Tag: lirimit

  • Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

    Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

    11 Gusht 2025

    16:56

    Telesport

    Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.
    Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua dhe lojtari nënshkroi kontratë të re 10-vjeçare me Bilbaon. Barcelona nuk kishte në plan ta blinte pas refuzimit të tij një vit më parë, por ishte një sinjal nga agjenti i tij që nxiti interesin e ri të klubit.
    Barça reagoi shpejt, por nuk arriti të përfundonte transferimin. Klauzola e lirimit e lojtarit tani është rritur ndjeshëm. Për ta transferuar në të ardhmen, Barcelona duhet të paguajë 90 milionë euro. Jo vetëm Barcelona, por edhe klube të tjera të interesuara.

  • ‘Ç’keni me pemën re? Rama nuk do as hije’/ Deputeti i PD përplaset me Policinë

    ‘Ç’keni me pemën re? Rama nuk do as hije’/ Deputeti i PD përplaset me Policinë

    Saimir Korreshi-Lushnjë

    LUSHNJË- Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka hasur në kundërshtime edhe në qytetin e Lushnjës, ku IMT dhe policia e rendit janë përplasur me qytetarët, por jo vetëm. Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, u bë bashkë me qytetarët për të kundërshtuar prerjen e pemëve mbi 30-vjeçare në lagjen “Gafurr Muço”. Madje, Korreshi ka filmuar të gjithë skenën përmes një video live në rrjetin e tij social, Facebook. Ai ka kundërshtuar efektivët e policisë, teksa thotë se pemës nuk i kishte ndodhur asgje, por u pretendua se ajo “zinte hapësirën publike”. Gjatë përplasjes, Korreshi dhe qytetarët e mbledhur kanë kërkuar urdhrin me shkrim për prerjen e pemës, ndërsa sipas punonjësve të bashkisë cilësohet si pengesë urbane. “Ku e ke urdhrin, ma nxjerr urdhrin”, dëgjohet t’i drejtohet Korreshi policisë.
    “Ore keni parë urdhër për të prerë pemët që bëjnë hije? Ore kuptoni ça po bëhet këtu, po pritet një pemë që bën hije. Nuk do Edi Rama as hije, as kryetari i Bashkisë nuk do hije.”, thotë Korreshi ndër të tjera, duke ironizuar kryeministrin Rama që në askionin e lirimit të hapësirave publike po përfshin edhe prerjen e pemëve. 

    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

  • VIDEO- I riu kundër lirimit të hapësirave publike, thyen xhamat e Bashkisë Korçë: Rama është sjellë keq

    VIDEO- I riu kundër lirimit të hapësirave publike, thyen xhamat e Bashkisë Korçë: Rama është sjellë keq

    PAMJE NGA NGJARJA

    KORÇË-Aksioni i ndërmarrë për lirmin e hapësirave publike me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka revoltuar qytetarët. Në qytetin e Korçës, një i ri ka thyer xhammat e Bashkisë në shenjë revolte.
    Në pamjet e publikuara në TikTok, teksa ofendon kryeministrin, i riu i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon shihet teksa gjuan me gurë drejt godinës së Bashkisë.
    “Edi Rama është sjellë keq me ne. Si vjen Edi Rama ma prish lagjen mua çfarë ka ai…”-dëgjohet teksa i drejtohet punonjësit të Bashkisë.

    I riu është identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

  • “Ka vetëm BURG”/ Nis TMERRI për të paraburgosurit – Ndryshimi që u prish PLANET e LIRIMIT!

    “Ka vetëm BURG”/ Nis TMERRI për të paraburgosurit – Ndryshimi që u prish PLANET e LIRIMIT!

    Një ndryshim befasues në sistemin penal ka përmbysur çdo shpresë për të paraburgosurit në pritje të gjykimit! Nga sot, fjala “arrest shtëpie” po fshihet nga fjalori i drejtësisë – dhe mbetet vetëm BURGU.
    Vendimi i ri ka sjellë tronditje në radhët e dhjetëra të pandehurve që prisnin të liroheshin në kushte më të lehta. Me shpresën e lirimit, shumë kishin përgatitur strategji të tëra juridike, por gjithçka u shkatërrua nga ndryshimi befasues i rregullave të masave të sigurisë.
    Ekspertët flasin për një kthesë të frikshme të sistemit të drejtësisë, që sipas tyre shkel të drejtat themelore të njeriut. Ndërkohë, dhoma e avokatisë ka ngritur alarmin për tendencat e reja represive.
     
