Liqeni i malit të Gramozit në Kolonjë është një ndër destinacionet ideale turistike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të këtij liqeni. Ky liqen një “thesar” i fshehur i bukurive natyrore shqiptare gjendet në 2400 metra lartësi, ndërsa malet e larta dhe natyra përreth ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme. Liqeni me origjinë akullnajore, sipërfaqe rreth 0,4 ha dhe formë elipsi, renditet në listën e atraksioneve më të kërkuara, sidomos në dimër kur reshjet e borës dhe temperaturat e ulta e shndërrojnë në një sipërfaqe të ngrirë mes bimësisë dhe pyjeve të shumta të zonës.
Tag: liqeni
-

Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë
Ndërsa temperaturat mbetetn të larta në brigjet e Mesdheut, një arratisje drejt liqeneve të Europës ofron freski, natyrë të egër dhe pasuri kulturore.Me kalatë mesjetare, manastire bizantine, plazhe natyrore dhe fshatra piktoreske, këto pesë liqene janë zgjedhje ideale për pushime verore.1. Liqeni Konstanca, GjermaniLiqeni i Konstancës është pjesë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke ofruar një mozaik kulturor dhe natyror të Europës Qendrore. Me një rrugë për ciklistët 260 km të gjatë, qytete historike si Meersburg dhe Konstanz, dhe kopshte mesdhetare në ishullin Mainau, ky liqen është ideal për eksplorime, sporte ujore dhe pushim me stil alpin. Temperatura verore qëndron rreth 25°C, e përkryer për aktivitete jashtë.2. Liqeni i Madh Alqueva, PortugaliNë zemër të Alentejos, ky rezervuar i madh pranë kufirit me Spanjën ofron një tjetër anë të Portugalisë: plazhe liqenore si Praia Fluvial de Monsaraz, sporte ujore dhe fshati mesjetar i Monsarazit, i shtrirë në një kodër me kala dhe rrugica me kalldrëm. Për një përvojë unike, eksploroni qiellin e natës në “Alqueva Dark Sky Reserve”, destinacioni i parë në botë për turizmin astronomik.3. Liqeni Bohinj, SlloveniI ndodhur brenda Parkut Kombëtar Triglav, vetëm gjysmë ore larg nga Liqeni Bled, Bohinj është më i qetë dhe më i egër. Me sfondin e Alpeve Juliane dhe ujëra të kristalta deri në 24°C, është një parajsë për not, kanoe, ngjitje dhe shëtitje në natyrë. Fshati Ukanc, i rrethuar nga pyje e male, është pikënisje për eksplorime, ndërsa ujëvara Savica ofron një spektakël natyror 78 metra i lartë.4. Liqeni Peruča, KroaciNë Hinterlandin Dalmat, pranë bregdetit kroat, gjendet një perlë e fshehur: Liqeni Peruča. I rrethuar nga male dhe plazhe të qeta, ky liqen artificial është i përsosur për t’u shkëputur nga turmat e turistëve. Kampingu buzë liqenit ofron mundësi për aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me kajak e zhytjet, te ecjet në mal dhe kalërimi. Mos humbisni “Syrin e Tokës” (Izvor Cetine), burimin me ujë kristal të lumit Cetina.5. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e VeriutMidis maleve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Lindore, Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Me ujëra të kristalta dhe perëndime që lënë pa frymë, qyteti i Ohrit ofron një përzierje të rrallë natyre e historie. Vizitoni kishat ortodokse, kalatë mesjetare dhe restorantet buzë liqenit me specialitete tradicionale. Më tej ndodhet manastiri i Shën Naumit dhe fshati i epokës së bronzit në Gjirin e Kockave, atraksione që nuk duhen humbur. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s: Prezantohet dosja e nominimit
Grupi Këshillimor Teknik i Punës ka bërë prezantimin final të dosjes së nominimit të Liqenit të Shkodrës në UNESCO, si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Prezantimi i dosjes u bë gjatë takimit në mjediset e KUB Piramida.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Shkodër tha se, qëllimi i këtij takimi të fundit ishte, rishikimi i dosjes së nominimit, përpara prezantimit dypalësh (me Malin e Zi) dhe fazën finale, dërgimin në UNESCO për shqyrtim dhe vendimmarrje.
DRTK Shkodër që në vitin 2023 ka qënë pjesë e institucioneve partnere vendore në territorin e Pellgut Ujembledhës të Liqenit të Shkodrës dhe ka dhënë ekspertizën e nevojshme për sa i përket trashëgimisë kulturore në zonën e propozuar për nominim.
Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqesin një dosje të përbashkët. Ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën.Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës do të përfitojë standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.
Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit./atsh/
-

