Tag: lirinë

  • Nga Shkodra ne Lezhe/ Thirja e kryestrategut të Trump për shqiptarët, LaCivita: Dilni dhe votoni, luftoni për lirinë tuaj

    Nga Shkodra ne Lezhe/ Thirja e kryestrategut të Trump për shqiptarët, LaCivita: Dilni dhe votoni, luftoni për lirinë tuaj

    Nga Shkodra ne Lezhe/ Thirja e kryestrategut të Trump për shqiptarët, LaCivita: Dilni dhe votoni, luftoni për lirinë tuajKryestrategu i fitores së presidenti Donald Trump, dhe strategu i fitores së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita duke folur në takimin e Lezhës, deklaroi se shqiptarët do ta pushojnë nga puna Edi Ramën.

    Gjatë fjalës së tij, LaCivita u shpreh se, Doktor Sali Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë.

    Fjala e Chris LaCivita në Lezhë:

    Fitore!

    Kjo është fantastike.

    Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj.

    Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën.

    Do ti themi je i pushuar.

    Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë.

    Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.

    Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj.

    Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi.

    Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet.

    Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në.

    Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë.

    Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni.

    Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.

    Për të shpëtuar të ardhmen duhet të luftoni.

    Luftoni për familjet tuaja, luftoni për të ardhmen tuaj, dhe luftoni për lirinë tuaj.

    Zoti ju bekoftë, fitore, fitore, fitore.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë!

  • Haradinaj përkujton vëllanë e rënë, Luanin:”6 Maji,ditë heroizmi dhe përjetësie”

    Haradinaj përkujton vëllanë e rënë, Luanin:”6 Maji,ditë heroizmi dhe përjetësie”

    Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e atdhetarit Smajl Haradinaj, babait të tij.“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi nuk shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, shkroi Haradinaj, duke e kthyer përkujtimin në një mesazh të fortë reflektimi për sakrificën dhe lirinë.Ai përmbylli mesazhin e tij duke i dhënë jehonë brezit të luftëtarëve që, siç u shpreh, “jetuan me nder dhe ranë për atdhe”.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e atdhetarit Smajl Haradinaj, babait të tij.“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi nuk shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, shkroi Haradinaj, duke e kthyer përkujtimin në një mesazh të fortë reflektimi për sakrificën dhe lirinë.Ai përmbylli mesazhin e tij duke i dhënë jehonë brezit të luftëtarëve që, siç u shpreh, “jetuan me nder dhe ranë për atdhe”.

  • 5 Maji në Fier: Homazhe dhe mirënjohje për bijtë që dhanë jetën për lirinë

    5 Maji në Fier: Homazhe dhe mirënjohje për bijtë që dhanë jetën për lirinë

    Sot, më 5 Maj, në Fier është përkujtuar me nderime të larta Dita e Dëshmorëve të Atdheut, një datë simbol e sakrificës dhe heroizmit të atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar pranë obeliskut në varrezat e dëshmorëve morën pjesë autoritetet më të larta vendore dhe deputetë të Qarkut Fier nga radhët e Partisë Socialiste. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, dhe drejtuesja politike e Qarkut, znj. Belinda Balluku, kryesuan homazhet, duke vendosur kurora me lule në nderim të jetëve të flijuara për atdheun.

    Në këtë ditë përkujtimore, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave për të cilat dëshmorët dhanë jetën, si një trashëgimi morale dhe patriotike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Berisha takim në Burrel, mban një minutë heshtje për Dëshmorët: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve

    Berisha takim në Burrel, mban një minutë heshtje për Dëshmorët: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve

    Në Ditën e Dëshmorëve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët në Burrelit, ku mbajti një minutë heshtje në nderim të të rënëve për atdheun.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se shqiptarët u detyrohen dëshmorëve më shumë se kurrë dhe u zotua se do t’u rikthejë lirinë dhe dinjitetin qytetarëve. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e komunitetit matjan dhe vlerësoi kontributin historik të kësaj zone në çështjen kombëtare.