  • “Bashkia me arrogancë ndaj bizneseve”/ Partia e Lirisë kundër aksionit të lirimit të hapësirave: Qyteti po vuan…

    “Bashkia me arrogancë ndaj bizneseve”/ Partia e Lirisë kundër aksionit të lirimit të hapësirave: Qyteti po vuan…

    Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm për banorët e Durrësit gjatë sezonit veror, gjendjen alarmante të grumbullimit të mbetjeve dhe dëmtimin e turizmit me aksionin më të fundit të lirimit të hapësirave, duke bërë ndërhyrje represive ndaj bizneseve.
    Partia e Lirisë u shpreh kundër këtij aksioni për heqjen e karrigeve e tavolinave në bulevardin ‘Epidam’, ku sipas Ibrajt mund të kthehej në atraksion si pedonale.
    PL shprehu shqetësim të thellë dhe i bëri thirrje Bashkisë që të ndalte menjëherë këtë aksion dhe dëmtimin e biznesit.
    Deklarata e plotë e anëtares së Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj:
    “Durrësi, qyteti bregdetar me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik, ndodhet sot përballë një realiteti zhgënjyes që ka emrin dështim i menaxhimit lokal. Ne kulmin e sezonit veror, qyteti përballet me mungesë të vazhdueshme të ujit te pijshëm, grumbullim të dështuar të mbetjeve urbane dhe një infrastrukture të amortizuar që vështirëson jetën e përdishme të banorëve dhe imazhin e qytetit përballë turistevë.
    Ne vend te nderhyrjeve te mireplanifikuara per permiresimin e kushteve dhe rritjen e cilesise se sherbimeve, pushteti vendor ka zgjedhur rrugen me te thjeshte dhe me te gabuar…nderhyrje te papritura dhe represive, te cilat i kthejne ne viktima qytetaret dhe sipermarresit lokal.
    Rasti me i fundit, ai i nderhyrjes ne bulevardin “Epidamn”, ku u hoqen karriget, tavolinat dhe cadrat e bizneseve ne emer te lirimit te hapesirave publike, eshte shembulli i qarte i nje administrimi arrogant dhe te shkeputur nga realiteti. Ne vend qe te ndertohet dialog me bizneset qe mbajne gjalle ekonomine e qytetit, autoritetet kane zgjedhur te demtojne aktivitetin e tyre ne pikun e sezonit, duke rrezikuar te ardhurat e tyre dhe punesimin e qindra qytetareve.
    Kthimi Bluevardit ne pedonale gjate orareve te mbremjes mund te ishte nje mundesi e mire per zhvillim, por menyra sesi u realizua pa konsultim, pa paralajmerim dhe pa asnje strategji bashkepunimi e ka kthyer ne nje veprim te dhunshem ndaj komunitetit.
    Nderkohe qe ndodhin keto, lagje te tera perjetojne mungesen e ujit per dite te tera, mbeturinat grumbullohen prane banesave dhe rruget jane te pajetueshme. Nuk mund te kete turizem te qendrueshem dhe zhvillim ekonomik nese nuk garantohet me e pakta: furnizimi me uje, pastertia e qytetit dhe nje infrastrukture funksionale.
    Grupi i Keshilltareve te Partise se Lirise ne Bashkine e Durresit shpreh shqetesimin e thelle per kete gjendje alarmante dhe i ben thirrje pushtetit lokal te ndale menjehere keto praktika te njeanshme, represive dhe te pandjeshme ndaj qytetareve dhe te kthehet ne sherbim te interesit publik. Ne do te qendrojme krah per krah qytetareve, do te ngreme zerin ne Keshillin Bashkiak dhe ne cdo hapesire politike per t’i dhene Durresit dinjitetin qe i takon dhe qytetareve te tij jeten qe meritojne”.

  • Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, ja procedurat që ndiqen

    Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, ja procedurat që ndiqen

    Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm.
    Më poshtë tregohen procedurat që ndiqen në këtë rast.
    1. Lirimi me kusht i të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lejohet, pasi ka shlyer jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim deri në ditën e bërjes së kërkesës dhe, vetëm nëse gjatë shlyerjes së dënimit ka dhënë prova pjesëmarrjeje në programin e trajtimit, ka shfaqur një pendim të sigurt në bazë të sjelljes në tërësi, vullnetit të tij për t’u integruar në shoqëri, që rezulton nga interesi për vlerat etike dhe shoqërore, prova të mirësisë dhe solidaritetit, në qëndrimin e mbajtur për viktimën e veprës së kryer prej tij, zëvendësimin e dëmeve që u ka shkaktuar atyre, ndërprerjes së kontakteve me botën e krimit, dhe synimit për të fshirë pasojat e dëmshme të veprës penale, jo thjesht ekonomike, por edhe sociale, psikologjike apo të rendit publik.
    2. Kërkesa për lirimin para kohe me kusht paraqitet personalisht nga i dënuari. Ajo i drejtohet gjykatës së vendit ku i dënuari po shlyen dënimin. Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku i dënuari po shlyen dënimin, merr masat për përcjelljen e menjëhershme të kërkesës pranë gjykatës kompetente, duke i njoftuar pa vonesë kopje të saj prokurorit pranë gjykatës së vendit të ekzekutimit dhe shërbimit përkatës të provës. Autoritetet e Institutit të Ekzekutimit të Dënimit shoqërojnë kërkesën me një raport të hollësishëm që përmban të dhënat e detajuara për sa kërkohet nga përmbajtjet e paragrafit të parë të këtij neni dhe nenit 174 të këtij Kodi dhe detyrimet e vëna nga ligji për ekzekutimin e vendimeve penale për subjektet pjesëmarrëse.
    3. Në seancën gjyqësore të lirimit para kohe me kusht, përveç të dënuarit, prokurorit dhe shërbimit të provës, gjykata dëgjon edhe mendimin e viktimës së veprës penale. Gjykata e përbërë nga tre gjyqtarë, nëpërmjet debatit gjyqësor, shqyrton hollësisht nëse janë plotësuar kriteret e lirimit para kohe me kushte të shënuara në këtë nen dhe nenin 174 të këtij Kodi.
    4. Në vlerësimin e përgjithshëm të të gjitha rrethanave gjykata duhet të çmojë nëse i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij dhe, mbi këtë vlerësim të japë vendimin e saj. Gjendja e kriminalitetit në vend dhe prirjet në politikën penale të zbatuara nga gjykatat në dhënien e vendimeve për krimet e kryera në përgjithësi, janë elemente që merren parasysh në zbatimin e lirimit para kohe me kusht. Edhe palët e tjera në këtë proces, sipas interesave që përfaqësojnë, vlerësojnë të njëjtat rrethana.
    5. Vendimi i gjykatës që urdhëron lirimin para kohe me kusht ekzekutohet menjëherë.

  • Ndryshimi i Kodit Penal, procedurat si do të lirohen nga qelia personat e dënuar me burg përjetë

    Ndryshimi i Kodit Penal, procedurat si do të lirohen nga qelia personat e dënuar me burg përjetë

    Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm.
    Procedurat që ndiqen në këtë rast.

  • Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

    Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

    Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm.
    Procedurat që ndiqen në këtë rast.