Rrafshnalta Qinghai-Xizang një magnet i përjetshëm për udhëtarët (FOTO)
I vendosur në Rajonin Autonom Xizang të Kinës Jugperëndimore, Liqeni Namtso konsiderohet nga tibetianët si “liqeni qiellor”. I vendosur në një lartësi prej 4,718 metrash, është liqeni më i lartë me ujë të kripur në botë, shkruan Xinhua.
I njohur për peizazhet e tij mahnitëse, Liqeni Namtso tërhoqi 5.11 milionë turistë vendas dhe ndërkombëtarë midis viteve 2014 dhe 2024.
Rrafshnalta Qinghai-Xizang, e njohur si “poli i tretë i botës”, përfshin rajone të gjera duke përfshirë Xizang dhe provincën Qinghai, krenohet me burime natyrore unike dhe peizazhe madhështore që kanë magjepsur prej kohësh udhëtarët globalë.default
default
Në gjysmën e parë të këtij viti, Xizang pa 31.28 milionë vizita turistike, 11.67 përqind më shumë se një vit më parë.
Të ardhurat nga turizmi në rajon arritën në total 31.55 miliardë juanë në të njëjtën periudhë, duke shënuar një rritje prej 10.18 për qind nga viti në vit. -

Rama poston video nga liqeni i Roshnikut në Berat, frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka
Liqeni në fshatin Roshnik, 12 kilometra larg Beratit është një destinacion i shkëlqyer për të kaluar një fundjavë të këndshme në mes të natyrës dhe për të shijuar shëtitje me varka.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga liqeni i Roshnikut që gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse e mbushur me pyje, ndërsa në këtë sezon po frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka. Krahas liqenit, fshati i Roshnikut është i mbushur me peizazhe mahnitëse ku mund të shëtisësh dhe të zbulosh bukuritë natyrore që ofron kjo zonë.Zona është shumë e rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në të gjithë Beratin dhe është njohur si prodhuesi më i madh i ullinjve dhe verërave. Një numër i madh i pemëve të ullirit dhe vreshtave rrethojnë fshatin.
Roshniku është pjesë e Programit Kombëtar 100 Fshatrat për profilin e tij dhe potencialet e zhvillimit në bujqësi, agropërpunim, agroturizëm, turizëm natyror e kulturor. -

Liqeni i Seferanit, pasqyrë e natyrës dhe kujtesës në zemër të Belshit, ku na çon adhurimi ynë i të bukurës
Në një gropë të qetë karstike, të rrethuar nga kodra të buta e gjelbërim i dendur, ndodhet Liqeni i Seferanit, një nga margaritarët më të çmuar të natyrës shqiptare dhe një nga destinacionet më të vizituara të Belshit, në qarkun e Elbasanit. Ky liqen, me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh, është më shumë se një ujëmbledhës – është një frymëmarrje e gjerë e peizazhit, një pasqyrë e natyrës që mbart në sipërfaqe qetësinë dhe në thellësi kujtesën.
I vendosur në fshatin me të njëjtin emër, Liqeni i Seferanit është pjesë e mozaikut të 84 liqeneve që përbëjnë një nga mrekullitë më pak të njohura, por gjithnjë e më të çmuara të Shqipërisë së Mesme. Të formuar kryesisht nga procese karstike, këto ujëra të qetë, herë të shtrirë në forma ovale e herë si rrathë të braktisur prej malit, ofrojnë një biodiversitet të jashtëzakonshëm, sidomos në stinët e pranverës dhe vjeshtës, kur ngjyrat e florës shpërthejnë në një koreografi të mahnitshme të natyrës.Në brigjet e Seferanit, vizitorët gjejnë një vend për qetësi dhe rigjenerim. Rrugicat për ecje përgjatë liqenit janë të mbushura me aromën e bimësisë vendase dhe tingujt e zogjve u japin ngjyrë përjetimeve. Zambakët e bardhë e të verdhë zbukurojnë sipërfaqen e ujit dhe krijojnë një atmosferë poetike që të bën të ndalosh, të soditësh, të mendosh. Zambaku i verdhë, një specie karakteristike për këto liqene, është bërë tashmë një emblemë e kësaj zone – një shenjë e veçantë që natyra e ka zgjedhur për ta veçuar këtë vend.
Por Liqeni i Seferanit nuk është vetëm natyrë – është dhe histori, besim dhe rrëfim mitik. Në lashtësi, në perëndim të qytezës, mbi ujërat e këtij liqeni ndodhej një faltore kushtuar perëndeshës Afërditë, ku banorët e zonës, të frymëzuar nga kulti i bukurisë dhe dashurisë, hedhnin enë terrakote dhe objekte votive në ujë si një akt devotshmërie hyjnore. Ky ritual pagano-ritualistik dëshmon për një ndërthurje të rrallë midis natyrës dhe shpirtit njerëzor, që e ka ruajtur këtë vend si një hapësirë sakrale.
Në dekadat e fundit, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore, promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe vëmendjes ndaj zonave të mbrojtura, Belshi po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin natyror dhe rural në Shqipëri. Liqenet e tij – mes tyre ai i Merhojës, Cestijes, Degës dhe, mbi të gjithë, Seferani – tërheqin jo vetëm dashamirës të natyrës, por edhe studiues, biologë, arkeologë e fotografë, të cilët gjejnë këtu një laborator të gjallë të biodiversitetit dhe një muze të hapur të jetës së hershme njerëzore.
Belshi i rilindur, i rigjeneruar në frymë e pamje, është sot një model i harmonisë mes natyrës dhe njeriut. Qyteti dhe rrethinat e tij nuk ofrojnë vetëm peizazhe për syun dhe pushime për trupin, por edhe përjetime për shpirtin. Në çdo stinë, por veçanërisht në pranverë dhe në vjeshtë, kur ngjyrat krijojnë emocione që nuk kapen dot nga aparati por vetëm nga ndjeshmëria, kjo zonë bëhet një fletë e hapur e bukurisë që të bën për vete, pa zhurmë, pa nxitim, por me thellësi.
AV -