    Berisha: Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare.
    Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit. Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve. Lavdi të rënëve të kombit tonë!/vizionplus.tv

  • “Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media”, DW: Mediat në RMV shënojnë regres, duhen reforma thelbësore

    “Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media”, DW: Mediat në RMV shënojnë regres, duhen reforma thelbësore

    Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin vjetor për lirinë e mediave, duke u renditur në vendin e 42-të nga 180 shtete. Mjedisi i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike u nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve. Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e “kënaqshme”. Në këtë grup janë vetëm dy vende të Ballkanit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në vendin e 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.
    Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media
    Në raport gjithashtu theksohet se për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Televizioni është burimi dominues i informacionit, por edhe mediat online luajnë një rol të rëndësishëm, thuhet në raport. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij. Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.
    “Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet”, thuhet në raportin vjetor.
    Duhen reforma thelbësore
    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e vlerëson si realist dhe të balancuar raportin e Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit vendi ka shënuar regres prej gjashtë vendesh në lirinë e mediave. Sipas SHGM-së ekzistojnë sfida dhe ka nevojë për reforma thelbësore.
    “Kjo paraqet sinjal të qartë për institucionet se nevojitet reforma të domosdoshme urgjente dhe të koordinuara për forcimin e sektorit mediatik dhe përmirësimit të veprimit të gazetarëve”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
    Kush është fajtor për pozitën e mediave?
    Kritikat e shprehura në raport për mjedisin mediatik në Maqedoninë e Veriut u bënë shkas për përplasjen e pushtetit dhe opozitës. Sipas LSDM-së opozitare shkak për regresin në lirinë e mediave ështëardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, pasi mediat janë në shënjestër të trysnive.
    “Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kthehet në metodat e vjetra të kontrollit, trysnisë dhe frikës. Gjithmonë kur VMRO-DPMNE është në pushtet, liria e mediave ngufatet, gazetarët vendosen nën trysni, ndërsa hapësira mediatike mbyllet”, thonë nga LSDM.
    Kurse VMRO-DPMNE-ja thotë se shkaku i regresit janë dezinformatat e LSDM-së opozitare. “Rënia në Indeksin e Reporterëve pa Kufij është kryesisht për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Fabrika kryesore për lajme të rrejshme dhe dezinformata, në mungesë të politikave konstruktive janë LSDM dhe Venko Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE. Partia më e madhe shqiptare në opozitë BDI vlerëson se raporti i Reporterëve pa Kufij përbën tregues serioz për prirjet negative në qeverisjen demokratike në Maqedoninë e Veriut.
    “Në vend që të garantojë pavarësinë institucionale, Qeveria ka zgjedhur ta thellojë klientelizmin përmes mekanizmave të rinj ndikimi, përfshirë edhe reklamimin e institucioneve publike në media private”, thuhet në reagimin e BDI-së./DW

  • Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, OSBE: Mirëpresim hapat e ndërmarra për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve

    Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, OSBE: Mirëpresim hapat e ndërmarra për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve

    Sot, më 3 maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, një datë që feston parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar lirinë e shtypit në mbarë botën, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së saj dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre.
    Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 pas një Rekomandimi të miratuar në sesionin e 26-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991. Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për vitin 2025 është “Raportimi në Botën e Re të guximshme – Ndikimi i inteligjencës artificiale në lirinë e shtypit dhe median”.
    OKB thotë se, rritja e shpejtë dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) po ndryshon gazetarinë, median dhe lirinë e shtypit në mënyra të mëdha. Ndërsa parimet e medias së lirë, të pavarur dhe pluraliste mbeten vendimtare, ndikimi i IA në mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit është i thellë, duke paraqitur si mundësi novatore, ashtu edhe sfida serioze.
    Në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së ka reaguar, duke theksuar se liria e shprehjes dhe një media e pavarur janë thelbësore për një demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme.
    “Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ripohon se liria e shprehjes dhe media e pavarur janë thelbësore për një demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme. Ne mirëpresim hapat e fundit të ndërmarra për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve, duke përfshirë caktimin e një pike kontakti të dedikuar të Policisë së Shtetit për sigurinë e gazetarëve. Këto janë zhvillime të rëndësishme, por disa sfida mbeten. Profesionistët dhe organizatat e medias vijojnë të përballen me kërcënime dhe trysni, duke nënvizuar nevojën urgjente për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të mbështetur një mjedis mediatik pa presione politike dhe ekonomike, ku të mund të lulëzojë gazetaria e pavarur. Po aq jetik është edhe roli i raportimit të saktë, të paanshëm dhe etik përmes mekanizmave efektivë vetërregullues që mundësojnë debat publik të informuar dhe angazhim qytetar. Gazetarët luajnë një rol kyç në vënien e pushtetit përballë llogaridhënies dhe besimi i publikut në punën e tyre varet nga përkushtimi i fortë ndaj standardeve profesionale dhe etike. Me këtë rast, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson mbështetjen e saj për nismat reformuese dhe platformat e dialogut që mbrojnë lirinë e shtypit dhe promovojnë gazetarinë e përgjegjshme në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE.
    Në Shqipëri, sipas organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufi”, është përmirësuar klima për lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias, krahasuar me një vit më parë. Vendi ynë në indeksin botërorë të kësaj organizate për vitin 2025, renditet i 80 nga 180 të tilla në klasifikim, ndërsa një vit më parë renditej i 99, një përmirësim me 19 vende. Në Shqipëri u përmirësua kuadri ligjor, siguria dhe aspekti social i medias.

