Tag: lirinë

  • Ish-presidenti kërkon lirinë, Meta: Hetimet janë mbyllur, nuk ka rrezik për prishjen e provave

    Ish-presidenti kërkon lirinë, Meta: Hetimet janë mbyllur, nuk ka rrezik për prishjen e provave

    Me argumentin se nuk mund të prishë provat dhe se drejton një parti të rëndësishme në arenën politike të vendit, ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar lirinë.

    Në shkresën e depozituar nga avokati i tij thuhet se ndryshimi i masës së sigurisë mund të bëhet, pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja pritet të kalojë për gjykim. Kjo, për palën mbrojtëse, tregon se në këtë fazë i akuzuari nuk mund të prishë provat.
    “Ka edhe një element tjetër që gjykatat s’e kanë marrë parasysh dhe me dashje e kanë anashkaluar: fakti që është edhe politikan aktiv, presidenti i Partisë së Lirisë. I kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal për të pandehurin Ilir Metaj në një masë tjetër që të jetë proporcionale me rrethanat e krijuara, por edhe me personalitetin e tij. Për ne, masa më e përshtatshme është ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit, parashikuar nga neni 232 i Kodit të Procedurës Penale.”

    Kërkesa e Ilir Metës vjen pak ditë pasi ish-presidenti u njoh zyrtarisht nga SPAK me mbylljen e hetimeve, ndërkohë që tashmë pritet që dosja ndaj tij të kalojë për gjykim.
    Prokuroria e Posaçme e akuzon presidentin e Partisë së Lirisë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, akuza të ngritura në bazë të hetimeve për dosjen e lobimit të LSI-së në SHBA dhe aferën e dyshuar korruptive CEZ-DIA.
    Para Metës, ishte Monika Kryemadhi, e ëma e saj Fatime Kryemadhi, si dhe dy bashkëpunëtorët e tyre të akuzuar nga SPAK, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët u njohën gjithashtu me faktin e mbylljes së hetimeve.
    /vizionplus.tv

  • Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

    Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

    Drafti i ri i Kodit Penal ka shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur kritikave të forta. Në një postim në rrjetin social “X”, ai u sugjeroi kritikëve “të mos ekspozohen shumë në diell”, duke i cilësuar shqetësimet e tyre si “sherr e shamata”.
    Kryeministri theksoi se drafti i ekspertëve ishte prezantuar publikisht për të mbledhur opinione në një mënyrë demokratike. Ai pretendoi se problemi nuk është vetë drafti, por “masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr”.
    Megjithatë, ndërkohë që Rama po minimizon shqetësimet, aktorët ndërkombëtarë kanë ngritur alarme serioze. Bashkimi Europian, përmes Delegacionit në Tiranë, ka shprehur kundërshtime të forta, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në përputhje me standardet europiane dhe kanë potencial të ndikojnë negativisht mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. BE konfirmoi se nuk ishte pjesë e grupit të punës dhe kërkoi një konsultim gjithëpërfshirës me institucionet kryesore të drejtësisë dhe shoqërinë civile.
    Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe OSBE-ja në Shqipëri, e cila ka distancuar veten nga procesi i hartimit të draftit. OSBE ka theksuar se ndryshimet në një çështje kaq themelore kërkojnë kohë dhe konsultime të gjera, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të ofruar rekomandime për përmirësimin e draftit, duke e parë këtë si një hap thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike.

  • “Atmosferë diktature dhe vetëcensure “/ Reagon ashpër PD: Drafti i ri i Kodit Penal, godet lirinë e medias

    “Atmosferë diktature dhe vetëcensure “/ Reagon ashpër PD: Drafti i ri i Kodit Penal, godet lirinë e medias

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Eno Bozdo përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Drafti i ri i Kodit Penal-godet lirinë e medias duke vënë në rrezik principet themelore të demokracisë.
    Postimi i plotë:
    Drafti i ri i Kodit Penal-godet lirinë e medias duke vënë në rrezik principet themelore të demokracisë! Drafti i ri i Kodit Penal, në veçanti neni 865 për shpifjen, përfaqëson një kthim mbrapa për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri.
    Ky nen, i cili parashikon dënime të rënda financiare për deklarata publike që pretendohet se përmbajnë informacione të rreme, vendos një presion të rrezikshëm mbi gazetarët, mediat dhe çdo zë kritik ndaj pushtetit.
    Sipas nenit 865, çdo kritikë që qeveria e konsideron “ofenduese” apo “shpifje” mund të ndëshkohet me gjoba deri në 1 milion lekë.
    Kjo krijon një atmosferë diktature dhe vetëcensure për gazetarët dhe opinionbërësit, të cilët do ta kenë të vështirë të bëjnë punën e tyre pa pasur frikë nga ndëshkimi penal.Godet kritikën publike dhe llogaridhënien.
    Ky nen nuk bën dallim të qartë midis shpifjes së vërtetë dhe kritikës legjitime ndaj pushtetit. Kjo u jep qeverisë një mjet për të heshtur zërat kundërshtues, duke e kthyer legjislacionin penal në një armë kundër transparencës.
    Gjoba që shkojnë deri në 1 milion lekë janë të tepërta për individë, sidomos për gazetarë të pavarur ose qytetarë që shprehin mendimin e tyre në rrjete sociale.
    Zbatimi i ligjit përmes mjeteve penale është disproporcional. Në një shtet demokratik, çështjet e shpifjes trajtohen zakonisht në gjykatë civile, jo penale. Futja e kësaj vepre në Kodin Penal është një hap i rrezikshëm drejt kriminalizimit të fjalës së lirë.
    Neni 865 është një mjet në duart e qeverisë për të kontrolluar narrativën dhe për të ndëshkuar kritikët. Ai nuk mbron qytetarët, por qeverinë.
    Shqipëria ka nevojë për më shumë liri, jo për diktaturë!