I riu në Mat u mbyt me litar, publikohen pamjet e nxjerrjes së makinës nga Liqeni i Shkopetit
Mediat kanë siguruar pamjet nga nxjerrja e makinës së 23- vjeçarit Renis Dobra, nga Liqeni i Shkopetit.I riu u gjet i pajetë në afërsi të këtij liqeni më 9 korrik, ndërsa ka dyshime se autorët mund ta kenë vrarë të riun përpara se ta hedhin bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.
-

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit
Nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit, e cila u hodh dy ditë më parë në liqen bashkë me trupin e pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra.
Dyshohet se trupi pasi është mbytur dhe është futur në makinë, e më pas mjeti është hedhur në liqen.
Makina e ka nxjerrë jashtë trupin e viktimës në rrokullisje e sipër.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa ende nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.Top Channel
-

UNESCO pr/vendim për shpalljen e liqenit të Ohrit pasuri në rrezik, Zhupa:Një regres në mbrojtjen e…
Nga Julia Vrapi
Liqeni i Ohrit pjesa shqiptare është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s që nga korriku i vitit 2019, por rekomandimet që janë lënë për të mbrojtur këtë pasuri botërore nuk janë zbatuar nga institucionet, ku problem janë dhe planet ndërtimore. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi një ditë më parë se liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Zhupa deputete e PD dhe kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën vë në dukje se kjo që po ndodh me liqenin e Ohrit është një regres në mbrojtje të pasurive trashëgimi botërore. “Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi.
Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të mëparshme të UNESCO-s dhe qindra kundërshtimeve tona publike. Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projektit ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore”, shprehet Zhupa.
Në deklaratën e saj Zhupa thotë se çdo vendim i mëparshëm i UNESCO-s ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve. “Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve. Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkojë penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standardet”, shprehet Zhupa.
Zbatimi i masave rregullatore
Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore. Ina Zhupa deputete e PD shprehet se UNESCO kërkon që qeveria të ndalojë ndërtimet dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. “UNESCO shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që: a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale; b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit; c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura”, vijon Zhupa në deklaratën e saj. Sipas Zhupës, UNESCO kërkon atë që kanë kërkuar dhe ata dhe vazhdojnë kërkojnë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese për të mos qenë para situatave të tilla, ku rrezikohet mosekzistenca më e pasurive me vlera universale dhe ato shpallen në rrezik. Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën Zhupa thotë se kërkon respektimin dhe zbatimin një më një të rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. “Mbështes UNESCO-n në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të”, shprehet ajo. Ndër të tjera në deklaratën e saj, Zhupa thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë ligjore ata që shkelin ligjet dhe dëmtojnë trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.
“I bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare”, vijon Ina Zhupa deputete e PD në deklaratën e saj. Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare u bë pasuri e UNESCO në 5 korrik 2019 me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43 të mbajtur në BAKU, Azerbajxhan. Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë. -

Rama ndan pamjet nga liqeni i zi në Radomirë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes të mërkure pamje të liqenit të zi në Radomirë.
“Dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