  • Shqipëria shënon përmirësi në indeksin për lirinë e shtypit

    Shqipëria shënon përmirësi në indeksin për lirinë e shtypit

    Shqipëria ka shënuar përmirësim të indeksit vjetor për lirinë e shtypit, sipas raportit të organizatës Reporterët pa Kufij për 2025. Shqipëria renditet në vend të 80 në botë nga 180 shtete, duke u përmirësuar me 19 vende nga viti 2024.
    Megjithatë, raporti i RSF, thekson se ndër sfidat kryesore që lidhet me problemet me median në Shqipëri, është konflikti i interesit dhe pavarësia ekonomike.
    “Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.
    Në rajonin e Ballkanit, raporti thekson një rënie të përgjithshme të lirisë së medias. Mali i zi është vendi që qëndron i renditur më mirë, në vend të 37-të, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Edhe Kosova ka shënuar rënie të në indeksin vjetor të lirisë së medias duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
    Raporti i Reporterëve pa Kufij për 2025 për lirinë e medias në botë thekson se “një ndër faktorët kyç që po e dobëson median është presioni ekonomik, i lidhur ngushtë me përqendrimin e pronësisë, varësinë nga reklamuesit dhe mungesën e mbështetjes publike transparente”.
    Sipas RSF, pa pavarësi ekonomike nuk mund të ketë shtyp të lirë, pasi mungesa e qëndrueshmërisë financiare i ekspozon mediat ndaj ndikimeve politike dhe interesave të ngushta të biznesit.

  • Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu

    Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia.
    E akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës, Fetahu kishte kërkuar lirinë me argument shkaqet shëndetësore.
    Por, togat e zeza e kanë rrëzur duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj saj.
    Kujtojmë se sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja informacione sekrete.
    Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
     
    Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

  • Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e Elton Qynos: Është ndërhyrë në lirinë e shprehjes së gazetarit

    Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e Elton Qynos: Është ndërhyrë në lirinë e shprehjes së gazetarit

    Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendimin sot në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.
    Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.
    Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.
    Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.
    Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela.
    Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
    NJOFTIM PER MEDIA
    Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe tëdhënave kompjuterike.
    Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake tëkërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuarsekuestrimine të dhënave kompjuterike i ciliështë kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë.
    Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.
    Për sa i takon themelit tëçështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së.
    Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit.
    E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias.
    Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.
    E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.
    Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore, të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.
    Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik.
    Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale.
    Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit, si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim.
    Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.
    Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).
    Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.
    Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme.

  • Sali Çeku, simbol i ndërgjegjes kombëtare, një burim frymëzimi për brezat e rinj