  • Kodi i ri penal/ BE reagon e shqetësuar: Ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    Kodi i ri penal/ BE reagon e shqetësuar: Ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    “Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”

    Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
    Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
    Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
    “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
    Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet./tch

  • “Fol mirë, ose…”, Irani bllokon kartat telefonike të “zërave kundërshtues”

    “Fol mirë, ose…”, Irani bllokon kartat telefonike të “zërave kundërshtues”

    Autoritetet iraniane po u ndërpresin gjithnjë e më shpesh qytetarëve shërbimet celulare për shkak të ndarjes së mendimeve kritike ndaj Republikës Islamike në rrjetet sociale një praktikë shtrënguese që lidh lirinë e shprehjes me qasjen në mjetet thelbësore digjitale.
    Kjo qasje, e cila u intensifikua gjatë verës së vitit 2024 dhe është rikthyer sërish, synon gazetarë, aktivistë, akademikë dhe përdorues të zakonshëm në mbarë vendin. Shumë prej tyre kanë raportuar se SIM-kartat e tyre janë çaktivizuar menjëherë pas publikimit të postimeve kritike ndaj qeverisë në platforma si X (ish-Twitter) dhe Instagram.
    Sipas dëshmive të mbledhura, për të rikthyer shërbimin, qytetarët detyrohen të fshijnë përmbajtjen kritike, të nënshkruajnë deklarata ku zotohen se nuk do të kritikojnë më regjimin dhe, në disa raste, të publikojnë qëndrime publike në mbështetje të Republikës Islamike.
    Një nga rastet më të përfolura është ai i Ali Akbar Gorji, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Shahid Beheshti në Teheran, i cili tha për gazetën “Shargh” se i ishte ndërprerë SIM-karta pasi kishte komentuar mbi tensionet Iran-Izrael. Ai u detyrua të fshinte postimet kritike dhe, sipas Radio Farda, autoritetet i kërkuan të publikonte deri në 20 postime në mbështetje të regjimit.
    Fenomeni nuk është i izoluar. Personat e prekur kanë marrë mesazhe me tekst ku thuhet se “aktivitetet armiqësore dhe të njëanshme” janë identifikuar nga “inteligjenca artificiale”, dhe për këtë arsye qasja në SIM ose në internet është kufizuar ose pezulluar. Në vijim, u kërkohet të ndërmarrin disa veprime për të rikthyer aksesin.
    Gazetarë dhe aktivistë të tjerë i thanë Radio Farda se janë thirrur nga institucionet shtetërore dhe janë urdhëruar të përmbushin disa kushte, mes tyre: nënshkrimi i deklaratave ku zotohen se nuk do të shprehen apo veprojnë në mënyra që “cenojnë sigurinë psikologjike, sociale apo politike” të vendit. Shkelja e këtyre angazhimeve mund të çojë në rikthimin e ndalimeve apo ndjekje penale.
    Një akademik raportoi se u detyrua të fshinte postime të vjetra që datonin që nga protestat mbarëkombëtare të vitit 2022, të cilat frymëzuan lëvizjen “Gratë, Jeta, Liria” dhe sfiduan legjitimitetin e regjimit.
    Në rrjetin X, një përdorues me emrin Foad Ahmadi tha se kishte humbur aksesin në SIM për shkak të një postimi të perceptuar si mbështetje për Izraelin. Ai shtoi se kjo masë nuk kufizoi vetëm komunikimin, por ndikoi edhe në jetën e tij të përditshme, duke përfshirë pamundësinë për të përdorur bankingun online apo aplikacionet për transport.
    Edhe gazetarja Sadaf Fatemi u përball me bllokim të ngjashëm, duke e detyruar të fshinte postime kritike. Këto raste janë pjesë e një skeme më të gjerë që përfshin urdhra nga organet gjyqësore, policia kibernetike (FATA) dhe Shërbimi i Inteligjencës i Gardës Revolucionare (IRGC).
    Juristë si Mousa Barzin dhe Hadi Jafarpour e cilësojnë këtë praktikë si shkelje të ligjeve të brendshme iraniane dhe të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pasi veprimet ndërmerren pa ndonjë proces të rregullt ligjor dhe mbështeten në dispozita të paqarta.
    Përveç se kufizon lirinë e shprehjes, kjo strategji ndikon drejtpërdrejt në aksesin në shërbime të domosdoshme si bankat dhe mjetet digjitale të komunikimit, duke ngritur shqetësime serioze për të drejtat digjitale, sigurinë e llogarive dhe fjalën e lirë.
    Irani renditet vazhdimisht në pozicione të ulëta në indekset ndërkombëtare për të drejtat civile dhe lirinë e shprehjes. Në raportin e saj më të fundit, organizata Freedom House theksoi se kufizimet e paqarta për fjalën, ndëshkimet e rënda penale dhe mbikëqyrja shtetërore e komunikimeve online, janë faktorët kryesorë që pengojnë iranianët të shprehen lirshëm në publik.