    Lirimi me kusht i të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lejohet, pasi ka shlyer jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim deri në ditën e bërjes së kërkesës dhe, vetëm nëse gjatë shlyerjes së dënimit ka dhënë prova pjesëmarrjeje në programin e trajtimit, ka shfaqur një pendim të sigurt në bazë të sjelljes në tërësi, vullnetit të tij për t’u integruar në shoqëri, që rezulton nga interesi për vlerat etike dhe shoqërore, prova të mirësisë dhe solidaritetit, në qëndrimin e mbajtur për viktimën e veprës së kryer prej tij, zëvendësimin e dëmeve që u ka shkaktuar atyre, ndërprerjes së kontakteve me botën e krimit, dhe synimit për të fshirë pasojat e dëmshme të veprës penale, jo thjesht ekonomike, por edhe sociale, psikologjike apo të rendit publik.
    Kërkesa për lirimin para kohe me kusht paraqitet personalisht nga i dënuari. Ajo i drejtohet gjykatës së vendit ku i dënuari po shlyen dënimin. Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku i dënuari po shlyen dënimin, merr masat për përcjelljen e menjëhershme të kërkesës pranë gjykatës kompetente, duke i njoftuar pa vonesë kopje të saj prokurorit pranë gjykatës së vendit të ekzekutimit dhe shërbimit përkatës të provës. Autoritetet e Institutit të Ekzekutimit të Dënimit shoqërojnë kërkesën me një raport të hollësishëm që përmban të dhënat e detajuara për sa kërkohet nga përmbajtjet e paragrafit të parë të këtij neni dhe nenit 174 të këtij Kodi dhe detyrimet e vëna nga ligji për ekzekutimin e vendimeve penale për subjektet pjesëmarrëse.
    Në seancën gjyqësore të lirimit para kohe me kusht, përveç të dënuarit, prokurorit dhe shërbimit të provës, gjykata dëgjon edhe mendimin e viktimës së veprës penale. Gjykata e përbërë nga tre gjyqtarë, nëpërmjet debatit gjyqësor, shqyrton hollësisht nëse janë plotësuar kriteret e lirimit para kohe me kushte të shënuara në këtë nen dhe nenin 174 të këtij Kodi.
    Në vlerësimin e përgjithshëm të të gjitha rrethanave gjykata duhet të çmojë nëse i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij dhe, mbi këtë vlerësim të japë vendimin e saj. Gjendja e kriminalitetit në vend dhe prirjet në politikën penale të zbatuara nga gjykatat në dhënien e vendimeve për krimet e kryera në përgjithësi, janë elemente që merren parasysh në zbatimin e lirimit para kohe me kusht. Edhe palët e tjera në këtë proces, sipas interesave që përfaqësojnë, vlerësojnë të njëjtat rrethana.
    Vendimi i gjykatës që urdhëron lirimin para kohe me kusht ekzekutohet menjëherë.

  • “Pas lirimit nga zaptimet e paligjshme”/ Rama: Në Qeparo, çadra falas për pushuesit

    “Pas lirimit nga zaptimet e paligjshme”/ Rama: Në Qeparo, çadra falas për pushuesit

    Autoritetet qeveritare po ndërmarrin aksion për lirimin e hapësirave publike përfshirë këto edhe ne zonat bregdetare. Konkretisht, policia dhe autoritetet e tjera po punojnë për lirimin e plazheve që janë zënë në mënyrë të paligjshme.
    Kryeministri Rama, pak më parë ndau me ndjekësit e tij në “Facebook” pamjet nga plazhi i Qeparoit.
    Sipas kreut të qeverisë në Qeparo, tashmë pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, Bashkia Himarë ka vendosur çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit.
    “Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, ku Bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkruan kryeministri Rama.

    Këto ditë kryeministri ka publikuar pamje nga zona të ndryshme bregdetare.
    “Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta
    Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë, Ksamil, Livadh, Velipojë, Golem, Spille, Golem dhe Gjiri i Lalzit”, shkroi Rama disa ditë më parë./opinion.al

  • U arrestua në Zvicër, reagon Noizy pas lirimit: Ishte një keqkuptim i rëndë!

    U arrestua në Zvicër, reagon Noizy pas lirimit: Ishte një keqkuptim i rëndë!

    Showbiz E Enjte, 10 Korrik 2025 19:18
    Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar më 5 korrik nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, ku thuhet se ndaj 38-vjeçarit ekzistonin akuza për disa vepra penale. Për të ishte kërkuar masa e paraburgimit, megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është dhënë.
    Sipas autoriteteve, hetimet janë në vijim dhe për Noizyn – emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku – vlen parimi i prezumimit të pafajësisë derisa të ketë një vendim gjyqësor përfundimtar.

    Arrestimi ndodhi pak para një koncerti të planifikuar në klubin “Rinora 4” në Rümlang, i cili u anulua menjëherë. Organizatorët hoqën të gjitha njoftimet për eventin, ndërsa fansat u lanë pa performancën e shumëpritur. Pas lirimit të tij, Noizy ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për mungesën dhe duke sqaruar situatën.
    “Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i bazuar në një shpifje të pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane,” shkruan reperi.
    Ai shton se personi që ka bërë akuzën e rreme do të përballet me ligjin dhe se tashmë gjithçka është pas tij: “Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA.”