    Sali Çeku, simbol i ndërgjegjes kombëtare, një burim frymëzimi për brezat e rinj

    Më 19 prill 1999, në kulmin e Betejës së lavdishme të Koshares, ra dëshmor komandant Sali Çeku – jurist, oficer karriere dhe vizionar i çlirimit e bashkimit kombëtar. Rënia e tij nuk ishte vetëm një akt trimërie ushtarake, por një shkrirje e plotë e jetës me idealin: lirinë dhe ribashkimin e atdheut.Sali Çeku nuk ishte thjesht luftëtar. Ai ishte ideatori dhe hartuesi i konceptit strategjik të luftës çlirimtare. Pas përballjeve të para guerile në vitin 1998, u pa se duhej ndryshuar koncepti dhe doktrina e luftës nga ajo guerile në atë frontale – nga njëra anë e kufirit në tjetrën, me synim lirinë dhe heqjen me forcën e armës së kufirit në mes shqiptarëve si konstrukcion i padrejtësisë historike.Ky koncept i ri operacional, i formësuar përmes përvojës dhe vizionit ushtarak, u mbështet fuqimisht nga vetë Çeku dhe u implementua në qendrat stërvitore të UÇK-së, ku ai koordinoi përgatitjen e luftëtarëve për mision, në bashkëveprim me oficerët e brigadave 131, 134 që ai vetë i komandonte, dhe njësi të tjera luftarake. Ky koncept u bë realitet në Betejën e Koshares, e cila u përgatit nga shtabi i avancuar i GO3 dhe ishte ndër drejtuesit e betejës në vijat e frontit, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, që edhe vetë i përgatiti.Veterani – Dëshmor e Hero si autoritet shumëdimensional, po t’i qasemi si kryetar i Komunës së Deçanit, ishte i vetmi që zbatoi Kushtetutën e Kaçanikut, duke e përfshirë si akt politik e juridik në statutin komunal, ndërkohë që misioni i shenjtë që iu ngarkua ta zhvillonte e për të cilin intensivisht punonte, ishte të ndërtonte themelet e mbrojtjes së armatosur të qytetarëve.Si oficer në rezervë me graden kapiten, i përgatitur në fushën e sigurisë dhe i emëruar nga marrëveshja ndërmjet presidentëve Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia, ai u bë koordinator i organizimit të dërgimit të të rinjve kosovarë për stërvitje në Shqipëri. Ai ishte ura mes përgatitjes dhe betejës, ndërgjegjes dhe aksionit, ndërmjet idealeve kombëtare dhe realitetit të luftës për çlirim.Që në ditët e para të organizimit të UÇK-së, Sali Çeku, përkrah me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sadri Zenelin e shumë heronjve që shkrinë jetën për lirinë, e filluan luftën për liri, të cilën nuk e ndali deri në frontin e lavdisë në Koshare, ku luftoi e ra bashkë me Agim Ramadanin, Abaz Thaçin, Ali Hasin, Xhemajl Fetahun dhe shumë të tjerë.Pseudonimi i tij i luftës – “Veterani” – nuk ishte zgjedhur rastësisht: ai ishte me të vërtetë veterani i çështjes kombëtare, që nga themelet e saj në shekullin XX, deri te përballja përfundimtare për çlirim.Por më shumë sesa një ushtarak, Sali Çeku ishte një figurë e mendimit politik shqiptar që nuk e pranonte kufirin mes shqiptarëve si legjitim.Ai i përkiste brezit të rilindasve të rinj, që besonin se Kosova është pjesë e trungut të ndarë shqiptar, jo një entitet i ndarë politik. Trashëgimia e tij lidhet me filozofinë e Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës dhe Mit’hat Frashërit – një vizion që lirinë e mendonte vetëm të plotë, me bashkimin si mision historik.Lëvizjet e tij nga Drenica në Tropojë, nga Juniku në Valbonë, e përshkruajnë atë si njeri që e jetonte realitetin e bashkimit.Ai nuk pranonte që shqiptari të mbetej i ndarë në kufij të imponuar. Kjo e bënte Sali Çekun më shumë se një luftëtar e komandant: e bënte simbol të ndërgjegjes kombëtare, një burim frymëzimi për brezat që vijnë.Sot, dëshmori Sali Çeku – Hero i Kosovës dhe Hero i Kombit, prehet në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, përkrah 113 Dëshmorëve të Lirisë – në altarin e pavdekësisë ku fillon historia moderne e Kosovës së lirë.19 Prilli është datë e dyfishtë: përvjetori i rënies së një prej heronjve më të mëdhenj të kombit dhe Dita e Veteranëve të Betejës së Koshares – ata që guxuan të përballen me të pamundurën dhe e kthyen atë në fitore për të gjithë ne.Lavdi e përjetshme për Heroin e Kosovës, Sali Çeku – “Veteranin”!Lavdi të gjithë Dëshmorëve të lirisë!Nderim përjetë për të gjithë bashkëluftëtarët dhe veteranët e pavdekshëm të Koshares!.Nga Hisen Berisha