  • BE tjetër reagim për draft Kodin e ri Penal: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    BE tjetër reagim për draft Kodin e ri Penal: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”
    Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
    Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
    Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
    “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
    Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

  • BE tjetër reagim për Kodin Penal: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    BE tjetër reagim për Kodin Penal: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”
    Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
    Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
    Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
    “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
    Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

  • “Kodi i ri Penal, impakt negativ në lirinë e shprehjes dhe medias”, BE tjetër reagim për TCH: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    “Kodi i ri Penal, impakt negativ në lirinë e shprehjes dhe medias”, BE tjetër reagim për TCH: Jemi të shqetësuar, ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    “Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”

    Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
    Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
    Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
    “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
    Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

    Top Channel

  • “Jemi të shqetësuar”, Delegacioni i BE në Tiranë alarmon: Kodi i ri Penal rrezikon të drejtat e njeriut dhe lirinë e..

    “Jemi të shqetësuar”, Delegacioni i BE në Tiranë alarmon: Kodi i ri Penal rrezikon të drejtat e njeriut dhe lirinë e..

    Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për Panorama ONLINE në lidhje me propozimet e bëra në Kodin e ri Penal, për të cilat thotë se nuk janë në përputhje me standardet Europiane.
    Delegacionit të BE thekson se ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, por nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh.

    Ata shprehen veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
    “Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”, thuhet në reagim.
    Ndër të tjera, Delegacioni i BE, nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.
    Reagimi i Delegacionit të BE në Tiranë për Panorama ONLINE:
    Bashkimi Evropian ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, rezultat i punës së një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria.
    Bashkimi Evropian nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe aktualisht po shqyrton projekt-ndryshimet e propozuara, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh.
    Megjithatë, jemi në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
    Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen.
    Rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.
    Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së.
    Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim.
     
     
     

  • Shpërthen Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt kundër Kodit të Ri: Cenohet e drejta themelore e lirisë së shprehjes

    Shpërthen Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt kundër Kodit të Ri: Cenohet e drejta themelore e lirisë së shprehjes

    Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, në bashkëpunim me partnerët e Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile në Shqipëri, kanë reaguar kundër ndryshimeve të propozuara në projekt-Kodin e ri Penal.
    Sipas tyre, drafti aktual përmban dispozita që rrezikojnë seriozisht të kufizojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend. Në deklaratën e përbashkët theksohet se propozimet nuk janë konsultuar siç duhet me grupet e interesit dhe përmbajnë nene që mund të përdoren për të ndëshkuar gazetarët dhe zërat kritikë.
    Disa dispozita të draftit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, konkretisht nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), paraqesin kërcënime të drejtpërdrejta për lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën themelore të lirisë së shprehjes, thuhet në reagim.
    Më tej, renditen shqetësimet kryesore që lidhen me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes:
    Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike ose platformave online, si dhe ndaj mbajtësve të funksioneve publike. Heqja e elementit të dijenisë se informacioni i shpërndarë është i rremë sjell paqartësi dhe lejon interpretim shpërpjestimor, duke rritur kështu rreziqet për gazetarët, sinjalizuesit, rojëtarët publik dhe mediat. Klauzolat e formuluara gjerësisht mund të çojnë në ndjekjen penale të gazetarëve dhe të kenë një efekt frenues në raportimin investigativ dhe diskursin publik. Ndryshimet nuk arrijnë ta dekriminalizojnë plotësisht shpifjen siç kërkohet nga shoqëria civile, komuniteti i medias dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës të Shqipërisë nën dritën e procesit të anëtarësimit në BE.
    Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv. Sanksionet e propozuara, duke përfshirë mundësinë e burgimit, janë shpërpjestimor dhe bien ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), e cila, ndër të tjera, nënvizon nivele më të larta të kritikës së lejueshme për figurat publike dhe zyrtarët shtetërorë.

    Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën. Formulimi është tepër i përgjithshëm, duke lënë hapësirë që autoritetet ta keqpërdorin atë dhe të shtypin mbikëqyrjen gazetareske dhe diskursin publik, gjë që është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh procedurat gjyqësore në vazhdim ndaj figurave të shquara politike. Dënimi është gjithashtu shpërpjestimor. Prandaj, një dispozitë e tillë bie ndesh me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, të cilat theksojnë të drejtën e publikut për t’u informuar rreth çështjeve gjyqësore.
    Neni 852 (Shkelja e Lirisë së Mendimit dhe Shprehjes) njeh pozitivisht të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e medias, por i mungojnë përkufizime të qarta të termave si “mohim ose kufizim i pajustifikuar”, duke kufizuar potencialisht efektivitetin e tij si një mekanizëm mbrojtës.Mosnjohja e gazetarëve si një kategori e mbrojtur posaçërisht përkeqëson më tej rreziqet që lidhen me detyrat e tyre profesionale, duke rritur potencialisht efektin frikësues mbi raportimin e pavarur.

    Thirrje që institucionet të veprojnë në përputhje me standardet evropiane
    Ne theksojmë se dispozitat e propozuara janë të papajtueshme me standardet bazë evropiane, veçanërisht:

    Neni 10 i KEDNJ-së, i cili mbron lirinë e shprehjes, duke përfshirë lirinë për të marrë dhe për të dhënë informacion pa ndërhyrjen e autoriteteve publike.Rekomandimi i Këshillit të Evropës Rec(2003)13, i cili pohon të drejtën e publikut për t’u informuar rreth procedurave gjyqësore dhe të drejtën e medias për të raportuar lirisht mbi veprimtarinë gjyqësore.Rezoluta 1577 (2007) e Këshillit të Evropës e cila bën thirrje për dekriminalizimin e shpifjes.Jurisprudenca e GJEDNJ-së, që pohon të drejtën për të diskutuar dhe komentuar publikisht mbi çështjet gjyqësore përpara vendimit përfundimtar të gjykatës.Rekomandime:
    Duke pasur parasysh sa më sipër, u bëjmë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Ministrave dhe aktorëve të përfshirë në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që të:
    Të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536 për t’i përafruar plotësisht standardet e Këshillit të Europës dhe me praktikat më të mira evropiane.Të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale, duke shmangur kështu paqartësinë dhe mundësinë e zbatimit selektiv.Të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja, duke i trajtuar ato nëpërmjet masave civile proporcionale në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.Të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët, punonjësit e medias, sinjalizuesit dhe rojëtarët publik nga dënimet shpërpjestimore dhe përgjegjësia penale për rolet e tyre legjitime mbikëqyrëse dhe raportuese.Të ketë angazhime në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias për të siguruar që ndryshimet ligjore fuqizojnë në vend që të minojnë lirinë e shprehjes dhe qeverisjen demokratike. Është me rendësi të specifikohet qartë afati i konsultimit dhe të sqarohen metodat për mbledhjen e komenteve dhe sugjerimeve, veçanërisht duke pasur parasysh që drafti i Kodit ende nuk është publikuar në Platformën Elektronike për Konsultim Publik.Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e legjislacionit që lidhet me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë për gazetarinë dhe lirinë e fjalës janë thelbësore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e integrimit në BE.
    Nënshkruar nga Rrjeti SafeJournalists
    Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë dhe HercegovinësAsociacioni i Gazetarëve të KosovësShoqata e Gazetarëve të MaqedonisëShoqata e Gazetarëve të KroacisëShoqata e Pavarur e Gazetarëve të SerbisëSindikata e Mediave të Malit të ZiPartnerët e Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (Media Freedom Rapid Response – MFRR):
    Observatori Ballkanik Kaukaz Transevropian (OBCT)Shtypi i Lirë Pa Kufizime (FPU)Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)Rrjeti për Raportimin e Diversitetit (Reporting Diversity Network)
    Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri:
    Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)Gratë Shqiptare në Audiovizual (AWA – Albanian Women in Audiovisual)Instituti Shqiptar i Medias (AMI)Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM – Albanian Media Council)Citizens Channel (CC)Amfora.alSindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative – Shqipëri (BIRN Albania)Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)Faktoje.alQendra Shqiptare MediaLookShoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA)Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH)Mbrojtësit e të Drejtave Civile (Civil Rights Defenders – Albania)Qëndresa Qytetare (QQ – Civic Resistance)Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH – Albanian Helsinki Committee)Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Partners Albania for Change and Development)Qendra Res Publika