Tag: liridona

  • “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Më tha gjuj gjuj…

    “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Më tha gjuj gjuj…

    Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

    KOSOVË- Të shtunën e 29 nentorit u bënë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, ku i akuzuar është ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Pas dy vitesh hetime, është zbuluar edhe dëshmia e ekzekutorit, Granit Plava, duke zkonfirmua se krimi ishte planifikuar nga Naim Murseli.
    Sipas dëshmisë së Plavës, Naimi jo vetëm kishte planifikuar datën, vendin dhe momentin, por kishte bërë gati edhe pistoletën me 5 plumba, të cilën ia ka dhënë autorit ditën e ngjarjes. Ai rrëfen me detaje momentet kur janë takuar tek restoranti ku Naimi dhe Liridona ndosheshin me fëmijët e tyre për darkë, ndërsa thotë se ka qëndruar aty duke pritur sinjalizimet e Murselit.
    Më pas, ai i ka ndjekur me makinë, teksa iu ka prerë rrugë, ka hapur xhamin dhe ka qëlluar në drejtim të Liridonës. Por, akoma më tronditëse bëhet dëshmia kur sipas tij, Naimi i ka thënë “gjuj gjuj”. 
    “Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe.
    E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë. Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës.
    Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu”, kishte thënë Plava.
    Si ndodhi ngjarja
    Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

  • “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës

    “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës

    Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.
    Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.
    Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.
    Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, i cili është siguruar, zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër.

  • 2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai mesazh prekës: Ende s’mësohemi dot pa ty!

    2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai mesazh prekës: Ende s’mësohemi dot pa ty!

    Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
    Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin, i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
    Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës. Mes rreshtash, teksa ka shprehur mallin dhe trishtimin që ndjen, premton se do të luftojë deri në fund për të vënë në vend drejtësinë për motrën e tij.

    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë.
    Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.
    Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.
    Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.
    Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë./vizionplus.tv

  • Sot dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Sot dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Sot shënohet dy vjetori i vrasjes tragjike të Liridona Ademajt, në sytë e dy djemve të mitur, krim i cili u shoqërua me shumë polemika. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me djemtë dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e elimimimit.
    Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për të motrën, ka bërë një postim prekës. Ai shkruan se malli për Liridonën shtohet çdo ditë, teksa theksoi se do të kërkojnë drejtësi deri në fund.
    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë.
    Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne. Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.

  • 2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Ende s’mësohemi dot pa ty! Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Ende s’mësohemi dot pa ty! Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 11:19
    Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin – i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
    Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës.

    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë.

    Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.

    Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë

  • Vrasja e Liridona Ademajt! Zbardhen mesazhet tronditëse mes Naim Murselit dhe ekzekutorit: Shok do kryhet nesër

    naim dhe liridona murseli

    KOSOVË- Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava.
    Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij.
    “Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.
    I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë” ka thënë ajo.
    Më tej, prokurorja ka theksuar se pas kësaj, i pandehuri i dytë, Granit Plava, ka paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjell.
    “Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas”, ka thënë ajo.
    Po ashtu, mësohet se prokurorja ka zbuluar se është gjetur edhe gëzoja e plumbit që u shkrep ndaj Liridonës, ndërsa shtoi se do të administrohet si provë nga gjykata.
    “Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave”, ka shtuar prokurorja.
    Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar edhe se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
    “369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.
    Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
    “Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro ), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja.

  • Zbulohet shuma e sigurimit jetësor/Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet: Shok, do kryhet nesër

    Zbulohet shuma e sigurimit jetësor/Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet: Shok, do kryhet nesër

    Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava.
    Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij.
    “Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.
    I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë” ka thënë ajo.
    Më tej, prokurorja ka theksuar se pas kësaj, i pandehuri i dytë, Granit Plava, ka paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjell.
    “Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas”, ka thënë ajo.
    Po ashtu, mësohet se prokurorja ka zbuluar se është gjetur edhe gëzoja e plumbit që u shkrep ndaj Liridonës, ndërsa shtoi se do të administrohet si provë nga gjykata.
    “Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave”, ka shtuar prokurorja.
    Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar edhe se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
    “369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.
    Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
    “Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro ), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë ajo.

