Tag: lirimit

  • Heshtje në PD ndaj lirimit të Salianjit, Dash Sula: E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

    Heshtje në PD ndaj lirimit të Salianjit, Dash Sula: E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas lirimit me kusht nga burgu të ish-deputetit Ervin Salianji.

    Në një postim në rrjetet sociale, Sula shprehet se rikthimi i Salianjit në Partinë Demokratike është pritur me xhelozi. Ai thekson se asnjë nga drejtuesit e PD-së nuk u paraqit për ta pritur Salianjin në ditën e lirimit, çka sipas tij tregon se në parti mbizotëron gara për ruajtjen e status quo-së dhe jo për rritjen e mbështetjes elektorale.
    Postimi i plotë:

    E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.
    Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.
    Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!
    Feedbacku që mori?!Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!
    Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.
    Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin.
    Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin.

  • Pas lirimit nga burgu, Salianji mbërrin në selinë e PD! Pritet me përqafime nga kolegët demokratë

    Pas lirimit nga burgu, Salianji mbërrin në selinë e PD! Pritet me përqafime nga kolegët demokratë

    Pas lirimit nga burgu, Ervin Salianji sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

    Salianji është pritur me përqafime nga kolegët e tij demokratë dhe mbështetësit që e prisnin në seli.
     

    Top Channel

  • “Nuk u bë viktimë, por zë”, Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Ai nuk u përkul, opozita ka nevojë për persona  si ai

    “Nuk u bë viktimë, por zë”, Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Ai nuk u përkul, opozita ka nevojë për persona si ai

    Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ervin Salianjit. Në një mesazh në rrjetet sociale, Çupi shkruan se “Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë dhe ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo”.
    Sipas saj, liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.

    Postimi i Dhurata Çupit
    Sepse liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.
    Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë . Ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo. Nuk është interes, por ideal.
    Mirë se kthehesh, Ervin! Opozita vazhdon dhe Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për zëra si i yti

     
     

  • Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00

    Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00

    Ish deputeti demokrat Ervin Salinji ka reaguar për herë të parë pas lirimit me kusht.

    “Do jem në konferencë në orën 17:00”, tha ai për mediat.
    Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pasi shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv, pranoi kërkesën e Salianjit për ta liruar me kusht.
    Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
    Ai përmbushi dy të tretat e dënimit dhe kërkoi lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.

    Top Channel

  • 60 milionë euro, Bayern është gati të paguajë klauzolën e yllit të La Liga-s

    60 milionë euro, Bayern është gati të paguajë klauzolën e yllit të La Liga-s

    6 Qershor 2025

    14:46

    Telesport

    Bayern Munich është i interesuar për Takefusa Kubo të Real Sociedad, por do të duhet të shfrytëzojë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh.
    Kubo iu bashkua Real Sociedad në vitin 2022 dhe që atëherë ka qenë një nga sulmuesit e krahut më të suksesshëm në La Liga.
    Sipas EstadioDeportivo, Bayern tani ka ndërmarrë hapin e parë konkret, duke u angazhuar në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin 24-vjeçar, duke kaluar kështu përpara klubeve të tjera të interesuara të Premier League.
    Megjithatë, Sociedad nuk do të ndahet nga ylli japonez dhe do ta lërë të shkojë vetëm nëse shfrytëzohet klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh.
    Kubo dhe Bayern thuhet se kanë pasur gjithashtu një takim të drejtpërdrejtë, por takimi kishte më shumë të bënte me njohjen e lojtarit sesa me një negociatë të plotë.
    Agjencia e re e Kubos, Sport360, ka një marrëdhënie të mirë me klubet sportive në Gjermani falë aksionarit kryesor të kompanisë, Toni Kroos, gjë që mund të rrisë shanset që Kubo të transferohet në Gjermani.