfundoi te makina ime me ulërima dhe automatikë të rëndë.
Ndërkohë që unë kisha lajmëruar në Facebook konferencë shtypi dhe në orën 14:00 më pristë për drekë një Ambasador i një vendi të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, që unë nuk kisha asnjë gardist në makinë dhe ata kishin lajmëruar, që unë isha në Prevallë për fundjavë, ku bëra edhe shumë pastime në rrjetet sociale.
Si mund të ketë justifikime për një akt të tillë?
Vetëm banda e Sorosit mund te pjellë justifikime të tilla.
Do e marrin përgjigjen më 11 Maj.
Pastaj kam dy pyetje për ju?
Si nuk u gjend një makinë policie për të futur ish–Presidentin e Republikës, por e rrëmbyen me makinë private?
Po kështu, këta banditë që pretendojnë se u shanë e kishin më të lehtë të hynin me kamera profesionale në një makinë ku askush nuk kishte armë apo me automatikë të rëndë?
Ndaj 11 Maji do të jetë një Referendum kundër kësaj bande kriminale.
A vijoni ende të besoni se ish–bashkëshortja juaj ka bashkëpunuar ose i ka dhënë dokumenta SPAK?
Ilir Meta: Unë jam shumë i qetë se askush nuk e ka mundësinë të më tradhëtojë për arsyen më të thjeshtë se nuk ekziston asnjë dokument dhe asnjë akt ligjor i Ilir Metës në 33 vite jetë publike dhe private.
Po të ekzistonte një i tillë jo vetëm nuk do kishit parë atë skenë kriminale rrëmbimi, që as prindërit e një vrasësi nuk e meritojnë ta shohin në televizor për fëmijën e tyre, por do kishte nisur gjykimi me kohë.
A keni dëgjuar gjë ju që Ilir Metës i kanë sekuestruar ndonjë lek apo euro apo garsionere?
Tradhëtarët i përdorin të gjithë, por edhe i neverisin të gjithë.
Ah po, që ka njerëz që kanë qenë në LSI dhe janë marrë peng nga SPAK, këtë e di e gjithë Partia e Lirisë.
Një prej tyre është edhe në listën për deputet të “Rilindjes”.
I thirrur disa herë në SPAK për lobimet për shkak të detyrave të tij por edhe se mbulonte edhe financat e LSI.
A kishte në LSI persona që pas hetimeve të SPAK- ut bënë çdo gjë për të minuar Partinë e Lirisë duke vendosur edhe përgjuesa në seli?
Po, këtë e dinë të gjithë.
A u bënë përpjekje nga këta për të sabotuar Konventën e Partisë së Lirisë kundër nepotizmit në 27 Prill të vitit të kaluar?
Po dhe dështuan me sukses.
A kishte në Partinë e Lirisë nga ata që thoshin se Meta do arrestohet sot e nesër ndaj mos e mbështesni se nuk e duan amerikanët (Soros)?
Po, kishte.
Po nga ata që pas arrestimit të Metës thërrisnin anetarë të KDK për të shkarkuar Tedi Blushin, “agjentin rus”, a kishte?
Po, por ata ishin dhe mbetën sufllaqexhinj të pavlerë dhe të pander, që kanë qenë një kosto shumë e madhe për mua dhe Partinë e Lirisë.
Ata tani janë fiks në partinë e tyre, të njerëzve pa dinjitet dhe pa karakter, që kurrë nuk kanë besuar në një ideal apo ide. -

Meta audio-mesazh nga qelia: Rama është kyçur sy më sy me vetveten, i kushtëzoi qëllimisht më 2008
Ilir Meta
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përcjellë një audio-mesazh nga qelia për të gjithë qytetarët shqiptarë. Meta u ka bërë thirrje mbështetësve të votojnë më 11 maj për të në listën e hapur të Tiranës dhe për kandidatët e partisë. Kreu i PL ironizoi edhe kandidatët e Partisë Socialiste, gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Meta ka akuzuar ashpër 12 vitet e qeverisjes socialiste, duke e cilësuar fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit si të pashmangshme.
Audio – mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Fitorja i zgjidh të gjitha! Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë, duke ndëshkuar përgjithmonë pengmarrësit e demokracisë, llogaridhënies, parlamentarizmit, integrimit uuropian të vendit, por edhe pengmarrësit jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të opozitës në veçanti. Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr lotë “krokodili” për primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura. Po kështu, ai kërkon të shmangë vëmendjen nga asgjësimi përfundimtar që po u bën socialistëve të paktë që i kishte mbajtur deri tani, sa për shenjë. Ai që në 2021–shin kandidoi i teti në Durrës dhe kishte kopsitur rezultatin me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 Majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s’mund t’i kërkojnë dot llogari për humbjen. Ai të cilit, as socialistët nuk ja njohin për fytyrë të paktën 3/4 e Ministrave, ka hallin e kontributeve të 2 apo 3 demokratëve të papërfshirë në listat e opozitës. Ai që është kyçur sy më sy me vetveten dhe e ka tmerr të dalë me gazetarë të pavarur, ka hallin e demokracisë. Ndaj opozita e ka rrugën e qartë për të korrigjuar edhe çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë. Ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, pikërisht për të shndëruar Kuvendin, siç është sot, në një “noter” të korrupsionit të tij skizofrenik. Ndaj fitorja plotësisht e mundshme me 84 mandate e opozitës, garanton edhe hapjen e plotë të listave përgjithmonë edhe pa Ramën.Për këtë, garanci është Partia e Lirisë që ka qenë kundër këtij projekti të mbylljes së listave që në vitin 2008. Për këtë garant është edhe vet premtimi publik i Z. Berisha, i cili ka deklaruar se është pro listave të hapura. Për këtë, garant do të jenë edhe gati 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura më 11 Maj. Ndaj të përqëndrohemi të gjithë tek programi ynë i shkëlqyer që i jep fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe të votojmë për një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve. Arritjet më të mëdha integruese nuk kanë aspak lidhje me shakaxhiun dhe penguesin e integrimit, i cili s’ka asnjë meritë në liberalizimin e vizave, arritja më e madhe në Bashkimin Europian, që u realizua nga koalicioni PD – LSI. Dhe mos harroni që publikisht ai paralajmëronte Bashkimin Europian, se kjo do të sillte largimin e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe kjo ndodhi, por shumë vite më vonë si rezultat i programit të tij shpopullues. Asnjë kontribut nuk ka ai për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur besoj nuk e keni harruar dhe një miting dëshpërues që bëri pas kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë. Dhe po kështu të gjithë e dinë “kontributin” e tij në vizitën historike të Presidentit Bush, ku ai, në Krah të Kryeministrit Berisha në atë kohë, shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës nga Tirana. Ah për pak harrova, i vetmi kontribut i tij është që shpiku vjedhjen e orës të Presidentit Bush që u bë lajm botëror pikërisht nga xhelozia. Ndaj të gjithë të përqëndrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interest të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.
Meta kandidon në listën e hapur të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun e Tiranës. Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI
