Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: lirinë
-

SHBA-të rishikojnë marrëdhëniet me Tanzaninë për shkak të shqetësimeve për lirinë fetare dhe investimet
SHBA-të po rishikojnë marrëdhënien e tyre me Tanzaninë për shkak të shqetësimeve mbi lirinë fetare, lirinë e fjalës, pengesat ndaj investimeve amerikane dhe dhunën kundër civilëve, tha të enjten Departamenti i Shtetit.
SHBA-të lëshuan alarme sigurie për amerikanët në vendin e Afrikës Lindore, pasi zgjedhjet e përgjithshme në tetor u shoqëruan me demonstrata të dhunshme. Grupet e të drejtave të njeriut, partitë opozitare dhe Kombet e Bashkuara kanë thënë se qindra njerëz ka të ngjarë të jenë vrarë në përleshje, megjithëse qeveria i kundërshton këto shifra si të ekzagjeruara.
Presidentja Samia Suluhu Hassan ka thënë se zgjedhjet ishin të drejta dhe premtoi të hetojë dhunën pasi trazirat çuan në krizën më të madhe politike të vendit në dekada.
Departamenti i Shtetit tha se SHBA-të po kryenin një shqyrtim gjithëpërfshirës pasi veprimet e fundit nga qeveria ngritën shqetësime të mëdha në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe besueshmërinë e Tanzanisë si partnere.“Shtypja e vazhdueshme e lirisë fetare dhe fjalës nga qeveria e Tanzanisë, prania e pengesave të vazhdueshme për investimet amerikane dhe dhuna shqetësuese kundër civilëve në ditët para dhe pas zgjedhjeve të Tanzanisë më 29 tetor, kërkuan këtë rishqyrtim të lidhjeve tona”, tha departamenti në një deklaratë.Thuhej se këto veprime i vinin amerikanët në rrezik në vend.
Në një deklaratë të veçantë, ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së thanë se kishin marrë gjithashtu shënim raportet se mbetjet njerëzore të të vrarëve në përleshjet zgjedhore po varroseshin në varre masive të paidentifikuara ose po digjeshin pasi zhdukeshin nga morgjet.
“Qeveria duhet të ofrojë informacion mbi fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur dhe të sigurojë identifikimin dhe kthimin dinjitoz të eshtrave te familjet e tyre”, thanë ekspertët.Zëdhënësi i qeverisë së Tanzanisë, Gerson Msigwa, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi deklaratën e SHBA-së.
Në përgjigje të deklaratës së ekspertëve të OKB-së, Msigwa tha se shumë raportime që qarkullojnë në media dhe në platformat sociale nuk kanë prova të verifikuara.
“Prandaj është e rëndësishme që t’i lejojmë ekipit hetimor të përfundojë punën e tij në mënyrë që të mbështetemi në informacione të sakta dhe shifra të konfirmuara”, tha ai.Departamenti i Shtetit nuk dha detaje se çfarë i konsideron pengesa për investimet amerikane në Tanzani.
Në nëntor, Presidenti Donald Trump e riktheu Nigerinë në listën e vendeve që SHBA-të thonë se kanë shkelur lirinë fetare, duke përmendur vrasjen e të krishterëve.
-

Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë
I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.
Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”.
Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë.
Taullai nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”.“Gjykatat e themelit kur gjykojnë kërkesa që kanë të bëjmë me mbrojtjen e së drejtës themelore të jetës, nuk mund të përdorin arsyetimin e rasteve analoge për të vendosur rrëzimin e kërkesës me objekt të tillë, pasi çdo rast është i lidhur me kushtet shëndetësore, gjendjen e të sëmurit, dhe rrethanat e tjera personale dhe të veçanta që ndryshojnë rast pas rasti”.
Taullai nuk u e shijoj lirinë për shumë vite. Pavarësisht se emri i tij nuk u lakua shpesh në ngjarje kriminale, ai në vitin 2023 u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.Rastet e lartëpërmendura tregojnë se sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë një forcë për të mbrojtur shoqërinë, po shfrytëzohet si një mekanizëm çlirimi për individë që vazhdojnë të kontribuojnë në thellimin e krimit të organizuar.
‘Në përgjithësi thashë që gjykata është referuar dhe ka marre si provë formatin, raportin e stafit të burgut dhe kur raporti ka qenë negativ, ka pasur raste shumë të rralla që gjykatësi ka miratuar liri me kusht se nuk ka qenë i miratuar nga ana e stafit’, u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve.Top Channel
-

Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë
Ish-presidenti Ilir Meta do të datë në 27 nëntor në Gjykatën e Lartë.
Relator mësohet se do të jetë Ilir Panda.
Kujtojmë se Meta kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, ndërsa ndodhet në burgun “313” prej më shumë se një viti. -

Skandal/ Rama cënon gazetaren, nuk e lejon të pyesë për çështjen e Ballukut në konferencën me ambasadorin e BE
Një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë, ku theksohet se Edi Rama ka kapur mediat dhe po cenon hapur lirinë e tyre, kjo gjë u konfirmua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrin me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.
Gjatë kësaj konference, Edi Rama nuk e lejoi gazetaren, Ambrozia Meta, që të bëjë pyetje.
Ajo po drejtonte një pyetje në anglisht, por Rama e ndërpreu brutalisht konferencën për shtyp.
“A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja e Metës.
Ndërkohë, Rama tha se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së Ramës është çështje thelbësore e raportit dhe vetë procesit të integrimit.
Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, institucionet shqiptare kanë bërë progres të kufizuar në arritjen e standardeve të BE-së për lirinë e shprehjes, ndërsa vendi mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë sektor të rëndësishëm të të drejtave themelore.
Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit. -

Gjykata Kushtetuese cakton seancën për TikTok, reagon AGSH: Moment i rëndësishëm për lirinë e shprehjes
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e datës 16 dhjetor 2025, ora 10:00, për zhvillimin e seancës plenare publike lidhur me kërkesën e paraqitur nga AGSH dhe Balkan Investigative Reporting Netëork – Albania (BIRN).
Edhe pse me një datë shumë të vonuar, duke pasur parasysh se kërkesa është ccuar prej muajit mars, ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.
Kjo kërkesë i drejtohet Gjykatës për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave, që ndalon përkohësisht funksionimin e platformës “TikTok” në Shqipëri një vendim i cili, sipas nesh, cenon drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
AGSH vlerëson se kjo seancë përbën një moment të rëndësishëm për demokracinë kushtetuese, pasi për herë të parë Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një rast që lidhet me lirinë digjitale dhe qasjen në platformat sociale, duke vendosur një precedent me ndikim të gjerë për të ardhmen e lirisë së shprehjes në hapësirën online.
Ne inkurajojmë trupën gjykuese të trajtojë këtë çështje me paanshmëri dhe në përputhje me standardet më të larta të të drejtave themelore të njeriut, duke mbrojtur të drejtën e çdo qytetari për të komunikuar, informuar dhe shprehur lirshëm në rrjet.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur qartë në disa raste të ngjashme në vendet europiane, ndaj ne nuk presim asgjë më pak sesa deklarimin si antikushtetues të bllokimit të një platforme të mediave sociale! -

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu
Ilir Meta bën kërkesë në gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Kërkesa është regjistruar në datën 3 nëntor dhe me short është caktuar si relator i çështjes Ilir Panda.
Rekursi i Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua ne gjykatën e Apelit të Posaçëm. -

“Faleminderit kampion”- Djali i Fatos Nanos përlotet gjatë homazheve: Na dhe mësim me forcën e shembullit
Djali i Fatos Nanos, Sokoli, është përlotur teksa ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për të atin.
Duka e cilësuar Fatos Nanon si një kampion, ai e falënderoi për të gjitha të mirat që ai i dha familjes dhe gjithë Shqipërisë.
Sipas Sokolit, Nano ishte një njeri që e donte lirinë dhe bëri gjithçka për një Shqipëri të lirë e demokratike.
“Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen, sepse ishte një kalorës. Dhe më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritjen.
Ai ishte njeriu shumë-dimensional që më foli për social-demokracinë, për lirinë e tregut, për distancimin nga frika, sepse ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashëgiminë e vyer që na la. Faleminderit kampion për guximin, për kulturën, për qytetarinë dhe për zemrën”, tha mes të tjerash Sokol Nano. -

Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan
“Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti që vuri atdheun para vetes”, tha Sokol Nano.