  • Liridona Ademaj u ra nga bashkëshorti! Dëshmon Valon Lluka: Murseli më telefonoi pas krimit…na kanë vrarë

    Liridona Ademaj u ra nga bashkëshorti! Dëshmon Valon Lluka: Murseli më telefonoi pas krimit…na kanë vrarë

    Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

    KOSOVË-Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot një seancë e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. 
    Dëshmitari i thirrur në seancë ishte Valon Lluka, personi i parë që, sipas hetimeve, u kontaktua nga Murseli pas ngjarjes tragjike. Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Lluka tregoi për një telefonatë të pazakontë që mori në mëngjesin e asaj dite nga një numër i panjohur.
    “Më telefonoi nga një numër që përfundonte me 417. Nuk e njihja. Më shkroi: ‘Urgjent, çele! Urgjente, Naimi!’,” tha Lluka para gjykatës.
    “Fillimisht nuk e dija kush ishte, dhe i thashë: ‘Më falni, cili Naim? Jam me mysafirë’. Ai më tha: ‘Murseli, o Valon, na kanë vrarë’.”
    Sipas dëshmitarit, Murseli i kishte thënë se ishin qëlluar dhe se dikush ishte vrarë, duke lënë të kuptohet që bëhej fjalë për bashkëshorten e tij, Liridona Ademaj. Lluka theksoi se telefonata nuk ishte bërë nga telefoni personal i Murselit dhe se ai nuk i kishte treguar vendndodhjen.
    Prokuroria konfirmoi se kjo ishte telefonata e parë që Murseli bëri pas ngjarjes. Seanca gjyqësore po vazhdon me dëshmitarë të tjerë dhe mbledhjen e provave që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
    Rasti i Liridona Ademajt
    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë. Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin. Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava. Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Murseli dhe Kokalla u deklaruan të pafajshëm, ndërsa Plava nuk pranoi të deklarohej për fajësinë.
    Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim. Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj. Që nga viti 2010, në Kosovë u vranë rreth 60 gra – shumica nga bashkëshortët e tyre. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kritikojnë sistemin e drejtësisë për dënime të lehta të autorëve – gjë që, sipas tyre, i trimëron dorasit./ZËRI

  • Zbardhet dëshmia/ Vijon gjyqi për eliminimin e Liridona Ademajt: Urgjent çele, na kanë vrarë

    Zbardhet dëshmia/ Vijon gjyqi për eliminimin e Liridona Ademajt: Urgjent çele, na kanë vrarë

    Vijon në Kosovë gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt.
    Në seancën e sotme dha dëshminë e tij Valon Lluka personi i parë i kontaktuar nga Naim Murseli menjëherë pas ngjarjes. Lluka iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.
    Prokuroria: A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”
    Prokuroria: A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret
    Dëshmitari: Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet
    Prokuroria: A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?
    Dëshmitari: Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë
    Prokuroria: Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret
    Dëshmitari: Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.
    Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

  • Vrasja e Liridona Ademajt/ Del raporti: Naim Murseli e Granit Plava nuk kanë probleme të shëndetit mendor

    Vrasja e Liridona Ademajt/ Del raporti: Naim Murseli e Granit Plava nuk kanë probleme të shëndetit mendor

    Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt Pasi kishin kryer ekzaminimet psikike, në gjykatë u ftuan për t’u përgjigj në pyetje mjekët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike që kryesuan komisionet e vlerësimit për dy të akuzuarit.
    Për Naim Murselin, u tha se janë shfrytëzuar testet dhe analizat e nevojshme dhe rezultati është i qartë.
    “Prej fëmijërisë e deri tani nuk janë shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi të shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruar asnjë dokument që do ta vërtetojë këtë çrregullim”, shprehet Shpend Haxhibeqiri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
    I akuzuari Naim Murseli, gjatë parashtrimit të pyetjeve, u shpreh i shqetësuar me rrjedhjen e raportit në media. Ai tha se mediat kanë raportuar se “ka qenë i vetëdijshëm për vrasjen” duke i kërkuar sqarime mjekut nëse ka pranuar fajësinë në prani të tij.
    “A e kam pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që e kam bërë, për të cilën akuzohem, më fal. Apo e kam mohuar dhe e kam treguar versionin tim?”, tha Murseli.
    “Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që i njëjti se a ka kryer veprën apo jo. Por është e vërtetë që i njëjti ka mohuar gjatë deklarimit që ky e ka bërë veprën”, shtoi Haxhibeqiri.
    Sa i përket Granit Plavës, të akuzuarit që dyshohet se ka shkrepur armën që i mori jetën Liridona Ademajt, është konfirmuar se ka qenë përdorues i kokainës.